ARKIVI:
4 Dhjetor 2024

Kerkoj procedimin e qytetarit Muhmet Sytari për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

Shkrime relevante

Tmerret që mbetën brenda meje & Rrëfime nga lufta (1)

Blerim Metaj ___ Rrëfime nga lufta - pjesa e parë: Tmerret që mbetën brenda...

Rreth personalizimit-privatizimit të vendimeve të LPK-së

Bardhyl Mahmuti Titulli “Çështë ky zell i tepruar për t’i personalizuar-privatizuar vendimet...

Pse dhe si është e mundur që Nëna Shqipëri ta ndaloj këngën e Shkurte Fejzës kushtuar Adem Jasharit ?

Nga: Reshat Sahitaj & Behare Rexhepi   Urdhëri që këngëtarja jonë Shkurte...

Historia e presidentëve të Kosovës!

Florim Zeqa Në historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga shpallja...

Kritikë publike për shpirtin e keq të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit

Nga: Luan Dibrani Në një kohë kur Kosova ka nevojë për unitet...

Shpërndaj

Kerkoj procedimin e qytetarit Muhmet Sytari për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” mbrenda orareve të ndaluara (22:00-06:00) të përcaktuara nga Bashkia e Shkodres
Kryetarit të Bashkisë Shkoder zotni Benet Beci dhe Komisariatit të Policisë Shkodër.

Pergëzoj Kryetarin e Bashkisë Shkoder dhe Komisariatin e Policisë Shkodër per punen e madhe, kambëngulse dhe të palodhëshme per zbatimin e ligjit ndaj të gjithë shkelsve në Qytetin e Shkodres dhe në krejtë Qarkun e Shkodres. Vetem kështu vendoset rrendi ligjor në qytetin tonë ashtu si në vendet e tjera europiane.

Lexova në gazeten online “ShkodraWeb.com” të dates 01-08-2024 lajmin me titull “Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në qarkun e Shkodrës, komunikata e policisë njofton ngjarjet” . Në lajmin e fundit lexova si ma poshtë:

“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike , për shtetasin D. N., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se në subjektin (lokalin) që ai administronte, gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, pas orarit të përcaktuar”.

Këtu ma poshtë po citoj Vendimin e Bashkisë së Shkodres Nr.1945/3 numri Prot – Shkoder me 19/06/2018 në lidhje me ndotjet akustike:

BASHKIA E SHKODRES Kryetar Voltana Ademi
(DREJTORIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE) 
ZHURMA DHE TREGUESIT E SAJ  
Plani lokal për veprimin e zhurmave në mjedis.
Udhëzimi i përbashkët i Ministrit të Mjedisit dhe Ministrit të Shëndetësisë nr 8 datë 27.11.2007           
“ Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara” , përcakton Nivelet kufi të zhurmës për mjedise të caktuara referuar vlerave udhëzuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Si mjedise të caktuara, për efekt të zbatimit të këtij udhëzimi, janë identifikuar mjediset e zonave të banimit, (jashtë banesës, mjediset e brendshme të banesës), institucionet (arsimore, parashkollore e shëndetësore), zona me aktivitet social-ekonomik, mjedise urbane dhe parqet publike.
Nisur nga sa më sipër kemi përcaktuar për seicilën klasë përdorimi të territorit edhe nivelin e emetimit të zhurmës , nivel ky max i lejuar referuar dispozitave ligjore, ku LAeq është niveli i vazhduar ekuivalent i presionit akustik të ponderuar (A0), prodhuar nga të gjitha burimet e zhurmave që  ekzistojnë në një vend të caktuar dhe gjatë një kohe të caktuar. Referuar përcaktimeve të OBSH të dhënat LAeq  e  janë si më poshtë:
(Burimi: https://bashkiashkoder.gov.al/wp-content/uploads/plani_2397.pdf  ). Këtu bashkanjitur tabela e liveleve të lejushme të zhurmave.        

Kur lexova lajmin e masiperm per procedim penal të nji  qtetarit 31 vjeçari, më shkoi mendja tek problemi shumëvjeçar i shumices së qytetarve shkodranë, dhe i turistave të hoteleve tona të shumtë, në  lidhje me “Tejkalimin e normave te lejuara të ndotjes akustike, mbrenda orarit të ndaluar të intervalit kohor 22.00-06:00” nga ana e qytetarit Muhamet Sytari, i cili ka urdhëru të hapen altoparlantët e të gjitha xhamiave të Shkodres para ores 06.00 të mengjezit, para së ciles me vendim të Bashkisë nuk lejohet asnji lloj zhurme në zonat e banuara të qytetit dhe sidomos afer hoteleve.

Teshti, në qoftëse procedohet penalisht per 1 apo 2 herë muzikë mbrenda intervalit 22.00 – 06:00, nji qytetar, djalë i ri 31 vjeç, pse mos të procedohet penalisht qytetari Muhamet Sytari, burrë i pjekun dhe që jep mësime morale, i cili urdhnon të ndezen të gjithë altoparlantet e xhamijave në Shkoder para ores 06:00 të mëngjezit në kundershtim me Vendimet e Bashkisë së Shkodres?
Muhamed Sytari, myfti
A nuk janë të barabartë të gjithë shtetasit shqiptar para ligjit?
A do ta këthejmë Shkodren e kultures në kohen e obskurantizmit mesjetar?
Me 14 korrik 1789 u ba Revolucioni i Popullit Francez, i cili nder të tjera vendosi në Francë PARIMIN E LAICITETIT, pra shkëputjen (pamvarsinë) e shtetit nga feja (nga kleri). Ky revolucion revolucionoi të gjithë Europen. Parimi i Laicitetit sot asht në Kushtetutat e të gjitha shteteve europiane pa dallim, lindor apo prendimor, perfshi edhe Kushtetuten Shqiptare të detyrushme per të gjithë qytetart shqiptar pa dallim. Ndoshta qytetari Muhamet Sytari asht kundra laicitetit dhe nuk e ka studju Kushtetuten Shqiptare në shkollat që ai ka ndjekë, por ai duhet ta studjojë Kushtetuten Shqiptare dhe ta zbatojnë këtë Kushtetutë si çdo qytetar tjeter i Republikes së Shqipnisë. Nuk mund të pranohet, që nji klerik (hoxhë o prift qoftë ky) të dalë mbi ligjet e Republikes së Shqipnisë dhe ti shkelë ato me vetëdije.

Per këto arsy, per të miren e popullit të Shkodres dhe per respektimin e ligjëshmerisë, un i kerkoj Kryetarit të Bahkisë Zotni Benet Beci dhe Komisariatit të Policisë Shkodër procedimin e qytetarit Muhamet Sytari për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” mbrenda orareve të ndaluara (22;00-06:00) të përcaktuara nga Bashkia e Shkodres.

Kerkues qytetari i vjeter i Shkodres Paul Tedeschini, Itali me 02 gusht 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu