ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Komunikatë për Media-Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Kumtesë për shtyp

Bëhu pjesë e fushatës “Rrypi nuk është për me m’rreh”

19 korrik 2021

Më 17 korrik, ditën kur është bërë një vit prej hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë si dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë realizuar fushatën sensibilizuese “Rrypi nuk është për me m’rreh” si pjesë e fushatës së ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve RriteMeDashni.

Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, tha se janë në kompletim e sipër të kornizës ligjore në mënyrë që fëmijët të jenë të mbrojtur nga çdo formë e dhunës: “Sot ka nisur fushata e përbashkët me këto dy organizata që ka për qëllim vetëdijësimin për të punuar më shumë në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe ne si institucione po kompletojmë kornizën ligjore. Nga këtu bëj thirrje që të ketë mobilizimin institucional nga të gjitha nivelet shoqërore që të zbatohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës”.

Në anën tjetër, Naser Lajqi, menaxher i projekt dhe njohës i fushës së mbrojtjes së fëmijës në organizatën Syri i Vizionit, apeloi tek të gjithë që Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës të gjej zbatueshmëri: “Apelojmë që të gjithë të rriturit të japin kontirbut dhe të marrin përgjegjësi në pajtim me këtë Ligj dhe kështu të mbrojmë fëmijët kudo që janë duke parandaluar çdo lloj dhune ndaj tyre.”

Ndërsa Veton Kryeziu nga Save dhe Children tha se institucionet duhet që të punojnë më shumë në zbatimin e Ligjit: “Format e dhunës ndaj fëmijëve janë të dënueshme dhe duhet të parandalohen. Institucionet të punojnë që këtë ligj ta zbatojnë. Dhuna ndalohet në çdo formë. Ne si dy organizata vazhdimisht po u ofrojmë ndihmë institucioneve që fëmijëve t’u ofrojmë ambient të shëndetshëm për rritjen tyre”.

Pjesë e fushatës “Rrypi nuk është për me m’rreh” ishin ehde fëmijët e Grupit Respect Our Rights-ROR. Kryesuesja e këtij grupi, Puhiza Shemsedini, ka kërkuar nga prindërit që rrypi të mos përdoret si mjet për të ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, por për të mbajtur pantollonat: “Sot, në këtë fushatë po duam të sensibilizojmë në radhë të parë prindërit, që ata të kuptojnë rolin që rrypi ka, jo për të rrahur fëmijët, por për të lidhur pantollonat apo fundin. Edhe institucionet duhet të bëjnë shumë më shumë që ne fëmijët ta përjetojmë zbatimin e ligjit që na mbron, duke krijuar siguri dhe kushte e mundësi për neve kudo”, ka përfunduar ajo.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi dhe ndalimin e ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar gjithë qytetarët për parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve si dhe institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjehershme në zbatimin e këtij Ligji që fëmijët të ndjejnë mbrojtjen dhe sigurinë dhe të drejtat që iu garantohen nga shteti.
Poashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijën e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës e ushtrimi i dhunës, si një dukuri mjaft e shprehur në familje.

Fushata e ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve RriteMeDashni realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të ardhmen – Mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja e të drejtave të fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Me respekt,
OJQ “Syri i Vizionit”
Tel. +383 (0) 44 695 650; +381 (0) 39 423 240;
E-mail:naser.lajqi@syriivizionit.org;
info@syriivizonit.org; www.syriivizionit.org

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu