ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kimete, ti emocionet shpesh i keqkupton, keqinterpreton dhe keqpërdor si argumente!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Kimete, mirë që shkruan për Çun Lajçin, por shumë keq që nuk ia shkruan as emrin në mënyrë korrekte edhe pse në ndërkohë e paske korrigjuar gabimin.
Pajtohem plotësisht me ty që Çunin e Madh është dashur ta vizitojë në spital çdo qeveritar dhe opozitar i pa pispillosur dhe kravatosur.
Por çuditem me ty që ke besuar se Arben Vitia është një Supermen. Si duket ia paske dhënë votën për ta ndryshuar ty për dyzet ditë Kosovën, Evropën dhe Botën.
Si duket Arbenin e paske imagjinuar si një Magjistar me shkop magjik, që dështimet dhe mëkatet dy dekadëshe të politikanëve të poshtër mund t’i korrigjon me hopus pokus për dyzet sekonda në hamamxhik.
Ndërkaq aspak s’pajtohem me ty kur Taipin e Anadollit e merr si shembull për humanizëm të paparë, e Arbenin e fundos në ambis të oqeanit.
E sidomos kur ktë e bën për ta glorifikuar themeluesin e arnautizmit korrupt dhe hashemit, në zemër të Kosovistanit.
Nëse s’ke shembull më të mirë se Erdoganin, atëherë së paku hesht, sepse pranverën pas glorifikimit të diktatorit psikopatik, narcisoid dhe sadist, e paske shndërruar në vjeshtë.
Kjo histeri dhe çmenduri, gjegjësisht ky naivitet politik dhe labilitet psikosomatik, burimin e ka tek auto-protagonizmi narcisoid.
Respektivisht tek nevoja jote permanente për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të lavruar thellë me ndihmën e pllugut të cekët apo parmendes.
Apo edhe më saktësisht tek nevoja jote për të lavruar thellë, pavarësisht se çka shkarravit dhe cili organ gjatë shkarravitjes më së shumti të fiqiron, e cili më së shumti të livrit.
Kjo qasje shumë lehtë mund të të shndërron ty në gjeneratore të qasjes sipërfaqësore apo të flegmes, sepse goxha shpesh nuk arrin ta bësh dallimin ndërmjet mjegullës dhe teglles.
Respektivisht dallimin ndërmjet mjegullës propagandistike, teglles për turshi dhe nevojës për politikë të mirë në harmoni me mundësi.
Qasja jote e pasqaruar mund t’u pëlqejë shumë njerëzve me kapacitet intelektual të limituar.
Respektivisht njerëzve me numër të vogël të senzorëve dhe receptorëve në lëkurë, të cilëve ti u duhesh për t’i lidhur me gjysmë të vërtetat si urë.
Por në këtë mënyrë ti nuk i shërben aspak thelbit të problemit, apo të së vërtetës, prandaj para se të shkruash bëja mundësisht disa pyetje të sinqerta vetvetes.
Është shumë i lehtë keqpërdorimi i gjuhes emocionale që e manipulon shumicën e pasqaruar. Sepse asaj i mjaftojnë dy miligramë emocione, për t’u shkrirë nga ngrohtësia si akullorja e firmës Danone.
Por emocionet nuk janë argumente, e madje shpesh janë më të rrezikshme sesa çdo Virus i injorancës.
Ngaqë njerëzit e pasqaruar shumë lehtë i besojnë mashtrimit optik nëpër fotografi, të cilat u krijojnë oreks të madh për të të shijuar ty.
Mirëpo kur atyre u përzihet cilësia e shkrimeve me oreksin për të të shijuar ty, ata as vetë nuk e dinë se a ta kanë bërë pëlqimin nën postim me shkrim, apo nën fotografi.
Edhe Burdushi ia qëllon shpesh, sepse flet shumë, por gjysmë të vërtetat e tij i kanë bërë shumëkujt zullum.
Shqiptarëve të pasqaruar mjafton t’u shkruash në nivelin që ua kap truri për t’ua shndërruar emocionet në argumente, prandaj për t’i manipuluar nuk të duhen shumë elemente.
Të duhen disa fotografi të bukura plus disa fjali të kopjuara nga Teki Dervishi dhe gati është qervishi.
***
Në vijim po ua postoj shkrimin e Kimete Berishës, që më shtyri për të reaguar :
A muj’ u çove Arben?
Kimete Berisha
Të kam votuar, plus krejt familjen dhe rrethin tim e kam frymëzuar me t’votu ty.
I vetmi mashkull që e kam votu’ je Ti, të tjerët janë gra të vuajtura e të përndjekura: V, S, D, A!
Pse ti zotëri sa rrin badihava, nuk shkon me vizitu Çun Lajçin në spital, për shembull!
Erdogani, që (o Zot) po kujtoni se jeni më dikushi se ai, rregullisht e ka vizituar Ibrahim Tatlises-in në spital, se krejt bota normale kujdeset për artistët dhe për krijuesit e vetë, përveç shqiptarët, që pa vdekur nuk të bëjnë hesap për të gjallë.
A e din Kryeministri i Kosovës se me t’njofshëm disa të ashtuquajtur artistë, marrin rrogë nga shteti (e i bëjnë rrush e kumbulla në raki), edhe pasi janë pensionuar, kurse Çun Lajçi jeton me ‘t’fala’!
Pse ti ministër i shëndetësisë po hesht dhe pse kujton se ta durojnë shqiptarët heshtjen!
Përgjigju!
Pse nevojtoret e spitalit nuk kanë letër toaleti dhe ku janë paret e donacionet e dedikuara për spitale!
S’na intereson e kaluara!
Neve na intereson sot, në këtë moment çka po bën ti për shëndetësinë!
Tregoni:
Kush i vjedh ilaçet dhe ushqimin e pacientëve e bën biznes me ta?
Dua përgjigje, se kur dua të lexoj letërsi i preferoj shkrimtarët e jo qeverinë!
Pse ti pushon tē shtunën dhe a po na tregon ku je momentalisht!
Pse secili Institucion i vendit është i papastër dhe i vjen era çorbë?
Pse nuk ka dezinfektues nëpër Institucione?
Pse nuk pastrohen rrugët?
Pse na ka mbulu’ bërllogu?
Pse ‘popi çon dashuri në veri’ e shqiptarët paguajnë!
Çun Lajçi i sëmurë nga spitali nuk hesht, punon edhe të shtunën, e thotë të vërtetën dhe është frymëzim për të gjithë!
Hesht rinia e lodhur dhe e ngujuar në ‘burgun e lojës”, brenda në shtëpi.
Atdheu i rinisë shqiptare është loja dhe interneti!
Jashtë fryen era!
Jashtë bie shi!
Jashtë bie edhe borë!
Jashtë lojës, njerëzit vdesin përnjëmend, por me rëndësi mos me vdekë personazhet e lojës, ose edhe nëse duhet të vdesin edhe ata së paku ‘të jesh ti ai që i vret gjithë ditën në lojë dhe nuk ngihesh’!
Le të dergjet atdheu, nami le të bëhet, çdo gjë në rregull derisa punon kompjuteri!
‘Veshi nuk ngopet me fjalë, krejt fjaët, muzikën, leximin, zhurmën dhe heshtjen e botës e dëgjon, dhe veshi ka vend edhe për fjalët e të gjitha yjeve dhe botërave tjera,
Syri nuk ngopet me shikim, krejt botën e sheh plus ka vend në sy për të parë botëra të tjera’;
Kurse, shqiptari nuk ngopet me lojë!
Ndoshta sepse asnjëherë s’e fiton lojën (pa hile! S’di!
Heshtin ‘intelektualët’ që nuk janë!
Heshtin ‘poetët’ që shkruajnë për t’u bërë poetë, në vend se më parë të jenë poetë e pastaj të shkruajnë poezi!
Dashuria nuk vjetërohet!
Prandaj dashuria nuk ka moshë, nuk ka rini!
Rini dhe pleqëri ka veç trupi!
Se sikur dashuria të ishte rini, sot rinia do të ta kishin zënë derën!
P.S.
Pse po ju vdesin njerëzit para duarve?
Pse në Kosovë kanë vdekur 80 përqind e bletëve dhe Ministria e Bujqësisë i ka lënë bletarët të vetmuar!
Pse askush nuk e merr seriozisht fermerin që i ngordhën lopët dhe në shenjë proteste e mërzie ua solli lopët e ngordhura para Institucionit!
Fjalët janë harxhuar.
Ku është puna?
Për 40 ditë mishi i njeriut të vdekur ndahet nga trupi!
‘What has been will be again,
what has been done will be done again;
there is nothing new under the sun’.
Se mentaliteti i shqiptarëve është problem!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu