ARKIVI:
11 Janar 2025

Kështjella e ngjarjes së madhe!

Shkrime relevante

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

Të dashur qytetarë të Kosovës, Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës...

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shpërndaj

Nga: Bajram Sefaj, shkrimtar

Rilexim nostalgjik

Një kallëzim paksa i vonuar, për një mbresë të pa harruar, nga vizita Kështjellës Elsionor, dhe për një rilexim të këndshëm (më të dashur se për herë të parë) të kryeveprës së letërsisë botërore “Hamleti – princ i Danimarkës” në shqipërim të mrekullueshëm të Fan Stillian Nolit. Në këtë Kështjellë, po pikërisht këtu, në Elsionor, sipas imagjinatës së shkrimtarit ka ndodhur tragjedia e njohur.

Në kryeqytetin e Danimarkës (Noli i thotë Danmarkë), në Kopenhagën e lashtë dhe të bukur, ishim në mesin e njerëzve tan, vëllezërve e motrave tona shqiptare. Kryesisht, me ndonjë rast tepër të rrallë, të gjithë shqiptarët në Kopenhagë, ishin nga Tetova dhe nga viset e tjera shqiptare të Maqedonisë. Thoshin se janë diku rreth gjashtë mijë veta. Jetojnë ata atje qëmoti dhe si njerëz bujarë, punëtorë e fisnikë që janë, kanë krijuar njohtësi e miqësi të mëdha me kopenhagasit dhe me të gjithë njerëzit e tjerë të “Danemarkës”, me të cilët kanë pasur punë e afarizëm. Punëtorët tanë shumëvjeçarë e të shquar dhe të afirmuar dhe në disa punë të tjera intelektuale dhe qytetare, pos në fushën e punës së krahut, janë angazhuar edhe rreth shoqatës “Besa”, që ka 60 anëtarë e që janë angazhuar në të gjitha aktivitetet e saj kulturore e artistike. Ndryshe nga shumë grupe e shoqata të tjera të shqiptarëve, kudo në mërgatë, “Besa” e Kopenhagës dallohet me një veçori, ngase prej 610 anëtarëve të saj të rregullt, madje 200 janë femra, duke filluar prej yllkave, vashave e deri te gratë, madje edhe ato të moshuara.

Të shtegtohet  në Kopenhagë e të mos vizitosh Kështjellën Elsionor, është mëkat i madh sikur njësoj si kurse viziton Parisin e nuk e viziton Kullën e Ajfelit, Portën Triumfale, etj.

Moti është lexuar kryevepra e Uliem Shekspirit dhe kryevepra e letërsisë botërore, sikurse janë të prirur të thonë kritikët për “Hamletin – princ i Danimarkës”. As rastësisht nuk na kujtohej se pikërisht aty, në atë Kështjellë, është vendosur ngjarja e madhe e veprës së madh, më të madhes ndër veprat dramatike në botën e letërsisë, të ‘Hamletit”, pra. Na kishte perënduar mendjeje se, pikërisht ajo Kështjellë i kishte huazuar skenografinë e pasur e të denjë, për një ngjarje të madhe letrare.

Dita e mesit të qershorit (të vitit të kaluar) po merrte e mirë. Me një diell verior e sipëri tij me një qiell blu në të çelur, po ashtu veror. Në një vozitje të qetë e tejet të kulturuar e të kujdesshme të të riut tetovar, që dhuna serbe, ia  kishte këputur përgjysmë studimet e mjekësisë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, dhe tani e sa vjet kishte marrë mërgimin në Danimarkë, biseda e tij e qetë me fije të dendura mallëngjimi në të, rrugën, atë copë rrugë, midis Kopenhagës dhe kështjellës Elsionor na e shkurtoi shume.

E përftuam saora, pa ditur se ç’distancë kishte ajo, 30, 40 apo ndonjë kilometër më shumë a më pak. Fjalë pas fjale, dhe, ja , në bebëz na shkëlqeu Kështjella Elsionor, aty në det o në oqean (çështje gjeografike) ku Danimarka i jep shaminë e bardhë Suedisë dhe botës së Skandinavisë përgjithësisht. Ishte një vend dhe një kështjellë, kjo e Elsionorit, vërtet impozante dhe e denjë për lodrën (kështu i thotë Nolit lojës) e madhe të tragjedisë më të famshme të William Shakespeare-it.

Kthinave dhe niveleve të kësaj kështjelle famëmadhe, “rrugën” nëpër tërë hapësirën e saj, e bëmë gati-gati pa ndërruar asnjë fjalë. Ndonëse tashti në këtë Kështjellë ishte vendosur një muze i marinës detare (apo edhe të diçkaje më shumë, nuk jemi të sigurt), në atë gjezdisje disa orësh nëpër kthinat e saj, provonim të ndjellim e të sjellim në kujtesë ato shumë skena të fuqishme të tragjedisë së Hamletit, të kësaj vepre madhore letrare që e kishim lexuar dhe ngjarjen e saj e kishim ndjekur sa e sa herë në dërrasat e teatrit, madje  edhe në skenën e TPK, me Dibran Tahirin në rolin e Hamletit. Por asgjë nuk ndihmonte. Na ishte zbehur çdo gjë e na kishte tretur nga mendja. Pakëz më të afërt e kishim atë zbërthim gjenial të subjektit të dramës që përkthyesi më i mirë i kësaj vepre në gjuhën shqipe, Fan Stilian Noli i bënë në Introduktën e vet e thotë: “Subjekti i thatë e me pak fjalë është ky: Klavdi ka vrarë në gjumë Mbretin Hamlet të Danemrkës, është martuar me të shoqen e tij, dhe i ka rrëmbyer fronin Princ Hamletit, të nipit të vet. Princ Hamleti informohet për këtë krim prej fantazmës së t’atit dhe i betohet t’ia marrë gjakun. Për të arrirë qëllimin pa vënë t’ungjin në dyshime, Hamleti bën sikur është’ i marrë dhe, pas disa peripecish, e mbaron zotimin plotësisht”.

Pasi që vizitohet Kështjella e famshme Elsionor imponohet leximi i sërish “Hamletit të U. Shekspirit në shqipërim aq të mirë e, aq brilant të të madhit tonë Fan Stilian Noli. Përkujtohen edhe njëherë, me këtë rast atë “diç na u – kalb në mbretëri të Danimarkës”! (Marceli, oficer, faqe 55),

Legjenda: Dibran Tahiri  ynë, si Hamlet

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu