Buxhovi tregon rrjedhën historike, ku thekson se krishtërimi ortodoks ka qenë shumë i rëndësishëm në kohën e Bizantit dhe se nuk ka patur Kishë Ortodokse Serbe por ka patur krishtërim ortodoks ku ne shqiptarët kemi qenë pjesë e saj.
“Këtu janë bërë gabime të mëdha në fillim, Pakoja e Ahtisarit ka qenë një kompromis i domosdoshëm të bëhet por jo të kalohet tutje asaj që nji pasuri shpirtërore e shqiptarëve por edhe e gjithë popujve të rajonit siç ka qenë Krishtërimi, t’i falet Kishës Ortodokse serbe në emër të asaj se ‘gjoja’ këtu janë disa manastire ortodokse serbe. Kjo nuk është e vërtetë as historikisht po as në aspektin kulturor dhe kishtar”
Tutje Buxhovi thotë se edhe për Kishën e Deçanit dhe atë të ndërtuar dhunshëm ne oborrin e UP-së ishte dashur të reagohej në kohë nga klasa politike, gjë që nuk është bërë.
Ai thekson se tani jemi para aktit të kryer, dhe këtë manastir të ndërtuar dhunshëm, Kosova duhet t’ia praojë Kishës Ortodokse serbe.
“Ajo që ka ndodhur në Kishën serbe në oborrin e UP-së, para disa ditësh, këtu tregon edhe një faktor tjetër që duhet të thuhet. Edhe kisha e Deçanit edhe kjo këtu, në sajë të pasivitetit apo të veprimeve të qëllimshme të strukturave politike, nuk kanë shku në 18-shen Komuna e Deçanit të mbrojë pronat e veta në Gjykatën Kushtetuese. Kështu që në mungesë të mbrojtjes Gjykata Kushtetuese është detyruar të mbrojë dekleratën e Sava Janjiç. Ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe kishën në oborrin e UP-së. Komuna e Prishtinës, Universiteti i Kosovës, juristët e tyre është dashur që ta qojnë arsyetimin dhe ta dokumentojnë se është kishë e dhunshme se është pronë e Universitetit. Këta nuk e kanë bërë atë dhe ajo menjiherë dhe ajo i taku Kishës Ortodokse serbe. Prandaj ne mund të flasim sa të duam, këto janë sjellje hipokrite, ne jemi sot para aktit të kryer, këtë manastir të ndërtuar dhunshëm,Kosova duhet t’ia pranojë Kishës ortodokse serbe” tha Buxhovi në “Intervistën e Javës” në Gazeta Blic.