ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kisha e Janullatosit e greqizon jugun e Shqiperisë

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Fahri Xharra, Gjakovë

Sikur shqiptarët ortodoks të lexonin këtë libër “ Mitropolia e Korçës” nga Andrea Llukani ( Tiranë 2020 ) do të ishin më shumë shqiptar ortodoks dhe nuk do ti lejoni vetes greqizimin e tyre . Në libër lexojmë :” Korça përmendet në shek. XIII nën zotërimin e një princi shqiptar të quajtur Andrea Muzaka, i cili mbante titullin Sebastokrator. “E piu posedi (il sinjor Andrea Muzachi sebastocrator) e signoreggio la citta di Corizza per insiamo alla villa Sovoiana”. Në pjesën testamentale të kodikut Gjon Muzaka i lë trashëgim djalit të tij, Andrea Muzakës rajonin e Korçës dhe qytetin e Korçës. “Ty Zoti Andria po të le Tomorricën me gjithë katundet Serki, Midigu e Serezi, Duskari, Opari, Lavdari, marjani, Voskopoveci si kam thënë më për tej, shtetin Opari e Lavdari deri tek vendi Marjan i përmendur edhe po të lë krahinën e Devollit të Madh me qytetin Korça e vendin Soviana”. Historia Genealogia della Casa Musachia scrita da Giovani Musachia, Despoto d’Epiro, a

suo figli nel 1510, nel Carles Hopt “Croniques Greco Romanes”, Berlin 1873, pagina 280; Muzaka. Memorje, përkthyer nga Dhori Qirjazi, Tiranë 1996, faqe 42; Arben Gjata, Të dhëna dokumentare për mesjetën e qytetit të Korçës, Tempulli, Nr. 2, Korçë 2000, faqe 46-52; Bashkim Jahollari, Ili Mitkë Qafzezi për qytetin e Korçës, Tempulli, Nr. 1, Korçë 2000, faqe 64. “….

… Më 9 dhjetor 1921 Noli, i shoqëruar nga deputetët Leonidha Frashëri dhe Agathokli Xhitoni bëri një vizitë në qytetin e Korçës, ku u prit mes një entuzjazmi të madh të besimtarëve. Më 10 dhjetor Noli drejtoi mbledhjen e Pleqësisë Kishtare, ku u vendos ndryshimi i emrit nga “Bashkësia Orthodhokse Greke e Korçës”, në “Bashkësia Orthodhokse Shqiptare e Korçës”. Më 21 dhjetor 1921 Noli meshoi në kishën e Mitropolisë së Korçës, por dy klerikë nuk pranuan të merrnin pjesë në meshë, sepse Noli celebroi meshën peshkopale, ndërkohë që nuk ishte shpallur ende peshkop. Gjithashtu edhe deputetët Agathokli Xhitoni, Koço Tasi dhe Sotir Peci e cilësonin veprimin e Nolit të nxituar dhe përdhosje të fesë. Sipas deputetëve Noli duhej të merrej vesh me deputetët ortodoksë, si përfaqësuesit ligjorë të bashkësisë, të priste sa të bëhej kongresi kishtar, i cili do të propozonte të niste një dërgatë në Patriarkanën Ekumenike, e cila do të caktonte dy peshkopë që do të dorëzonin Nolin në gradën peshkopale70. Më 4 dhjetor 1923 Jerotheu dhe Kristofori dorëzuan në gradën episkopale Theofan Nolin (Fig.5) në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Shërbesa u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm, Pandeli Evangjeli, kryebashkiakut Vasil Avrami, si dhe të mjaft personaliteteve të tjerë. Sinodi I Shenjtë : Në meshën e datës 12 shkurt 1929 në katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë, Hirësi Visarioni me Hirësi Viktorin dorëzuan në gradën episkopale arkimandrit Vangjel Çamçen, i cili pas dorëzimit mori emrin Agathangjel. Në ceremoninë e dorëzimit merrnin pjesë Kryeministri Koço Kota, deputetë, përfaqësuesi i Mbretit, kolonel Sereqi etj. Visarion Xhuvani foli për vullnetin e Mbretit dhe qeverisë për zgjidhjen e çështjes së Sinodit të Shenjtë. Hirësi Agathangjeli në fjalën e tij, vlerësoi vullnetin e Mbretit dhe të Kryeministrit dhe u zotua që do të plotësonte detyrat e ngarkuara. Më 13 shkurt 1929 Imzot Vizarioni, Imzot Viktori dhe Imzot Agathangjeli dorëzuan në gradën episkopale atë Efthim Konomin, i cili mori emrin Eugjen72.

Mbreti Zog ishte për shqiptarizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare

Më 17 shkurt 1929 në katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë u dorëzua në gradën episkopale Thanas Ambrozi ‘ Sipas ligjit për bashkësitë fetare dhe Statutit të Kongresit të Beratit duhej që Sinodi i Shenjtë të pëlqehej nga Mbreti dhe anëtarët duhet të betoheshin para tij. Më 26 shkurt të vitit 1929, Sinodi i Shenjtë bëri betimin para Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Zog I dhe u dekretua nga Qeveria Shqiptare. Në mbarim të ceremonisë së betimit të episkopëve e mori fjalën Mbreti, i cili ndër të tjera tha: “Shqiptari lirinë e ka aq të nevojshme dhe të shtrenjtë sa dhe jetën e tij. Si gjithë bota edhe shqiptari lirinë e ka fitue me mundime të çmueshme. Në këtë vepër të randësishme duket edhe mundi i priftnave shqiptarë. Bota le ta dijë se shqiptari, i cili me modesti të plotë respekton të drejtat e popujve të tjerë, nuk lejon dhe nuk i ulet asnji force në botë që do të dhunojë të drejtat që ia ka falë natyra. Mos harroni se në kohën e detyrës së shenjtë, për të cilën jeni ngarkue, para çdo gjaje dhe mbi çdo send duhet të jetë Atdheu”

Na erdhi Enveri i cili me të drejt e quajmë antishqiptar dhe i rrënoi Kishat dhe xhamitë dhe e harroj që: ” Bota le ta dijë se shqiptari, i cili me modesti të plotë respekton të drejtat e popujve të tjerë, nuk lejon dhe nuk i ulet asnji force në botë që do të dhunojë të drejtat që ia ka falë natyra. Mos harroni se në kohën e detyrës së shenjtë, për të cilën jeni ngarkue, para çdo gjaje dhe mbi çdo send duhet të jetë Atdheu”

Por edhe bijt e Katovicës (pas 1991) nuk iu përmajtën këtyre fjalëve :” Mos harroni se në kohën e detyrës së shenjtë, për të cilën jeni ngarkue, para çdo gjaje dhe mbi çdo send duhet të jetë Atdheu”

Tema e sotme është për vazhdimin e Greqisë dhe KOASH-it të sotëm . që Kishën që e rrënoi Enveri Kisha e Korçës e rrënuar nga Enver Hoxha

Pra , në foto është Kjo është Kisha te Mitropolia. Enveri e shkatërroi me 1967. Tani po ndërtohet nga e para por me stil grek. Po pse me stilin grek ? Ne e kemi Kishën tonë Ortodokse, pse të humbim gjurmët tona dhe të greqizohemi në tërësi . Ku janë qeveritarët që nuk guxojnë të bëjnë gëk me gojë ? Në një portal të Korçës e lexova se çka shkruan Lorenc Bellovoda : “Mirdita miq. Kam një shqetësim dhe kërkoj qe dikush te me ndihmoje. Ky rindërtimi i Mitropolisë se shenjte sikur po bije arome ndryshimi. Këto Trancep-tet anësore kane qene me kulm dhe jo me hark. Shoh qe këta restauratorët e kohës po i bëjnë me hark. Mos valle ky quhet kthim ne identitet. Edhe fasadat e vjetra te zbuluara kane forme kulmi dhe nuk janë ne hark. Mos duan ta bëjnë ndonjë kopje te Katedrales duke i fashitur identitetin e kohës ? “.

Ndihma për zt. Lorenc Bellovoda duhet të vjen nga vet Korçarët dhe më gjerë sepse : :” Mos harroni se në kohën e detyrës së shenjtë, për të cilën jeni ngarkue, para çdo gjaje dhe mbi çdo send duhet të jetë Atdheu” . E atdheu është Shqiperia !

Shqiptarët ortodoks të Shqipërisë duhet ta dinë dhe të këmbëngulin që :ORTODOKSIA NUK ESHTE GREQIA !

Shqiptarëve , është duke na u përsëritur historia e fillim shekullit njëzet . Fill pas shpalljes së Pavarësisë (1912 ) ishim shumë të dobët ( as ushtri , as financa e as vetëdije kombëtare ), po sot ?

Sot kur dy flamuj të dy shteteve shqiptare valojnë nëpër botë , i kemi të gjitha por prapë po çalojmë në ruajtjen e asaj që Europa nuk kurseu as para as armë si atëherë ashtu edhe tani ,për të bërë atë që vetëm s`kishim mundur kurrë .

“Që ta ruajmë kujtesën dhe falënderimin për atë që jemi dhe ekzistojmë edhe sot duhet t’i tregojmë botës se kush ishim dhe kush ishin ata që na katandisen në këtë gjendje. Fatkeqësia e jonë më e madhe është që jemi një popull me tri fe ; por edhe kështu si jemi duhet të pajtohemi , të jetojmë dhe të projektojmë ardhmërinë tonë. Është fatkeqësi e madhe se tek popujt ende të pa civilizuar njerëzit mundohen të tregojnë veten me anën e fesë .”

Edhe qarqet ortodokse të Athinës e kanë futur në mendje të shqiptarëve të fesë ortodokse të Shqipërisë se “ Ortodoksia është vetëm Greqia “ Si t`spjegojmë që kjo nuk qëndron ? Si t`binden shqiptarët ortodoks se ortodoksia është vetëm besim fetar e asgjë më shumë?

Ku mbetet shqiptaria ? Mos të harrojmë që flasim shqip disa mijëra vjet para se të shfaqen fetë Abrahamike ? Shqiptar së pari , e pastaj fesë që i takon. Edhe ajo fe , ai besim të jetë vetëm për suazat familjare apo individuale.

Si të binden shqiptarët ortodoks të Shqipërisë se Greqia nuk feja e tyre, se ortodoksia është edhe kur e hap derën e kishës shqip , edhe kur je shqiptar dhe edhe kur flet gjuhën shqipe- gjuhën e lashtë të perëndive. ?

” Mos harroni se në kohën e detyrës së shenjtë, për të cilën jeni ngarkue, para çdo gjaje dhe mbi çdo send duhet të jetë Atdheu”

Më 18.11.2021

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Pershkruani nje teme teper kritike e aktuale.Percaktimi qe i beni tre epokave pas 1912 -tes shume i sakte.Mbi te gjithe atdheu.Caktimi i kryepeshkopit grek ne kryesine e Kishes shqiptare ishte dhe eshte nje gabim i madh qe uroj me largimin e tij nga shkaqe natyrale, mosha etj., te mos perseritet e te pranojne nje tjetet shtetas grek.Kete t’a kene parasysh kushdo force politike.Qe t’u mbushet mendja shqiptareve Orthodokse se kjo fe nuk eshte vetem greke te shikojne se ne c’gjuhe kryhet liturgia ne kishat Romane, Ruse, Bulgare, Serbe e Makedondske etj .Ne se dhe ne keto shtete psallet ne gjuhen greke ne Kishe atehere te vazhdoje Korca ,Gjirokastra, Permeti etj. ne gjuhen greke.Por ne keto shtete ne kishat e tyre degjohet vec gjuha e tyre amtare.E tek ne?? Vuajme pasojat e ateistit gjirokastrit.Shkaterrim-in qe boni ai ne popull duhet nje shekull mbase te korigjohen. Tash me hapjen e kufijve nje numer i madh i banoreve te Korces e fshatrave per rreth e flasin gjuhen greke por asnjehere si gjuhen e nenes.Se jane shqiptare.I takojne organeve te Bashkise te kene Kontakt te perhershem me kreret e kishes qe liturgjia te kryhet shqip.Si dhe kreut te shtetit Predidentit te sqaroje nje here e mire kete problem.Ne fillim vitet 1991 justifikimi ishte se nuk kishim njerez te spezializuar per Teollogji.Por pas tre dekadash kjo teori nuk ekziszon.Kemi njerez te shkolluar por nuk ndihmohen nga shteti.Ne Korce le te jete vetem nje kishe per pakicen greke por gjithe kishat e tjere si dhe ne fshatrat per rreth te degjohet gjuha shqipe.

  2. Respekte pafund prof.Xharra
    Edhe ne Bibel theksohet diku se urdheresa e Zotit per njeriun eshte dashuria e respekti per veten familjen e kombin.
    Kur ploteson dashurine e kesaj trinie eshte baraz sikur te dashurosh mua -thote Bibla sipas Fjales se shenjte.
    Pra edhe keshtu keta zuzar jane mëkatar karshi Zotit dhe Kombit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu