Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
Nuk e di nga dhe si u gjeten lidhjet që Sabri Novosella ta caktonte si kryeplak të ceremonistë mortore Nuhi Suljmaninin (nga Llojani i Kumanovës), të cilin, në ndërkohë Skendër Durmishi e ka diskualifikuar si “shkolla e UDB-së”. I njëjti administronte ndihmat financiare që jepnin bashkatdhetarët kur vinin për ngushëllime në Untergruppenbach, ku po bëhej ceremonia mortore për Jusufin, Kadriun e Bardhoshin. Pakuptimisht ceremonia mortore zgjati rreth tre javë, meqë Suzana, tashmë e veja e Jusufit, kishte bërë kërkesë në konsullatë jugosllave në Shtuttgart për leje që kufomat të barteshin për t’i varrosur në Kosovë. Duket që e kishte bind një avokat (me mbiemrin Wolf), të cilin Arbeiterwohlfart, punëdhënësi i Bardhoshit, e angazhonte për mbrojtje të Gastarbeiter’rëve (imigrantëve) nga Jugosllavija.
Të dilën pasuese pas të dielës së kobshme kur na ndodhen vrasjet (më 17 janar 1982), që do të thotë një javë më vonë, vinë bashkëatdhetarët e Klubit Shqiptar (Dyseldorf) për ngushëllime. Ishin ardh me autobus e ca auto, rreth 70 veta. Në përfundim të asaj vizite ngushëlluese Kryetari i Klubit, tashmë i ndieri Hyzri Reka, nxjerr zarfin me ndihma dhe ma zgjat mua. E luta t’ua dorëzonte Suzanës, Tushës dhe Saimës, me arsyetim se do të sinjalizoheshin që kanë përkujdesjen e bashkëveprimtrarëve. Ashtu ndodhi.
Të hënën, gjatë dite, Nuhi Sulejmani ka thirr dibranin Agron Sela dhe Naim (Smajl) Haradinajn e Gllogjanit të Deçanit, duke simuluar se donte t’u thoshte diç me rëndësi. Ata ishin në moshë të re, rreth 19-20 vjeçarë. Dukeshin entuziastë dhe të guximshëm. Ngjiten në katin në dytë në dhomë për fjetje të mysafirëve. Ajo ishte në krye të shkallëve. Ishte e vogël, rreth 2,5 me 4 metra. Gërvallët e quanin “dhoma e Ibrahimit”, meqë aty kisha fjet shpesh.
Sapo Agroni dhe Naimi ulën në dyshekun e shtruar mbi dysheme, mbi të cilën flija unë, Nuhiu simulon mikëpritësin dhe kap jorganin që e paloja kur zgjohesha dhe e vija mbi jastek. Simulon sikur e ka merak që ata djemë të mos mbështeten në muri, por t’ua vendos jorganin dhe jestakun mbrapa shpine. Kur e ngrit joragnin bie zarfi me ndihma, të cilin Nuhiu e kishte fut aty paraprakisht. Vetëkuptohet që Nuhiu duhet të ketë klithë: “Uaaa, këto janë ndihma që kanë sjell bashkatdhetarët e Dyseldorfit dhe Brahimi i paska fsheh këtu për t’i vjedh…!!”
Xhafer Durmishi tashmë kishte arritur nga Kosova. Kishte qëndruar pranë Jusufit nga korriku deri në dhjetor 1981 Durmishin dhe Jusufin i kishte graduar Novosella me anëtar të “komitetit qendror” (inekzistent). Siç ka rrëfyer vet Durmishi, në verë 1981 ishte dërguar nga Novosella për ta ndihmuar Jusufin në përgatitje të “Zërit të Kosovës”, numri i parë i të cilit doli nga shtypi në nëntor 1981, si oragan i LNÇKVSHJ-së. Durmishi ishte kthye në Kosovë në dhjetor 1981, me trenin ndërkombëtar, të cilin e quanin “Akropolis”. Ai nisej nga Amsterdami, kalonte përmes Gjermanisë, Beogradit, nëpër Fushë-Kosovë, për të vazhduar rrugëtimin drejt Shkupit dhe Selanikut. Po me “Akropolis” Durmishi kishte rrugëtuar nga Fushë-Kosova në Gjermani më 19 janar 1982. Quditërisht Durmishin nuk e kishin hetuar agjenturat jugosllave!! Në Fushë-Kosovë duhet ta ketë përcjell Bashkëveprimtari Asllan Mihaliqi, siç ka rrëfyer ai në librin e tij. Bile, nëse kam mbajt mend, Asllani rrëfen edhe ca përipeci të bisedave telefonike me Gërvallët (meqë ende nuk kishin telefon në shtëpinë që banonin), për t’u informuar kur dhe ku duhej t’i prisnin ca ekzemplarë të “Zërit të Kosovës” që i ishin dhanë Remzi Ademit për t’i fut ilegalisht në Kosovë. Për ata që nuk e dinë, Zhurjani Remzi Ademi është martirizuar në Luftën çlirimtare të UÇK-së. Ndoshta pikërisht asaj radhe qe zbuluar e arrestuar dhe ka vuaj disa vite burg…
Tashmë dyshja Sulejmani-Durmishi e vlerësojnë si rast të volitshëm “vjedhjen” time, prandaj thirrin mbledhje urgjente të hënën në mbrëmje. Pjesëmarrës “komiteti JG”, që ende nuk e kishin shpall publikisht, por Novosella duhej të kishte urdhëruar që ta formonin Durmish dhe Nuhi Sulejmani. Pjesëmarrës në atë “mbledhje”, pos Durmishit si udhëheqës politik dhe organizativ, Nuhiut si komplotist i skandalit, Agronit e Naimit si “dëshmitarë”, kanë qenë Faridin Tafallari, Nami Ramadani, Hafiz Gagica, Shaban Bobi dhe ndoshta edhe dy të tjerë, por që nuk ua kam mbajt mend emrat. Durmishi informon të pranishmit për urgjencën e mbledhjes dhe qëllimin: “dëbimin e Ibrahimit nga shtëpia e Gërvallve për shkak të tentimit për vjedhje të ndihmave”. Ai e urdhëron Nuhiun ta paraqes “tentim-vjedhjen”.
Nuhiu me teatralitet tipik që karakterizonte ca bashkëpunëtorë të UDB-së, gjysmanalfabet por me dresur për të spiunuar e përçarë, e rrëfen ndodhinë e “rastësishme” gjatë asaj dite. Aty isha si lepuri para zagarëve e gjahtarëve. Pasi Nuhiu e kreu rrëfimi teatral e pyeta: “Na trego tani konkretisht, çfarë ke dashtë t’u thuash Agronit e Naimit? Ua ke thanë atë që kishe planifikuar, apo të është ndërpre filmi sapo ka ra zarfi me ndihmat financiare, të cilin vet e ke fut aty? Vërtet ishe aq i vëmendshëm, sa ti të përkujdeseshe për Agronin e Naimin të mos e ftohin shpinën në muri?” Vazhdova me rrëfimin, se Hyzri Reka ato ndihma ia kishte dorëzuar Suzanës, nuk m’i kishte dorëzuar mua, siç pat gënjyer Nuhiu. Kur zunë zagarët, megjithatë, ta përkrahnin teatralitetin shpifës të Nuhiut, dola nga dhoma. Pa zbrit poshtë e thirra Suazanën të vinte për të dëshmuar. E pyeta Suzanën kujt ia ka dorëzuar ndihmat e bashkatdhetarëve nga Dyseldorfi. Ajo tha shkurt e shqip: “Mua mi pat dorëzua Shoku Hyzri”. Shtoi se edhe unë kisha qenë i pranishëm. E pyta kuj ia kishte dorëzuar atë zarf me ndihma pastaj? U përgjegj se ia kishte dërëzuar Nuhiut, duke shfaq befasi hutuese, përse po e pyesja. E falënderova. Ajo doli.
Xharpni i zi, Durmishi, u katranos edhe më shumë se e kishte natyrshmërinë e zezë. I zënë ngusht nga ai demaskim e diskreditim kaloi në “pikën tjetër”. Zuri të belbëzonte: “kurva e Kadrisë i ka qit shokët në pritë, meqë ka caktuar orarin kur duhej t’i telefonte Kadriu dhe ka informuar vrasësit…” E ndërpreva me pyetjen: “Qysh kur gratë u caktojnë orar burrave, kur duhet t’u telefonojnë, kur e kanë telefonin në shtëpi?!” Pata humb durim dhe i fola: “Nga ky minutë e tutje kushdo që guxon të fyen Bulën [Saime Isufin] apo të sajon këso shpifjesh e provokimesh, si kjo e Nuhiut, kam me ia dredh qafën si të pulës!”
Fatmirësisht e kuptuan seriozisht kërcënimin tim dhe atëherë e tutje nuk më kanë provokuar konkretisht, ballë për ball.
PS.:
Në të njëjtën mbledhje u përpjekën të më detyronin të ikja nga ceremonia mortore. Prapë pata thirr Suazanën për ta pyet nëse prania ime në ceremoni morore po e bezdiste. Fatmirësisht e shprehu dëshirën që unë të qëndroja. Mendoj, edhe nëse do të thoshte se po e bezdisja, nuk do ikja, sepse nuk do ta leja atë kope pa mbrojtje, meqë ujqit tashmë ishin penetrua në atë vathë…
Fjalën në varrim të Bashkëveprimtarëve të martirizuar qe vendosur ta shkruaja unë e ta lexon Agron Sela, si “neutral” që e vlerësonim, meqë ishte arratis rishtas dhe ende nuk ishte informuar për veprimtarinë subverzive të shërbimeve jugo-sllave. Meqë Agronin e patë merthyer vaji nga emocionet e atij rasti tragjik, ia pata marrë letrën nga dora dhe e vazhdova unë leximin.
Uroj ta kem rrëfye kuptueshëm, që të mos kem nevojë me e “vizatua”, që të kuptohet edhe nga idiotët inatçorë, se skenari pas vrasjeve ishte kapja e shpartallimi i Emigracionin tonë revolucionar, siç u tentua pa sukses por me pasoja të mëdha, deri në vitin 1986, kur nga Lëvizja iken të tre krye-komplotistët dhe bashkëveprimtarë, zagarët dhe tifozët e tyre (të gjithë se bashkua, as 15 veta).
TUNG
(ibrahim Kelmendi)