ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Keqardhje për “Botën Islame” që nuk e ka ende një filozof si Niçe

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
KEQARDHJE PËR “BOTËN” ISLAME – NUK E KA ENDE NJË NIÇE
[Edhe për hir të Ditës ndërkombëtare të Filozofisë!]
Kur trajtoj tematikat që i përmbajnë islamistët si protagonistë, pothuajse përherë më shkaktohet mrekulllimi që ma dhuron Filolozofi Fridrih Niçe (Friederich Nietsche) me veprën e tij “ANTIKRISHTI. Mallkim Krishterimit!” [Origjinali: “Der Antichrist. Fluch auf das christenthum”]. Ky mrekullim përbehet nga shumë arsye, të cilat kur filloj t’i konkretizoj, më ngjajnë në lëmsh me fije të humbur. Më kryesori është guximi i atëhershëm iluminist i Niçës.
Këtë kryevepër Niçe e ka shkrua në vitin 1888, ndërsa i është botuar gjashtë vite më vonë (1894). Atëherë pra, para 133 vjetëve, në Gjermani dhe në Europë kishte censurë dhe kërcënim pothuajse më të ashpra, nga kleri e besimtarët katolikë, se tani nga islamistët në Avganistan. Ende dominonte kleri kristian, edhe pse Iluminizmi dhe Renesanca Europiane kishin përparuar shumë. Prandaj edhe botuesit e atëhershëm trembeshin që ta botonin “Antikrishtin…”, siç janë frikësuar në rastin tim, 128 vjet më vonë, kur kërkoja botues për ta botuar veprën time: “Islami – religjion agresiv(?!)”. Megjithatë: nuk kam has në informim se Niçe është kërcënuar siç jam kërcënuar për veprën time.
Këtë Vepër të Niçës fatmirësisht e kemi edhe në shqip, të shqipëruar nga Taulant Hatia, e botuar nga “Plejad”në Tiranë në vitin 2009. I ka vetëm 84 faqe. Megjithatë si kryevepër, është përkthyer, e botuar dhe ribotuar në qindra gjuhë dhe në dhjetra milionë ekzemplarë.
Qysh kur fillova të frekuentoja ligjëratat e filozofisë në Ruhr-Universität në Bochum (Gjermani), në vitin 1977, pata dëshirë ta shqipëroja “Antikrishtin…” e Niçës. U dorëzova shpejt sepse Niçe shquhej për stil filozofik tepër të ngjeshur, më shumë përmbatje të thellë misionare iluministe. Fatkeqësisht nuk i zotëroja as shqipen as gjermanishten, sa të isha i sigurt se do ta shqipëroja mirë (ndërsa dramën e Bertolt Brecht’it “Jeta e Galile Galileut” pata guxuar ta shqipëroj.).
Vlera ekstra e “Antikrishtit…” është: Niçe ka qenë filozofi i parë klasik, i cili Krishterimin e ka kritikuar deri në palcë, duke e diskualifikua e diskreditua si ideologji agresive, amorale, shpëfytyruese, shoviniste…
Niçe, duke e përvijuar konceptin e shkrimeve të tij pararëndëse, i ka zgjeruar kritikat e tij ndaj Krishterimit, të cilave u jep një mprehtësi e thellësi të panjohur deri atëherë. Në gtekst të ngjeshur ai kritikon Krishterimin, i cili është themeluar nga “shën” Pali (Paulus) dhe që, ndër të tjera, i pat shkatërruar edhe trashëgiminë e lashtësisë “greke” dhe romake, pasi ia doli t’i imponohet Perandorisë Romake, në vitin 380, si religjion i vetëm, “zyrtar”, i shoqëruar me agresivitet e dhunë tejet fashistoide! Për më tepër, Niçe i bën një interpretim origjinal psikologjik Jezusit. Ai flet kundër etikës kristiane për dhembshuri, sulmon edhe filozofinë gjermane, e cila sipas tij, ndikohej e varej shumë nga Krishterimi. Diskrediton edhe konceptin judeo-kristian për “një-zot”.
Edhe vet autori Niçe është alarmues në informimin hyrës të Veprës se tij “Antikrishti…”:
“Ky libër u përket pak njerëzve. Ndoshta asnjëri prej tyre ende nuk është lindur. Qofshin nga ata që e kuptojnë Zarathustran time: si mundem unë të ngatërroj veten time me ata që tashmë sapo kanë zënë t’u rriten veshët [për të dëgjuar/kuptuar]? – Vetëm e pasnesërmja më takon mua.” [Origjinali: “„Dies Buch gehört den Wenigsten. Vielleicht lebt selbst noch Keiner von ihnen. Es mögen die sein, welche meinen Zarathustra verstehn: wie dürfte ich mich mit denen verwechseln, für welche heute schon Ohren wachsen? – Erst das Übermorgen gehört mir.“]
Mua më ka impresinuar sidomos diskreditimi që Niçe ua ka bërë filozofëve klasikë: Fichte, Schelling, Schopenhauer, Hegel, Schleiermacher, Kant, Leibniz… “Që të gjithë janë thjeshtë mjegullues!” – ka (ç)vlerësuar Niçe. Energjik ka qenë në kritikën e tij sidomos kundër Kantit, të cilin e ka bërë përgjegjës kryesor për mungesë të distancës se domosdoshme të filozofisë se tij nga Krishterimi.
As unë nuk kam konsideratë ekstra për filozofë që besojnë në “zot”, “zotra” dhe në religjione të çfarëdollojshëm! Ndonjëherë dominohem nga diskualifikimi arrogant: sidomos (pseudo)filozofët, që kanë filozofua pas Galileut, Kopernikut e plejadës se tyre shkencore, por që, megjithatë, kanë besuar e besojnë religjione, nuk janë filozofë, por teologë, të veshur për kamuflim imponues me kostum filozofi…
Niçe ndoshta e ka tepruar me diskualifikim të filozofëve të mëlartëpërmendur edhe si armiq të tij. Ai në kapitullin “për ne – sërish neve”, priftërinjtë dhe teologët i diskualifikon si gënjeshtarë të skllavëruar nga instikti për t’u imponuar sundimtarë, dhe prandaj të gjitha vlerat i kanë përmbys kokëposhtë. Ndërsa filozofinë, sidomos ate gjermane, e diskualifikon si një teologji, por me varacion e mjete tjera, e për qëllim të njëjtë.
Niçe ka qenë energjik kundër spekulimit të filozofëve me “zotin”, të cilit ia kanë zgjat ekzistencën si protagonist gogol, duke e kamufluar edhe si “Ideal” (Spinoza), “shpirt fisnik” (Hegel), “absolutist” (Fichte) apo “gjesënd në vetvete” / “Ding an sich” (Kant dhe Schopenhauer).
Edhe prezantimin glorifikues të Jezusit nga Ernest Renans Niçe e ka diskualifikuar si prezantim tepër naiv. Në të kundërtën, prezantimin diskreditues që ia ka bërë Dostojevski Jezusit, e ka pëlqye.
Po e përmbyll këtë shkrim me citim të Niçës: “… sot është e pahijshme të jesh kristian. […] Edhe me pretendimin më modest për drejtësi, duhet ditur se sot teologu, prifti, papa, jo vetëm që gabojnë në çdo fjali që shqiptojnë, por edhe gënjejnë […] Tashmë edhe prifti e di, siç e dinë të gjithë se nuk ka më ‘zot’, ‘mëkatar’, ‘shpëtimtar’ – se ‘vullneti i lirë’, ‘rendi moral botëror’ janë gënjeshtra […]”
***
Fatkeqësisht “botës” islame i ka munguar dhe po i mungon një Niçe – me ndikim e përmasa të mëdha iluministe, si Niçe në “botën” kristiane. Mund që “botës” islame i ka munguar dhe po i mungon eminenca iluminste intelektuale, prandaj nuk ka qenë në gjendje të nxjerrë e afirmon një Niçe anti-Mohamed, siç ishte Niçe anti-Krisht. Që do të thotë, “bota” mohamedane duhet të jetë mbrapa “botës” kristiane, të paktën rreth 130 vjet, sepse ende nuk kemi vepër anti-mohamedane, siç e kishte “Antikrishtin…” “bota” kristiane në vitin 1894!
PS.:
Keqardhje që shqipëruesit Taulant Hatia i është përvjedh një pasaktësi përmbajesore në nëntillin e veprës së Niçës; e ka shqipëruar: “Mallkim i krishtërimit”. Do të duhej të shqipërohej: “Mallkim Krishterimit!”
Niçe e ka mallkuar Krishterimin, nuk ka evidentura mallkim nga Krishterimi. Origjinali: “Fluch auf das Christenthum”. Përkthim “juridik”: “Mallkim mbi Krishterimin”. Në shqipërim kemi variantin më të sakt e më “poetik”: Mallkim Krishterimit!
AMEN!?

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Me pak fjale ju z.Kelmendi kerkoni nje Ateist ? Nje kopje te Nices me shigjete te drejtuar nga Feja Muslimane.Bota nuk vuan per Ateiste, trokit deren e komshiut dhe e gjen , dhe mos u mundoni shume krijoni ju nje Nice te dyte.Se njohurite e deshira nuk ju mungojne.Me serjozitet e them se do te lexoja nje Nice te dyte ne shqip.

  2. Me vjen keq. Perkthim i sakte i nentitullit te vepres “Antikrishti” eshte: “Krishterizmi i mallkuar”, e si rrjedhoje te shprehurit qe dallohet ne kuptim esencial te vezhguesit per dallim nga perjetuesit dhe te shprehurit:”Mallkim Krishterizmit”. I pari te themi sinonim eshte konstatim qe permban ne vehte te themi vezhguesin cili percepton (perceptim si perjetim) se krishterizmi qenke apo eshte i mallkuar. E te shprehurit: “Mallkim Krishterizmit” eshte gjendje afektive interaktive e personit ku ai person ne menyre aktive pozicionohet ndaj, ne kete rast, krishterizmit dhe e quan si te mallkuar. Perseritje: personi pozcionohet si protagonist mbrenda per mbrenda njgarjes, fenomenit dhe si protagonist qe ne perjetim individual e shpreh mallkimin ndaj ngjarjes, fenomenit, e ne kete rast ndaj krishterizmit si te tille. Hmm.. pak cuditshem pse Ibrahim Kelmendi nder filozofet qe i permend si oponent te Friedrich Wilhelm Nietzsche, e reshton Spinozen (Baruch de Spinoza). e me radhe me kete reshtim te Spinozes ne mes filozofeve te permendur, e si oponent te te menduarit dhe gjykuarit te fenomenit te kishterizmit dhe Krishtit nga Nietzsche kontestohet me ate dhe shkenctarin Albert Einstein si person qe aderon Zotin e inercionit e aktiv te Spinozes. Ndoshta, po them ndoshta Ibrahim Kelmendi referohet ne Nietzsche dhe pjesen e vepres te Nietzsce: “Also sprach Zarathustra” (“Ashtu fliste Zarathustra) ku zoti eshte vetem nje deshmitar neutral e qe nevrikos pikerisht sepse eshte gjithemone aty, e si shikues, deshmitar, tersisht neutral dhe me radhe iritues ngase eshte shikues-seshmitar neutral. Ndoshta, po them ndoshta, Irahim Kelmendi nuk e ka lexuar librin me interesant dhe me intrigues dhe kuptimplot e ne Urates se Vjeter “Libri mbi Jobiin”. E me radhe dhe nje veshtrim tejet interesant te Carl Gustav Jung: “Pergjigje Jobit”. Nietzsce ne esence ndien nevoje per Zotin por jo si deshmitar tersisht neutral si ai e perjeton, percepton Zotin dhe me radhe e supstituon Zotin si “deshmitar neutral” nje Mbinjeri “Übermensch” e qe ne esence edhe ishte Jezu Krishti si i Tille.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu