ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Klubi i Studentëve “Haki Limani” në Preshevë

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Nga: Xhemaledin Salihu, Preshevë

Pas vitit 1966, pas Plenumit të IV, të përmendim themelimin e Klubit të Studentëve “Haki Limani” në Preshevë, të cilin e udhëhoqën Rexhep Ismajli, Riza Halimi, Sabedin Hetemi, Xhemaledin Salihu.
Klubi i Studentëve në Preshevë u themelua pas vitit 1968, atëherë kur Evropën Perëndimore, po edhe Preshevën e kaploi një Lëvizje e re, e fuqishme studentore, Lëvizja e Studentëve të Preshevës që do të shpërndante ndikim të madh shoqëror në të gjitha shtresat shoqërore në atë kohë.Klubi i Studenteve u themelua në sallën e Komitetit komunal të Preshevës, në prani të studentëve preshevarë, të cilët zgjodhën udhëheqësinë e Klubit dhe ia vuan emrin e patriotit Haki Limani, të mbytur në Prishtinë, siç thuhet nga UDB-a. Klubi i Studentëve, menjëherë filloi të propagandoj barazi nacionale, kërkesa për të drejta të arsimimit të të rinjve shqiptarë, sidomos të Preshevës e Bujanovc, përdorimin e lirë të Flamurit Kombëtar, barazinë e gjuhës shqipe, kërkesa për punësimin e të Rinjve shqiptarë sipas strukturës nacionale të popullatës, të cilën edhe e praktikoi kryetari i atëhershëm, patrioti Mehmet Jusufi.
Klubi i Studentëve mbledhjet e veta dhe me popull i mbante në sallën e kinemasë, e cila mbushej me popull, të interesuar jetësisht që në zgjedhjet e vitit 1969 të zgjidhen në vende udhëheqëse njerëz të popullit e jo të partisë. Kështu edhe ndodhi për kryetar komune dhe deputet në Kuvendin e Serbisë u zgjodh Mehmet Jusufi. Mirëpo, menjëherë filluan përçarjet në popull, në grupe njerëzish me interesa të ndryshëm dhe kërkesa që Mehmet Jusufi të mbaje vetëm postin e kryetarit të komunës, ndërsa postin e deputit ta marrë Selim Selimi. Në popullatën e Preshevës u bë një përçarje e madhe, sa që grupet e interesave nëpër mbledhje, takime, filluan të fyejnë, njollosin personalitetet publike, si turkofila, serbofila, e tjerë.
Në Tubimet e Klubit të Studentëve, pa të drejt u njollos edhe Jashar Sahitin-Aga Jashar, e Mëhallës së Majancalive në Preshevë me emërtim daullxhi, në kuptimin se si kryetar dhe sekretar i Partisë komuniste në Preshevë vetëm po e mbante daullën dhe të tjerët/serbët/ po luajnë me daulle dhe po vendosin në emër të tij.
Sipas fjalëve të djalit të madh të Jashar Sahitit, Fadil Sahitit-Presheva që gjendet në Amerikë, ai ka qenë 12 vjet kryetar dhe 8 vjet sekretar Partije.
Po shkruaj më vonesë këto rreshta edhepse disa herë nga djemtë e tij kërkova një përkujtues/ditar/ që e ka lënë i ndjeri, sipas fjalëve të djalit të ndjerë Ridvanit, bile e kërkova edhe nga djali i vogël Fatmiri. Mirëpo ky përkujtues dhe ndonjë shënim nuk mu dha asnjëherë nga këta.Me vonesë po shkruaj, jo për ta rehabilituar Jashar Sahitin, se nuk ka nevojë për një gjë të tillë, por për ta thënë të vërtetën që e mësova nga ky njeri modest, i moralshëm, i devotshëm në detyrat përgjegjëse të tija.
Agën Jashar e njohtova shumë herët, që nga viti 1973 edhe më shumë. Në një manifestim për Karposhin, një luftëtar, në Kumanovë më rastisi që të jem afër tij dhe aty u hap muhabeti politik. Në muhabet e sipër më tha shikoji këta dy serbë që ishin ndaras njëri tjetrit, ishte fjala për Josif Trajkoviqin, luftëtar i LDB, më vonë kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë dhe tjetri, për Zhika Devexhiqi, poashtu luftëtar dhe pas LDB, shef i Policisë në Vranjë, e gjithë politika preshevare dhe polikanët, kush me pak e kush më shumë të Preshevës dhe Bujanocit ishin në duartë e këtyre dyve.
Aga Jashar doli në pension, vetëm me një banesë, të cilën ua la tre djemëve të vet. Asgjë, as më shumë e as më pak nuk pati gjatë periudhës së tij në detyra partiake e komunale. Kjo tregon se ai punoi me nder dhe nuk përfitoi asgjë nga shteti, edhepse e akuzonin për privilegje dhe daullxhi.
Në hulumtimet e mia arkivore pata dëshirë që sadopak të gjejë material arkivor, me të cilin do të vërtetohet apo do të hudhet poshtë thënia për Agën Jashar-daullxhi.Nuk gjeta material, pos disa rreshta në një material partiak të Preshevës, në të cilin shkruante se Aga Jashar është angazhuar për shkollimin e Rinisë preshevare. Këtë thënie ma vërtetuan edhe dy të moshuar, të cilët më thanë se në Konferencën e LKS në Kragujevc paska diskutuar, kuptohet pas Plenumit të IV për shkollimin e rinisë shqiptare, sidomos për studimet e kësaj rinie.
Gjatë mandatit të tij mësova se nuk ka lejuar deklarimin e shqiptarëve për turqë dhe shpërnguljen e tyre për Turqi.
Klubi i Studentëve, kur e pa situatën e këtillë në Preshevë, se më nuk kishte mundësi të ndikoj pozitivisht në këto rrjedha, një natë në Komitetin komunal, duke debatuar udhëheqësia e Klubit me disa personalitete shoqërore, të cilët i akuzonin se Klubi po ia mbante anën e Mehmet Jusufit, e la aktivitetin e tij dhe kështu pushoi veprimtaria e Klubit të Studentëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu