ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës – Besim Aliti emërohet Sekretar i Përgjithshëm

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Mes tjerash, Besim Aliti ishte drejtor ekzekutiv i Kampionatit Evropian në Karate, të mbajtur këtë vit – 2021 në Poreç të Kroacisë, është i licencuar si profesionist i menaxhimit të projekteve nga Kolegji i Teknologjisë “Alfred State” me seli në Nju Jork – Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Bashkë me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltari i tij Besim Aliti ishte në Lojërat Olimpike në Tokio – Japoni, që u mbajtën prej 23 Korrik deri më 8 Gusht 2021, ku Ekipi Olimpik i Kosovës  me 11 sportistë arriti suksesin historik: Dy kampione olimpike – medalje të arta të xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova/

PRISHTINË, 2 Shtator 2021/ Besim Aliti është emëruar sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, të mbajtur mbrëmë në Hotel Sirius në Prishtinë.

I propozuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi e me vendim unanim të Bordit Ekzekutiv Besim Aliti u emërua Sekretar i Përgjithshëm.
Njoftimi i Komitetit Olimpik të Kosovës thekson edhe  se, deri më tani Aliti, njohës i pesë gjuhëve të huaja, ishte këshilltar i Presidentit Krasniqi.

Tokio 2021 -Komiteti Olimpik i Kosoves – Ismet Krasniqi e Besim Aliti , takim me Komitetin Olimpik Nderkombetar

Besim Aliti ka një karrierë të pasur profesionale në sport. Ka qenë menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar (EUSA). Ka punuar në organizimin e shumë ngjarjeve ndërkombëtare si: Lojërat Evropiane Baku 2015, FIBA Evropianin e basketbollit 2015, Lojërat Evropiane Universitare 2016, Lojërat Islamike Baku 2017, si dhe ka qenë drejtor ekzekutiv i Kampionatit Evropian në Karate, të mbajtur gjatë këtij viti në Poreç të Kroacisë. Në vitin 2014 ishte koordinator i Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe në Zagreb të Kroacisë, si dhe pjesëmarrës i EUSA-s në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Universiteti i Sportit të Kroacisë (2016/2017).

Ka kryer Fakultetit e Sportit në Zagreb dhe Masterin në fushën e menaxhmentit të sportit në Zagreb dhe Madrid. Është PhD. kandidat në Fakultetin Ekonomik, i cili zhvillohet në Osijek dhe Vjenë. Gjithashtu, është i licencuar si profesionist i menaxhimit të projekteve nga Kolegji i Teknologjisë “Alfred State” me seli në New York. Po ashtu, është edhe bursist i Akademisë Olimpike Ndërkombëtare në Athinë – Greqi dhe i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kroaci.

Besim Aliti është ekspert ligjërues i jashtëm në Universitetin e Zagrebit (menaxhimi sportiv) dhe ka ligjëruar në shumë universitete dhe forume ndërkombëtare në Malaga, Beograd, Pragë, Romë, etj, përfshirë edhe ligjërimet në Kurset për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC 1 dhe 2), të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Gjatë karrierës së tij si sportist Besim Aliti ka qenë karateist profesionist, ndërsa gjatë viteve 2010 – 2013 ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kroacisë në karate,  bën të ditur njoftimi i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Bashkë me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltari i tij Besim Aliti ishte në Lojërat Olimpike në Tokio – Japoni, që u mbajtën prej 23 Korrik deri më 8 Gusht 2021, ku Ekipi Olimpik i Kosovës  me 11 sportistë arriti suksesin historik: Dy kampione olimpike – medalje të arta të xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit…

Gjatë ceremonive dhe gjatë garave kishte plot shkëlqim uniforma e Ekipit Olimpik të Kosovës, e cila krahas ngjyrave të Flamurit të Republikës së Kosovës përmbante edhe simbole dardane dhe ilire – imazhe të Hyjneshës në Fron dhe të Vrapueses së Prizrenit…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu