ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Këtë e them vetëm për ty!

Shkrime relevante

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Njohuritë e mia mbi personalitetin dhe çështjet veçanërisht narcisiste, më bëjnë të kuptoj shumë nga mekanizmat që karakterizojnë sjelljen e njerëzve, përfshirë atë të Edi Kristaq Ramës. Pse ai mund të mbetej Kryeministër për aq kohë sa ai bëri, pse ai mund të manipulonte dhe akoma i manipulon të gjithë përreth tij.***

Është shumë interesante të përshkruhet funksionimi politik në Shqipëri. Kuptimi se si një mbret i vetë-shpallur si Rama mund të zhvillonte një lojë të tillë për aq kohë sa ai bëri me skenat e tij të zhveshura në plazhet e nudistëve. Sikur të mos kishin dal në skenë Kanabizimi i Vendit, vëllazëria me çetnikun Vuçic, dhe bashkëpunimi me Baton Stanishiç dhe Hashim Thaçi për copëtimin e Kosovës, ai ende do të kishte statusin e hartuesit dhe kryeministrit të “mrekullueshëm”! Sot ai shfaqet si kloun, njashtu siç faktikisht është. Dhunti të bashkëlindura këto.Me një gjendje të tillë të vetë-konstruktuar, ai mashtroi shumicën që votuan për të, u verbuan nga madhështia e tij e rreme. Para së gjithash, njerëzit e mediave, që propaganduan me zell “shkëlqesinë” e tij.Një fasadë e ndërtuar mbi gënjeshtra, mashtrime dhe shpërdorime, i manipuloi/mashtroi ata që kishin diçka për të fituar (status të “famshëm”, lek, karrierë të pamerituar…) ose që do shërbenin në interes të Ramës. “Mbretit”. Rama e përdori këtë fasadë të rreme për të dalë si krye-bashkiak i të gjithë krye-bashkiakëve të komunave, jo vetëm në Tiranë. Por si gjithmonë, ajo që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, zakonisht nuk është e vërtetë. Përveç disa projekteve të vogla, ai dështoi në të gjitha si një. Por arriti një lloj “statusi Zot” për banorët dhe aparatin politik, deri në nivelin e Kryeministrit. Ajo gjithashtu bëri që rënia të ishte shumë më e madhe, jo vetëm për Ramën, por edhe për ata që u manipuluan për të besuar në kështjellën e tij të fantazisë. Unë do ta quaja këtë lloj të të menduarit për të “menduarit magjik”, aq tipik për njerëzit narcisistë që vuajnë nga Çrregullime të personalitetit.Rama është cinik, jashtëzakonisht manipulues dhe padyshim i mungon ndjeshmëri, ndërsa zakonisht e percepton veten si viktimë. Në diskutimet dhe vendimet e rasteve ai pret për të parë se nga cila anë fryn era, para se të marrë anën. Dhe kur ai hyn në lojë për një rast, është rrallë në terren të hapur.Ky nuk është kryeministër vizionar siç ai paraqet vetveten, por është një sfungjer social i pasigurt, që ndërtohet mbi punën e të tjerëve. Ai preferon të drejtojë lojën e tij kundër individëve, bindjeve, zhvatjes në “dhoma” për llafosje. Zhvatës, që me dredhi dhe forcë merr nga të tjerët diçka që nuk i takon. Ai është më shumë i frikësuar nga humbja e fytyrës (që ai fantazon se e ka) sesa nga shqetësimi i gjërave që ai është i pasionuar, aq tipik për dinamikën narcisiste. Prandaj nga “turpi” që të ik (siç kërkon popullata), është në gjendje të filloj Luftën e katër Botërore. Por ama kur nëpër plazhe i nxirrte bythët cullak nuk turpëroheshe aspak, ani se ishte burrë – plak.Një tjetër karakteristikë tipike e Ramës është kombinimi i zemërimit dhe arti për të luajtur rolin e viktimës, këtë paqëndrueshmëri emocionale. Kur të tjerët nuk ia plotësojnë qejfin e tij, ai fillon të qaj për simpati dhe dhembshuri. Ai luan në emocionet e mjedisit. Privat si publik. Ai dehet dhe drogohet në shkëlqimin e përpjekjeve të të tjerëve, por ai vetë pothuajse nuk ka bërë asgjë për të mirën e vendit, përkundrazi është duke e shitur dhe shkatërruar tërësisht. Manipulimi i tij: “Këtë e them vetëm për ty», krijon pritshmëri (false) për individin përkatës, i cili mendon se merr trajtim të posaçëm dhe është i rëndësishëm. Viktimat duhet t`i binden, në të njëjtën kohë që ai i tradhton në mënyrën më të vrazhdë.Arroganca e Ramës që e shohim qartë shfaqet në deklaratat e tij: “Burgu, burgu, burgu nëse nuk bënë siç them unë, ky mendim nuk më është kujtuar fare”. Arroganca e tillë është një mbrojtje psikologjike dhe lind kur përvoja e realitetit shtrembërohet.Fakti që ai shpesh si i vogël ndoshta ishte lënë në vetvete është një tipar që shohim rreth këtij lloji të problemit. Si të tjerët me të njëjtin problem, ai pretendon se kishte një fëmijëri të mirë, por si u bë kështu, si erdhi në këtë derexhe shëndetësore? Elementet e marrëdhënieve në rrethinën kërkojnë fshehje.Madhësia e sjelljes së tij mashtruese është shpesh një shprehje e Formimit të reagimit, shprehjes së të kundërtës si drojë dhe ankth shoqëror. Ai nuk është për të tjerët, ata ekzistojnë për të. Tipike për parazitë socialë që kanë shumë pak mjeshtri, por janë të shpejtë për të marrë nderimin për zotërimin e të tjerëve. Ai i shtyn të tjerët para vetes dhe u jep atyre përgjegjësi kur gjërat shkojnë keq, dhe i shtyn prapa vetes kur gjërat shkojnë mirë.“Unë dua, por nuk mundem ta bëjë”, tipike për funksionimin e Ramës. Kjo konfirmon paaftësinë (mos-kompetencën) themelore të tij. Jashtë (në opinion) kjo është keqkuptuar si një aftësi për të vepruar. Shprehja e tij tipike: “Kazan, gomar, ziliqar, i dyshimtë, skeptik për çdo gjë të re”.Prandaj, shumë njerëz naivë janë të impresionuar me atë që Rama – Synon të krijojë! Përsëri, mendimi magjik dhe imagjinata janë më përfaqësuese të Ramës sesa aftësia për të arritur diçka, implementimi. Projektet janë kështjella ajrore. Niveli i lartë i ambicies, në përpjesëtim të kundërt me nivelin e zbatimit. Shkurt e shqip: ai është mospërfillës, aq ia pret llaçka, e ka gojën e madhe dhe njerëzit besonin në të.

Është një gënjeshtar kronik, jo drejtpërsëdrejti, por në mënyrën tipike delikate që karakterizon gjysmë-të vërteta, narcistësh. Por, si gjithmonë, kur keni këtë lloj dinamike, nevojiten mbështetës të tillë. Pa përkrahës të tillë naivë, një person si Rama nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte me atë sjellje të dëmshme për kaq gjatë. Vlerësim im i përgjithshëm: Kjo sjellje e tij në fazën më dramatike që kalon Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare në këto vitet e fundit, mund të shkaktoje dëme prej më të paimagjinueshmëve për Vendin dhe Kombin, nëse sa më parë nuk tërhiqet nga politika. Rama ik!Mediat i lejuan vetes të përdorën nga Rama si idiotë të dobishëm. Ashtu si shumë raste tjera të këtij lloji të personaliteteve, kritika është e ndaluar dhe shkakton agresion. “Rënkimi është i ndaluar”- sipas logjikës së Kryeministrit aktual të Shqipërisë.Duhet të jemi naiv të mos kuptojmë se Rama ka probleme serioze. Ai thjesht nuk e kupton se vizioni i tij po rrotullohet. Rama duket si një narcisist i madhërishëm që përdor çdo gjë dhe gjithkënd për kënaqësinë e vet. Ai përdor të tjerë, madje edhe të gjithë shtetin për kënaqësinë e tij. Ai gënjen dhe mashtron, bën (ndikon) që edhe të tjerët të gënjejnë e mashtrojnë. Ai nuk ka ndjeshmëri, është tepër egocentrik. Ai tregon mohimin në një nivel të sëmurë, dhe jeton në një botë me fantazi që vetëm ai e kupton. Ai shtrembëron realitetin që t`i përshtatet imagjinatës së tij. Është një mjeshtër i manipulimit, antenat e tij sociale kufizohen në egocentrizmin e vet. Ai duket hipokrit pa kufizime në aftësinë për të parë se çfarë dhimbje po shkakton ndaj të tjerëve. Ua prishë shtëpitë fukarenjve. Sulmon me gaz helmues. Ai arrin t’i bëjë të tjerët të ndiejnë fajin për të cilin ai vetë është përgjegjës.Nevojat e tij madhore janë të dukshme dhe morbidë në karakterin e tyre, aftësia e tij për të kuptuar realitetin dobësohet nga imagjinata e tij madhore. Ai shpreh dëshirën për t’i bërë të tjerët përgjegjës, por kjo është vetëm një mashtrim për të kënaqur nevojat e tij.Kontradiktat në sjellje dhe në të folur janë tipike për problemin narcisist. Dhe derisa dikush të vendosë atë që ata thonë se e bëjnë, me atë që ata aktualisht bëjnë, narcistët e këtij soji mund të vazhdojnë me shfaqjen e tyre cinike. Frika më e madhe e narcisistit është vetmia. Vetmia e burgut do të jetë e vështirë për Ramën në të ardhmen. Por jo vetëm për të.Është e çuditshme të shohësh se si mbështetësit e këtij narcisti shkatërrues akoma po kërkojnë konfirmimin e mirëkuptimit të tyre, sikur të ishin zhdukur të gjitha aftësitë e të menduarit kritik. Është tragjedi kur njeriu shpesh gjen më shumë nga ajo që kërkon, sesa atë që nuk dinte se ekziston.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu