Nga: Lis Bukuroca, Gjermani
Jo vetëm për mirëmbajtjen, por edhe për observimin e tyre, fotografimin dhe protokollimin.
Këtu nuk përfundon mirënjohja jonë. Ka vite që përpiqemi t’i mbushim mendjen konsumatorit se duke blerë produkte serbe, investon në armatën e Serbisë. Domethënë se e lufton vetveten! E bëjnë tutje. Edhe tash. Nuk shohin më larg se interesi i vet i çastit.
Tani, meqenëse ju po garantoni mbetjen e barrikadave dhe i trajtoni kamionët e buldozerët në mes të rrugës si liri të shprehjes dhe të mendimit, me dashje apo pa të, po ndihmoni në zgjimin e turmës oportuniste shqiptare nga halucinacionet. Tani nuk duhet taksa për mallrat serbe sepse sanksione i kanë vënë Serbisë bandat e Veriut në vend të Perëndimit dhe në vend të Kosovës. Kjo ishte e para.
Aq sa më shumë që të mbeten ato barrikada dhe aq më shumë që KFOR dhe EULEX të bashkëjetojnë me to, populli serb do t’i kuptojë më mirë ekstremistët e vet dhe kriminelët, që do të ndikojnë të zbrazen shitoret, barnatoret ndoshta edhe vendbanimet nga mungesa e perspektivës dhe paqes.
Mbyllja e popullit serb në karantinë nuk po bëhet nga Qeveria e Kosovës, por nga bandat kriminele të organizuara nga Beogradi. Qytetarët serb në veri nuk do të mund as të udhëtojnë për vizita. Kjo ishte e dyta.
Tek e para zgjoni nga kllapia shqiptarët, duke i vështruar ato barrikada, i zgjoni nga tripi nacionalist, serbet.
Escobar, Borrel dhe Lajçak premtuan heqjen e barrikadave dhe kërkuan durim nga Qeveria Kosovës: shkurt mos-heqjen e tyre. Sapo u larguan ata nga sheshet, ku po flisnin para gazetarëve, Vuçiqi urdhëroi vendosjen e barrikadave të reja. Kështu, ai ishte i bindur, se po i tregon botës se serbet po rrezikohen, se Qeveria e Kosovës po ushtron gjenocid mbi serbet dhe se Kosova gjendet në prag të luftës.
Për një çast u harrua Ukraina. Nëse Vuçiq thotë se nuk ka pushtet mbi bandat nacionaliste, atëherë duhet ta tregojë të vërtetën se ato banda udhëhiqen nga Rusia. Sidoqoftë po bëjnë mirë KFOR dhe EULEX që po i observojnë, dokumentojnë dhe fotografojnë. Është mirë t’ia dërgojnë ato fotografi edhe Putinit. Ndoshta falënderohet privatisht, ndoshta publikisht.
Vuçiç kërkon nga NATO të merren në mbrojtje kriminelët serb dhe nëse nuk e bën ajo, Serbia do t’i dërgojë nja 1000 ushtarë në Kosovë, por ende nuk ka përfunduar me shkrimin e kërkesës, që kishte pasur ndërmend t’ia dërgojë Hashim Thaçit ose Isa Mustafës. Ose që të dyve. Ndoshta edhe ua ka dërguar, kjo nuk dihet, por tani ndihet i traumatizuar nga „terroristi“ Albin Kurti.
Sidozot admirali amerikan Musnch deklaroi për Tanjug se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë. Mirëpo tash e gati dy javë, nuk mund të qarkullojë askush, pos bandave, që shantazhojnë Qeverinë e Kosovës.
Zoti admiral Musnch, mos e përsërisni më: sa herë që ju të thoni se jeni në gjendje të siguroni lëvizjen e lirë, Vuçiqi vendos barrikada të reja dhe është e mundur se e fusin në karantinë edhe Prishtinën. Pas saj radhën do ta ketë „Camp Bondsteel.“ Prandaj, kujdes ju lutem. Ne jemi mësuar me dhunime, vrasje, dëbime dhe rrena serbe… Ato ishin arsyet pse Clinton dhe NATO patën ndryshuar mendimin. Me ekstremist nuk ka dialog, ose dorëzim para tyre, ose mposhtje e tyre. Kaq. Konsultohuni me Bill Clinton dhe Tony Blair.
Në fund, për mirëmbajtjen e barrikadave falënderim të posaçëm meritojnë edhe Escobar, Borrel dhe Lajçak…