Shkruan Hajriz Mamaj
Varshavë 18.02.2023
- Ambasadorja Albesjana Iberhysaj nderon me pjesëmarrje në festë të gjithë shqiptarë e Polonisë
Shkurti, për mërgimtarët shqiptarë kosovarë paraqet muajin më të rëndësishëm pas nëntorit kur edhe i vihen themelet e shtetit shqiptar. Kosovarët muajin shkurt e konsiderojnë si më të dashurin , ngase me 17 shkurt të vitit 2008 iu vunë themelet e shtetit të Kosovës. Me ftesën e kryetarit të Shoqatës Poloni/ Kosovë,“ Kos Pol, zotëri Haxhi Dulla, kryetar , nisëm për Varshavë për të përcjellë aktivitetin e mërgimtarëve tanë në Varshavë , që bashkatdhetarët tanë në Poloni kanë përgatitur për këtë ditë në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Salla e stolisur me flamuj të dyja shteteve shqiptare dhe atë të Polonisë sikur i urojnë mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që nga shumë vende të Polonisë sot ia kanë mësyrë vendit ku do mbahet ceremonia festive në 15 vjetorin e Shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Edhe më festive e bënë prezenca e ambasadores së Republikës së Kosovës në Çeki , zonjës Albesjana Iberhysaj e cila mbulon me mbikëqyrje edhe Poloninë. Nikoqiri i këtij takimi zoti Haxhi Dulla me bashkëpunëtorët Tamara Jesionowska dhe Kamil Kuc presin mysafirët, ndërsa Selvia dhe Suazana dy vajza të veshura në petkun festiv mysafirëve u shpërndajnë Tulipanët polak sipas traditës shqiptare në hyrje të sallës . Salla tashmë është përplot me mysafirë dhe bashkatdhetarë mërgimtar. Me një duartrokitje të zjarrtë nga të pranishmit e presin hyrjen në sallë ambasadoren Albesjana Iberhysaj , ambasadore në Republikën Çeke e cila i është përgjigjur ftesës së organizatorit për të marr pjesë në kremten që për nder të 15 vjetorit e organizojnë shqiptarët mërgimtar në Poloni për të 11 herë.
Një foto me pjesëmarrësit në festë
Ambasadorja Iberhysaj me një dashuri të veçantë përshëndet dhe uron të pranishmit të cilëve prezenca e saj iu jep vullnet dhe dashuri për të qenë bashkë në festa dhe ditëlindje të shtetit të Kosovës. Fill pas saj në sallë arrin edhe delegacioni i shtetit të Republikës së Shqipërisë i përfaqësuar nga ambasadorja Zonja Shpresa Kureta dhe atasheu ushtarak kolonel Dilaver Hoxha dhe shumë bashkatdhetar tjerë. Në Anën tjetër Haxhi Dulla , kryetar i Këshillit organizativ na prezanton personalitetet të shumta të shtetit Polak, dashamirë të Kosovës dhe shqiptarëve , në mesin e të cilëve është edhe Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë të cilin e lidh edhe origjina e tij me popullin shqiptar, ngase nëna e tij ka qenë shqiptare, ndërsa babai polak, zotëri Jaroslav Rosochacki. Me një shqipe të ruajtur nga nëna zotëri Rosochacki uron të gjithë pjesëmarrësit dhe u shpjegon me plotë krenari mysafirëve polak për Shqipërinë e Kosovën. Salla tashmë ka filluar të mbushet dhe pritet vetëm shenja e organizatorit për fillimin e festës. Muzika e zgjedhur me plotë shije nga ana e organizatorit sikur i lëshon radhën ekzekutimit të Himnit të Kosovës dhe fillimit të ceremonisë festive. Me qëndrim goditu dhe dorën në zemër në drejtim të flamurit pjesëmarrësit nderojnë të gjithë të rënët për lirie dhe i gëzohen kësaj dite që për çdo 17 Shkurt i bënë bashkë në festim.
Ambasadoret e dy shteteve shqiptare Albesjana Iberhysaj dhe Dr. Shpresa Kureta
Me një shqipe të pastër dhe polonishte të saktë Haxhi Dulla ,kryetar i Shoqatës Poloni/ Kosovë, KosPol në rrolin e moderatorit i uron mirëseardhje të gjithë të papranishmeve në të dyja gjuhët ,për pjesëmarrje në këtë kremte e në veçanti, ambasadores së Republikës së Kosovës zonjës Albesjana Iberhysaj e cila për herë të parë si një diplomat nga Kosova i bashkohet festës së pavarësisë në Poloni, zaten deri më tani diplomat të tjerë nuk kanë përfill ftesat e shqiptarëve në Poloni. Thirrja në skenë për të marrë fjalën përshëndetëse e Ambasadores Iberhysaj i ngriti në këmbë të gjithë të papranishmit dhe me duartrokitje dhe me buçata lulesh e entuziazmuan ambasadoren që më në fund një ambasadore po nderon dhe respekton aktivitetin e mërgimtarëve në Poloni në nderim të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mes të emocioneve dhe mikpritjes zonja ambasadore e nisi përshëndetjen e saj për të pranishmit në sallë.
Atasheu ushtarak në Poloni
Zonja dhe zotërinj të nderuar miq polakë . Jam shumë e nderuar që sot jam në mesin tuaj për të festuar ditëlindjen e 15 të shtetit tonë dhe të sjellë për ju falënderimet e qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve tanë kudo që i ka dërgua fati i historisë. Sot jemi bërë bashkë për ti kujtua vuajtjet dhe sakrificat e popullit të Kosovës deri në ditën e ndarjes nga e keqja, nga shtypja dhe torturat që lufta e fundit në Kosovë i solli një populli të tërë në Kosovë i cili u detyruar pa dashje, po i nxitur nga torturat të mobilizohet në luftë për liri dhe pavarësi. Në saje të përkrahjes së vendeve liridashëse nga mbar bota dhe djemve tanë të bashkuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës , sot Kosova frymon e lirë dhe është e njohur nga mesë 117 shtete të botës.
Familja Seferi në festë
Sot, kur ne jemi në festë në Ukrainë, pushtuesi Rus po rrezikon qindra e mijëra jetëra njerëzish të pafajshëm , andaj edhe shteti ynë Kosova solidarizohet me popullin e Ukrainës dhe dënon agresionin Rus mbi popullin e pafajshëm në Ukrainë. Zonja dhe zotërinj, unë sot, në këtë fjalim rasti dëshiroj të falënderoj popullin Polakë për gjithçka që ka dhënë për lirinë e Kosovës dhe për njohjen e saj fill pas deklaratës së pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008. Vet prezenca juaj në festën tonë trigonë për lidhjet tona shpirtërore në të mirë të dyja vendeve dhe mbarë njerëzimit liridashës. Unë përveç urimeve që u kam sjellë këtu në festë do ndaj me ju edhe në lajmë që në një të ardhme të afërt do hapim edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Varshavë.
Nuk dua të zgjatëm më shumë ngase edhe miqtë tanë do i shpalosin urimet e tyre për festën tonë. Me një fjalim përshëndetës të pranishmeve iu drejtua edhe ambasadorja e Shqipërisë në Poloni zonja Dr. Shpresa Kureta e cila falënderoj iniciativën e shoqatës Kosovë – Poloni që të na bëjë bashkë në ditëlindjen e 15 të Shtetit të Kosovës e në veçanti zotëri Haxhi Dulla për kontributin e jashtëzakonshëm në prezantimin e vlerave të kombit tonë në të dyja anët e kufirit. Zonja ambasadore ju tha të pranishmëve se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qen vendimi më i rëndësishëm i popullit të Kosovës i cili në përkrahje të faktorit ndërkombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 17 Shkurt të vitit 2008 e Shpallën Kosovën shtet të pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike për Kosovën dhe për mbarë popullin shqiptar.. Kosova tregoi për këto 15 vjet se pavarësia ishte zgjedhja ma e drejt e cila ka treguar një stabilitet të brendshëm dhe paraqet një faktor paqe dhe stabilitetin për mbar Ballkanin. Zonja ambasadore në përmbyllje të urimit të saj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë shqiptarët mërgimtarë të cilët janë të bashkuar në shoqata siç është kjo e miqësisë Kosovë Poloni dhe asaj Shqipëri Poloni.
Deputeti i Parlamentit Polak, Tomas Glogovski
Edhe deputeti i Parlamentit Polak zotëri Tomasz Glogowski në fjalën përshëndetëse drejtuar të pranishmëve solli përshëndetjet e shumë polakëve të cilët në ditët më të vështira u gjenden pranë popullit shqiptar në kohë lufte dhe sot në ditë feste në 15 vjetorin e pavarësisë. Zoti Glogowski u ndalë edhe në bashkëpunimin ndër parlamentar në mes të Parlamentit të Polonisë dhe atij të Kosovës. Të pranishmit i emocionoi shumë kolazhi me fotografi nga Kosova i gazetares polake me renome ndërkombëtare Agnieszka Skieterska e cila shkrimet e saja i boton tek gazeta më e njohur në Poloni ”Wyborcza” e cila në ditën e Shpalljes së Pavarësisë ka raportuar nga Kosova dhe ka ndarë emocionet e saja me kosovarët dhe popullin liridashës polak. Ajo kishte zgjedhur disa foto në këtë kolazh fotografish nga masakra në Krushë të Madhe dhe nga masakra e Familjes Berisha në Therandë që të pranishmit solli lot dhe dhembje për të pranishmit. Zonja Skieterska si punëtore e Departamentit për bashkëpunim Ndërkombëtar në MPJ të Polonisë e mishëruar me Kosovën dhe shqiptarët është edhe anëtare nderi e Shoqatës Kosovë- Poloni ( Kos Pol) dhe ka shprehë gatishmërinë ta ndihmoj aktivitetin e shqiptarëve mërgimtar në Poloni dhe ta pasqyroj atë në shtypin ditor dhe atë Periodik. Edhe një mike të shqiptarëve na e prezanton moderatori Haxhi Dulla por këtë herë në skenë Vjenë Profesoresha e Shkencave Sociale dhe kërkimeve ekonomike në Kolegjit “Civitas Zonja Magdalena El Ghamari,PhD, e cila u ndal në lëvizjet e reja shoqërore, sektet dhe lëvizjet e reja fetare, në kulturat e popujve, radikalizmin ,sigurinë kulturore, krizat që sjellë migracioni , mosfunksionimi i udhëheqjes politike e shumë veprimtari që ndihmojnë një popull të dalë nga lufta. Ajo me vete kishte marrë edhe vajzën e vogël dhe në formë shakaje ia komunikoi lajmin e mirë kryetarit Haxhi Dulla se nga sot anëtarja më e re e shoqatës do jetë vajza ime. Kjo deklaratë e profesoreshës Ghamari u pritë me duartrokitje dhe buçet lulesh për nënë e bijë. Nënkryetarja e shoqatës zonja Tamara Jasinowska të pranishmit i njoftoj për aktivitetin e shoqatës për periudhën dy vjeçare ndërsa e reja Weronika Kochan për të pranishmit kishte zgjedhur hitet e muzikës shqiptare të cilat i rrisin krenarin popullit shqiptar në vend dhe botë. Ajo në video kolazhin muzikor prezantojë Dua Lipa , Rita Ora e shumë këngëtar të tjerë . Një rrëfim të bukur për shqiptarët bëri edhe aktorja Antonina Harickowa e cila me Kosovën dhe shqiptarët kishte lidhje të hershme. Lufta e Kosovës shtoi ajo ka qen një moment i vështirë për te nga pamjet që aso kohe shfaqeshin në Televizionin Polak. Një situatë të tillë po e përjetojnë edhe qytetarët e Ukrainës nga një sulm barbar i regjimit të Putinit që nuk ia lëshon rrugën atij të Millosheviqit. Gëzohem shumë që sot jam dëshmitare në kremten e një populli të shtypur por sot i lirë dhe kremton Pavarësinë e Vet në 15 vjetorin e çlirimit nga pushtuesi serb.
Prof. Magdalena El Ghamari me vajzën
Qershia mbi tortë ishin përgatitjet e ushqimeve tradicionale për të pranishmit që këtë herë në tryezën e festës i kishte sjellë zonja Shkurte Seferi nga qyteti Skierniewice, ndërsa Silvia dhe Suzana dy vajzat e saja shërbyen me të mirat që kishin përgatitur për festën e pavarësisë. Ajo çka i mahniti mysafirët ishin ushqimet e përgatitura edhe nga polakët po mbi të gjitha bakllava tradicionale e zonjës Shkurte Seferi dhe Torta me flamurin e dhe hartën e Kosovës në 15 vjetorin e pavarësisë.
Në fund të këtij reportazhi dëshiroj ta falënderoj pronaren e Sallonit të luleve në Varshavë, zonjën Katarzyna Zurawek e cila për të pranishmit në festë kishte sjellë lule dhe karafil të freskët. Zonja Zuravek në bashkëpunim me zonjën Marta për nder të miqësisë së mirë shqiptaro polake shtruan edhe një darkë për mysafirët që kishin udhëtuar nga qytetet tjera për të marrë pjesë në këtë përvjetor festiv në Varshavë.