Nga: Hajrullah Tërnava, Prishtinë
Pra, Kosova tash si shtet i pavarur me njohje të fuqishme ndërkombëtare, nuk ka nevojë që të vazhdon e të humbi kohë pafundësisht me Serbinë, por ta rikthen në tavolinë rishikimin e kufijve duke korrigjuar atë imponim të pa drejtë që i është bërë nga regjimi i Rankoviqit, me futjen e pykës qarëse me Leposaviqin dhe Zubin Potokun, sepse edhe Serbia po duket që është shumë e interesuar që të rimerr atë pjesë të veriut të skajshëm të Kosovës dhe të heq dorë nga pjesa tjetër e Kosovës. Derisa pakica më e madhe në Republikën e Kosovës, e ndikuar nga Beogradi, pra serbët, nuk po pranojnë të jetojnë nën sovranitetin e shtetit me shumicë shqiptare, sepse ata kanë politikë separatiste dhe synojnë bashkimin me Serbinë, atëherë zgjidhja mbetet te rikthimi i hartave në gjendjen e vitit 1956.
-Në këto rrethana politike, sikur që po e ndërmjetësojnë ndërkombëtarët çështjen e pajtimit mes Serbisë dhe Kosovës, e që qartë po vërehet se Serbia për këtë çështje e ka prapavijën e sajë që donë me i bashkua trojet e saja serbe të veriut, sikur që po deklarohet për Zubinpotokun dhe Leposaviqin, dhe te tjerat komuna në veri, e si kompensim që Kosovës me ju kthye Preshevën, Medvegjen dhe Bujanovcin, vështirë që mundet me u arritur një pajtim i tillë, sepse Serbia do të bllokohej me autostradën që e lidhë Maqedoninë dhe Greqinë. Intencat e Serbisë e kanë prapavijën e saje si gjithherë deri më tani, për të marr territor e për të mos dhenë, por tani ndërkombëtarët duhet të jenë më të vendosur dhe më të ashpër për një marrëveshje të përhershme që do ta qetësonte këtë pjesë të Ballkanit njëherë e përgjithmonë, sepse Serbia në historitë e kaluara mjaftë ka uzurpua toka të Dardanisë-Kosovës, e që për histori ato kohëra janë të njohura, prandaj Serbia po heziton dhe nuk po pranon të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën, nuk po pranon që ta nënshkruan as marrëveshjen për Asociacionin e propozuar nga Bashkimi Evropian, pa kompetenca ekzekutive, model i ngjashëm me asociacionin ekzistues ligjor legal dhe kushtetues që funksionon në Republikën e Kosovës, por po kërkon modelin e një Republike Serbe të Bosnjës, madje edhe duke mos e pranuar shtetin e Kosovës, duke kërcënuar dhe penguar funksionimin e tij, sa dhe duke nxjerr si alternativ temën se a mundë të vij në shprehje varianti i ndryshimit të kufijve në mes të dy shteteve si kompromis, duke nxjerr në tavolinë të bisedimeve rikthimin e territoreve që Kosovës që janë shkëputur menjëherë pas luftës së dytë botërore.
Pas pranimit të tabelave RKS vjen një goditje tjetër e rëndë ndërkombëtare kundër Serbisë, largimi i Kosovës nga preambula e kushtetutës dhe njohja e pavarësisë.
Prekja e kufijve pra do të kthente gjendjen Lugina e Preshevës e cila administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, në vitin 1956 të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave e qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional. Nga ecuria e deritashme e dialogut dhe propozimit të marrëveshjeve që janë në Tavolinë, po shihet ashiqare, madje kjo edhe është deklaruar, se Serbia nuk heq dorë nga pjesa e veriut të Kosovës, pra Leposaviqi e Zubin Potoku që i janë bashkuar qëllimshëm Kosovës prej komunistëve jugosllav, dhe tani Serbia po bënë gjithçka për ta penguar Kosovën që të funksionon si shtet i pavarur, pavarësisht pse kemi njohje të fuqishme të pa kontestueshme ndërkombëtare, por procesi i shtet formimit për shkak të raporteve me Serbinë akoma nuk është i përfunduar, prandaj mbase zgjidhja e fundit dhe më e pranueshme do të ishte rikthimi, respektivisht korrigjimi i lehtë i kufijve në atë gjendje dhe ato pozita kur ka ndodhur edhe ndryshimi me bashkëngjitjen e qëllimit të keq të Leposaviqin dhe Zubinpotokun me popullsi të pastër serbe në veri me Kosovën, për të marr Kosova pjesët e shkëputura në Kosovën lindore me shumicë shqiptare, Preshevën Medvegjën e Bujanocin, dhe kështu të hiqet nga rendi i ditës tërësisht çështja e Asociacionit pasi që edhe ashtu siç po këmbëngulë Serbia, model i Republikës serbe, do të ishte një bombë e kurdisur kundër shtetit të brishtë të Kosovës nga politika naconialaliste dhe separatiste serbe.
Ky korrigjim kufijsh nuk do të duhej të shkonte në ato përmasat që i kishin planifikuar dhe gati ishin pajtuar Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi, por vetëm kthimi i gjendjes së fundit të ndryshimeve të zyrtarizuara dhe finalizuar në ish federatën jugosllave në vitin 1945. Me këtë rishikim te kufijve Kosova nuk do të ishte më e detyruar të trajtohet dhe funksionon si shtet multi etnik, por si shtet i pavarur me shumicë absolute shqiptare, si republikë me të drejtë që ti bashkëngjitet në një lloj federate Shqipërisë, madje duke ndërruar edhe emrin, për ta rikthyer emrin e lashtë historik si Republika e Dardanisë në kuadër të Republikës Federative të Shqipërisë. Me këtë ecuri të deritashme të dialogut, pavarësisht kompromiseve që janë bërë në dialog, shihet qartë se Serbia qëllimin e vetëm e ka që të mos e lejon Kosovën për të funksionuar si shtet. Pra do të ishte shumë zgjidhje më e natyrshme që Kosova dhe Shqipëria të krijojnë një union si dy bashkësi federative, si Republikë federative e Shqipërisë, e ku Kosova do ta zyrtarizonte kthimin e emrit historik si Republikë e Dardanisë sepse dihet historikisht edhe mënyra se si dhe kur Dardanisë së vjetër i është vendosur emri Kosova që është emër tipik sllav.
Komunat Shqiptare me territorin e tyre në Serbi kanë këtë shtrirje:
Komuna e Presheves-264 Km2 Komuna e Bujanocit-461-Km2 Komuna e Medvegjes- 543-Km2 Së bashku bëjnë 1231-Km2.
Ndërsa komunat e veriut të Kosovës me shumicë serbe që mundë ti kalojnë Serbisë janë Komuna e Leposaviqit-539-Km2 Zubin Potoku-335-Km2, që së bashku bëjnë 866-Km2. Me këto parametra, nëse do të arrihej pajtimi vetëm për shkëmbimin e Preshevës e Bujanocit me Leposaviq e Zubin Potok, Kosova humbet 141 km. Por nëse do të ndodhte korrigjimi i plotë duke marr edhe Medvegjen e cila ka 543-Km2, atëherë do të fitonim plus 365 km! I tërë shpjegimi është i dedikuar karshi mundësive të një pajtimi si proces që në këto treva të mbretëron qetësja dhe zhvillimi si pjesë të Evropës që i takojnë, për proceset e ardhshmërisë koha do ta dëshmoj mënyrën e zhvillimeve territoriale dhe kahet e zhvillimeve të saja, si pjesë territoriale të bashkimit me Shqipërinë apo së bashku do të bashkohen në Evropë në mesin e shteteve të BE-së. Prandaj tani është momenti që me ndihmën e ndërkombëtarëve të arrihet pajtimi i mundshëm, qe edhe kjo popullatë ballkanike ta shijoj jetën civilizuese sikur që janë duke i shijua edhe popujt e tjerë të BE-së, si dhe të tjerë popuj të botes duke i shijua ato liri të përhershme.