ARKIVI:
13 Janar 2025

Kelmendi: Portali “Bota Sot” vazhdon me luftën speciale, edhe me “e-maila” ku tregohet se si Milaim Zeka ia paska dërguar Gjykatës Speciale të Hagës

Shkrime relevante

Thirrje e Mërgatës Shqiptare në Botë për votimin në Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK T H Ë R...

Milionat e partive, “rrush e kumbulla” në fushatë!

Florim Zeqa Çështja e auditimit të financimit të partive politike mbetet njëra...

Derusifikimi i Ukrainës

Eshref Ymeri Rusia cariste, kështjella e errësirës shumëshekulore, si edhe sundimi i...

Shpërndaj

PORTALI “BOTA SOT” VAZHDUES I LUFTËS SPECIALE (?!)
Rastisi të informohem se portali “Bota sot”, më 27 shtator 2023, ka publikuar një e-mail, për të cilin thotë se Milaim Zeka ia ka dërguar “gjykatës speciale”. Fragment i atij e-mali është edhe teksti vijues: “Perndjekja ime është bërë edhe nga shteti jugosllav e serb, por edhe nga krerët e Levizjes Popullore të Kosoves, me qendër në Zvicër dhe Gjermani. Lufta ka qenë ideologjike. Në vitin 1983 unë u distancova nga ideologjia komuniste e Enver Hoxhes. Shërbimi sekret jugosllav, përmes njerzëve të infiltruar brenda nesh, filloi të na luftonte në mënyrat më klasike të mundeshme. Mu psh, me shpallen ”njeri i UDB-së” pasiqë kisha dalë kundër Enver Hoxhës. Me 4 prill 1984, përmes Ibrahim Kelmendit, me organizuan një atentat në Duseldorf të Gjermanisë.”
E pyeta në privat Milaim Zekën, pse më kishte akuzuar si organizues i atentatit ndaj tij, ai m’u përgjigj se ai nuk e ka dërguar atë e-mail, se ai e-mail është falsifikim i Haki Imerit dhe se “Bota sot” i ka dhënë publicitet hileqare. Që do të thotë, në internet tashmë është një akuzë se unë isha organizues i atentatit ndaj Milaim Zekës. Se e kujt është kjo akuzë shpifës, le ta sqarojnë mes tyre Milaim Zeka e Haji Imeri, dhe “Bota sot” që i ka dhënë publicitet publik.
Fjala është për kriminalitetin që na ka ndodhur më 7 prill 1984 në manifestimin që e kanë organizua Lëvizja dhe Klubi Shqiptar në Dyseldorf. Në atë manifestim banda e Sabri Novosellës na i ka plagosur bashkëveprimtarët e Lëvizjes dhe Klubit Shqiptar në Dyseldorf, Haxhi Begën dhe Sylën Nuhën e Jezercit të Ferizajit. Protagonisti kryesor që na i pat shkaktuar ato plagosje ishte Milaim Zeka.
Për ta shqyrtuar e pleqëruar atë krim kryesia e Bashkësisë së Klubeve Shqiptare në Gjermani ka pas formua komision. Kryetar i asaj kryesie dhe i atij komisioni ishte Faridin Tafallari.
Edhe pse nuk e kam pëlqye atëherë as tani protokollin e atij komisioni, megjithatë po e sjell të tërin, cili ishte shqyrtimi dhe pleqërimi i atij komisioni për ato krime:
***
Raport i komisionit të manifestimit të organizuar nga Lëvizja dhe Klubi Shqiptar në Dyzeldorf, më 7 prillit 1984
Pas përfundimit të manifestimit, më 8 prill 1984 u tubuan anëtarët e komisionit të caktuar për udhëheqjen e kësaj mbrëmjeje e në mungesë të Xhavit Ramabajës nxorën këto vlerësime:
Para fillimit të mbrëmjes, u caktua komisioni prej 14 kandidatëve:
1. Zymber Kryeziu
2. Qamil Rexhepi
3. Faridin Tafallari
4. Hyzri Rekaj
5. ”Skenderi” [Xhafer Durmishi]
6. Malush Ademaj
7. Ganiu [Milaim Zeka]
8. Hafiz Gagica
9. Fazli Mema
10. Ibrahim Kelmendi
11. Mejdi Rexhaj
12. Shaban Bobaj
13. Muhamet Kelmendi
14. Xhavit Ramabaja
Prej tyre në komision prej 5 vetave u zgjodhën:
1. Faridin Tafallari
2. Muhamet Kelmendi
3. Xhavit Ramabaja
4. Zymber Kryeziu
5. Hyzri Rekaj
Para se të zgjidhet komisioni, lindën disa grindje nga Ganiu [Milaim Zeka] dhe Ibrahimi, me përmbajtje të Ganiut nga Xhaviti dhe Fazliu, i cili tha se Ibrahimi ta ngjet për koqe [na falni në shprehje]. Njëherit Ganiu tha se, kur kam qenë unë në Lëvizje, ti [Ibrahim] ke qenë duke u shëtitur nëpër bare, kafe të degjeneruara në Perëndim. E gjithë kjo u arrit, kur Ibrahimi i tha se duhet ti nënshtroheni disiplinës së LRSHJ-së, por me këtë rast Ganiu iu përgjigj se unë i përmbahem zërit të popullit të Kosovës.
Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, të gjithë shokët vendosën unanimisht për komisionin e lartpërmendur të mbrëmjes dhe për të cilët Skenderi ka dhënë propozim i pari, me të cilët u pajtuam të gjithë. Shokët e komisionit e morën vendin e caktuar për udhëheqjen e mbrëmjes festive dhe për të cilën u pajtuan që asnjëri mos të ndërhyj në punët e tij. Komisioni filloi punën, me ç’rast filluan të vijnë referatet nga rrethet e ndryshme për t’i shqyrtuar dhe analizuar, se a janë për këtë mbrëmje të organizuar nga LRSHJ-a.
Duke u nisur nga fakti se këtë mbrëmje e organizon LRSHJ-a, nga komisioni u pa e arsyeshme të lexohet vetëm referati i Lëvizjes, për arsye që të mos lexohen shumë referate tjera. Në ndërkohë erdhi Skenderi me një referat në dorë dhe ia paraqiti komisionit të lexohet referati i Ganiut, ndërsa referatin e vetë për të cilin tha se kam punuar dy net po e heqi. Në mënyrë vëllazërore duke e sqaruar se ky komision vendosi të lexohet vetëm një referat, me ç’rast ai na u drejtua me fjalët; cili referat? Aty ishte Ibrahimi, na e kishte dorëzuar referatin prej 22 faqesh, në të cilin ishin të përfshira të gjitha ngjarjet brenda këtyre tri viteve në pika të shkurta. Dhe komisioni pat vendos që ky referat të lexohet, pasi t’i hiqen disa pjesë, sepse kishim pika të shumta të përgatitura nga të gjitha rrethet.
Në këtë rast Skënderi me këmbëngulje dhe në mënyrë brutale ndërhyri në punën e komisionit, duke ia imponuar referatin e Ganiut si të domosdoshëm për t’u lexuar, pa marrë parasysh natyrën e referatit, i cili sipas tij ka disa pika kontroverse. Njëherit ai na u kërcënua se pa marrë parasysh se a do të lejoni apo jo, ai ka për t’u lexuar. Komisioni, duke u bazuar në kërcënimet e Skenderit, nga ana e të cilit u acarua gjendja, e mori në shqyrtim referatin dhe pas analizës vendosi njëzëri që të mos lexohet. Referati ishte i ngarkuar me sharje, ofendime, kërcënime dhe demaskime të disa shokëve, e në të cilin përdhosej LRSHJ-a. Referati kishte tri faqe, me ç’rast komisioni pjesën e dytë të faqes së tretë e nënvizoi me laps të thjesht si të dëmshme me dalë para masës. Pavarësisht nga kokëçarjet, komisioni u sulmua nga Skenderi dhe Ganiu, e kohë pas kohe edhe nga Fazliu.
Mbrëmja filloi dhe për masën çdo gjë ishte në rregull. Meqenëse këta persona bënin shantazhe e kërcënime, komisioni vendosi që referati të lexohet nga shoqja prej Suedie [mësuesja strugane Shpetime Fida], e cila edhe e udhëhoqi programin. Masa e entuziazmuar përcillte me kënaqësi dhe respekt programin dhe me duartrokitje frenetike e përshëndeti referatin kryesor.
Por gjatë kësaj kohe nga masa nuk u diktuan kërcënimet e shantazhet e këtyre personave sepse ne tentonim me çdo kusht që të mos vjen gjer tek konflikti. Pas një kohe me kërcënime filloi programi kulturor.
Meqenëse Xhaviti propozoi që në fillim të dal Ganiu dhe Fazliu me pikat e paraqitura, komisioni pas dy tri pikave vendosi të dalin me pikat e tyre. Por me këtë rast Xhaviti i shkeli qëndrimet e komisionit dhe tha që ta lejojmë ta merr fjalën Ganiu, sepse ai ka vendosë me dalë pa lejen e komisionit. Pasi e cekëm edhe më lartë se kishim shumë pika të përgatitura dhe duke i parë tendencat e tyre për të prishur mbrëmjen, komisioni qëndroi në vazhdimin e programit.
Në këtë rast, ne biseduam me Ganiun në mënyrë vëllazërore, si gjatë tërë kohës ai erdhi në pajtim për nder të masës dhe bacit Faridin [të cilit ai i deklaroi] të mos dali në binë [skenë]. Mirëpo në atë moment erdhi Skenderi në binë dhe i tha Ganiut: “ti ke me dalë dhe me i folur të gjitha ato çka i ke shkruar në referat”.
Kurse ne, komisioni, duke parë se mbrëmja po përfundon mirë e lutëm Skenderin që kjo mbrëmje të përfundoj siç ishte programuar. Mirëpo Skenderi në mënyrë brutale i hyri në frymë komisionit, duke i mëshuar me grushta tavolinës dhe me za të lartë tha: “Ju jeni një klikë e poshtër dhe unë nuk ju njoh për komision, të cilin unë e hedh në pleh.” Përsëri vazhdoi duke thënë se “Ganiun Enver Hoxha e ka propaganduar dy muaj në ekranin e RT Shqiptarë”.
Në ndërkohë Haxhi Krasniqi ia muar mikrofonin shoqes që e udhëheqte programin dhe e kapi për krahu Ganiun dhe e qiti në binë, ku ai ia filloi pallavrave të tija. Në atë moment hypën në binë të tjerët dhe aty u bë një tollovi, kurse komisioni duke e mbrojtur mbrëmjen me tërë fuqinë që kishte, bile edhe më shumë lutje që bina [skena] të jetë e mbyllur me perde, për të mos parë masa se çka po ndodhë në skenë. Në atë kohë, njerëzit e përgatitur së shpejti hypën në binë me armë dhe ia filluan sulmeve të tyre me thika dhe revole. Përkundër asaj që ne u munduam të qetësojmë, në pamundësi kaluam në mbrojtje për të mos u derdhur gjaku ndërsa në atë rast Musa Daka i therri dy shokë, Haxhi Begën dhe Sylë Nuhën, të cilët gjenden të shtrirë në spital. Dhe gjithë kjo krijoi në masë një gjendje të ndjerë dhe aspak të kënaqur.
Komisioni nënshkruan me emër e mbiemër duke ia dhënë nga në kopje çdo anëtari dhe redaksisë ia dërgoi një kopje për masat e mëtutjeshme.
Anëtarët e komisionit:
1. Faridin Tafallari
2. Hyzri Rekaj
3. Muhamet Kelmendi
4. Zymber Kryeziu
5. Xhavit [Xhevat] Ramabaja [mungon]
Aneks: komisioni propozon:
Për të mos ardhur deri tek dezinformimi i masës, mendojmë që nëpër rrethe: Skenderi [Xhafer Durmishi], Xhaviti [Xhevat Ramabaja], Ganiu [Milaim Zeka], Fazliu [Mima], Musa [Daka], Haxhiu [Krasniqi] të paraqiten si shkaktarët kryesor të eksesit të mbrëmjes. Kurse për qëndrime definitive, i mbetet LRSHJ-së të vendos, duke propozuar të formohet komision i posaçëm ose të merret ky material për bazë, i cili u përpilua nga komisioni i mbrëmjes së 3-vjetorit.
Ju lutemi që urgjentisht t’i analizoni këto dhe të merrni masa urgjente.
Komisioni i mbrëmjes.
Unë [Faridin Tafallari] mendoj dhe jam për atë që ky procesverbal të botohet pasi që është një dëshmi e një ngjarje të rëndësishme të [trishtuar] dhe nuk ka asgjë që mund ta ndryshoi. Nuk përjashtohet se aty kanë luajt rrole edhe të tjerë por rrolet që i kanë zbatuar ndoshta edhe të të tjerëve që kanë qen anash…
Pra janë këta dhe ky rast duhet të ndriçohet medoemos.
[Marrë nga libri i Faridin Tafallarit, “Terror Dhimbje Qëndresë”, faqe 359-361; publikuar edhe nga Xhafer Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 545-546.]
***
Këtu është edhe linku i portalit “Bota sot”:
Mund të jetë një imazh i teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu