ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kishë dhe prona të dhunshme të grabitura nga Universiteti nuk mund të ketë!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nëse ky variant nuk pranohet, objekti për qëllime kishtare duhet të rrënohet nëse për asgjë tjetër të mos mbijetojë si simbol i sistemit të dhunës, që Millosheviçi dhe Serbia e ushtruan ndaj shqiptarëve për një dekadë, madje duke kryer edhe gjenocid dhe etnocid.

Dëmet në arsimin universitar, dhe përgjithësisht në jetën kulturore e arsimore morën goditje tepër të rëndë me dëbimin e shqiptarëve nga Universiteti, përkatësisht me okupimin e tij nga serbët.

Kosova dhe shqiptarët duhet ta padisin Serbinë për dëmin në arsim, të mesëm e të lartë, universitar që ia shkaktuan dhe nëpërmjet këtij dëmi, pasojat që ia shkaktuan tërë popullit shqiptar dhe pasojave që po i vuan pjesërisht ende. Pasojat u krijuan nga rënia e nivelit të studimeve, veçanërisht për drejtimet inxhinierike dhe të mjekësisë.

Goditja kryesore

Kjo goditje ishte kryesorja nga Serbia deri në luftë, tronditja e ‘trurit’, nga e cila ende se ka marrë veten shoqëria shqiptare në Kosovë.

Kjo dobësi i krijoi një shtrat zhvillimeve negative në universitet edhe pas luftës. Injoranca politike dhe sjellja me intelektualët si të ishin pronarë të tyre nga disa ish komandantë lufte, vetëm sa hapi shtigje të reja të zhbërjes së vlerave dhe rënies së cilësisë universitare. Kjo mori një goditje të re me hapjen e kolegjeve të panumërta. Brenda pak viteve u bën rreth 30 institucione të Arsimit të lartë privat, apo sipas emrit zyrtar, Bartës Privat të Arsimit të Lartë, që njihen edhe si kolegje.

Pra, dëmet e krijuara nga regjimi i Millosheviçit ndaj arsimit, edukimit, kulturës shqiptare janë tronditëse. Përveç cilësisë në arsim ato kanë goditur psikologjinë kolektive.

Këto jo se nuk i ka pranuar Serbia, por as bashkësia ndërkombëtare nuk i ka evidentuar pas luftës, dhe as nuk ka pasur ndonjë përpjekje për shpagim.

Nuk ka marrëveshje ndërkombëtare që legjitimon krimin fashist dhe diskriminimin

Nuk mundet asnjë marrëveshje ndërkombëtare të ngritet mbi krimet serbe, ta lartësojë diskriminimin serb, dhe të na servojë si demokraci.
Ajo ndërtesë aty ishte krim! Dhe ky krim duhet të mbyllet, duke paditur Serbinë, dhe duke ndjekur penalisht të gjithë ata që kanë vendosur arbitrarisht pronën universitare t’ia kalojnë kishës.

Edhe atëherë Universiteti ka qenë laik, dhe si i tillë nuk mund t’i falte një organizimi fetar asgjë.

Kështu që pas procesit të Nyrenbergut nuk ka asnjë objekt dhe asnjë ligj, që mund të favorizojë krimin fashist, në këtë rast atë serb ndaj shqiptarëve, dhe që objekti i krimit të kthehet në objekt kulti.

Në kohën kur po ndërtohej kisha e paligjshme nga një pushtet okupues e fashizoid, presidenti Rugova e kishte dënuar aktin: “nuk do të lejojmë ndërtimin e një kishe brenda hapësirave universitare, aq më parë që kjo kishë nuk është konform nevojave të besimtarëve serbë”.

Pra, ne shqiptarët nuk po kërkojmë asgjë të re, veçse po dëshmojmë se jemi konsistent.

Kishë dhe prona të dhunshme të grabitura nga Universiteti nuk mund të ketë. Plaçkat e luftës së Millosheviçit nuk mund të nderohen nga perëndimi, kjo do të ishte vetëvrasje e civilizimit perëndimor!

Aktualisht është i hapur procesi gjyqësor për ta rikthyer pronën e uzurpuar universitare. Një padi e dështoi qëllimisht dikush nga strukturat e UP-së.

Kanë kaluar katër vjet nga ushtrimi i padisë së re, e bërë nga UP-ja me 29 nëntor 2017 dhe dikush sërish po abuzon në UP duke mos e argumentuar në cilësinë e duhur rastin, ndërsa edhe gjykatësit dhe gjykata po sillen, sikur ngjarjet të kishin ndodhur në “Bangladesh”!

Ata gjykatës që legjitimojnë krimin e Millosheviçit nuk mund të jenë të tjerë veçse, ‘element të mbijetuar të regjimit të millosheviçit apo të Vuçiqit, mëkëmbësit të Millosheviçit, me një model të ri!

Kujt i duhen kujtime nga “Kasapi i Ballkanit” – Millosheviçi, le t’i merrë copëzat e tij në shtetin e tij!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu