ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” mban mbledhjen e tretë

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Në mbledhjen e tretë të Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” u prezantua procesi për ndërhyrjet emergjente në këtë kompleks memorial, si dhe u miratua përbërja e Komisionit të Ekspertëve.Në hapje të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Republikës është duke e trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.Duke veçuar veprimet konkrete të deritanishme, kryeministri tha se me ndihmën e inxhinierëve dhe profesorëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit dhe javën që vjen po nisim ndërhyrjet e para emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë dhe tani po themelojmë Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështje pronësore brenda kompleksit dhe në fillim të vitit të ardhshëm në agjendën tonë dhe të këtij komiteti do të jetë master-plani për kompleksin memorial, tha kryeministri Kurti.

Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda Kompleksit janë detyrat ligjore të këtij Komiteti, por njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari, tha ai.Si Kryeministër i Republikës u zotua për të bërë më të mirën e mundshme, bashkë me qeverinë, që në afatin më optimal të nisin punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Gjatë prezantimit të procesit të hartimit të planeve për ndërhyrjet emergjente, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani tha se tashmë kanë hartuar planin për ndërhyrjet emergjente i cili do të sigurojë mënjanimin e rrezikut të dëmtimit të mëtejmë por edhe do të ruajë integritetin e ndërtesave dhe vlerave të trashëgimisë kulturore që ato kanë.

Në këtë mbledhje po ashtu iu urua mirëseardhje z. Fadil Nura, i cili si Kryetar i Komunës së Skenderajt i bashkohet përbërjes së Komitetit, ndërsa z. Bekim Jashari do të vazhdojë të jetë anëtar i Komitetit, nga tani e tutje si përfaqësues i familjes Jashari.

 

 Fjala e plotë e Kryeministrit në mbledhjen e tretë të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Të nderuar anëtarë të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz,

Të nderuar pjesëtarë të medias,

Qytetarë të respektuar,

Zonja dhe Zotërinj,

Mirëdita dhe mirë se erdhët në mbledhjet e tretë të Komitetit për Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Nga themelimi i këtij komiteti kemi ecur me hapa të sigurt dhe veprime konkrete. Kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit, tani po nisim ndërhyrjet emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë, tani po e themelojmë Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra master-plani për kompleksin memorial.

Gjatë mbledhjes së kaluar kemi miratuar raportin përfundimtar të vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave brenda kompleksit. Raporti është hartuar nga inxhinierët dhe profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë, ndërkaq kjo është hera e parë që është realizuar një vlerësim i tillë profesional. Pas konstatimit të gjendjes kemi ndërmarrë hapat e nevojshme. Javën që vjen nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e kompleksit. Për detajet e veprimeve të fazës emergjente do të flasë zëvendësministrja e Kulturës,  Rinisë dhe Sportit ndërsa bashkë do të vendosim për veprimet në vijim.

Në përputhje me vendimin e mbledhjes së kaluar, sot do të diskutojmë dhe vendosim për themelimin e Komisionit të Ekspertëve. Nga lista e gjerë e miratuar në këtë Komitet, tani kemi nëntë emra ekspertësh, vendorë dhe të jashtëm. Në momentin e themelimit, Komisioni do të jetë krahu profesional i Komitetit, duke u siguruar që puna dhe vendimmarrja jonë bëhet në përputhje me të gjitha standardet profesionale, ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë këtë proces. Ne i kemi mobilizuar të gjitha kapacitetet tona dhe në këtë rrugëtim nuk do të kursejmë asgjë nga vetja jonë. Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda Kompleksit janë detyrat ligjore të këtij Komiteti, por njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari. Si Kryeministër i Republikës zotohem që bashkë me qeverinë tonë do të bëjmë më të mirën e mundshme që në afatin më optimal të nisin punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Më lejoni në fund që në emër të të gjithë anëtarëve t’ju uroj mirëseardhje z. Fadil Nura, i cili si kryetar i ri i komunës së Skenderajt i bashkohet përbërjes së Komitetit, ndërkaq z. Bekim Jashari do të vazhdojë të jetë anëtar i Komitetit, nga tani e tutje si përfaqësues i familjes Jashari.

Duke ju falënderuar të gjithëve për punën dhe përkushtimin deri tani, ju ftoj që të vazhdojmë në këtë frymë edhe më tutje, sidomos tani që me nisjen e një viti të ri, Komiteti do të ketë në agjendë master planin për kompleksin memorial. Viti 2022 do të jetë vendimtar për të siguruar ecuri pozitive, andaj edhe nevoja për mobilizim e angazhim maksimal.

 Ju faleminderit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu