ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

”Kolaboracionistët” si Ramiz Hoxha ishin më atdhetar se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Fatmir Lima e Rexhep Selimi

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi
I gjallë nëse jam, Shaban Polluzhën kam me e nxjerr hero e Fadil Hoxhën, tradhtar” kishte thënë Profesor Muhamet Pirraku (1944-2014), historian nga Sankoci ose Sankofci, komuna e Drenasit. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Flamuras.
___
Edhe dy, tri fjalë për dëshmitarin e rrejshëm Demush Lacin- Krasniqin nga Drenoci i Malishevës
Vazhdon nga numri i kaluar ”Demush Krasniqi, dëshmitar, bedel apo rrotel, po rren sa je i madh“, publikuar më 23 Shtator 2024
Për lexuesin e painformuar:
Në Llashkadrenoc, komuna e Malishevës Pas vitit 1999, është i njohur edhe me emrat Drenar dhe Llashkadren.
Shumica e familjeve janë me fis Krasniq por ka edhe të fisit Morinë. Është fshati më i madh i komunës së Malishevës dhe ka disa mahallë.
Të fisit Krasniq janë këngëtarët e njohur për këngë të trimërisë e të ashikisë, Salih, Feriz e Ali Krasniqi, Ali Paci, atdhetari Vesel Krasniqi (i mahallës së Kapllanëve) të mulla Osmanit. Demushit, djalit të mulla Osmanit, i Kapllanëve, Xhevë Krasniqi-Lladrovci … I LLashkadrenocit është edhe Vesel Krasniqi, ish Sekretar i Sekratar. për Punëve të Brendshme në Prizren, njeriu më zëmadh për të keq. Edhe Demush Laci-Krasniqi, ish “polici ushtarak” e tash, dëshmitar i rrejshëm, kusheri i Vesel Krasniqit-UDBASH-it është nga LLashkadrenocit
Demush Laci-Krasniqi, ti ke qenë si Vesel UDBASHI, burri i mësueses Zelihe por jo i fuqishëm e pushtetshëm e as i hijshëm si Veseli
Është mirë që ke qenë e ke mbetur si Veseli. Mirë është mos me e lënë Veselin shoqin vetëm se edhe ai mërzitet, është prej mishit e ashtit, sikurse ti që ke gjak shiqptari, mish e asht e po i del në krah e ”mbron” Hashimin.
Qe pse Demushi është dëshmitar i rrejshëm
Demushi tha si dëshmitar në Hagë:
“Fëmijëve që lindin ua vëmë emrin e Thaçit në Kosovë, jemi krenarë“.
Kjo nuk është e vërtetë.
Ndoshta Demushi ndonjë fëmiut të vetë ia ka lënë emrin “Hashim” por jam i sigurt se asnjë prind as familjarë e farefis të Demushit nuk do ta pagëzonin djalin a nipin e tyre me emrin “Hashim”, “Hajdar” etj.
Përveç presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan (february 1954), askush tjetër nuk do ta pëlqente emrin “Hashim”.
Demushi tha edhe këte: “Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Demush, po ta përsëris:
Skender Hoti nga CarrallukaDemush Laci- Krasniqi nga LLashkadrenocit, Fehmi Kryeziu nga katundi Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva i keni pritur deri sa ka dalur Jakupi e Ceni nga zyra amerikane ku bisedonin me z. Shaun Byrnes dhe i keni ”shoqërua” deri në gojë të ujkut. Gjatë kohës sa ishin në bisedë, Jakupi e Ceni, Skënder Hoti, ndoshta ti, keni hyrë në zyrë dhe i keni thënë Jakupit e Cenit, po ju pret një ushtarak i madh në kundërshtim me çdo normë, sjellje e rregull njerëzore.
Z. Shaun Byrnes, iu ka lutur që të pritni jashtë, derisa ta keryejmë bisedën.
Zyra Amerikane ishte vendosur në shtëpinë e Isuf Paqarizit, nga Dragobili, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, familje besnike, bujare e bukëdhënëse.
Pse Demush “nuk e paske parë ti Hashimin“?
Në njërën nga makinat Jakupin e Cenin i ka pritur ”Gjarpëri”, ”Sabit Geci”, Hashim Thaçi i mëvonshëm i cili pasi i ka “intervistua”, iu ka lidhur duart e kryet iu ka mbulua me thas bërlloku (najlloni) që mos ta shohin rrugën dhe burgun.
A nuk ishte kjo pabesi e Hashimit Demush Laci?
Demush, burrat flasin vetëm të vërtetën. Burrat e fortë falin edhe gjakun.
Ti Demush Laci je ”burrë” i ligë. Kjo është ndërgjegja jote.
Të jesh i sigurtë se ty Hashimi nuk të beson e aq më pak Gjykata në Hagë.
Ndryshe, nga dëshmitari Demush Laci- Krasniqi i cili nuk e tregoi të vërtetën, rrejti dëshmitari tjetër, Ahmet Rrahmani nga katundi Bubël tha shumë të vërteta në Hagë të pathëna deri më tash.
Katundi Bubël e LLashkadrenoc, nuk janë larg katundit tim, Turjakë. Me Bublin na ndajnë Livadhet e Poshtme dhe dushkajat ”Llazet e Bublit” e na bashkon, lumi Mirusha. Një vrap kali larg Turjakës është Bubli ndërsa LLashkadrenoci, është më larg, ndoshta 35-40 min. këmbë deri në mahallën e Lacajve, në LLashkadrenoc.
Sinan Kastrati, foto e vitit 1978
Ahmet Rrahmani foli si burrat. Tha se e njeh Fetahin (Fetah Ruadajn nga Rudi) dhe ka dëgjua edhe për Ramiz Hoxhën e Bellanicës (e Selman Binishin nga Baja).
Por ajo që deri tash nuk e kisha dëgjua, ata që u burgosën, u keqtrajtuan, u torturuan, u vodhën ”e …u vranë nga UÇK-ja nuk ishin koloboracionistë”, tha Ahmet Rrahmani.
Dëshmitari flet për persona të ndaluar nga UÇK-ja disa prej të cilëve ishin gjetur të vdekur, e që janë quajtur kolaboracionistë
”Në një deklaratë të mëhershme për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), dëshmitari kishte folur për një roje pylli në Komunën e Klinës, që ishte vrarë me pretekstin se ishte kolaboracionist. Rrahmanaj tha se ky person e kishte emrin Avdyl Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Për mua nuk ka qenë kolaboracionist, për arsye se e kam njoftë personalisht, por ndoshta për arsye që ushtronte funksionin e rojtarit të malit në atë kohë ku ishte i vetmi dhe nga të rrallët i punësuar pranë autoriteteve të dhunshme të asaj kohe të Serbisë”, tha dëshmitari.
Rrahmanaj po ashtu tha se nuk e di kohën se kur është vrarë ky person, por mendohet nga fundi i ‘98-ës ose fillimi i ‘99-ës. Ndërsa se kush e ka vrarë Gashin, dëshmitari tha se nuk ka njohuri.
Ai deklaroi se një person me emrin Fetah Rudi e njihte dhe se ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), aktivitet të cilin e ka ushtruar para, gjatë dhe pas luftës.
Ai shtoi se 90 % të ushtarëve të UÇK-së, kanë qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Dëshmitari tha se ka dijeni se Rudi ishte ndaluar nga UÇK-ja.
“Është periudha kur unë nuk kam qenë polic ushtarak, por me rrëfimin e Fetahut si mik, po. E kam ditur”, tha Rrahmanaj, duke shtuar se një gjë të tillë ai ia kishte thënë në korrik të 1999-ës kur dëshmitari kishte ardhur në Kosovë.
“Fetah Rudi më ka treguar se pas një problemi që ka ndodhur në mes disa ushtarëve të UÇK-së, Fetahun e kanë shoqëruar dhe arrestuar. Dyshimet e tij janë që për shkak të aktivitetit të tij politik për arsye se ai bënte lëvizje në atë kohë edhe pse ishte ushtar i UÇK-së, ai udhëtonte drejt Prishtinës për të qenë pjesë e mbledhjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha dëshmitari.
Pas arrestimit, Rrahmanaj tha se Rudin e kanë dërguar në fshatin Bubël.
“Një shtëpi aty ku kanë qenë si Shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është mbajtë në njërën nga banjat aty të shtëpisë”, tha dëshmitari.
Rrahmanaj theksoi se Rudi ishte arrestuar së bashku me një kushëri të dëshmitarit, i cili ishte akuzuar për vjedhje. Sipas tij, Fetah Rudi i ka thënë atij që e kanë dërguar në një gjyq ushtarak, e pastaj e kanë lënë të lirë.
Katundi Turjakë, Panorc, Rud dhe Bubël arat, fushat, livadhet dhe malet i kanë të përbashkëta.
Gjykata Komunale për Kundërvajtje e Malishevës, 10 nëntor 1986
___
Gjykata Komunale për Kundërvajtje e Malishevës, 10 nëntor (1986?)
Ramiz Hoxha (1935) punëtor nga fshati Bellanicë, këto ditë për fyerje u dënua me dy muaj burg.
Siq u informuam në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje të Malishevës, ky person para ca ditësh në fshtain e tij (Bellanicë) në praninë e shumë qytetarëve ka fyen rëndë organet udhëhqëse të shtetit, ato komunale si dhe LKJ-në, duke u shprehur në mënyrë të vrazhdët e banale.
Për veprën e bërë i njëjti u dërgua menjëherë për të vuajtur dënimin ”
Veli Byqtyqi (V. B.)
___
Ndërsa për një person të quajtur Ramiz Hoxha, dëshmitari kishte thënë për ZPS-në që është quajtur si kolaboracionist serb, i cili është vrarë edhe pse nuk ka qenë kolaboracionist.
“Pas një kërkesë të fshatarëve të fshatit Bellanicë që të dalin t’i mbledhin të korrat e vjeshtës, në atë kohë misrin dhe pasulin, po nuk ishin të lirë që të kryenin këtë aktivitet për arsye se policia serbe ishin shumë afër fshatit ku ishin arat me të mbjella. Ata morën vendim që të shkojnë të bisedojnë dhe t’i njoftojnë ushtrinë Serbe që do t’i kryejnë këto punë në arat e tyre. Pasi kanë ngjarë këto bisedime dhe kanë fillu t’i mbjellin të korrat e vjeshtës, është marrë Ramiz Hoxha”, tha dëshmitari.
Dëshmitari Ahmet Rrahmanaj gjatë dëshmisë së tij të hënën në Hagë, ka folur për disa persona të cilët i njeh, e që sipas tij janë arrestuar dhe ndaluar nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Disa prej tyre edhe janë gjetur të vdekur.
*
Sipas Rrahmanajt, Hoxha e ka luajtur rolin e përkthyesit të banorëve të fshatit pasi që kishte jetuar në Slloveni dhe kishte njohuri të gjuhës serbe.
Sipas tij, këtë gjë ia kishin konfirmuar dëshmitarët, banorët e fshatit, vëllai i Hoxhës dhe djali i tij. Tha se Ramiz Hoxhën e kanë marrë nga xhamia.
“Thuhet se ata kanë shkuar në xhaminë e fshatit ku ai ka qenë duke kryer ritualin ditor dhe kanë kërkuar hoxhën e fshatit dhe Ramizi del aty dhe thotë që unë kam qenë përkthyesi në atë takim dhe mundem t’ua shpjegojë. Ramiz Hoxhës i kanë thënë që duhet të vish me ne. Flitet që ka kërku edhe vëllai i tij që të shkojë me atë, por ata i kanë thënë që ti nuk mundesh”, tha dëshmitari, duke shtuar se kjo xhami gjendet në fshatin e Ramiz Hoxhës.
Ai tutje shtoi se thuhet që Ramiz Hoxhën e kanë futur në bagazhin e makinës dhe kur ka kërkuar vëllai i tij që të shkojë më atë, anëtarët e UÇK-së i kanë thënë që nuk ka vend për atë.
Fadil e Enver Hoxha, djemt e Ramiz Hoxhës dhe Sinan Kastrati (në mes) në Restaranin ”Mani” në Malishevë (2016)
*
Dëshmitari tha se për makinën flitet që ka qenë e UÇK-së, por që nuk dihet me saktësi për shkak se sipas tij njerëzit kanë qenë të maskuar.
Po ashtu, Rrahmanaj tha se në bagazh të makinës ka qenë edhe një person tjetër, i cili është gjetur i vdekur bashkë me Ramiz Hoxhën.
“Ishte edhe një tjetër njeri në të dhe ai është gjetur i vdekur bashkë me Ramizin”, tha dëshmitari, duke shtuar se ky person ishte Selman Binishi.
Dëshmitari deklaroi se pas 10 minutave këta persona janë gjetur të vdekur një apo dy kilometra larg xhamisë. Ai thotë se trupat i gjeti djali i Ramizit dhe një bashkëfshatar i tij.
“Thuhet se i kanë gjetur në çastet e fundit”, tha dëshmitari, duke shtuar se Ramiz Hoxha nuk ishte kolaboracionist.
(Pjesë nga dëshmia e Ahmet Rrahmanit marrë nga disa portale në gjuhën shqipe).
Ahmeti, nuk e di a e ka dhënë dëshminë e plotë a jo por Ahmeti mirë e din edhe për arrestimin e burgosjen e Jakup Kastratit e Cen Deskut, po nga i plotëfuqishmi, i paprekshmi Hashim Thaçi.
Ramiz Hoxha
Te Ahmet Rrahmani, ishte Hashim Thaçi e Isni Kilaj, ish kryetar i PDK-së e Kryetar i Kuvendit të Komunës së Malishevës, disa vite para se Hashimi të arrestohej.
Ahmeti në darkën kreshmore nëpërmes sekserit Isni Kilaj i ka thirrur Jakup Kastratin e Cen Deskun në darkë për maresë.
Cen Desku ka shkua me makinë të vetën nga Malisheva në Turjakë, e ka marrë Jakup Kastratin dhe bashkë, sikurse kur janë burgosur bashkë, si dikur partizanët e Titos, B. e Ramizi kanë shkua te Hashimi, në shtëpinë e Ahmet Rrahmanit në Bubël.
Ahmeti i din edhe disa vrasje të tjera që kanë ndodhur jo larg katundit Bubël (Ajet Gashi e Nazif Bashota), nga Bubaveci dhe Isa Kastrati nga Sferka e njohur më shumë si Sferka e Gashit, katund në komunën e Klinës. Pas vitit 1999 katundi është i njohur edhe me emrin Sukë e Gashit, ish Sekretar i Sekretar. për Punë të Brendshme në Prizren, pas Vesel Krasniqit. Veseli e ka emërua Isën Sekretat. Isa është pushkatua në Malin e Madh dhe thuhët, është thënë që askush nuk guxon me e marrë kufomën me e varros.
Isni Kilaj, Ahmet Rrahmani, Hashim Thaçi dhe një tjetër, nuk e njoh në odën e Ahmet Rrahmanit në Bubël (2017?)
*
Këto duhët ti din dhe është dahur ti thotë Ahmet Rahmani.
Jakupi e Ceni janë takua me Hashimin te Ahmeti dhe me siguri janë pajtua. ”Plak” ka qenë Isni Kilaj, nga Lubizhda (Lubizhdë, katund në komunën e Malishevës. Pas vitit 1999, Lubizhda i ndryshohet emri, Lumishtë . Ceni, nuk po e flet të vërtetën. Edhe në një emision televiziv, kur u pyet a je takua me Hashimin, i bishtënoi përgjigjes se është takua dhe ka hëngër darkë si në të ”Shtatat e Dovletit” me Hashimin në Bubël ndërsa Jakupi po hesht.
Një letër e shkruar me dorë në emër të UÇK-së i ishte lënë Ramiz Hoxhës së pushkatuar në trup apo xhep.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’a pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletëekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.
Burimet
Dëshmitari: S’i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Thaçin s’e kemi parë atë ditë“, Reporteri, 23 Shtator 2024 | 12:33
Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?“, 23 shtator 2024| 11:24
Erdhën dy vetura”: Demush Krasniqi tregon si ushtarët e UÇK-së e ndaluan Cen Deskun“, 1 javë më parë
Përfundon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët për sot“, 23 Shtator, 2024 Përditesimi i fundit: 23 Shtator, 2024
Fadil e Enver Hoxha, djemt e Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Sinan Kastrati, autori i shkrimit. Malishevë, 2017
Nga arrestimi i Fetah Rudit tek vrasja e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit, Rrahmanaj jep dëshminë e tij në Hagë“, 30 shtator 2024 Në ora: 11:43 Përditësuar në ora: 15:24 më 30.09.2024
Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president”
Shaun Byrnes, as ti nuk e the të vërtetën në Hagë. Ti e William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998“, 3 Prill 2024
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 1, 2 tetor 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu