ARKIVI:
4 Maj 2025

    Këngë popullore, të mbledhura nga Astrit Jegeni

    Shkrime relevante

    Shërim të shpejtë Vuçiqit?

    Nga: Lis Bukuroca, Gjermani ___ Sot në mëngjes lexova një shkrim në „Albania...

    Sulmi ndaj të riut Belgin Jashari është i papranueshëm, por jo arsye për politizim

    Nga: Arif Ejupi Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal...

    Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar

    Nue Oroshi, Kiell, Gjermani Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e...

    Shpërndaj

    Nga Astrit Jegeni

    Këngë popullore

    Unë besoj se këto tekste këngësh janë mbledhur dhe shkruar me dorë nga Mustafa Budini ose janë krijuar nga ai, i cili është me origjinë nga Elbasani. Gjyshi im nga nëna, Ali Kumi, e kishte mik, së pari si elbasanas e se dyti e vlerësonte për intelektualizmin e tij. Shpesh herë e kam parë Mustafën të drekonte me gjyshin me një gotë të vogël rakie në dorë. Gjyshja ime e mirë nuk e pëlqente, e quante “horr” Ky njeri ka studiuar në Itali për regjisor dhe ka qenë poet tekstesh e muzike të këngëve popullore. Ka pasur një jetë të vështirë nën regjimin komunist, që edhe e ka burgosë. Gjithathtu e shoqja, me sa mbaj mënd ishte italiane, me gjithë fëmijët e kanë braktisur. Nuk jam shumë i sigurt që këto këngë i ka mbledhur ai, por njerëzit e mi që e kanë pasur këtë libër me vlera unikale dhe mendojnë se ai ua ka dhënë për ta mbajtur në shtëpi. Gjithësesi, këto tekste këngësh të Shqipërisë së Mesme janë plot sharm e origjinalitet.

    Korrik 2021

    Përmbajtja

    Unë o ty moj të kam dashtë.
    Dritës tate xhevair.
    Të desha me hakikat.
    Sa mas dore më ke lanë.
    Portat e kalasë.
    S’paske pas një pikë mëshirë.
    Qesh tuj shku në një rrugë të ngushtë.
    Dy çuna që ka Tirona.
    Në bash t’qefit të muhabetit.
    Kur pata një lule të bukur.
    Rrallë kam pa kësi bukurie.
    Nji ditë të djelë, një ditë zamani.
    Si tja bëj moj xhan.
    Shoqet tuaja moshatare.
    Të kam zgjedh për merak.
    Trandafilin kur ta dhashë.
    Ti mbahe për bukurinë.
    Pse më rri kaq vranu.
    Sashunia si rrufe.
    Kur t’i shof dy sytë e shkru.
    Tuj shetitë te tull e pusit.
    Dashuria kur filloi.
    Kanga e Cijes
    O ti det, o ujë i njelmët.
    Ke selvitë e Namazgjasë.
    Moj fellanxë, moj mitare.
    Nji lulishte me trandafila.
    Leu dielli, n’atë buzë mali.
    Erdhi pranvera me jeshile..
    Bubullin ke shkomi i Kavajës.
    Errësirë e pyllit.
    Më shikon me buzë në gaz.
    Çohi djema shaloni atin..
    Moj e bukur si për mu..
    Mun aty ke shtatë zymylat.
    Si mësova un garipi.
    Nëpër shtyllat e telefonit.
    Në penxhere ke dalë.
    Nji ditë të djele u takuam.
    Për midis pazarit të Durrësit.
    Ma mirë në pyll se në qytet..
    Kam një babë iftijaxhë.
    Lum e lum se ja mrrina.
    Moj dashnore të gjykoftë perëndia..
    Dy të dashurat.
    Sa moj e pa besë.
    Këndon gjeli pika pika.
    Anës detit anës bregut.
    Ç’ mu rrit mjekram ç’mu ba greth.
    O kanil, kanil i vetmu.
    Çohen rosat prej Tirone.
    Sheja me shami të kuqe.
    Për një mot e gjysëm viti.
    Në mëngjes lava sytë e zes.
    Unë e ngrata të kam pasë dashtë.
    Isha vetëm tuj menu.
    Asaman moj lulja allit.
    Mori gocë me halle shumë.
    Kumuri, mori qafëbardhë.
    Kënga e kalasë së Durrësit.
    A ke qenë nojherë e re.
    Jelekun me ar.
    Jalla u rrëxofsh, moj mëhalla e re.
    Ke pusi çerrakes.
    Jeleku kadife.
    Ç’u dishrush me të pa ty.
    Ju, o yje, ju yjneshë.
    Çna ka zanë kjo dashunia.
    Lulja në saksi.
    Qysh atë ditë kur të pashë
    Dashuninë që kam për ty.
    Kumurije e Elbasanit.
    Elbasani asht i bukur.
    Iku nata, agun mallet.
    Hajde pra se erdh pranvera.
    Kam një brengë e nji kujtim
    Disa herë më shkon ndër mend.
    Çelin lulet e beharit.
    Po na vjen karaj me dru.
    Sa të du.
    Çi kam hyp vaporrit.
    Kaçurrelat.
    Mu largove pa ba za.
    Të pata thanë Safet nji herë.
    Në atë fushë mejdani.
    Vuna veten në mundime.
    Si bilbili në pranverë.
    Lule borë.
    Hajde, moj manushe.
    Çil atë zemër plot kujtime.
    Hala emrin s’ta kam nxanë..
    Në pranverë që kena hy.
    Turtulleshë.
    Zambaku i bardhë.
    Ma ven dorën përmbi dorë.
    Kalla cigaren.
    Tre vjet që u deshtëm bashkë.
    Kur të pashë, mor djalë njëherë tuj kalu.
    Shkoj e vij fluturim si zogu.
    100. Dashnor t’u bana.
    101. Të gëzojmë se erdh pranvera.
    102. Kurbetqari.
    103. Si dukat i vogël je.
    104. Metelikun ta kam falë.
    105. Kur më del në derë..
    106. Karajfilat që ka Shkodra.
    107. Porsi fllanxa në pranverë.
    108. Pranverë e bukur shpejt do t’na vijë.
    109. Shoqja ime trandafil.
    110. Vashënia.
    111. O shpirt, sa të du.
    112. Me lule t’bukura.
    113. Lulja e majit.
    114. Kur m’kujtohet kohë e shkuar.
    115. Një lule.
    116. Mos vallë kam faj unë.
    117. Vajzë durrsake.
    118. Kapiten i ri.
    119. Gabova – gabova.
    120.Zëmrës katile

    UNË TY MOJ TË KAM DASHT.

    Unë ty o të kam dasht-e Ije
    Prej së vogli e gjer fëmi.
    S’të vjen keq-e Ije e më ke lanë-e Ije
    E të marrësh hajde tjetër njeri

    Sytë e mi moj po lotojnë, Ije
    Qajnë e rrjedhin si burim
    O moj zemër Ije e shumë durove Ije
    E digju, digju, hajde mor shpirti im.

    Djelmënin ti ma helmove, Ije.
    Me zehern e dashunisë
    Të gjithë bota, Ije, m’bajnë të marrë, Ije
    Që s’hek dorë ajde prej ashiknisë.

    Edhe shpirtin s’po m’qetësohet, Ije.
    Nga idhnimi që m’ka gjetë
    Dhe kjo vjershë, Ije, po t’kushtohet Ije
    Për kujtim t’at nishon ka me mbete.

    DRITËS TATE XHEVAHIR

    Dritës tate xhevahir
    S’ka njeri ti boj kimet
    Si Isufi në Misir
    Prej bukurisë u ba mret

    Elbasani gjylyzare
    Me trandafila i lulzu
    (Bukurin) Thurma goce një kunore
    Për kujtim o ma jep mu

    Ti je hana pesëmbëdhjetë
    I jep lules bojën e vet
    Natën e errët e ban ditë
    Dhe skëterrën e ban xhenet

    Si fije ari bi shiu n’mois
    E presin bota me çarçaf
    Me të vërtetë të kam bezdisë
    Duje garipin se është gjunah

    TË DESHA ME HAKIKAT

    Të desha me hakikat
    Të qujta mike të shtrenjë
    Mirpo paskam qen pa fat aman
    Ma punove pa të drejtë

    Me gjithë zemër unë të desha
    Si njeri me mirësi
    Disa herë unë të buzëqesha aman
    Me mallin e djalit të ri

    Nuk e di se t’kam bezdisë
    Unë të kisha me kimet
    Qofsh e lumtur moj Ballkize aman
    Se për mu si t’jetë kismet

    Një kujtim që ma ke dhane
    Po e ruj me dashuri
    Do ta kujtosh fukaranë e aman
    Me gjithë se m’ke marrë meni

    SA MBAS DORE MË KE LANË

    Sa mbas dore më ke lanë
    Si nuk ke mëshirë
    Moj e bukura si hanë
    Ndrit si xhevair

    Trandafilat kur ti dhashë
    Ti dhashë për kujtim
    Masanej moj unë stë pashë
    Ty o shpirti im

    Kalojnë ditët dalngadalë
    Unë rri në vetmi
    Sa herë të kujtoj me mall
    Pse mke marrë mëni

    Deri kur do të pres
    Të shikoj me sy
    Ndofta kot po rroj me shpresë
    S’kam me t’pa me sy

    Nuk kërkoj ndonjë mëshirë
    Dua t’më shikosh
    Të më marrësh me të mirë
    Jo t’më dashurosh

    Po i këndoj me mallëngjim
    Nurit t’bukurisë
    Unë po rroj me një kujtim
    Yll i dashurisë

    PORTA E KALASË

    Porsa dola n’portë të kalasë
    Dy çesmet çi pash karshi
    O çja merr zemrën fukarasë
    Me fjalë të mira t’bujarisë

    Vallë çdo tjetë te portë e kalasa
    Arifi çesmet si di
    O mun ke mreti Qorbelasë
    Atje ndodhi një telexhi

    Dola n’baçe të Bezistanit
    Çe pashë rrugën e Maxharisë
    S’vyshket lulja e Elbasanit
    S’mehet sofra e bujarisë
    S’PASKE PASË NJË PIKË MËSHIRE

    S’paske pasë një pikë mëshire
    Qysh mësova un ksisoj xhane aman
    Spres prej teje fare të mirë
    Veç me m’fol një herë me gojë

    Pse m’ke marrë kaqë mëni
    S’shkohet jeta me inat xhane aman
    Fol me gojë o syni i zi
    Mos ki frikë o se bën mëkat

    Kur më thanë se u zëmru xhani
    Shumë më mirë t’më kishin vra
    Dhe në m’qitshin prej Elbasani
    Unë se heq të shkretën o sevda

    Paske pasur zemër hekur
    Shumë duroke mor xhanan
    Jam betu se nuk du tjetër
    Trandafile o në Elbasan

    QESH TUJ SHKU NË NJË RRUGË TË NGUSHTË

    O qesh tuj shku në një rrugë të ngushtë
    Po vesonte nji ves shi aman aman
    O ne ma mir mos ishim pa
    Sa në zemër më ke hy.

    O ne të dy kishim nji hall
    Të dy zemrat me i bashku aman aman
    O në më daç moj sa të due
    Prej meje mos me u largu

    O të lutem çfar ke me mu
    Të thëres moj stamolleshë
    Pse se kthen kryt me mshiku
    Mori zemër katileshë
    DY ÇUNAT QË KA TIRONA

    Dy çunat që ka Tirona
    Bëjnë harp nji kasaba
    Dyqanet karshi çi kanë
    Sadiku me Mustafanë

    Xhamadani qep me tela
    Çfarë tereziu ta ka qep
    Aferim mre Hasan Muka
    Në Tironë ke qit marifet

    Hajde hajde mre Hasan
    Çi ke dalë zot bukurisë
    Kështu qep ti xhamadan
    Ju thafshin gishtat terezisë

    Ke smu njallën kto plagët e thikës
    Kur i shof çmë merr vaji
    Mre syziu i Kasem Agës
    Sje më i mirë se Mustafai

    NË BASH TË QEFIT TË MUHABETIT

    Ma maskari lala çe zuna
    Për me u ba ashik me ty
    O nji bela vetes çi vuna
    Plagë në zemër o flakë në sy

    Se në bash t’qefit o muhabetit
    Na vjen kafja o për me u pi
    Buza mdridhet o prej sikletit
    Filxhani në dorë çmu ngri

    Durët e tuaja porsi hakiku
    Edhe gishtat si qelibar
    Shumë halle që heq ashiku
    Kur menon se del behar

    Floku i jot si pend e korbit
    Nuk peshohet me dërhem
    Nat e ditë po i lutem zotit
    Të ma hekë merakun tem

    KUR PATA NJI LULE TË BUKUR.

    Kur pata nji lule të bukur
    Thash se do ta kem përherë
    Hiku fluturoj si flutur
    Edhe smujta me i marrë erë

    Lulen ndorë unë kur e pata
    Kimetin nuk ja dita
    Vaj sa shpejt u ngrys nata
    Unë kët gja nuk e prita.

    Lulja prej dore çmë doli
    E prej gjumit çu kam zgju
    Mla të shkret o si gur varri
    Dhe nga menja kam shkallu

    Dy herë leva n’Elbasan
    Njofta lulen e vërtetë
    Pije Myzyr si t’kam thanë
    Kjo ashtë jeta e vërtetë.

    RRALLË KAM PA KËSI BUKURIE

    Rrallë kam pa ksi bukurie
    Porsi hana tuj ndriçu
    Gërshetat çtë paskan hije
    Të pëlqeva sytë e shkru

    Të pëlqeva ditën e parë
    Sa në zemër më ke hy
    Moj burbuqe në behar
    Sa më merr malli për ty

    Të shikoj me mallëngjime
    Rash në zemër të dashnisë
    Do ti ruj si për kujtim
    Tiparet e bukurisë.

    NJI DITË DJELE NJI DITË ZAMANI

    Nji ditë djele nji ditë zamani
    Mblodha shokët me ba aheng
    Jan dy goca në hije t’manit
    Nuk po mlajn me zanun vend

    Jan dy goca në hije t’manit
    shoq me shoq tuj bisedu
    Mu ka shkitun xhamadani
    Skam një arën me arnu

    Xhamadan rrush e bajame
    Peshqesh lala ma ka çu
    Mora vesh se t’ra tamam
    Sa je rrit je zbukuru

    SI T’IA BËJ MOJ XHAN

    Në për degë të manit o bylbylo
    Rafsh në dorë të xhananit o bylbylo
    Nëpër degë të qarrit o bylbylo
    Rafsh në dorë të beqarrit o bylbylo

    O sa gëzim që kam në zemër
    Kur të shof moj tuj kalu
    O kështu zoti paska banun emën
    Ne të dy me u bashku
    aman me u bashku

    Ref:
    Si tja bëj moj xhan
    Si tja bëj se di
    Malli më ka marrë
    Hajde shpirti im,aman shpirti im

    O sa e ëmbël aq e idhët
    Është e shkreta dashuri
    O skuqet zverdhet aman buza mdridhet
    Zemra mtretet si qiri, aman si qiri

    Si tja bëj moj xhan
    Si tja bëj se di
    Malli më ka marrë
    Hajde shpirti im, aman shpirti im

    O e di mirë se më don shumë
    Si tja bëj as vetë se di
    O zemra ime aman se çpo vuan
    se kuptoj ktë dashuri, aman dashuri

    Si tja bëj moj xhan
    Si tja bëj se di
    Malli më ka marrë
    Hajde shpirti im, aman shpirti im

    SHOQET E TUAJA MOSHATARE

    Shoqet e tuaja moshatare
    Kanë haset prej bukurisë
    Jane dy goca në një çajre
    Po pëlcasin prej zilisë

    Ti je si ari kullue
    Je si nuse për merak
    Vjen përditë tuj zbukurue
    Si zamaku në bardhak

    Bukuri emrin ta thonë
    Pëllumbeshë buzën në gaz
    Gocë e vogël në Tiranë
    Avitu se nuk të ngas

    TË KAM ZGJEDHË PËR MERAK

    Të mjerin mu çmë zu belaja
    Sma qajnë hallin shokët e mi
    Në pleqni mka zanë sevdaja
    Si tja bëj hallit se di

    Lule t’bukura ka sa të duash
    Ska të bukur porsi ti
    Të shëtisim si përherë
    Të gjithë shoqet të kanë zili

    Më thanë shoqet je e marrë
    Që ke zgjedh ashikun plak
    Por se unë nuk i besoj
    Të kam zghedh o për merak

    TRANDAFILIN KUR TA DHASHË

    Trandafilin kur ta dhashë
    Kujtova se do t’gëzoj
    Në penxhere kur të pashë
    Të thashë se të dashuroj

    Pse smë thu se çfarë mendon
    Po më len në kët mërzi
    Zemrën fort ma përvëlon
    Menja m’rrin vetëm ke ti

    Ta pëlqej at bukuri
    Ato sytë e tu të zes
    As meno se jam i ri
    Gonxhe e bukur në mëngjez

    TI MBAHE PËR BUKURINË

    Disa herë më shkon ndërmend
    Mos me të fol ma me gojë
    Mirpo zemra nuk po m’len-jasaman
    Nuk duroj ma ksi farsoj

    Ti mahe për bukurinë
    Për ato dy sytë e shkru
    Mos e kurse dashurinë-jasaman
    Por beso sa fort të du

    Po më sille pa kujdes
    Më shikon si për mëshirë
    Kur të pashë sot në mëngjes-jasaman
    Nuk më the nji fjalë të mirë

    Kur të njoha qe e re
    Trandafil mbulu me vesë
    Bukurinë ti prap ma ke-jasaman
    Si ma kishe në mëngjez

    PSE MË RRI KAQË VRANU

    Pse më rri kaq vranue
    Sikur po bi shi
    O lis më lis e dru më dru
    Po qaj për syun e zi

    Me hakikat unë të desha
    Pa no nji garet
    O vetëm qava kurrë nuk qesha
    Zemrën çma ke plas

    Me sevda jetën çe shkova
    Su bana vigan
    Të gjeta unë të kërkova
    Lule në Elbasan

    Hatri ty moj ku t’ka metë
    Që spo flet me mu
    Kujtoje ashikun e shkretë
    Mos e len helmu

    DASHUNIA SI RRUFE

    Dashunia si rrufe
    Që më goditi mu në kokë
    Nuk kam gjuhë se çtë rrëfej
    Se çë gjeti mu mor shokë

    Çmë gremisi sevda e shkretë
    Pleqënia smund ta majë
    Rrojta ime nuk ashtë jetë
    Natë e ditë me lot po qaj

    Kur qëlloj kjo ditë e shkretë
    Që na bashkoj ne të dy
    Unë kam mbetë farë pa shpresë
    Skam me tpa mo me sy

    Zemra mu ka zemru
    Qaj me lot more xhanan
    Paska qenë kader për mu
    Të çoj jetën në Elbasan

    KUR TI SHOF DY SYT E SHKRU

    Kur ti shof dy syt e shkru
    Më dukesh si lule shtrenjë
    O si s’menon njiherë për mu
    Më harrove moj kaqë shpejt

    Behari par kur të vijë
    Nji tuf lule moj do ta fal
    O do të këndoj me dashuri
    Dorë për dore me ty do të dal

    Prej dashnisë që kam për ty
    Jam në zor e jam në hall
    O kur të shifemi të dy
    Do ti puth o dy sytë me mall

    TUJ SHETITË KE TULLË E PUSIT

    Tuj shetitë o ke tull e pusit
    Këputa o nji trandafile
    Trandafiles o çi vjen era
    Lule t’bukura na sjell pranvera
    of aman aman

    Kur ma bjen o kafen përpara
    Me ato dur o porsi biluri
    Fol e qesh moj tu dhashtë e mara
    Fol e qesh moj tu shtoftë nuri
    bukurisë ore

    Ma bjen kafen me buzë tuj qeshë
    Më shikon me ato sytë e zi
    Porsi karafili me vesë
    Trandafile je kimitleshë
    of aman aman

    Tuj shetit në një përrue
    Aty gjeta nji mollë e ftue
    Molla hahet e ftoj nuk hahet
    Zemra prej teje smë ndahet
    of aman aman

    DASHUNIA KUR FILLOI

    Dashnia kur filloi
    Nana ime u mbyll në burg
    Spaç njeri të më zaptojë
    Çu katandisa dola në rrugë

    Trupi yt spaska të sha
    Si shandan i bukur më je
    Më shkon rrugës si padisha
    Vetulla jote si shigjetë

    Xhan – xhanan po të thërres
    Kujtoje zotin perëndinë
    Deri ditën që do vdes
    Për mos me t’fol kam ba jemin

    Rrugë më rrugë jam dashuru
    Asnjë herë nuk kam përfundu
    Qyqja moj nanë si tja baj
    Pa dashuri un nuk mund të rroj

    Fati im qenka skëterrë
    Çmu desh mu me zanë sevda
    Fol me gojë mor lal Kamber
    Unë prej teje nuk kam të nda

    KËNGA E CIJES

    Mora rrugët për Shijak
    Me taku me nji mikun tim
    Se çmë ka zanë i ziu merak
    Si tja bëj un këtij hallit të shkretë

    Refreni
    Mos më len o mori besë
    Se sa të rroj e sa të vdes
    Flokët e kres un moj do ti shes
    Se Cia e vogël më ka dhanë besë

    Dy tri plumba në shtat çi mora
    I gjithë Durrësi moj tuj vajtu
    Gjithë doktorrët e Tiranës i mblodha
    Si nuk u gjet derman për mu

    Refreni
    Mos më len o mori besë
    Se sa të rroj e sa të vdes
    Flokët e kres un moj do ti shes
    Se Cia e vogël më ka dhanë besë

    Ti mre daj mre daj katili
    Çpate që m’plagose mu
    kush qe ai që t’shtjeu fitilin
    Në spital të Tiranës me më çu

    Refreni
    Mos më len o mori besë
    Se sa të rroj e sa të vdes
    Flokët e kres un moj do ti shes
    Se Cia e vogël më ka dhanë besë

    Erdhi nana në spital
    E gjet Cijen shtru në karjoll
    E kush të vrau mori Cie nanës
    Të ka nan si koqe mollë

    Refreni
    Mos më len o mori besë
    Se sa të rroj e sa të vdes
    Flokët e kres un moj do ti shes
    Se Cia e vogël më ka dhanë besë

    KANGA E DETIT

    O ti det o uji i zi
    Që gjithmon u gjinde plot
    Shumë kërkunë fundin s’ta gjetën
    Ku do tjetë marimi jot

    O ti det o uj i mjelmët
    Ke shumë gjana që s’tregon
    Xhevahiret që mçef ti
    Ska kandar që i peshon

    Sa vapora sa gjemi
    Mbi ty shkojnë e zbajnë zullum
    Ti ke hyqëm me i përpi
    Je i gjanë e duron shumë

    Kapidan o djal i ri
    Merr dylbinë dhe shiko
    Ti ke zemër e trimni
    Prandaj ec e mos ndalo

    Ky delfini sa nji shpi
    T’vjen barkës rreth e qark
    Se po m’dalin ment prej kreje
    Kur shof tallazin tand

    KE SELVITË E NAMAZGJASË

    Ke selvitë e namazgjasë
    Rreth e qark qenka hijeshu
    O bani hije fukarasë
    Aman sytë e buzët e tu

    Ftyra jote si dymleku
    Jeretis prej perëndisë
    O ku ta gjej ksi mereqepi
    T’ja shkruj harpet e bukurisë

    Mora rrugët për Qafë-Krrabë
    Të mirbetsh o more xhanan
    O mos u qell më shumë se një javë
    E t’na vish prap në Elbasan

    MOJ FËLLANXA MOJ MITARE

    Moj fëllanxa moj mitare
    Qenke nisur kemin ????
    Vishna xhoken me çapraze
    Çi dhe zjarrmin ashiknisë

    O je e vogël axhami
    Çmi ke nazet si hysejni
    Do të plakesh s’do të dojë njeri
    Do të bahesh pishman si qeni

    Kthesa
    Moj fëllanx e malit e hajde more
    Të puthsha syt e ballit hajde more
    Moj fëllanx e fushës e hajde more
    Të puthsha mesin e gushës e hajde more

    NJI LULISHTE ME TRANDAFILA

    Nji lulishte me trandafila
    Asht parajsa e vërtetë
    O ky asht vend që këndojnë bylbylat
    Flakë u dogj ashiku i shkretë

    Vetë më the more xhanan
    Natë lulishte jetën ta çojmë
    O mos më len në kët zidan
    Se gjithë jetën nuk do të rrojmë

    Merraku ashtë nji shkëndi
    Djeg si dielli në Qershor
    Kët sevda kush ma di
    Shpirtin tem o ja jap në dorë

    LEU DJELLI N’ATË BUZË MALI

    Leu dielli n;atë buzë mali
    Gjithë dynjan çe ka hijeshu
    Moj hapsane jaman
    Të raftë zjarri jaman
    Se nga sytë hajde më ke qërru

    Der në Durrës der në Shijak
    Çun Fitnetin si mitak
    Ku po m’çoni jaman
    Mu qyqaren jaman
    Në hapsane të Shkodrës mbyllun me dry

    Der në Shijak e Barbullush
    Se Fitnetin çe vranë në pritë
    More Zanit jaman
    Hasan begut jaman
    Prej allahut i raftë nji pikë

    Refreni:
    Vaj, vaj,vaj mbyllën gocën hajde në draç kala
    Hej,hej,hej çoje menjen lale mor gjithanej
    ERDHI PRANVERA ME JESHILE

    Erdh pranvera me jeshile
    I rashë baçes mes për mes
    Këputa nji trandafile
    Nji dhuratë për ty Ballkiz

    Të putha njëherë në faqe
    Më buzqeshe si fëmi
    Vinte era manushaqe
    Mu duk vetja djal i ri

    Jasemin të vinte era
    Kur ti putha njato dy sy
    Maca note mun ke dera
    Në kraharor ma vune krytë

    BUBULLIN KE SHKOMI I KAVAJËS

    O bubullin ke shkomi i Kavajës
    O çu dogj shpia hajde fukarasë
    Hajde çu dogj shpia hajde fukarasë
    O shkoni merrni hutën e dajës
    O të vras beun ke shkomi Kavajës
    Ta vras beun ke shkomi i Kavajës
    O ti mre bej o mre prej Shijaku
    Po dil aty o ku derdhet gjaku
    O dil aty o ku derdhet gjaku
    O dil aty mre mu në fushë
    O ti puqim hutat hajde gush o për gush
    Ti puqim hutat hajde gush o për gushë
    O djalë i ri o të keqën nona
    Se vrave beun aty mun o ke thona
    Se vrave beun aty mun o ke thona
    O smë vjen keq o se u vrava vetë
    O se vrave beun o me 40 vetë
    O se vrave beun o me 40 vetë

    ERRËSIRA E PYLLIT

    O erësirë e pyllit
    Defrimi njeriut aman-aman
    Porsi dritë e yllit
    E bijë e bariut

    Ne në pyll do të shkojmë
    Unë dhe ti aman-aman
    Pyllin ta kërkojmë
    E qujmë për dëfrim

    O pyllin tuj kërkue
    Hije për me gjet aman-aman
    Ti qenke për mue
    S’bashku moj do të çojmë jetë

    Zemrën se çe njita
    Me ty mre xhanon aman-aman
    Se ylli Afërdita
    Leu në Elbasan

    Bota se kuptojnë
    Se çashtë ky qëllim aman-aman
    Ne të errët shkojmë
    Shokët ma kanë zili

    MË SHIKON ME BUZË NË GAZ

    Më shikon në buzë në gaz
    Sikur don me fol me mu
    Un ty moj do të flas moj xhan
    Nuk po mundem me duru

    Kur të pash moj tuj kalu
    Vesh e math për bukuri
    Çmë pikllun dy sytë e shkru of moj xhan
    Çmë ke prek në dashuri

    Flokët mi ke thur gërshet
    Si kunor lule me ar
    Askërkush moj sti përket of moj xhan
    Nji petrit nji djal beqar

    ÇOHI DJEMA SHALONI ATIN

    Çohi djema shaloni atin
    Besa atin çe kam o shalu

    Besa atin çe kam o shalue
    Cili djal o po vjen o me mue

    Po thotë Mema mor po vij unë
    Ja pret Stafa ma i parë jam unë

    Ti mor Staf o mor Staf o delia
    Sot po t’njifet o burrëria

    Sot po t’njifet o burrëria
    Me qit pushk o ke zotnia

    Tkisha pas o nji djal o si Mema
    Paç me i hy o vezirit mrena
    Paç me ja lan oxhakun o me femna
    MOJ E BUKUR SI PËR MU

    Moj e bukur vajzë ti për mu
    Sa më qenke rritë
    Më kënaqet zemra kur të shof
    Sa bukur je stolis

    Hana rrezet kur ti lshon
    Plot me ndriçim
    Zylyfet e tua të verdhojnë
    O si nji rubin

    O se gjith dynjaja ashtë mahnitë
    Prej bukurisë
    Dielli nuk ban reze
    Kur del ti me shetitë

    MUN ATY KE SHTATË ZYMYLAT

    Mun aty o ke shtatë zymylat
    Ku këndojshin o të shatë bylbylat
    aman aman e aman

    Ku këndojshin o të shtatë prej here
    Çojnë ashikun-o çojnë ashikun o me gjithë dylberë
    e hej-hej aman

    Në për degë të manit o bylbylo
    Rafsh në dorë të xhananit o bylbylo
    Nëpër degë të qarrit o bylbylo
    Rafsh në dorë të beqarrit o bylbylo

    Çasht ky djal o që këndon mbas dere
    Shtjeva sytë o pashë dylberë
    aman aman o aman

    Dylberi o sa mpa mue
    Uli kryt uli kryt e mor shkoi si grue
    hej-hej hej-aman

    Në për degë të manit o bylbylo
    Rafsh në dorë të xhananit o bylbylo
    Nëpër degë të qarrit o bylbylo
    Rafsh në dorë të beqarrit o bylbylo

    Mun aty more natë kënetë
    Ku çelin o zymylat vetë
    aman-aman e aman

    Bojshin hije o për dy vetë
    Për ashikun o për ashikun dylberin e shkretë
    e hej hej aman

    SI MËSOVA UNË GARIPI

    Si mësova unë garipi
    Që smë zuni kama dhe
    Merre kupën edhe pije
    Gëzim tjetër më nuk ke

    Merre kupën edhe pije
    Ky ashtë qefi i vjetër
    Çfar të mbjellësh në këtë jetë
    Do korrësh në botën tjetër

    Për të gjithë shokët është ditë vere
    Dimni spaska të maru
    Çjanë kto lajme këto habere
    Ka ardhë vakti me kalu

    Drandafilin sa e du
    Kur çel gonxhe burbuqe
    Edhe rrushi ashtë për mue
    M’jep të bardhë e të kuqe

    Pleqëria është me huqe
    Të ban të marrë e të shkallu
    Nji kup të bardhë e nji të kuqe
    Pi se vdekja ska të afru

    NËPËR SHTYLLAT E TELEFONIT

    Nëpër shtyllat e telefonit
    Zogjtë po këndojnë
    A s’mafrohi pak or shokë
    Zani t’ma ndigjoni

    Pa digjoni ju more shokë
    Ndigjoni çpo ju them
    Prej merakut hiqni dorë
    Se do të bëhi verem

    Unë kam mbetur si jetimi
    Njeri hallin s’ma qan
    Sa ta bëj shpirtin teslim
    Prej teje s’heq sevdanë

    NË PENXHERE KE DALË

    N’penxhere ke dalë
    Për me ba sehir
    Prit ta them nji fjal o mi goce
    Nji fjalë për të mirë

    Në rrugicë të pres
    Të fal nji dhuratë
    Për kujtim ta kesh o mi goce
    Mos më merr inat

    Më le në vetmi
    Si zog i harru
    Ruje dashuninë o mi goce
    Që ke pasë për mu

    NJI DITË TË DJELE U TAKUAM

    Një ditë të djele u takuam
    Mrrifte zemra prej dashnisë
    Bashkë atë ditë që ne u pamë
    Smund po flas prej dashurisë

    Mos më mundo se jam i ri
    Pash dashninë që kena bashkë
    Dashnin tonë kërkush se di
    Veç ti e di sa të kam dasht

    Ti kujton se unë stë du
    Të jap dorën besa besë
    Ti gjithmonë do t’jesh për mu
    Nuk të le deri sa të vdes

    PËR MIDIS PAZARIT TË DURRËSIT

    Për midis pazarit të Durrsit
    Mos ma hidh dorën serbes
    Mor Selim i Sefer Hutës
    Mos mi zen vetllat me fes

    Refreni:
    Dallandyshe vaj-vaj-vaj
    Sy larushen me lot ta qaj
    Dallandyshe hej-hej-hej
    Pi raki dhe mos u de

    Mi gëzofsh dimiqt mermeri
    Kur mi vesh del në Pazar
    Po të lutem po të themi
    Më merr mu se jam beqar

    Rëfren:
    Ti që mtheve gotën-e
    Pse ma more gocën-e
    Ti që mtheve shishen-e
    Pse ma more Ishen-e

    Çmë ranë sytë nga ryqymeti
    Qënka mbledh mixhelizi
    Mre na fiku din dushmani
    Se rahat s’mlan shokët e mi

    Refren:
    Ti m’atë anë e unë në ktë anë
    Ndërmjet kena nji sokak
    Ashtu qenke sikur mthojshe
    Porsi ylli me bajrak

    MA MIRË NË PYLL SE NË QYTET

    Ma mirë n’pyll se në qytet
    Ne të dy o atje do të rrojmë
    Njeri atje ne s’na përket
    Të amël o jetën ta çojmë

    Kur humb rrugën një njeri
    Të gjithë brengat i mendon
    Shok i bëhet një bari
    Hajde sonte n’kasollen tonë

    Bukë e verë e raki
    N’ktë kasolle mushun me kashtë
    Zoti ju dhashtë bujari
    Që se latë o udhëtarin jashtë

    Çju lutem zotit na e dha
    Nuk ka tjetër lumturi
    Nji kasolle mulu me kashtë
    Të rrojmë në mal o porsi bari

    KAM NJË BABË IFTIJANXHË

    O se kam një babë iftijaxhë
    Aman që më përzihet mbas dylberash
    Ori babë mos u ba i marrë
    Sa t’na dalin fjalë të tjera

    Aman ku të gjëjë o nji mik të mirë
    Aman që t’më dojë e aman që ta du
    Mor ti qaj hallet e dertet
    Mos të shkoj djeg e përvëlu

    Çaf-çaf-çaf po këndon bilbili
    Aman vaj mor shokë se ç’kam ba
    Aman thuj se çeli trandafili
    Çe mbuloj – mbuloj dynjanë
    LUM E LUM SE JA MRRINA

    Lum e lum se ja mrrina
    Bukurinë këtij behari
    Djal më të bukur se ban nana
    Selim Begu prej Tivari

    Çunat paçin perrin
    Që sna flasinm noi herë
    Perëndia i boftë rezil
    E kërkofshi derë më derë

    Nëpër teqe nëpër medrese
    Dy dervish bënin jahu
    Me mi fal nja treqind qese
    Si ndërroj me syt e tu

    Nëpër kafe nëpër mihane
    Natë e ditë po rrafin sazet
    Ku t’ka lala çun Tirane
    Ja na i hiq këto maraze

    DY TË DASHURAT

    O miqt e mi në botë kam dy të dashura
    As më thoni cila është më e mirë
    E para mështë nëna e dyta më je ti
    Të dyja të mira jeni ju dua si sytë e mi

    As më thua vajza ime e dashur
    Pse e dua nënë tënde kaqë shumë
    Nëna të ka rritur të ka zbukuru
    Meritën e ka nëna për ato sytë e shkru

    Por mos u dëshpëro vajza ime e dashur
    Pse e dua nënë time kaqë shumë
    Po të mos ishte nëna s’do më kishe ti
    Pra e para është nëna e dyta më je ti
    MOJ DASHNORE T’GJYKOFTË PERENIA

    Moj dashnore t’gjykoftë perenia
    Si ma çfaqe dashuninë të rremë
    Besa jote moj bashkimnia
    Tradhtare paska qenë

    Unë të dita se të kam mike
    Prandaj vuna dashnin për ty
    Ti paske qen nji rren armike
    Sa që spaske të rrëfy

    Tu thaftë dora moj që më shkrove
    Mallku qofshin letrat e tua
    Vetë më deshe e unë stradhtova
    Moj e pabesë mori gru

    Moj dashnore moj dibrane
    Ne të dy dolëm në pytsi
    E mori vesh Dibër e Elbasan
    Të msheftën tonë dashuri

    SA MOJ E PABESË

    Sa moj e pabesë
    Që m’ke dalë ti mu
    Më shtjeve ngatrresë
    Gjersa n’burg m’ke çu

    Unë në burg kam ra
    Zoti m’ka dënu
    Njashtu t’kam dash ty
    Sot më ke harru

    Kur vjen dita e djelë
    Deshiroj me t’pa
    Zoti ta bëftë mirë
    Gjersa n’burg ke ra

    Djalë mos u dëshpëro
    Robi të ka dënu
    Prap ti ke me dalë
    Gjithmonë je për mu

    Unë nuk e besoj
    Se do t’rrish natë vend
    Rri edhe vajtoj
    Qaj trillikun tem

    Kangën ta kam qitë
    Gjithkush me ta knu
    Ti mu më ke fik
    Dhe më ke turpnu

    KËNDON GJELI PIKA PIKA

    O se këndon gjeli aman pika pika
    O çou xhanan se zbardhi dita dhe ajde
    Jara na-na-na-na-ne
    Merre merre çunin-e hajde
    merre gush pullumbin-a

    Jarana jarnane kadal e kadal
    Jarnana-jarnane goca më ka çu fjalë
    Jarnana-jarnane kadal e kaiçikë
    Jarnana-jarnane belin sa nji berxhik

    O se knon gjeli hajde mjes për mjes
    O çou moj goce lala po të pres
    Jarnana-jarnane merre merre Liun-e
    Merre shtat selviun-e
    Jarnana-jarnane

    O se këndon gjeli hajde ra sabahu
    O çohu moj goce o të lumtë krahu
    Jarnana-jarnane
    Merre merre çunin e hajde
    merre gushë pullumbin-e
    Jarnana-jarnane

    ANËS DETIT ANËS BREGUT

    Anës detit anës bregut
    Kish fillu hana me dalë
    Ish nji djalë si bir beu
    Me nji vajzë ishin tuj qa

    Vajza thoshte na diktunë
    Dhe ne duhet me u da
    Babës vajtën i kallzunë
    Zoti e di kur shifna prap

    Hajde e dashur moj e bukur
    Dalim presim të dy bashkë
    A e merr vesh ti zemrën time
    Se sa fort të kam dashtë

    U me deti prej tallazit
    Të hyjmë në një barkë
    Të dy ramë në fund të detit
    Të dy marumë shpejt e shpejt

    Ç’MU RRIT MJEKRA M’U BA GRETH

    Çmu rrit mjekra çmu ba greth
    Mjeri unë djalë për këtë rini
    Vajta në kafe vend spo më bajshin
    Më kallzojshin o detin e zi

    Vaj prej hallit prej sikletit
    Mu ba borxh me dal me tretë
    Mora rrugët e kurbetit
    Selametin o për me gjetë

    Po na vjen nji barkë me vela
    Thonë është mall manifaturë
    Por është mushun me dylbera
    Ishalla o zot shkarkojnë këtu

    Mu ke çesmja në kry t’pazarit
    Dalin gocat prej shkollës
    Porsi gonxhet e beharit
    I raft zjarri ashiknisë

    Edhe kumlla lëshoi gjethe
    Edhe kokrat që i ka lëshu
    Kur i bjen dylberi faqes
    Zenë ashikët me u largu

    O KANIL KANIL I VETMU

    O kanil kanil i vetmu
    Çke që zbën dritë
    Mos rrëfe se çbëhet sonte
    Gjersa të hapi dritë

    O jorgan i ngushtë
    Jorgan vija vija
    A smi mbulo sonte mue
    Shpatullat e mija

    O moj erë erë e malit
    Erë e sabahut
    Çpate që më zgjove
    Në bash të qejfit

    ÇOHEN ROSAT

    O çohen rosat aman aman
    Prej Tirane
    Bëjnë pushimin-o bëjnë pushimin në Barbullush
    O moj gjylpo-jone aman-aman
    E maqinës
    Çmi qep rrobat-o çmi qep rrobat e beqarnisë
    O të kesh pët të pytë – o aman aman
    Për punën time
    Oja kam shitë-oja kam shitë tjegllat çatisë
    O ja kam vu-ja kam vu zjarrmin shpisë
    O po kam frikë aman-aman
    Se spo don durrsakia
    O mdo durrsakja-o mdo durrsakja kaiher për dashnor
    O ti ta dish aman-aman
    Zemrën time
    Çmu ka mush me idhnim
    O nga hapsonia-aman-aman nuk kam frikë
    Nga erësira aman-aman zdu me ditë

    SHEJA ME SHAMI TË KUQE

    Çmë ke dalë në penxhere
    Më ke hap krahët si pata
    Çpo ma bën me isharet
    Me ato leshrat e gjata

    E çmë ke dalë në penxhere
    Më ke hedh leshrat kurorë
    Në diç për emrin fol me mu
    Ke zanë xhenetin me dorë

    Ej Sheja me shaminë e kuqe
    Buzën kuq si jesheboj
    Sheja me shami të kuqe
    Çmë dogji çmë përvëloi

    PËR NJI MOT E GJYSËM VITI

    O për nji mote e gjysëmë viti
    Që ne u deshëm mi goce e vogël
    Kush se diti

    O ne u deshtëm kush se diti
    Veç un e ti o mi goc e vogël
    Edhe shpirti

    Veç un e ti edhe shpirti
    Qysh atë ditë o që mxune unazën
    Ke gishti

    NË MËNGJEs LAVA SYTË E ZES

    O në mëngjes lava sytë e zes
    O në saba dola në namazgja
    Mos më vra mu o moj katile
    O mos baj naze se ashik më ke

    Vish jelekun goce kadife
    Për shtatë palë qefe lala ta ka pre
    Ti që mvrave mu të vraftë i madhi zot
    Mos baj naze jam ashiku jot

    Nëpër harqe të penxheresë
    Pash sytë e shkru sytë e Anifesë
    Mos më vra mu ti moj katile
    O mos baj naze se ashik më ke

    UNË E NGRATA TË KAM PAS DASHTË

    Unë e ngrata të kam paas dashtë
    Por sdo di me ba dashni
    Sot kam gzim se jam tuj dashtë
    Kurrë si sot ndashni sjam ngi

    Hajde moj beja moj
    Pse smë flet mori me gojë

    Qindra herë tek ti jam nisë
    Për me t’thanë se unë të du
    E çdo fjalë e kam ujdisë
    Si dashninë me ta tregu

    Hajde moj beja moj
    Pse smë flet mori me gojë

    ISHA VETËM TUJ MENU

    O isha vetëm tuj menu
    Trandafilat sa kan çelë
    Bilbilat janë tuj kënu
    E dhe hana sa po del

    O un menoj vetëm për ty
    Qysh atë ditë që të kam pa
    Ftyra jote mrri ndër sy
    Unë prej teje skam të nda

    O veç na ndaftë ai vorri i shkretë
    E na m’loftë ai dheu i zi
    Sa t’jem gjallë unë në këtë jetë
    Se harroj ktë dashuri

    O ashtë i amël ky meraku
    Porsi mjalti me sheqer
    Për ata që lejnë pa fat
    Sështë gjë tjetër veç zeher

    O ndigjo pra o shpirti im
    Për herë të fundit po t’këndoj
    Veç ti ishe gëzimi im
    Sa të jem gjallë seh të harroj

    ASAMAN LULJA E ALLIT

    Asaman o lulja allit
    Zemrën time ma ke therë
    Të baj be pash sytë e ballit
    Tjera kush mos t’mari erë

    Mori lule me shumë naze
    Çerë të këndshme je tuj lëshu
    Pse mi shtin gjithë këtë maraze
    Tuj e ditë se unë të du

    Mori lulja e zamakut
    Që ban shejë për gjithë pranverën
    Mos ndigjo moj fjalët e hallkut
    Hajde lule të marr erë

    Era jote tuj shpërnda
    N’baçe t’bukura tan jeshil
    Unë me ty kam zanë sevda
    Porsi flutra në kandil

    MORI GOCE ME HALLE SHUMË

    Mori gocë me halle shumë
    Kush të don o lal ma fort se unë

    Lake mi pupulake lalës-e
    Je goc e Tiranës-e

    Si tja boj hallit se di
    Lala pa ty moj smund të rri

    Lake moj pupulake bardha-je
    Hajde shpirto të marrë erë

    Derdimen mor derdimen
    Ça bone shpirtin verem

    Lake mi pupulake lalës-e
    Je goc e Tiranës-e

    Ti mi goc mi ledhacake
    Lalës çju ke ba merak

    Lake mi pupulake lalës-e
    Je goce e Tiranës-e

    KUMURIJE MOJ QAFËBARDHË

    E kumurije moj lale
    O moj qafë bardhë
    E dil e prite moj lalën
    O në Qafë Shkallë

    E kumurija moj lalë
    O moj sy zezë
    E dil e prite lalën
    O në fush Prezë

    O qeraxhi o lal të kam vëlla
    O ma jep gjogun lalës o pa qera
    Jarina na-ne o të don lala-e
    Jarina na-ne të dal përpara-e

    KANGA E KALASË SË DURRËSIT

    O jalla u shemsh-o
    O moj kala e Durrsit
    E dalin gocat
    O lal ke gryk e pusit

    O çi qit Durrsi
    O lale çi pret Shijaku
    O ku din goca
    O lale se çasht meraku

    E fushë e madhe
    O lale fush e Qeretit
    E dalin gocat
    O lal bregut të Detit

    E qava-qava
    Lala moj qesh tuj plasë
    O çmu mush zemra
    Lalës o me maraz

    A KE QENË NDONJËHERË E RE

    A ke qenë ndonjiherë e re
    A ke pasë merak
    O e re qeshë dhe çu plaka
    Kurrë merak skam pasë

    O mjer atë që zen meraku
    Kur xhenet mos gjetë
    O un i mjeri moj jam tuj plasë
    Selamet skam gjetë

    Oh n’punishte jam tuj punu
    Menja mrrin tek ti
    O trubullim m’ke shti
    Më ke ba si fmi
    JELEKUN ME AR

    Jelekun me ar
    Varun mu në gozhdë
    Shite effendi të keqen
    Se na mytën borxhet

    Dy sahati i natës
    Raketrak komshija
    Çile Zeqine të keqen
    Se jam Shyqyria

    Penxheret me xhama
    Karshi Hyqymetit
    Qyqja efendi të keqen
    Na pa njeri dovletit

    Gjashtë sahati natës
    Bubullinte dheu
    Çile Zeqine të keqen
    Jam Shyqyri beu
    JALLA U RRËZOFSH O MËHALLA E RE

    Jalla u rrëzofsh moj mëhallë e re
    Qyqja që me gardh u bane varde
    Jarina o të keqen-e
    Jarana o kurbane

    O qyqja ka njy durët goca me këna
    Je matan more qerata
    Jaranane-jaranane
    Lala me ty ra sevda

    O qyqja ka ly durët gocame
    Ik matan o mor delenxhi
    Jaranana-jaranane
    Lala pa ty nuk mund të rri
    KE PUSI ÇERRAHES

    Ke pusi Çerrahes moj Xhemile
    Çma bojshe me dorë
    Besën pse sma majte moj Xhemile
    Ne të shtijmë kunor

    Ke pusi Çerrahes moj Xhemile
    Plot shaminë me fiq
    Besën pse sma majte moj rezile
    Të prefshin me thikë

    Ke pusi Çerrahes moj Xhemile
    Plot shaminë me rrush
    Besën pse sma majte moj katile
    Të vrafshin me pushkë

    JELEKUN KADIFE

    Jelekun kadife vishe ti për mu
    Ti se din zemrën time
    I mjeri sa fort të du aman
    Sa fort të du
    Jam djeg e përvëlu

    Hajde syu i zi aman aman
    Qaj lala për ty
    Ta puth vetllën me gjith sy aman-aman
    Lum lala për ty

    Meraku I shkretë qi m’ka zan me ty
    Diftoju zemër gjanë
    Ki mëshirë e dhimsuni aman moj dhimsuni
    Zemra çmu ba hi

    Hajde syu i zi aman aman
    Qaj lala për ty
    Ta puth vetllën me gjith sy aman-aman
    Lum lala për ty

    Ç’U DISHIRUSH ME TPA TY

    Ç’u dishrush me tpa ty
    Ftyrën tande mori mollë
    U ba shumë që sjena pa
    Letra prej teje skam marrë

    Fati im me ty asht lidhë
    Përveç teje tjetër s’du
    Për ty menoj ditë e natë
    Vetëm ti o do tjesh për mu

    Paske pas fatin e zi aman-aman
    Që sna lanë për me u pa
    Kur i shof shokt e mi-e aman
    Me të dashmet o krah për krah

    Faqe kuqe shefteli aman
    Edhe buzët si jeshe boj
    Ku tka lala moj kumrie jaman
    Pse smë flet o nji herë me gojë

    JU O YJE JU YJNESHA

    Ju o yje o yjnesha
    Mbushni qiellin me ndriçim
    Ju moj goca pëllumbesha
    Mbushni jetën me gëzim

    Ju o lule plot burbuqe
    Që I çelni në pranverë
    Ca jeshile ca të kuqe
    Gonxhe t’bukura plot me erë

    Lulja rritet zbukurohet
    Po ta kesh gjithmon kujdes
    Dashuria e parë s’harrohet
    Bashkë me zemrën len dhe vdes

    Ç’NA KA ZAN KJO DASHURIA

    Çna ka zan kjo dashuria
    Kërkush hallin nuk madi
    Kush i qan hallet e mia
    Ku do shkoj e ku do trri

    Çke moj goc që rri menu
    Rri e zgjoj hallet e mia
    Deri n’Durrës du me shku
    Se mka zan kjo dashuria

    Çqenka kjo sevda e shkretë
    Mjer ai që se ka provu
    Gja ma t’bukur ska në jetë
    Kur dashnori t’thotë të du
    LULJA NË SAKSI

    Lule t’bukra ka Kavaja
    Lulja ma e mirë është në Golem
    Mu me ate m’ka zan sevdaja
    Atje kam un shpirtin tem

    Lulja e mirë ka çel burbuqe
    E kam mjellë unë në saksi
    Ca jeshile ca të kuqe
    I ka çel për bukuri

    Lulja ime kurrë nuk thahet
    E kam mjellë unë me dorë vetë
    Prej lules zemra smë ndahet
    Dersa tjem unë në kët jetë

    QYSH ATË DITË KUR TË PASHË

    Qysh atë ditë kur të pashë
    Meraku me ty çmëzu
    Oh çma dogje zemrën vash
    Unë nga zemra skam me t’largu

    Sa merak që kam me ty
    Kështu do t’shof si ngaherë
    Se çmë dogje me ato sy
    Si trandafili në pranverë

    Sa e omël është dashnia
    Unë vetë ty ta kam thanë
    Ti mi di hallet e mija
    Prandaj zemrën ta kam dhanë

    Kalun ditë e kalun muj
    Unë prej teje rri me shpresë
    Pse më le moj që të vuj
    Por si lulja mulu me vesë

    Nji ktë kangë ju ta knoni
    Si kujtim unë ja u kam lanë
    Liun e Nushit ta kujtoni
    Në çdo ven e në çdo anë

    DASHURINË QË KAM PËR TY

    Dashurinë që kam për ty
    Askërkujt smund tja kallzoj
    Bukuroshe më shif në sy
    Dashuninë tate se harroj

    Askërkush nuk mund ta di
    Se çkërkon kjo zemra ime
    Vetëm ti o syu i zi
    Që ma bën zemrën thërrime

    Pra çkërkon kjo zemra ime
    Vetëm ty të t’dashurojë
    Për theq vuajtje e mjerime
    Të dy zemrat ti bashkojmë

    KUMURIE E ELBASANIT

    Kumurija Elbasanit
    Këndon herët në mëngjes
    Po shkëlqen ylli karvanit
    Ndriçon sytë e tu të zes

    Je e bukur si hyrie
    Si menekshe në pranverë
    Ku tka lala moj kumrie
    Thuja kangës dhe nji herë

    Mos e merr veten për kamë
    Zgjidhe shokun djalë të ri
    Të ju shof si yll e hanë
    Dy dashnor për bukuri

    Nuk do të kem aspak zili
    Kur të shof moj tuj shetit
    Vjen djaloshi bukuri
    Jeni bashkë ju dy të ri

    Menekshe = Manushaqe e egër me erë të këndëshme, ngjyra vishnje

    ELBASANI ASHTË I BUKUR

    Elbasani ashtë i bukur
    Plot me lule hijeshi
    Aty zuna nji dallndyshe
    Porse nisi me fluturu

    Ke smë the lamtumirë
    Spo t’shikoj ma sytë e zi
    Ndër kujtimet e rinisë
    Ruaj të parën dashuri

    Çelin vjollcat këndojnë bylbylat
    Dhe pranvera po afron
    Po të pres ty dallandyshe
    Në një çerdhe bashkë të jetojmë

    IKU NATA AGUN MALET

    Iku nata agun malet
    Çu gëdhi o çu ba sabah
    Jani shokë më qani hallet
    Përsëri o vuna sevda

    Sevdaja në pleqëri
    Sasht memqym me u duru
    Smë qajnë hallin shokët e mi
    I mjeri si kam mësu

    Lum e lum se vjen pranvera
    Karafilat janë zbukuru
    Unë kam pa dhe shumë të tjera
    Përveç teje tjetër zdu

    Kurban ju bofsha atij syu
    N’Elbasan asht kriju
    Ashik ju ba Isuf Myzyrit
    Askërkush se ka kuptu

    HAJDE PRA SE ERDHI PRANVERA

    Knon bilbili ke qershia
    Prej meraku flak u ndez
    Trandafilat ke avllia
    Çelin gonxhet pa kujdes

    Hajde shpirt se erdh pranvera
    Çelin lulet përsëri
    Vjollca tnjoma moj lule shqera
    Do ti mledh shpirto veç për ty

    Kërkon djali bojë esmeren
    Buzën e gocës si sheqer
    Goca boka naze shumë
    Djali shkretë ngeli pa gjumë

    Hajde shpirt se erdhi pranvera
    Çelin lulet përsëri
    Vjollca tnjoma moj lule shqerra
    Do ti mledh shpirto veç për ty
    KAM NJI BRENGË E NJI KUJTIM

    Kam nji brengë e nji kujtim
    Du ta them po skam se si
    Nuk po mundem me duru
    Si tja boj hallit se di

    Je si trandafil me erë
    Gonxhe bukur në pranverë

    Ke një zemër që të çmosh
    Unë të desha më të vërtetë
    Unë du vetëm t’më shikosh
    Të m’heqësh këtë siklet

    Je si yll e je si hanë
    Të kam shpirt e të kam xhan

    Po menoj moj bukuri
    Ne dashnia t’na bashkoj
    Sa në zemër më ke hy
    Ditë e natë për ty menoj

    Do të pres do të kujtoj
    Kurr njiherë sdo të harroj

    DISA HERË MË SHKON NDËR MEND

    Disa herë më shkon ndër men
    Mos me t’fol ma me gojë
    Mirpo zemra nuk po m’len jasaman
    Nuk duroj ma ksi farsoj

    Po më sille pa kujdes
    Më shikon si për mëshirë
    Kur të pash sot në mëngjez jasaman
    Nuk më the nji fjalë të mirë

    Ti mahe për bukurinë
    Për ato dy sytë e shkru
    Mos e kurse dashurin jasaman
    Por beso sa fort të du

    Kur të njofta qe e re
    Trandafil mulu me vesë
    Bukurinë ti prap ma ke jasaman
    Porsi gonxhe në mëngjes

    ÇELIN LULET E BEHARIT

    Çelin lulet e beharit
    Shpirti im i dashuron
    Ah kjo zemër e beqarit
    Fare digjet si sduron

    Të gjith lulet porsa çelin
    Njera tjetrën e shikojnë
    Veç dashni kërkojnë të vjelin
    Atë zemra mu ma don

    Çke moj zemër e beqarit
    Që po digjesh e skallzon
    Të gjith lulet e beharit
    Ti moj zemër mi gëzo

    PO NA VJEN KARAJ ME DRU

    O çpo na vjen karaj me dru-e
    O dil moj nuse me shkarku-e
    O jam në magje tuj gatu-e
    O jam tu njy e jam tuj shkru-e

    O mun te guri që ban xixa
    Haj me lalën shkojmë për pipza
    O nuk po vij se më zen vapa
    O të vjen lala me çadër mrapa

    O guri ron në qoshe t’murit
    O merhaba mor baba i çunit
    O guri ron në qoshe t’portës
    Merhaba moj nona e gocës

    O lal Kamer o lal Kamer
    Piqe kafen pa sheqer
    Se thirra mikun dhe smë erdh
    Darka jote u ba zeher

    SA TË DU

    O sa të du por skam guxim
    E jam ba si dru
    Zemrën time mir ma din
    Sa më ke shtërngu

    O syni jot porsi manjet
    Më ban reze mu
    O se çna dogje zemrën e shkretë
    Plasa moj tuj t’shiku

    O ku t’ka ra kjo bukuri
    Si dielli në p’rendim
    Ma mbushe zemrën me dashni
    Smund po baj durim

    Ç’I KAM HYP VAPORIT

    Ç’i kam hyp vaporrit
    Ç’i kam hyp javash-e
    Tuj menu për lulen time
    Lulen kujt ja dhashë

    Lulen ja kam dhanë
    Nanës amanet-e
    Të ma rujë e të ma dojë
    Si bijën e vet-e

    Çi kam hyp vaporit
    Çi kam hyp javashe-e
    Tuj menu për lulen
    Lulen kujt ja dhash

    Lulen ja kam dhanë
    Babës amanet-e
    Të ma rujë e të ma dojë
    Porsi sytë e ve-e

    KAÇURRELAT

    Natyra t’fali t’bardh si bora
    Se për mbas teje jetën e shkova
    Ani se dy sytë mi kanë verbue
    mi kanë verbue
    Kaçurrelat, kaçurrelat e tu

    Dy faqet tuja kuq o si gjaku
    Se për mbas teje m’ka zan meraku
    Ani se merakun moj ma kan shtue
    moj ma kan shtue
    Kaçurrelat, kaçurrelat e tu

    Pa ty i mjerri jam krejt i vetëm
    Pa ty i mjeri jam krejt i tretur
    Ani se pa pramun kam për të këndu
    Skam me t’harru
    Kaçurrelat, kaçurrelat e tu

    M’U LARGOVE PA BA ZA

    M’u largove pa ba za
    At nat t’bukur në takim
    Aspak dita se m’tradhtove aman
    Dhe mrrëmbeve çdo gëzim

    Mora lajm se je feju
    Mori vash e bukura ti
    Dashnin time ke harru aman
    Qysh t’mashtroi ai njeri

    Mbas do kohësh ti u fejove
    Disa herë ti fjalë më çon
    Thojshe plot herë dhe s’mëharron aman
    Do të shihemi njiherë vallë

    T’PATA THANË SAFET NJIHERA

    Tpata thanë Sasfet njihera
    Se do t’vijë pranvera
    Ne do të dalim me shetitun
    Sikur hera tjera

    Çelin vjollcat dhe zymbylat
    N’vendin e caktum
    Nëpër fusha këndojnë bilbilat
    Për tu dashuru

    Sa herë ballin ma lëmojshe
    Ti m’rrishe e qetë
    Premtimin prej meje dojshe
    Me të marrë për jetë

    NË ATË FUSHË MEJDANI

    O nat fush mejdanit
    Shkon e vjen dynjaja
    Ktheje kryt prej xhamit
    Digjet fukaraja

    O mori shtat selvie
    Shiko në qitap-e
    M’fol me gojë Nurije
    Se ke shumë sevap

    O çka po t’thotë jotamë
    Ditë e nëpër ditë
    Ven dallfes menjëanë
    Ndaç me zan ashik

    Çuni mka çu letër
    Shnosh e mirë po jam-e
    Dil e zgjidh nji tjetër
    Se për ty nuk jam-e

    VUNA VETEN NË MUNDIM

    Vuna veten në mundim-e
    Për hatër të dashurisë
    Nuk më dhe asnjë premtim-e
    Mori nur i bukurisë

    Në dy faqet ke ka i pikë
    Goc e re moj me kimet
    E di mir se ti më le
    Më shikon me gojë smë flet

    Të putha njiherë në faqe
    Më buzëqeshe si fëmi
    Vinte era manushaqe
    Mu duk vetja djalë i ri

    Më vune kamën pa të drejtë
    Su kallzove zemër gjanë
    Unë të kisha shumë të shtrenjtë
    Kimetlie t’pata thanë

    SI BILBILI NË PRANVERË

    Si bilbili në pranverë
    Që këndon o pa pushu
    O moj zemër moj ezmere
    Që m’ke djeg e përvelu

    Pse më dhe kaqë premtime
    Ndërsa un smundem ti mbaj
    Shumë të don kjo zemra ime
    Natë e ditë me lot po qaj

    Si bilbili po këndoj
    Edhe gjuha spo mpushon
    Mu dogj zemra more xhan
    Gjeta vajzën që kërkova

    LULE BORË

    Tuj shetitun mal e kodër
    Tuj prek lulet gjith me dorë
    Në nji kopsht n’ma t’bukurin n’Shkodër
    Ty të zgjodha lule borë

    Je e vogël por e plotë
    Ty t’kërkoj un tash sa mot
    Tash sa mot un ty t’kërkoj
    N’gëzim me ty jetën ta çoj
    Eja eja lule borë
    Unë me ty do t’shti kunorë

    Pash ma t’bukrën stin pranverën
    Pash mbretëreshën trandafil
    Mos tja falish kujt ti erën
    Veç për mu ti paske çil

    Je e vogël por e plotë
    Ty t’kërkoj un tash sa mot
    Tash sa mot un ty t’kërkoj
    N’gëzim me ty jetën ta çoj
    Eja eja lule borë
    Unë me ty do t’shti kunorë

    Fjalët e mija tash ndigjoji
    Ma ke ftyrën porsi zanë
    Unë prej gjumi do të çoj
    Për me t’pa në dritë të hanës

    Je e vogël por e plotë
    Ty t’kërkoj un tash sa mot
    Tash sa mot un ty t’kërkoj
    N’gëzim me ty jetën ta çoj
    Eja eja lule borë
    Unë me ty do t’shti kunorë

    HAJDE MOJ MANUSHAQE

    Nkopësh me lule unë të zgjodha
    Nji kët lule me shpejtim
    N’zarf t’myllun ty ta çova
    Moj Manushe për kujtim

    Hajde moj manushe vogël-o
    Të kam dasht si synin-o

    Pasi mu smë ke në sy
    Lulen ruje me kujdes
    Shpejt pran teje kam me u kthye-e
    Jam i yti pra në besë

    Hajde moj manushe vogël-o
    Të kam dasht si synin-o

    Unë dola në një baçe
    Në një baçe me lule
    Tuj kërkumun nji ma t’bukur
    Me ta dhanë moj për kujtim

    Hajde moj manushe vogël-o
    Të kam dasht si synin-o

    Në njat baçe me shumë lule
    Kishin çelun zumbylat
    Një zymbyl moj unë e zgjodha
    Dashnores moj me ja çu

    Hajde moj manushe vogël-o
    Të kam dasht si synin-o

    Mbasi mua më harrove
    Lulen ruje me kujdes
    Sa me shpejt moj më harrove
    Jam i yti gjer sa t’vdes

    Hajde moj manushe vogël-o
    Të kam dasht si synin-o

    ÇIL ATË ZEMËR PLOT KUJTIME

    Çil atë zemër plot kujtime
    Çile pra moj lulja ime
    Haj, haj, hajde lule
    Hej, hej, heja lule

    Çilu pra mos rri e ndrydhun
    Thellë në zemër të kam ndrydhun
    Haj, haj, hajde lule
    Hej,hej, heja lule

    Çilu pra mos rri n’vetmi-e
    Se me ty kam zan dashni-e
    Haj, haj, hajde lule
    Hej,hej, heja lule

    Çilu pra lule zamaku
    Mu me ty m’ka zan meraku
    Haj, haj, hajde lule
    Hej,hej, heja lule

    HALA EMRIN S’TA KAM NXANË

    hala emrin s’ta kam nxanë
    E spo di se si ta thonë
    Por në sy mdukesh si zanë
    E nji kshtu do tjetë gjithmonë

    Ndoshta sjam i denj për ty
    Veç dashnia me ty m’ka xanë
    Qysh at ditë që t’pashë me sy
    Ment e kresë janë tuj m’lanë

    Ref.
    Je nji zanë që mke hutu
    Shret e jet mu po mi tret
    M’tretet ftyra tuj t’shiku
    E çka kam kur nuk më diet

    Or e çast moj tuj menu
    Nji kët kang du me ta qit
    Nuk më bahet për me shku
    Dhe sytë smë bajnë ma dritë

    NË PRANVERË QË KENA HY

    Në pranverë që kena hy
    Drandafili po lulzon
    Ri bilbilin tuj e ndi
    Këngën që ai po këndon

    Bilbili sa mirë knon
    Afër nji bilbil të ri
    Ri e bukur si nji zonjë
    Si nji gonxhe në saksi

    Unë e freskët si gjithmonë
    Edhe çili në pranverë
    Por ti bilbil kur këndon
    Gonxhet çelin menjiherë

    TURTULLESHË

    Ngrihet rrezja nëpër male
    Ushton kanga der n’kala
    Këndon djali ndezun flake
    Doli vasha për me e pa

    Turtulleshë – turtulleshë
    Çma ke çu shpirtin peshë
    Pasha syt e ballit – e
    Ani flakë masht ndez zemra prej mallit

    Falma synin gjeraqinë
    Që shëndrin porsi nji yll
    Ma fal gojën gjeraqinë
    Që ta ndi zanin tand si bilbil

    Turtulleshë – turtulleshë
    Çma ke çu shpirtin peshë
    Pasha syt e ballit – e
    Ani flakë masht ndez zemra prej mallit

    Rrjesht 7 vjet dashni që patme
    Fjalë as letër smë ke çu
    Syt e mij janë mbush me vaj-e
    I randë malli m’ka kalu

    Turtulleshë – turtulleshë
    Çma ke çu shpirtin peshë
    Pasha syt e ballit – e
    Ani flakë masht ndez zemra prej mallit

    ZAMBAK I BARDHË

    O zambak – zambak i bardhë
    Of e of aman
    Je ma e mira në mëhallë
    Of e of aman

    Moj zemrush moj zemrush
    Synin sikur rrush

    Në mëhallë e në qytet
    Of e of aman
    Të ka nana me kimet
    Of e of aman

    Moj zemrush moj zemrush
    Synin sikur rrush

    Falmi zot o t’rit e pllumit
    Of e of aman
    Dal e t’pres në mhallë t’katunit
    Of e of aman

    Moj zemrush moj zemrush
    Synin sikur rrush

    O zambak zambak i kuq
    of e of aman
    Të djelën do tmarr për nuse
    Of e of aman

    MA VEN DORËN PËRMBI DORË

    Ani ma ven dorën
    Lal o përmbi dorë aman-aman
    O sa janë mbush malet me borë
    Dashnia n’ty m’ka ra hej hej
    Qan me lot si fukara

    Hika hika mora, mora malet
    Bashkë me lalën
    Lala ti qan hallet
    Hika, hika mora, mora fushat
    Bashkë me lalën
    Lala ti puth gushat

    Ani ma ven dorën
    Lal o përmbi kry aman-aman
    O se mka zanë sevdaja me ty
    Ashiku nhall ka ra o hej hej
    Qan me lot si fukara

    Hika hika mora, mora malet
    Bashkë me lalën
    Lala ti qan hallet
    Hika, hika mora, mora fushat
    Bashkë me lalën
    Lala ti puth gushat

    KALLMA CIGAREN

    Kallma cigaren po ja çpo t’kallzoj
    Me ma hidhnu nanën gjuhën ta shkurtoj
    Prej merakut tand zemra po mgufon
    Unë nanën tande nuk do ta idhnoj
    Do ti pjek un kafen, çaj me limon
    Prej marakut tand zemra po mgufon
    Unë nadje herët çohem e pastroj
    Drekën do tja baj, shtratin do tja shtroj
    Prej marakut tand zemra po mgufon

    TRE VJET QË U DESHTËM BASHKË

    Tri vjet që u deshtëm bashkë
    Du me t’kshillu
    Dashninë që kena pas
    Mos me harru

    O mos më qesh mëhall e re
    Se qes flokun lule n’ball
    Se un jam një vajzë e re
    Që shëndrit o nji mëhallë

    Shoqet më thonë përdit
    Kur shkoj në pus për ujë
    Ça mrrin tuj u godit
    Tuj i ba pasqyrë gjithkuj

    O mori lulja fasligen
    Qitma flokun n’lule t’ballit
    Mori moll rritun në gem
    Që shëndrit o nji mëhallë

    Dashninë qe kena pas
    Mos me harru
    Prej svogli të kam dasht
    Dhe prap të du

    O mos më qesh mëhall e re
    Se qes flokun lule n’ball
    Se un jam një vajzë e re
    Që shëndrit o nji mëhallë

    KUR TË PASH MOR DJALË NJËHERË TUJ KALU

    Kur të pashë mor djalë njëherë tuj kalu
    U mahnita dhe nuk fola
    Se mu pre mu fjala
    Hajde aman-aman
    Se mu pre mu fjala mu në gojë

    Marshalla mor djalë si lulja në pranverë
    Ti mi shokët e tue
    Je si moll e ftue
    Ti do tjesh për mue
    Hajde aman-aman
    Kurrë prej teje skam me u nda

    Pra gjithmon në zemër un do të mbaj
    Fjalt e tua që mka dhanë
    O zambak i bardhë
    Sbashku do ti mbajmë
    Hajde aman-aman
    Sa tjem gjallë në kët dynja

    SHKOJ E VIJ FLUTURIM SI ZOGU

    Shkoj e vi fluturim si zogu
    Tuj këndu
    Ndalem nën dritare vashë
    Tuj t’shiku

    O shpirt sa të du
    Ndalu pak dhe fol me mu
    Se mbas teje jeta ime
    Ka mbaru

    Shkoj e vij natën me hanë
    Tuj t’kërkumun ty
    Digjem në dritare vashë
    Me t’pa me sy

    Heshtja zemrën ma copton
    Ma un s’mundem me duru
    Se mbas teje jeta ime
    Ka mbaru

    Mos kujto se t’kam harrue
    Sytë e zi
    Andrat shpresat nuk mjan zhdukun
    Për dashni

    Serenatën po t’këndoj
    Me kitarë unë po vajtoj
    Jo un smundem ditët e ambla
    Ti harroj

    DASHNORE T’U BANA

    Dashnor t’u bana
    Unë ty moj lule
    Rrezet si hana
    N’zemër mi prunë

    Prej s’largu m’shikojshe
    Si rrezja e diellit
    Kur mu afrove
    Engjëll i qiellit

    Tuj kja sytë m’rrinë
    M’ka lodh dashnia
    Të kesh mirsinë
    T’rujt Perëndia

    TË GËZOJM SE ERDH PRANVERA

    Të gëzojmë se erdh pranvera përsëri
    Përmbi gjitha lulet tjera
    Bashkë me ty moj trandafile do të rri

    Tash sa kohë që sjena pamun na të mjerë
    Mos të rrimë ma k’shtu tuj kjamun
    Avitu o mori lule të marr erë

    Gonxhe t’bukra në behar kur shpërthejnë
    Dashni n’zemër ma njall-e
    Era e yte mori lule nga të vjen

    Mos t’na shkoj moj trandafile kjo pranverë
    Bashkë me gonxhen gemin sile (bile)??
    Avitu o mori lule të marr erë

    KURBETQARI

    Kush ma i pari bani
    More djalë kurbetin
    Mos ja llashtë allahu
    Jo kurrë selametin

    Tri ditë ymër kena
    Në këtë botë fallxhore
    Edhe këto të mjera
    Në kurbet na i more

    Kalurojshim malet
    Hajnat na kanë dalë
    Mi kanë ngref martinat
    Me zorr dunë me m’zanë

    Borë e shi tuj ramun
    Në fushë më zuni nata
    Pa kurgja mulumun
    Jastik guri pat

    Kryt ashtu tuj mdhimun
    Ska kush më freskon ballin
    Ethet janë tuj m’zanun
    S’ka kush ma qan hallin

    Vijshin pashkë e kërshëndellat
    Mgjejshin gjith idhnushëm
    Medet për kurbetqarin
    Që s’pa dit të gzushme

    SI DUKAT I VOGËL JE

    Si dukat i vogël je
    Hajde shpirto rri me ne
    Na ka dalë nji gonxhe e re
    Era karajfil po i vjen

    Hajde cak rrahma gotën
    Mos më len si të vorfën
    Hajde

    Kur ma lujshe shtatin
    Ma shtojshe merakun
    Hikte nata, agonte dita
    Nuk shifshim sahatin

    Hajde cak rrahma gotën
    Mos më len si të vorfën
    Hajde

    Letrat kur mi çojshe
    Merakun ma shtojshe
    Jetën pa mu s’mun e shkojshe
    Kajrafil me erë

    Hajde cak rrahma gotën
    Mos më len si të vorfën
    Hajde

    METALIKUN TA KAM FALË

    Metalikun ta kam falë
    Bëj aman-aman
    Ti hala se ke harxhu aman-e
    Blej kalem e mereqep
    Sy e vetlla me ti shkru
    E sa e bukur je

    Të kam thirr nji natë me bujtë
    E bëj aman-aman
    Ma don hatri me m’ardhë –aman-e
    Ti kujton se du me lujtë
    Merakun me ty m’ka zanë
    E sa e bukur je

    Natë dekik qi të dali hana
    E bëj aman –aman
    Dalim bashkë e rrimë në fresk –aman-e
    Drue qyqja se m’kupton nana
    T’baj me dijtë me guralec
    E sa e bukur je

    KUR MË DEL NË DERË

    Kur më del në derë
    Shtatin si qemer of aman-aman

    Ani mora mora moj briskun-e
    Ani për me premun moj mollën-o
    Ani më shpëtoj preva dorën-o
    Dorën edhe gishtin-o
    Ndaç o më duj o në daç mos më duj
    Jam jabanxhi në mëhall të huj
    O-o nji sahat më duket nji muj

    Kur më del n’obor
    Se çma ban me dorë of aman-aman

    Ani mora mora moj briskun-o
    Ani për me premun moj mollën-o
    Ani më shpëtoj preva dorën-o
    Dorën edhe gishtin-o
    Ndaç o më duj o në daç mos më duj
    Jam jabanxhi në mëhall të huj
    O-o nji sahat më duket nji muj

    Kur më del në shkallë
    Dukatin në ballë of aman-aman

    Ani mora mora moj briskun-e
    Ani për me premun moj mollën-o
    Ani më shpëtoj preva dorën-o
    Dorën edhe gishtin-o
    Ndaç o më duj o në daç mos më duj
    Jam jabanxhi në mëhall të huj
    O-o nji sahat më duket nji muj

    Kur më del n’çardak
    Shtatin si bajrak of aman-aman

    Ani mora mora moj briskun -e
    Ani për me premun moj mollën-o
    Ani më shpëtoj preva dorën-o
    Dorën edhe gishtin-o
    Ndaç o më duj o në daç mos më duj
    Jam jabanxhi në mëhall të huj
    O-o nji sahat më duket nji muj

    KAJRAFILAT QË KA SHKODRA

    Karajfilat që ka Shkodra
    Medet o kund nuk janë
    Gonxhe t’mdhaja gonxhe t’vogla
    Me erë mbushin dynjanë aman-aman
    Ato gonxhe smi prek dora
    Medet o kanë zijanë

    Trandafilja lupte hije
    Medet o për me çilë
    Gjetht i dalin fije fije
    Medet o ç’erë të mirë aman-aman
    Sgjindet kush me tu përzi-e
    Medet moj trandafil

    Maragjyli kaq i bukur
    Medet o por ska erë
    Me ja prek gjethin me pupël
    I shin të gjithë me i herë aman-aman
    Me ja prek gjethin me pupël
    Dorën se çta ther

    PORSI FLLANXA NË PRANVERË

    Porsi fllanxa në pranverë
    Je për syt e mi
    Andrroj vashë kurdoherë
    Pranë të të kem përbri

    Ftyra yte n’lule t’prillit
    Që ndriçon dynjanë
    Zani yt si za bilbili
    Ambëlsi shpërndan

    Dil në xham të të shof njiherë
    Diçka du me t’thanë
    Të jap fjalën se n’pranverë
    Pa t’marrë skam me t’lanë

    PRANVERË E BUKUR SHPEJT DO TNA VIJË

    Pranverë e bukur
    Shpejt do t’na vijë
    Hajde mori flutur
    S’bashku ne të rrimë

    Hajde moj-e bëj aman aman
    Hajde mori mollë
    Ka me ardhë nji vakt
    Ke me m’ra në dorë
    Hajde moj-e bëj aman aman
    Bëja mollë e ftu
    Ka me ardhë nji vaktë
    E ke me u pendu

    Këto dy zemrat tona
    Do ti bashkojmë
    Jetën tonë të lumtur
    S’bashku ta kalojmë

    Hajde moj-e bëj aman aman
    Hajde mori mollë
    Ka me ardhë nji vakt
    Ke me m’ra në dorë
    Hajde moj-e bëj aman aman
    Bëja mollë e ftu
    Ka me ardhë nji vaktë
    E ke me u pendu

    SHOQJA IME TRANDAFIL

    Sa e bukur që më je
    Tash që erdh pranvera
    Shoqja ime trandafil
    Je mbi lulet tjera

    Sa herë të shof në lulzim
    Mbushem me gëzim

    Porsa doli tash pranvera
    E natyra çili
    Përmbi të gjitha lulet tjera
    Je ti kajrafili

    Sa herë të shof në lulzim
    Mbushem me gëzim

    Nëpër kopshtet e lulzume
    Ty jam tuj t’kërkue
    Trandafile ty të gjeta
    Pra ti je për mue

    Sa herë të shof në lulzim
    Mbushem me gëzim

    VASHËNIA

    Edhe këtë natë e vashënia
    Kaloi për ty mori e mjerë
    Se nesër pra do të bahet flija
    E nji isret që po ndrron fletë

    Ka pas menu se vashnia jote
    Se ska me hik me u shu ndonjiherë
    Por edhe ti si çdo gja në botë
    E do ti shtrohesh fatit të mjerrë

    Gëzoje këtë natë që asht e fundit
    Gëzoje ti yll ma t’çmushmen natë
    Falja vashnisë e shtroju mundit
    Që të jep dhuratë kjo jet’mi plotë

    Gëzoji këto orë që ty të kan mbetun
    Gëzoje ti yll ma t’çmushmen natë
    O tuj kujtu me brryla mshtetun
    Zemra po qan e ban dihatë

    O SHPIRT SA TË DU

    Pranvera filloj me ardhë
    Dhe bylbylat janë tuj këndu
    Njajo trandafilja e parë
    Ka çil gonxhet tuj lulzu

    O shpirt sa të du
    S’bashku jetën me kalu

    Rreth e rreth Shkodrës jamë sjellë
    Lule m’lule tuj shetitë
    Ndër ma t’bukrat ty t’kam zgjedh
    Je kampjonia e bukurisë

    O shpirt sa të du
    S’bashku jetën me kalu

    ME LULE TË BUKRA

    Me lule t’bukra du me t’punue
    Vash nji kunor
    O nji tash kangës ja kam fillue
    N’ktë vend prallor

    Po t’bie bilbilat ndaç gardalinat
    Veç me u pajtue
    T’bie gushkuqat dhe kanarinat
    Shpirt me u takue

    As gardalinat as kanarinat
    Për mu skanë vlerë
    Çka ma shumë m’gëzonte në ma
    të bukurat stina
    M’la për gjithherë

    LULJA E MAJIT

    Nji ditë të bukur maji u takum
    Rrëzë një peme mbështetun te një hije
    Njeri tjetrit neve i premtuam
    Qysh atë ditë në zemër ti më hyre

    Nuk je lulja e vyshkun e Janarit
    Por je lulja e bukur e dritës majit
    Ndaj këndoj për ty o lulja ime
    Ndonse je gjithmonë pranë zemrës time

    Do të këndoj për ty moj lulja e vyshkun
    Ndonëse gjindesh tashma larg prej meje
    Do t’kujtoj gjithmon moj tuj u heshtun
    Se n’kujtim ti gjinesh ma pranë meje

    Nuk je lulja e vyshkun e Janarit
    Por je lulja e bukur e dritës majit
    Ndaj këndoj për ty o lulja ime
    Ndonse je gjithmonë pranë zemrës time

    KUR MË KUJTOHET KOHË E SHKUAR

    Kur mkujtohet kohë e shkuar
    Zë më dridhet zemra e mjerë
    E ndi veten të mjeruar
    Dua të qaj moj vajz e vogël
    por s’kam lot

    Hike hike shkove
    Lamtumirë s’më the
    Dashurinë e parë moj vajzë harrove
    Si stë erdhi keq për mua
    Dhe prej meje hike shkove
    Të lutem mos më harro
    Sytë e mija janë t’maviju
    S’duhej moj e dashur t’lujsh
    Me zjarrin tim

    Kur e dinje që smë donje
    S’duhej që të më dashuronje
    Dhe prej meje ti u largove
    Të lutem moj vajzë e vogël çfarë mendon

    Hike hike shkove
    Lamtumirë smë the
    Dashurinë e parë moj vajzë harrove
    Si stë erdhi keq për mua
    Dhe prej meje hike shkove
    Të lutem mos më harro
    Sytë e mija janë t’maviju
    S’duhej moj e dashur t’lujsh
    Me zjarrin tim

    NJË LULE

    Një lule që me mall
    E mbolla unë në kopshtin tim
    Atë lule ta këpus me dorë
    Nuk kam guxim

    Mos janë vallë a pike vese
    Mos janë vallë a yll a hënë
    Mos janë vallë zjarr dashnie
    Ata sy që vezullojnë

    MOS VALLË KAM FAJ UNË

    Mos vallë kam faj unë
    Mos vallë kam faj unë
    Mos vallë kam fajë unë që të dashuroj
    Natën yjet zjarrmojnë
    Natë ledhka dhurojnë
    Natën të gjithë dashurisë ja kushtojnë

    Me dy lek unë bisedoj
    Me tre lek unë të takoj
    Dhe miljona të më japësh unë s’të harroj

    Dashuria është e mirë
    Dashuria është e dlirë
    Dashurisë unë i bëhem therror

    Mos vallë kam faj unë
    Dhe faji më rrethon
    Unë për vete s’mendoj a provoj
    Po përse a e di
    Në këtë natë me hënë
    Më lejove ti mua të të puth

    VAJZË DURRSAKE

    Kam kalu disa pranvera
    Por si kjo asnji
    Kjo që m’solli gëzimin
    Plot me dashuri

    Ref
    Vajzë durrsake sa të du
    Me ato sytë e shkru
    Moj burbuqe plot freski
    Me ty kam ra n’dashuni

    Dhe në punë kur më shkon
    Herët në mëngjez
    Para meje kur kalon
    Zemrën flakë çma ndez

    Ref
    Vajzë durrsake sa të du
    Me ato sytë e shkru
    Moj burbuqe plot freski
    Me ty kam ra n’dashuni

    Eja së bashku të jetojmë
    Si lulja me erë
    Çerdhen tonë ta ndërtojmë
    Plot dashuni përherë

    Ref.
    Vajzë durrsake sa të du
    Me ato sytë e shkru
    Moj burbuqe plot freski
    Me ty kam ra n’dashuni

    KAPITEN I RI

    Kapiten I ri
    Mdifto se nga po vjen
    Ti që ke qenë në ushtri
    A e ka pa burrin tem

    Me mue ka luftue
    Po ka shkue në atë jetë
    Tashti ti më merr mue
    Jovani yt ka vdek

    Po ti pse më pyet
    Moj e bukura vejushë
    Se ty diçka t’ka tretë
    Që ke dal në këtë fushë

    Kapiten I ri
    Porsi bora në mal
    Unë nuk ndrroj dashninë
    As me një general

    Hajde pra vejushë
    Mbi ty kurrgja nuk kam
    Të puth faqen dhe gushën
    Jovani yt unë jam

    GABOVA – GABOVA

    Gabova – gabova
    Shumë unë tu kallzova
    Mikrobi është më I randë se plumbi
    Zemrën mu çma helmoi

    Më qanje më qanje
    Të thoshje të dua
    Por tjetër djalë ti ke patur
    Çumë nuk bën më për mua

    Të shtatëmbëdhjetë pranverat
    Tinë moj pa I mbushur
    Të këqijat I ke mësuar
    Të mirat I ke harruar

    Këngën unë ta nxorra
    Tynë e pa besë
    E sinqertë të jesh
    Gjithmonë në këtë jetë

    ZEMRËS KATILE

    Do tja tregoj unë
    Asj zemrës katile
    S’harroj dhe ti them
    Qërrohu moj rrezile

    Gabove që zemrën
    Time’ se pranove
    Por se në zemrën tënde
    Vagabond më çmove

    E di që me zemër
    Thua që stë dua
    Shporru moj katile
    Të tjera ka për mua

    Flokët që ti bën
    Kush ti mëson kalipso
    Ah mamaja tënde
    Lejon këto marrëzira

    JELEKUN KADIFE

    Jelekun kadife vishe ti për mu
    Ti se di zemërën time
    I mjerri sa fort të du aman
    Sa fort të du
    Jam djeg e përvëlu

    Hajde syn i zi aman aman
    Qaj lala për ty
    Ta puth vetllën me gjithë sy aman aman
    Lum lala për ty

    Meraku i shkretë qi m’ka zan me ty
    Diftoju zemër gjanë
    Ki mëshirë e dhimsuni aman moj dhimsuni
    Zemra ç’mu ba hi

    Hajde syn i zi aman aman
    Qaj lala për ty
    Ta puth vetllën me gjithë sy aman aman
    Lum lala për ty

    SA TË DU

    O sat ë dup or skam guxim
    E jam ba si dru
    Zemrën time mir ma din
    Sa më ke shtërngu

    O syni jot porsi manjet
    Më ban rreze mu
    O se çna dogje zemrën e shkret
    Plasa moj tuj t’shiku

    O ku tka ra kjo bukuri
    Si dielli në p’rendim
    Ma mbush zemrën me dashni
    Smund të baj durim

    ANËS DETIT ANËS BREGUT

    Anës detit anës bregut
    Kish fillu hana me dalë
    Ish një djalë si bir beu
    Me një vajzë ishin tuj qa

    Vajza thoshte na diktunë
    Dhe ne duhet me u nda
    Babës vajtën I kallzunë
    Zoti e di kur shifna prap

    Hajde e dashur moj e bukur
    Dalim presim të dy bashkë
    A e merr vesh ti zemrën time
    Se sa fort të kam dasht

    U me deti prej tallazit
    Të hyjmë me një barkë
    Të dy ranë në fund të detit
    Të dy marumë shpejt e shpejt

    METALIKUN TË KAM FALË

    Metalikun ta kam falë
    Moj aman aman
    Ti hala se ke harxhu – amane-e
    Blej kalem e mereqep
    Sy e vetlla me ti shkru
    E sa e bukur je

    Të kam thirr një natë me bujtë
    E bej aman – aman
    Ma don hatri me m’ardhë-aman-e
    Ti kujton se du me lujtë
    Merraku me ty mka zanë
    E sa e bukur je

    Natë dekik qi të dalin hana
    E bëj aman-aman
    Dalim bashkë e rrimë në fresk – aman-e
    Drue qyqja se m’kupton nana
    T’baj me dijtë me guralec
    E sa e bukur je

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu