ARKIVI:
23 Shkurt 2025

KFOR: Mbetemi jashtëzakonisht vigjilent për të ofruar një mjedis të sigurt

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Nga: Aatila Kota / ATSH

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/- Pas raportimeve se ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, kanë vizituar pak ditë më parë njësitë e Forcave të Armatosura Serbe (SAF), të dislokuara në zonën e Rashkës, rreth 2 kilometra nga Vija Kufitare Administrative (ABL) me Kosovën, është e dobishme të kujtojmë se Forcat e Armatosura Serbe nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i për të lëvizur dhe trajnuar në territorin serb, sipas një deklarate zyrtare të KFOR.

“Në përputhje me marrëveshjet ekzistuese, SAF duhet të informojë Shtabin e KFOR-it vetëm në rast se disa nga njësitë e tyre duhet të afrohen më shumë se 1000 metra nga ABL.

Informacioni duhet t’i jepet KFOR-it nga JIC, Komisioni i Përbashkët Zbatues, misioni i të cilit është të lehtësojë komunikimin dhe mirëkuptimin ndërmjet komandantit të KFOR-it dhe Forcave Serbe të Sigurisë.

Përsa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), dislokimi i tyre, sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it për të shkuar në veri të Kosovës.

KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, mund të angazhohet me përfaqësues legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e këtij procesi të harmonizimit.

Kujtojmë se të gjitha palët kanë respektuar gjithmonë marrëveshjet ekzistuese dhe i bëjmë thirrje që të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet sipas mandatit tonë të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999.

KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në terren dhe aktivitetet përgjatë ABL, duke mbështetur dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës|, thuhet në deklaratë. //a.i/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu