ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kodi moral në politikë

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Alfons Grishaj
Çfarë do t’i shërbente më mirë Shqipërisë për të ecur përpara, “Kod Moral” në politikë apo moral i burrit të shtetit pa “Kod Politik”?
Kjo është një pyetje që do të sillte përgjigje të ndryshme, ku sipas mendimit tim do të predominonte: “Kodi Moral”! Sepse pa të nuk ke kualitet personal, nuk ke staturën për një mbështetje masive, edhe për faktin se vë në pikëpyetje besueshmërinë tënde si Lider (Basha). Nëse “Kodi Moral” është kaq i rëndësishëm në figurën e politikanit përse Lulzim Basha e shkeli këtë kod ?
Në politikë, çdo lëvizje gjurmëlënëse e ka një prapavijë diplomatike dhe lëvizje të tilla njihen si të ftohta pa trokthin e zemrës, me një mizanskenë të ngrirë, shtrëngim duarsh e buzëqeshje fallso, ose me një fytyrë të perënduar ku tregon se rrethanat sollën një vendim të padëshëruar po që duhej marrë. Sikur vendimi të merrej në bazë të normave të shkruara dhe shumica e voton … duhej përshëndetur si një arritje diplomatike dhe demokratike. Por, nëse shkelen normat dhe uni merr vendim pa votën e shumicës…është antidemokratike dhe amorale se morali nuk është një monedhë nomizmatike, por standarti më brilant i virtytit.
Çdo lëvizje politike deformuese apo reformuese ka një kosto: Kompromisi i Lulëzim Bashës në kurriz të liderit historik të PD-së, Dr. Sali Berisha, shtroi një pyetje për të gjithë ne: çfarë do t’i shërbente më mirë Shqipërisë për të ecur përpara,“Kod Moral” në politikë apo moral i burrit të shtetit pa “Kod Politik”?
Vendimi i Berishës për të lënë Bashën si pasues qe tepër delikat dhe i pamenduar mirë! T’i dorëzosh një kontribut kombëtar të mijëra demokratëve një njeriu, kushdoqoftë ai, që nuk e njeh ende Partinë Demokratike, nuk e ka shoqëruar rrugëtimin e saj duke kaluar nëpër struktura, shtron pikëpyetje. Filozofi popull , kur sheh ndonjë shtëpi të bukur e pyet të zonë : “ A e ke ndërtuar vetë apo ta ka lanë baba?” Pra, zotni Basha e ka kollaj se shtëpinë e “të parëve “ nuk e ka ndërtuar vetë , por as Sali Berisha nuk e ka ndërtuar i vetëm , po aktualisht ai ka tagrin e lidershipit historik! Megjithatë, Partia Demokratike është kontribut i heronjve , mijëra qytetarëve , studentëve, fshatarëve , nxënësve, të cilët sakrifikuan për ditë më të mira që nuk i panë kurrë!
Çdo përplasje mes të dyve nuk ka efektin e thyerjes së vezëve ku fiton më e forta, por një reaksin zinxhir tek masa e elektoratit të djathtë. Në këtë kontekst mund të bëhet fjalë për një korrigjim, ringritje , daltim të standarteve demokratike , por përsëri dilema do të mbizotërojë në kampin e djathtë.
Berisha ka dhënë prova që nga humbës ka dalur ngadhnjimtar. Zoti e ka pajisur me një natyrë burrërore kalorsiake që di t’ia shtrijë dorën kundërshtarit … shokëve të një ideali. Berisha e ka tel dhe derën 24/7 të hapur. Ndërsa Lulëzim Basha ka treguar se është një zyrtar teknik efikas , por jo një lider politik, sepse ai nuk qe në gjendje asnjëherë t’i bashkojë mendimet intelektuale ndryshe dhe oponencën delikate brenda Partisë. Ai është i kufizuar në ballafaqim me kontribuesit real si me tel dhe derë të hapur . Ndoshta nesër ai mund t’a kuptojë sa i rëndësishëm është komunikimi, kolegjialiteti dhe do te reflektojë ? Mbase bëhet lider si Toni Bler që e solli Partinë Laburiste në qeverisje, ku shkelqeu si një nga Kryeministrat Laburist më me jetëgjatësi dhe më me peshë. Por, aktualisht , deri tani ai nuk i ka afruar elektoratit të djathtë asnjë strategji vizionare për fitore. Burri i shtetit tregon integritetin dhe lidershipin e vet me vendime të zgjuara që merr dhe jo me grimasa teatrale që shfaq.
Labirinthet e politikës :
Në vitin 1997-98 ishte e njëjta tabllo kundër Berishës… Erdhën përfaqësues të lartë të shtetit amerikan për të bërë DEAL me Pjetër Arbnorin . Ai nuk e shiti mikun e tij… biles e bëri me turp delegacionin. Negociatorët që takuan Arbnorin nuk ishin në rang nëpunësi si ambasadorja Juri Kim, e cila është vënë në shenjestër nga të djathtët. Pjesa dërmuese nuk e kupton misionin e Ambasadores Kim, dhe ia vënë fajin për çdo prapësi. Zonja në fjalë e di mirë se kush është njëri apo tjetri , por ajo nuk mund të dalë jashtë linjës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Biden që respekton fuqishëm kontributin e Soros në mandatin e tij. Kjo është puna e tyre dhe ne nuk kemi e të drejtë të gjykojmë Biden për prapësitë e Soros , sepse alancat e tyre janë të vjetra. Po! Ne kemi të drejtë të bëjmë zgjidhjen tonë , të jemi të orientuar se, Shqipëria është një shtet sovran, ku të kuptojmë që miqtë e huaj nuk janë Zot të vendit tonë por këshillëtarë dhe nganjëherë lojtarë klani të rastësishëm që i bëjnë gjërat dhe për inertësi…
Partneritet serioz nuk do të thotë diktat dhe shkelje normash demokratike, nuk do të thotë uniliteralizëm , shkelje e votës së lirë, minim të verdiktit të popullit , por sinqeritet dhe shkëmbim reciprok të marrëdhënieve bilaterale.
Politika është shkencë dhe slot mashine… , mvaret cilën zgjedh, të parën apo të dytën . Nëse zgjedh shkencën, ke vizion dhe i shërben me përkushtim misonit dhe atdheut, aleancave dhe të ardhmes si, Teodor Ruzvelt e Regan. Po zgjodhe slot mashine, mbetesh gjysmak, pa horizont për të gjetur rrugën e duhur, sepse kjo lloj politike është politikë interesash klanore, politikë prostitucioni ku për ti shërbyer momentit shkel mbi çdo lloj norme, vizioni e strategji për të ardhmen. Paraqitje e tillë të bën më tepër humbës se fitues.
Bota e qytetëruar ka pasur zigzake të tilla më parë , dhe në prag të mbarimit të luftës së II Botërore, dhe më pas . Po sjell tre shembuj të tjeshtë kur politika është slot machine, pa moral :
– Gjenerali MacArthur (Field Marshall me kod moral të lartë ), i propozoi Presidentit Truman për t’i dhënë një mësim Kinës që kish futur hundët në luftën e Koresë, por Truman në vend që të dëgjonte Heroin Amerikan, “padashur” mori anën e Kinezëve, duke e qitur në pension me arsyetimin banal: “Shkelje urdhërash” !
Sipas mendimit tim, pjesa dermuese e ushtarakëve në botë kanë një disiplinë të hekurt dhe moral të lartë se betohen për ti shërbyer atdheut dhe kauzës. Janë të paktë ata që e shkelin këtë disiplinë. Shkelësit dënohen ose janë të predispozuar të bëhen diktatorë.
Sikur të dëgjohej kërkesa e Gjeneral MacArtur, Kina e sotme do ishte ndryshe!
-E njëjta gjë ndodhi dhe me Gjeneral Paton (ushtarak me kod moral të lartë) që i propozoi Dwight D. Ajzenhaureit të sikteriste Rusët jashtë zonave që patën okupuar. Gjeneralit legjendar që u kish shti tmerrin nazistëve i shtuan një yll dhe e nxorën në pension! Ironi politike frikacakësh.
Po të merrej parasysh propozimi Gjeneral Paton…Amerika e udhëhequr nga Presidenti John Kennedi nuk do të pregaditej për luftë bërthamore me Rusinë e Hrushovit dhe Europa nuk do ndahej me gardhe e mure… si Muri i Berlinit dhe Shqipëria me Dardaninë.
– Otto Skorzeny, kriminel lufte, Koloneli SS që liroi Musolinin. Për hir të bashkëpunimit me CIA dhe MOSSAD (dhe pse ishte një nga kriminelët më të kërkuar), u mbrojt nga interesat e politikës Slot Machine (ashtu siç mbrohen sot Sorosianët globalistë, armiqtë më të rrezikshëm të kombit tim, që duan të sakrifikojnë heronjtë për të pastruar rrugën nga pengesat e planeve ogurzeze). Otto vdiq në shtrat nga kanceri pa u penduar për asnjë çast për krimet që kish bërë. Ai e la pas të shoqen milionere,
milionat e gjakut të çifutëve dhe plaçkës së luftës dhe një pikëpyetje të madhe për Amerikën , Anglinë dhe “drejtësinë” e Izraelit!
Vëmendje!
Që politika shqiptare të shpëtojë (Shqipëri-Dardani), duhet të jetë e hapur, duke u larguar njëherë e mirë nga mendësia komuniste !
Çfarë është mendësia komuniste ? Mendësia komuniste është një zgjuarësi regresive , vdekjeprurëse, që si mikrobi hiv ndërron formën. Shfaqet kapitaliste, socialiste, demokrate, humaniste, monarkiste, sipas nevojës për mbijetesë. Ajo ka injektim degjenerativ që mikun e bën armik dhe armikun e kombit, vëlla. Fut sherrin brenda kampeve dhe ndez një fjalor rrugaçëror e amoral duke frymëzuar militantizmin, mediat e shitura dhe njerëzit e stërlodhur , viktimat e pafaj i bën të fajshme. Vëllezërit dhe motrat e një ideali brenda natës bëhen armiq për vdekje! Më pas, kazani i vulgut këndon Internacionalen duke shkelur mbi idealizmin patriotik që është shkalla më e lartë e vetëdijes dhe sakrificës.
Të gjithë ata që merren me “politikë” i kanë të qarta format e qeverisjes: Demokraci, Kapitalizëm, Komunizëm, Oligarki, Aristrokaci, Socializëm, Monarki, Teokraci, Kolonializëm. Fashizëm. Përveç Aristrokracisë dhe Teokracisë, populli shqiptar i ka kaluar të gjitha format e qeverisjes dhe tani përjeton Oligarkinë e kuqe që nuk lindi nga aristrokacia që mund të kishte dhe kuptim, por lindi nga zhelet e komunizmit, mjeshtrat kleptokratë që nuk e kanë për asgjë të shesin çdo gjë … deri nderin e atdheun. Kështu që lufta për demokraci nuk duhet të fokusohet në kampin e të djathtës midis njëri-tjetrit (që dhe kjo tregon një formë demokracie për ti bërë gjërat më mirë), por forcimin e së djathtës kundër kësaj mortaje, e cila po e shpërbën Shqipërinë. Opozita duhet të gjëjë rrugën e përbashkët. Mospërputhja e mendimeve dhe veprimeve mund të thjeshtëzohet vetëm në një tavolinë të rrumbullakët xhentëlmenësh duke pranuar arritjet dhe gabimet, humbjet dhe sfidat. Kjo arrihet me vullnetin e mirë të dyja palëve si atdhetarë e largpamës politik, të cilët e duan vendin dhe Partinë Demokratike. Dhe prej kësaj tavoline në paqe me veten dhe Zotin. Në filozofi, shkaku dhe pasoja… “Shkaku” duhet të hapë rrugë dhe “Pasoja” të korrektojë.
Sa më e fuqishme e djathta shqiptare, aq më pak orë për detashmentet e kuq oligarkë, aq më e fortë dhe e begatë do jetë Shqipëria dhe më e afërt dita e bashkimit kombëtar…

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Linde logjikisht pytja:
    Cili asht “Kodi Moral” i politikajve te sotem ne Shqipni (pa permend pjesen jashte Shqipnise)?

    Per gati 50 vjet rresht Komunizmi ne Shqipni mburrej qe krijoi ate qe e quente me paknkarta te mdhaja “NJERIU I RI, VEPRA ME E SHKELQYER E PARISE” e qe ne fakt ishte “VEPRA ME E SHEMTUME E PARTISE”.

    Ju qe nuk e keni perjetu komunizmin ne Shqipn dhe nuk mund ta kuptoni dhe as nuk mund ta imagjinoni. Na kena jetu ne nji BURG TE MADH te rrethuem me tela me ferra, me korrent eletrik, me qej te servitun afer telave, me token aty afer te punume me traktor qe te diktohej se a ka kalu kush o jo. Para kesaj zone kishte nji zone tjeter ma thedhe prej disa kilometrasht. Kush nxehej aty afer ose vritej ne vend ose u torturohej ne sigurim dhe denohej minimum 10 vjet burg neper minjera. Mbas lirimit ky i burgosun, ma mire te kishet vdeke perpara lirimit. Ashtu vunte edhe familja.
    Ky rrethim vlente qe komunistat tia bajshin popullit çka te dojshin ata vete se nuk kishin kah t’ikshin.
    Banje prove me e rrethu nji kafshe n’tana anet dhe me e rrahe perdite e mos me i dhane me hanger kurgja o fare pak.
    E tesh na rrijme e bajme analiza e komente se a kan a s’kan “Kod Moral” keto politikaj e ri, pra NJERIU I RI KOMUNIST.
    Asht si RRAHE UJE N’HAVAN.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu