ARKIVI:
16 Janar 2025

Koha për unitet kundër tradhtisë, se tradhtarët nuk mund ta mbajnë peng Kosovën

Shkrime relevante

Një përkujtim personal me rastin e 50-vjetorit të shkuarjes në amshim të Ernest Koliqit

Nga: Frank Shkreli Lidhjet e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mërgatën në...

Koha për unitet kundër tradhtisë, se tradhtarët nuk mund ta mbajnë peng Kosovën

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTARËT NUK MUND TA MBAJNË PENG KOSOVËN: KOHA PËR...

Koha e dokumentave kundër falsifikatorëve të historisë, një kundër reagim ndaj Muhamet Kelmendit

Reshat Sahitaj Disa liderë të LPK-së janë mësuar të fabrikojnë veprimtari patriotike,...

Plani “RAM” i Svetostavit, plan gjenocidal serb që lidhej me krijimin e një “Serbie të madhe”

Agim Vuniqi, New York Plani “RAM” përbën një pjesë të errët të...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
TRADHTARËT NUK MUND TA MBAJNË PENG KOSOVËN: KOHA PËR UNITET DHE VOTË KUNDËR TRADHTISË
Sot, Kosova gjendet në një moment kritik, duke u përballur me një valë të re sulmesh – jo vetëm nga Serbia dhe aleatët e saj, por edhe nga brenda vetes. Kur dëgjoj disa që e barazojnë shtetin e Kosovës me fashizmin dhe e quajnë Policinë e Kosovës terroriste, ndjej një dhimbje të thellë dhe një zemërim të pashuar. Si mund të krahasohet sakrifica sublime e policëve të Kosovës me krimet e Millosheviçit? Si guxon dikush të përdorë viktimat e terrorit serb për të mbrojtur interesa të ndyra personale?
Ata që sot e krahasojnë Kosovën me regjimin e Millosheviçit janë të njëjtët që justifikojnë dhunën dhe terrorin në veri. Janë të njëjtët që shpifin duke thënë se armët e gjetura në veri janë inskenim i qeverisë, ndërkohë që çdo fakt tregon të kundërtën. Këta individë nuk janë thjesht kritikë – ata janë zëri i tradhtisë së vazhdueshme që përpiqet të dobësojë shtetin dhe të përçajë popullin.
Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim për të thënë të vërtetën. Nuk ka asnjë bashkëpunim mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka asnjë lidhje të Kosovës me interesat ruse. Çdo akuzë e tillë është një përpjekje për të mjegulluar sytë e popullit dhe për të fshehur ata që janë vërtet të lidhur me interesat serbo-ruse.
Në emër të atyre që ranë për këtë tokë, ne nuk mund të heshtim. Në emër të atyre që dhanë jetën për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, ne duhet të luftojmë kundër gënjeshtrave, tradhtisë dhe përçarjes. Historia nuk do të na falë nëse e lejojmë këtë rrënim të vazhdojë.
Për hir të këtij populli që ka vuajtur shumë dhe për hir të gjakut të derdhur për lirinë e këtij vendi, na duhet guxim dhe forcë. Na duhet drejtësi për të ndëshkuar ata që tradhtuan Kosovën dhe që ende sot përpiqen ta çojnë në greminë.Ejani ti pengojmë tradhtarët me votën tonë.
Le të jetë ky momenti i kthesës – momenti kur Kosova të zgjedhë drejtësinë dhe të ndëshkojë tradhtarët përmes votës. Me votën e 9 shkurtit, ne duhet t’i gozhdojmë këta tradhtarë. T’i ndalojmë ata që kanë tradhtuar interesat e popullit tonë dhe të mos i lejojmë të flasin më kurrë në emër të Kosovës.
Delni dhe votoni!Ngrituni përsëri, si dikur, për të mbrojtur atë që na takon me të drejtë – lirinë, të vërtetën dhe dinjitetin tonë kombëtar! Koha është tani për të treguar forcën e një populli të bashkuar, që nuk lejon tradhtinë dhe nuk pranon rrënimin e shtetit tonë të shenjtë.
Shih videot:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu