ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Këngë lahute për Haxhi Butonin dhe rrenët e tij

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Shkruan dhe këndon Agim Morina, shahir nga Londra
___
RRENAT E HAXHI BUTONIT ZGJUET – KOMANDANTI I KFORI-IT NË GJUMË!
___
Ia nisi me palu rrena Haxhi Butoni. Tha që Edi Ramushka i ka të gjitha informatat, sepse Shqipnija asht në NATO, dhe si rrjedhim Edi Ramushka të gjitha këto informata i merr nga dora e parë. (Ma e baesueshme asht që i merr nga kamba e parë.) Një nga këto informata, tha, asht që Edi Ramushka e ka dijtë që ka me pasë sulm kundër Kosovës. Për këtë arsye Ramushka ka ndejtë në Shqipni, ndërsa Albini paska shku me shetitë në Zvicër dhe Vjosa në Amerikë, tue mos pasë haber se çka ka me gjetë Kosovën.
Edi Ramushka i shkretë, sipas Haxhi Butonit, përveç telasheve për transportin e drogës, lidhjes së rrypit të pantallonave të zyrtarëve të vet, blemjes së kondomave për zyrtarët e vet, vizitave në burgje të ministrave të vet, kujdesin për humorin e Vucicit, mbajtjen në shpatulla të kufomës së Open Balkanit, po i duhet me bajtë edhe gajlen e Kosovës dhe të duetit zevzek Kurti-Osmani.
Për këtë arsye, – qitte shkumë Haxhi Butoni, tue pshtjellë ajrin me duer, – Edi Ramushka paska pasë shumë të drejtë për të gjitha mushkarllëqet që i ka folë deri sot kundër qeverisë së Kosovës: sepse i paska pasë të gjitha informatat.
Mirëpo, në fund të kësaj rrokopendle tipike haxhibutoniane, kur tregoi për sulmin terrorist në veri të Kosovës, aj vetë, me njënën nga gojët e tij, tha se ka qenë kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që i ka telefonu komandantit të forcave të NATO-s në Kosovë, dmth. të KFOR-it, dhe i ka kallxu se ka ndodhë sulmi. Dhe, aj, prap me njënën nga gojët e tij, vërtetoi se komandanti i KFOR-it kishte qenë në gjumë, pa e pasë as ma të voglën ide se çka po ndodh në vendin ku e kanë dërgu me detyrë me rujtë e jo me flejtë.
Pra, NATO-ja në gjumë, por Edi Ramushka, ngaqë Shqipnija asht në NATO dhe i paska të gjitha informatat, nuk po ban gjumë. Ramushka po e run Kosovën. Ama, komandanti i NATO-s në Kosovë ia ka futë gjumit të thellë tue gërhitë e tue andrru Haxhi Butonin tue fluturu qiellës mbi Edi Ramushkën: të parin tue ngu qysh po rren kaq ambël e me tonelata pa u skuqë asnjë fije, të dytin tue pa qysh po e run Kosovën me Haxhi Butonin në shpinë.
A mban ujë gjithë kjo rrenë kaq e bukur se NATO-ja i paska të gjitha informatat, e si pasojë, Edi Ramushka i ditka të gjitha, por komandantin e NATO-s, lajmi se asht sulmu veriu i Kosovës, e gjen në gjumë? Kjo ban vaki vetëm në rrëfimet mazomakeq haxhibutoniane.
Dhe e fundit: NATO-ja, informatat që ia jep Edi Ramushkës, ma përpara ia jep gomarëve në stallat e Qytetit Stalin, sepse e din se gomarët kurrë nuk provojnë me kriju diçka të pakrijueshme, sikurse Ramushka, fjala vjen, që provoi me kambënguljen e mushkës me e kriju e me e mbajtë në jetë Open Balkan-in e Vuckës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu