ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Kërkesë për mbrojtjen nga dezintegrimi i sistemit gjyqësor të Kosovës 

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Isa Mulaj, Istog

Kërkesë Kryetarit të Këshillit Gjyqësor për shpëtimin nga dezintegrimi dhe ruajtjen e integritetit të sistemit gjyqësor të Kosovës (shih dokumentin e bashkangjitur)  

Sistemi gjyqësor i Kosovës është i ndarë sipas sferave të interesit, partive politike, ideologjive, klaneve, biznesit, ushtrimit të ndikimit, religjionit, etj. Derisa në njërën anë qarkullojnë publikisht njoftimet nëpër rrjete sociale “kujt i shërben Prokuroria Speciale?”, do të ishte mirë të bëhëj edhe pyetja se “kujt i shërben Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit të Kosovës?” Nuk mund të jetë rastësi pse në seanca gjyqësore të Gjykatës Themelore në Prishtinë tash së voni, më 21 gusht, 2023, të pandehurit nuk pranojnë të gjykohen me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës! Disa tjerë (strukturat paralele serbe) nuk i njohin gjykatat e Kosovës! E ka edhe më shumë të atillë që nuk i njohin ligjet në fuqi dhe duan gjykim me Kanun. Dalin në shesh se edhe disa media qqë veprojnë në Kosovë dhe me ndikim të madh në opinionin publik, janë të regjistruara në Maqedoninë e Veriut me kapital dhe nënshtetësi të Serbisë, dhe përfaqësuesit e tyre të autorizuar shqiptarë janë të lindur ose vijnë nga Đakovica, Peć, Uroševac (emërtimi në Serbisht për qytetet e Gjakovë, Pejës, Ferizajt, etj.). Kjo mund të krijoj përshtypjen për nivelin e dezintengrimit të sistemit gjyqësor.   

Sidomos Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit të Kosovës mbesin dy institucione me skandale që dyshohen se përfshijnë gjykimet me porosi (ushtrim të ndikimit) dhe keqpërdorim të dokumenteve zyrtare si pjesë e biznesit të grupeve kriminale. Për këtë arsye, ne iu kemi drejtuar kryetarit të Këshillit Gjyqësor me kërkesën për ta ruajtur integritetin e sistemit gjyqësor të Kosovës sipas Ligjit Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Këtë njoftim të shkurt po e bëjmë publik nga shkaku se sistemi i drejtësisë, duke përfshirë sidomos Gjykatën e Apelit, bënë manipulime me shërbime postare vetëm për të mos u rënë në dorë përgjigja për ndonjë ankesë dhe kërkesë, e pastaj thonë: “Ne ua kemi dërguar përgjigjen por s’di pse nuk e paskeni marrë!” Sikur qifti i gjyqtarit Beqir Kalludra që na thoshte se Kryetari (Valon Totaj) ta ka dërgu përgjigjen ku të ka njoftu se ka refuzuar të më përjashtoj! Me pasë Valon Totaj ndonjë integritet të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, duhet t’i kontrolloj dhe merr masa ndaj atyre që na shantazhojnë me aktgjykime të huaja siç është rasti C.nr.693/2017 i gjyqtarit Fahret Vellija nga Gjykata Themelore e Prizrenit, dhe të na i ofroj shkresat e lëndëve tona që na takojnë me ligj. Ka një dyshim rreth këtyre manipulimeve; Kryetari i Gjykatës së Apelit duhet të jetë nga Gjonaj i Prizrenit dhe ka punuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, e më pas është dekretuar gjyqtar në Gjykatën e Apelit nga Hashim Thaçi më 2018. Raste tjera të shantazhit me dokumente dhe aktgjykime të huaja është ai Gjykatës Themelore të Prishtinës ku ka punuar Beqir Kalludra si gjyqtar për krime të rënda. Kush janë këto gjyqtare Hidajete Gashi dhe Shpresa Veselaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dhe pse na dërgohen aktgjykimet e tyre për palë krejtësisht të panjohura dhe të pandërlidhura me ne? Koxha interesant kjo far lufta hibride kundër neve me dokumente nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës Themelore të Prizrenit me gjyqtarët e të dyjave tani në pozita në Gjykatën e Apelit ku njëri prej tyre është Kryetar (Valon Totaj) që refuzon ta përjashtoj tjetrin (Beqir Kalludra) nga çështja penale përkundër shkeljeve, madje, e mban fsheht njoftimin ndaj neve.   

Pse neve qëllimisht na shantazhoni me dokumente të huaja kurse na e mohoni qasjen në dokumente dhe përgjigje që na takojnë me ligj? 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu