ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kërcënon Goran Rakić, zv/Kryeministër i Kosovës : Herën tjetër do të mbrohemi e rezistojmë kundër Policisë së Kosovës!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Ahmet Asani
GORAN RAKIÇ: HERËN TJETËR DO TË MBROHEMI DHE DO TË RREZISTOJMË KUNDËR POLICISË SË KOSOVËS!
▪︎Në takimin e djeshëm të perfaqësuesëve të serbëve të Kosovës me presidentin e Serbisê Aleksander Vučič, i mbajtur në një kazermë të qytetit të Rashkës, kryetari i Listës Serbe Goran Rakić, paska deklaruar se nëse policia e Kosovës edhe njëherë nderhynë në veri të Kosovës, serbët do të rezistojnë me gjitha mjetet që kanë në dispozicion, që i bie se do të luftojnë kundër policisë së Kosovës!
▪︎Me këtë politikë te kapjes së shtetit dhe me ministra “konstruktiv” sikur Goran Rakiç dhe ministra t’pa dije sikur Xhelal Sveçla, të cilit informatat sekrete po i rrjedhin rrugës, Albin Kurti ngadal e sigurt veriun e Kosovës do ta shndërroj në protektorat! Kohë e fundit është që opozita të kërkoj largimin e kësaj qeverisjeje të mbrapsht, sa nuk është bërë vonë!

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Sa ishte ne opozite Albini kritikonte ( me te drejte) qeverine dhe kerkonte shkarkimin e z. Rakiq. Tani qe z. Rakiq u be pjese e qeverise se Albinit pernjehere ndryshuan punet, ai u be i mire. Ai tani per Albinin eshte i mire edhe kur automjetet e pastrimit te qytetit (qe jane ne pronesi te tij) bllokojne rruget per kalimin e policise speciale , kur aksionin e policise se Kosoves e quan “nate e kristalte” apo kur kercenon se heren tjeter do te mbrohemi e rezistojme kunder policise se Kosoves.
    Sa ishte me te tjeret ishte i keq, kur u be me Albinin eshte i mire. A nuk eshte ky standard i dyfishte?

  2. Kesi lloj shkrime zotri Asani ketu ishin emru “pucanj u prazno” dhe /ose “puko pametarenje”. Goran Rakić ishte minister dhe ne qeveri te kaluara apo jo zotri Asani? E sipas Kushtetutes se Kosoves nje serb e ka vendin te garantuar per minister dhe/apo zavandes te kryeministrit. Goran Rakić ka qene ma i pershtatshem se nji Dalibor Jevtić, i cili eshte politikan i kalibrit shume me te lart se Goran Rakić e me kete, e sipas logjikes themelore, shume ma i rrezikshem. E tash duhet me rrezu Albin Kurtin doemos sepse nuk mundet me ndru Kushtetuten e Kosoves sipas ciles nje vend ne ministri dhe zavendes kryeministri i takon serbit nga Kosova. Cka pritet Ju dhe tjeret ne Kosove? Qe serbi ka me qene ne anen e shqipetareve? Gishtin e keni drejtu ne ane te gabueshme zotri Asani. Drejtoni gishtin kah Bashkesia nderkombetare qe ia imponoi Kosoves kesi Kushtetute. Ne guxovshit. Por si duket te Ju si dhe te shumica e shqipetarve eshte thelle e mjellun ajo thenie: “Mos mujsh mi meshu gomarit mshoi samarit”. Tone ju ishit trima kur duhet me luftu kunder shqipetarve. Kur erdhen serb 1999., iket si lepura, shumica. Mos po doni me u kthy Thaci apo shoke te tij nashta ne pushtet? Kure poashtu shumica nga juve skeni guxu gojen me hap kur ishte Thaci me diktature dhe ju shtypi me dekada, ju boni paqaver. Nuk zberthyt asgje e lidhur me Rakić por menjehere gishtin kah Albin Kurti, e cili pati guxim te i kundervihet qendrimit diskriminues ndaj Kosoves, si nga Serbia ashtu edhe nga kriminelet e ne reshta te shqipetarve qe me vjet bejne trafikime dhe tregeti te jogjishme e me ata serb ne veri te Kosoves e me radhe edhe me Serbi dhe benen dame milionshe Kosoves. Spo ja u mbush synin juve Albin Kurti, legalisti, por ndoshta ju nevojitet nje Boss qe me mujt te admironi nje asi Bossi. Athu se Victor Hugo kishte pas inspirim me te thelle per vepren kapitale te Tij: “Les miserables” ( Te mjeret), me ju pas njoftu, shumicen e shqipetarve e ne kohe recente? Athu…?

  3. Antikombetart veq kur te trillojne se Albini ish me priardhje Kinez !
    Dhe po ka merak me e fuqcizue serbine ! Por une po u drejtohem qytetarve
    te nershem me dy fjale Albini shume mire e ka qe nuk po flet Rakiqi e Rakiqat
    kan me krijue kushte per ta sigurue burgun ndoshta edhe te perjetshem
    Pra anmikun nuk duhet me e nale prej gabimeve Se pse gabimet po i shef krejt bota
    dhe dikure do i hapet gropa per ta vorrose fashizmin serboqetnik !

    • E sipas teje kombetarë qenkan ata qe duke e perkrahur Albinin e perkrahin edhe Hysamedin Ferrajn. Se ti sigurisht e di qe Albini Hysamedinin e ka krah te djathte. E vizioni i “patriotit” Hysamedin eshte neo-otomanizmi. Sepse sipas tij Turqia kishte qene shpetimtarja e shqiptareve. Sipas tij edhe Skenderbeu ishte tradhetare sepse kishte tradhetuar turqit ndersa Ballaban Pasha ishte atdhetarë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu