Prof. Pirro Prifti, Tiranë
U bë 80 vite që nga 27- 30 qershori i vitit 1944 që të paktën KOASH nuk ka realizuar ndonjëherë Meshë përkujtimore për të rënët nga masakra e Zervës në fshtarat çame me pretekstin se ishin bashkëpuntorë të nazizmit, por në fakt ata e bënë Masakrën sepse nuk donin popullsi shqiptare aty , popullsi që flisnin shqip dhe individë që nuk donin të quheshin grekë apo të ndrronin fenë e tyre.
Një nga këto raste të veçanta ishte edhe për shqiptarët orthodoksë të cilët pësuan të njëjtin fat si shqiptarët myslimanë të Çamërisë. Ushtarët e Zervës kishin urdhër që shqiptarët orthodoksë të cilët do të pranonin se janë grekë dhe jo shqiptarë do të rrinin në shtëpitë e tyre dhe nuk do ti preknin, por nuk ndodhi kështu në Paramithi. Një nga rastet që kujtohen së bashku me të tjerat është dhe rasti i avokat Spiro Çallukës drejtorit të arsimit shqip të Paramithisë 80 vjet më parë, kur më 30 qershor 1944 pas disa ditëve torturash, iu nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë. Para se të vdiste ai tha fjalët e fundit: “Shqipëria do të më marrë hakën” .
Më pas, së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë në mes të qytetit për të dhënë shembullin se shqiptarët ortodoksë mund të rrinin në shtëpitë e tyre, por do të kishin fat mizor nëse deklaroheshin shqiptarë.
Shqiptarët e tjerë çamë orthodoksë të cilët u vranë pikërisht sepse u deklaruan shqiptarë ishin: Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Për këtë arësye u mbajt për herë të parë një meshë përkujtimore për këta martirë të Çamërisë dhe të Shqipërisë, të cilët nuk pranuan të ndryshojnë kombësinë e tyre. Mesha Përkujtimore u mbajt nga Prifti i kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen në kujtim të emrave të tyre në Ceremoninë që u mbajt në mjediset e Kishës së Metamorfozës në Tiranë (https://www.youtube.com/watch?v=yvV-0l9ATcI).
Dihet që problem çcam ka qënë një tabu për politikën shqiptare në kohën e diktaturës për shkaqe dhe arësye që dihen sot, por pas fitorës së Demokracisë megjithëse 27 qershori është jo thjesht një datë historike, por datë e kalendarit kombëtar, e shpallur me ligjin nr.7839, date 30 qershor 1994 si “Ditë e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”, politika shqiptare ka qënë e rezervuar në përkujtimin e kësaj date. Vetëm Në 27 qershor 2024 Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nderim të të bashkëatdhetarëve çamë të masakruar në genocidin e shovinistëve grekë kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, por raste sporadike për të përkujtuar këtë ngjarje të dhimbshme janë bërë edhe në Parlamentin shqiptar sidomos nga përfaqësuesit paralemntarë çamë të PDIU.
Rasti më i rëndësishëm ku u ngrit problemi çam ishte rasti kur Kryeminisrtri Rama mbajti në Athinë në takimin me emigrantët shqiptarë, në të cilën ai përsëriti kërkesën për të hequr Ligjin absurd të Luftës që ka ngritur dikur Mbretëria greke 84 vite më parë dhe që sot e kësaj dite nuk është hequr akoma megjithëse Shqipëria dhe Greqia aderojnë në NATO.
Kjo meshë përkujtimore është mirëpritur nga të gjitha bashkëkombësit shqiptarë dhe shoqëria shqiptare megjithë dyshimet që disa kanë se KOASH-i meqënëse drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas me shtetësi greke por edhe me pashaportë shqiptare të dhënë pas 20 vitesh drejtimi-ai nuk do të miratonte një veprim të tillë. Por ja që ndodhi dhe u realizua kjo meshë përkujtimore e cila shpresojmë të përsëritet çdo vit.
Disa individë kanë ngritur dyshimin se përse Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare nuk e ka bërë këtë meshë edhe për shqiptarë çamë myslimanë. Në aparencë kjo duket e drejtë, por e vëreta është se cilido religjion duhet të bëjë respektin për besimtarët e tyre.
Fan Stilian Noli
Ndoshta do të ishte më e mirë pyetja: Përse Kleri Mysliman nuk ka bërë një kujtesë për çamët e masakruar nga Zervistët pikërisht për të njëjtat arësye që u masakruan dhe shqiptarët orthodoksë?
Sigurisht përkujtimi i të vrarëve orthodoksë çamë të Paramithisë nga ana e Kishës tonë Orthodokse është automatikisht edhe një respect për vëllezërit çamë myslimanë të cilët u masakruan ato ditë të errëta të populsisë çame e cila u largua nga Greqia me dhunë, dhe ku pronat e tyre u morën nga shteti grek. Më e rëndësishmja është se edhe Kleri i repsektuar islam duhet të kujtohet që të respektojë çamët myslimanë shqiptarë. Ka ardhur koha ndoshta, që përkujtimi të bëhet i përbashkët.