ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Komandanti i UÇPMB-së, Shefket MUSLIU,takon Refik Hasanin

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit Shefket MUSLIU, u takua në Gjilan në ,,Kullën e Bashkimit’’, me Refik Hasanin, profesorin me prejadhje nga Zarbica e Bujanocit.

Shefket MUSLIU, dihet mirëfilli që organizoi dhe luftoi e mbrojti pragun e shtëpisë duke sakrifikuar dhe ishte pjesë aktive e Marrëveshjes së Konçulit të datës 20 Maj 2001.
Bashkëbisedimi është fokusuar për gjendjen në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

E veçmas u bisedua ku më 1 e 2 Mars të vitit 2022, mbushen tri dekada nga organizimi i Referendumit të datës 1 e 2 Mars 1992 për një Autonomi Territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën Amë, për shenimin jubilar të kësaj date historike të shprehur në mënyrë plebishitare . Në bisedë u shtrua që edhe Prishtina e Tirana zyrtare do të duhej mbështetur këtë krahinë me një qëndrim të përbashkët.

Profesori Refik Hasani, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për diskriminim,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, inicimin që të miratohet një Rezolutë,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.

Ishte pajtim që shenimi jubilar i Referendumit të 1 e 2 Mars 1992, të shënohet në mënyrë të dinjitetshme, por edhe për mos realizim të Marrëveshja së Konçulit do të duhej të parashtrohen pikat që nuk jan realizuar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu