ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Komandantë, vetë jeni fajtorë që s’ju do më pothuajse askush!

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj

Autor : Lirim Gashi
___
ZOTËRI TË ASHTUQUAJTUR KOMANDANTË, VETË JENI FAJTORË QË S’JU DO MË POTHUAJSE ASKUSH
Dobësia ime më e madhe dhe në të njëjtën kohë virtyti dhe cilësia ime më e madhe është të shprehem sinqerisht në formë të shkruar dhe me gojë.
Kjo do të thotë të tregoj hapur ndjenjat e mia dhe t’i vesh ato me humor të zi, i cili mund të jetë shumë qesharak e zbavitës për disa dhe shumë i bezdisshëm e i pakëndshëm për disa të tjerë.
Sepse qëllimi im nuk është kurrë t’i kënaq të gjithë, duke e ditur mirë se është një mision i pamundur.
Sinqeriteti im mund të jetë shumë i pakëndshëm për njerëzit që janë protagonistët kryesorë të tregimeve të mia, sepse unë i përshkruaj jo vetëm veprat e tyre të këqija, por edhe tiparet e tyre të këqija të karakterit, me aq hollësi, sa që edhe unë ndjej sikletin, urrejtjen dhe përbuzjen e tyre për mua, duke e ditur se e vërteta dhemb më së shumti.
Mirëpo, për një kohë tepër të gjatë, shumica e intelektualëve, shkrimtarëve, poetëve, gazetarëve dhe analistëve tanë e mbajtën gojën mbyllur dhe ia ndaluan gishtave të shkruanin për keqbërjet e disa “heronjve të luftës” në kohë paqeje.
Fatmirësisht apo fatkeqësisht, unë nuk e kam pasur kurrë atë luks, sepse karakteri im nuk më lejonte të shes shpirtin, mendjen dhe talentin tim për para.
Por në Ballkanin e mallkuar, të pakuptimtë dhe primitiv, ku sinqeriteti, ndershmëria, profesionalizmi, etika dhe morali çmohen shumë pak nga njerëzit e thjeshtë, kushdo që kundërshton politikanët e fuqishëm dhe shërbëtorët e tyre ekonomikë, financiarë, juridikë, prokurorialë, mediatikë dhe pseudo-intelektualë paguan një çmim të lartë.
Pse kam një marrëdhënie kaq ambivalente me heronjtë tanë të luftës, të cilët besuan mjaftueshëm në vetvete për t’i ndërruar menjëherë pas çlirimit uniformat e luftës me kostume politike ?
Sepse ndjenjat e mia e admirojnë shumë heroizmin e tyre në luftë, por truri im i urren shumë aktet e tyre anti-heroike në paqe.
Ndaj unë nuk mund t’i urrej ata si njerëz, por vetëm veprat e tyre të liga në kohë paqeje, sepse admirimi im për heroizmin e tyre në luftë nuk ma lejon këtë luks.
Ajo që ende nuk e kuptoj dhe nuk mund ta besoj është, se sa lehtë dhe pamëshirshëm disa prej tyre i rrezikuan veprat e tyre të mira në kohë lufte dhe sa dobësi karakteri zbuluan në kohë paqeje.
Dhe kur një shkrimtar, poet, filozof, gazetar apo analist gjendet në një situatë kaq kontradiktore, ai ka vetëm një zgjedhje.
Ose të shkruajë si Naim Frashëri, i cili nga dashuria dhe malli i zjarrtë për atdheun, i veshi të gjithë shqiptarët me petka engjëllore dhe i anashkaloi e zbukuroi të gjitha dobësitë e tyre, ose të shkruajë si Migjeni, i cili nuk e anashkaloi kurrë të vërtetën e hidhur.
Por ajo që nuk do ta bëj kurrë është, të vë në dyshim luftën heroike të Ushtrisë sonë të shenjtë Çlirimtare për shkak të disa të ashtuquajturve komandantë, që treguan dobësi të paimagjinueshme si në luftë ashtu edhe në paqe.
Disa nga heronjtë e mi të luftës, të cilët i admiroj edhe sot e kësaj dite, shpesh më akuzojnë se nuk e kam admiruar Hashim Thaçin as në luftë e as në paqe, ndonëse ata vetë kanë pasur ndërkohë dallime të mëdha politike me të.
Ndryshe nga ata, unë kurrë nuk kam kërkuar dhe marrë asgjë nga Hashimi, kështu që mund ta shoh karakterin e tij të vërtetë kaq sinqerisht dhe ta përshkruaj kaq detajisht.
Kam humbur shumë njerëz tepër të afërt në këtë luftë, ndaj jam shumë i zemëruar se sa egoistë, lakmitarë dhe të pashpirt u dëshmuan disa komandantë pas çlirimit, kur i anashkaluan plotësisht vuajtjet e paimagjinueshme të grave, vajzave dhe fëmijëve tanë, që u përdhunuan dhe masakruan në mënyrë shtazarake nga hordhitë nacional socialiste serbe.
Madje disa prej tyre jo vetëm që nuk bënë asgjë për t’ia kthyer dinjitetin këtyre viktimave engjëllore të luftës, por nuk e thanë asnjë fjalë të vetme për to, gjithmonë me synimin djallëzor për të uzurpuar të gjitha meritat e luftës dhe për të vjedhur e grabitur në kohë paqeje deri në pasurim marramendës, në emër të meritave të uzurpuaa kaq paturpësisht .
Sot të njëjtët komandantë qajnë dhe vajtojnë pse populli nuk i adhuron më, pa e pyetur veten kurrë pse nuk treguan asnjë sekondë të vetme keqardhje dhe pendim të sinqertë për krimet e tyre në kohë paqeje.
Unë kam vetëm një përgjigje për ta:
Zotëri komandantë vetë jeni fajtor .
Sepse pendimi i sinqertë është bekimi më i madh i Zotit për karakterin njerëzor, ndaj ju që nuk e keni këtë tipar nuk do të bëheni kurrë njerëz të mirë.
Ilir H. Zhitia, Enver Bajra Hoti dhe 88 të tjerë
19 komente
3 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj

K O M E N T E

5 KOMENTE

    • Turp duhet te kene ata qe ne emer te luftes se drejte pas lufte u bene vrases, shantazhues, dhunues, hajdut… e jo opinionisti qe po e thot nje te vertete.
      Reputacionin e UCK nuk e demton z. Gashi por ata komandante qe bene njemije te keqia pas lufte. Prandaj disa prej tyre duhet te japin llogari. Vetem denimi i tyre e pastron luften e drejte dhe te paster te UCK-se.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu