ARKIVI:
5 Shkurt 2025

Komuniteti Rugovas kërkon komunë të re për krahinën, pret takim me Albin Kurtin në Hotel “Flori” në Zahaq të Pejës, nesër në ora 16-të

Shkrime relevante

Pavdekësia e dëshmorit Afrim Bunjaku te poezia “Në mbrëmjen e fundit”

Nga: Isuf Bytyçi ___ Pavdekësia e atyre që bien për atdhe shfaqet qartë...

Maskarada parazgjedhore – abuzim i vrazhdë

Idriz Zeqiraj, Gjermani ____ Për tre muaj radhazi vazhdon fushata parazgjedhore, ndërkohë që...

Nëse i largojmë “gjeneralët” prej politikës, shteti do të jetë gjithsesi më i shëndetshëm

Halil Geci, Skenderaj SA MË LARG GENERALËT NGA POLITIKA, AQ MË I...

Shpërndaj

nga Sak Muji

  • Kërkese Kryeministrit Albin Kurti për takim me Komunitetin e Rugoves krenare ne lokalin – Hotel “FLORI në Zahaq ne ora 16.00 h.

Kërkesë Zyrtare,

Të dashur rugovas dhe të tjerë që na mbështesni,

Na ka ardhur dita e votës tonë nga Mërgata për ju!

Kemi disa çështje të rëndësishme që duam t’i adresojmë me këtë kërkesë:

1. Largimi i parkut “zoologjik” nacional nga prona private e tokave të Rugovës. Kjo është një nevojë urgjente që kërkon vëmendjen e autoriteteve kompetente.

Malsoret rugovase…

2. Ndihma financiare nga Qeveria jonë për kthimin e Rugovës si komunë në vetëadministrim për herë të pestë. Kjo do të sjellë zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e infrastrukturës lokale.

3. Lirimi i vendasve nga tatimi në pronë – kjo masë është e domosdoshme për të mbështetur ekonominë lokale dhe për të rritur standardet e jetesës.

4. Për bashkimin e popullit tonë dhe kundër ndarjes në klane të ish-komandantëve që kanë shfrytëzuar pasuritë e shtetit për interesat e tyre personale. Pasuria e tyre antishqiptare dhe antikombëtare, e grumbulluar për mbi 25 vjet, duhet të konfiskohet, për të ruajtur interesat e popullit dhe shtetit.

Kjo është kërkesa jonë drejtuar shtetit, sot! Kemi një obligim të madh ndaj të ardhmes sonë dhe të atdheut. Në gëzim dhe jetë, në fitore!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu