ARKIVI:
13 Shkurt 2025

Koha, shpirtshërbyese – poezi nga Atdhe Geci

Shkrime relevante

Hegseth: Asnjë ushtarë amerikanë në Ukrainë

Pete Hegseth, President-elect Donald Trump's choice to be Defense secretary, appears...

“Hajvanët e opozitës”, kështu i quajti Albin Kurti dhe nuk gaboi…!

Nga: Rrezart Kalaja Hajvanët e Opozitës: Albin Kurti e quajti kështu dhe...

Gazeta “Rilindja”, një gazetari që u rrit me rritën e Kosovës, por që nuk është më!

Nga: Agim Muhaxheri, Kaçanik Mjeshtri i fjalës, gazetari e shkrimtari Ymer Shkreli,...

Shpërndaj

Nga: Atdhe Geci

Poezi

KOHA, SHPIRTSHËRBYESE

Udhës  së  Atdheut tonë  për  në  Çamëri

të gjithë bartim përgjegjësi  dhe  njëherit

edhe lëvdata, dhe, pika gjaku të betejave

bartim këngë të vogla  e këngë të mëdha

lexova në ditarin e luftëtarit çam, i vrarë

në luftë me  Greqinë, ai  trim  shkruante;

Lidhja pellazge  është  lidhje  shpirtërore

lidhje e përjetshme me gjuhën dhe tokën

lidhje e siguruar nga përjetësia identitetit

lidhje e mbrojtur nga përjetësi e origjinës

Lidhje për çlirimin e Epirit e të Çamërisë.

Jeta e çamit në Atdhinë, Atikë  dhe More

si kopshtar, pemëshitës dhe peshkatharës

i jep zemërim çarjes  së tokës dhe të detit

i jep zemërim  gjuhës  shqipe  dhe  fjalës,

i jep zemërim palave të fustanellës çame

gurëve epik të Akropolit dhe të Dodonës!

Çamët e thonë; jam ipe Iperi prej kohësh

Nuk jemi grek”, dhe as helenë të shpifur

jemi shqipe me stërgjysh pellazg e epirot!…

Të gjithë lumejtë, erërat dhe stuhitë nëpër

Çamëri e gjithandej Epirit, rrjedhin nga e

kaluara, nga Pellazg Iliria e Zeusi  dhe  e

Thotit, nga Pellazg Iliria antikës së Herës

nga lumejtë e munduar të kohërave epike

Në zemër të çamit luftë bën gjuha shqipe

luftë bën  dashuria  Çamëri-Shqipëri, dhe

luftë bën vetëdija çamit kundër pushtimit!…

Atdhe Geci – Dortmund, 24 Kallnor, 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu