ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Konflikti Ruso-Ukrainas, ku Rusia do paguajë një çmim të rëndë

Shkrime relevante

Shpërndaj

Prof. Prirro Prifti, Tiranë

SHBA dhe BE ashtu si dhe bota perëndimore po shohin me shqetësim agravimin e situatës në Ukrainë ku trupat ruse rreth 12.000 ushtarë kanë kaluar kufirin për të ndihmuar dy të ashtuquajturat republika e Doneckut dhe e Luganskut, në të cilën jetojnë rrth 14 milionë rusë.
Rreth 27 vënde kanë aplikuar ssanksione të rrepta ndaj zyrtarëve rusë të implikuar direct në konflikt, Gjermania ka pezulluar punën e Nordstream-2, por BE dhe SHBA do të largojnë Rusinë nga sistemi financiar swift, dhe plot sanksione të tjera të cilat do të përkeqësojnë situatën ekonomike në Rusi. Këto snaksione mund të tërhiqen nëse Rusia largon trupat nga Ukraina. Gjëndja ështëshumë e tensionuar edhe për shkak të deklaratave të Presidentit Putin për historinë se si u formula shteti i Ukrainës nga komunistët rusë, dhe më tepër nga firmosja e njohjes së dy republikave separatiste DPR dhe LNR, si dhe futjen e trupave të ashtuquajtura `paqeruajtëse` në këtyo zona duke shkelur sovranitetin e Ukrainës. Kjo shkelje është dënuar nga e gjithë bota dhe OKB do të bëjë një mbledhje të jashtzakonshme për të analizuar ngjarjet. Në këtë moment Ukraina ka shpallur gjëndjen e jashtzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm.
Për të ndaluar konfliktin midis separatistëve dhe qeverisë ukrainase u miratuan draft marëveshjet Minsk -1 në 2014me pjesmarrjen edhe të OSCE, dhe Minsk -2 në 2015. Marëveshjet në fakt marëveshjet nuk u implementuan siç duhet e për këtë arësye Konflikti vazhdoi i ashpër dhe deri tani janë vrarë në këto zona 13 mijë njerëz të pafajshëm dhe rreth 5000 ushtarë ukrainas dhe separatist, janë largur mbi 61 mijë njerëz dhe është çvendosur rreth gjysma e popullsisë për shkak të luftimeve.
Po në mars 2014 u bë një referendum në Krime ku popullata votoi për bashkimin e Rusinë. Kështu kjo pjesë i u shkëput Ukrainës duke dëmtuar integritetin e këtij shteti, me gjithë pretendimet e Ruruse së tokat janë të Rusisë.
Përplasja e egër midis Rusisë dhe Ukrainës është shumë dimensionale, qoftë historic, qoftë gjeopolitik për të penguar Ukrainën të futet në Nato.
Ky konflikt u acarua shumë pasi në 2004 nëpërmjet të ashtuquajturit `revolucion portokalli“ u krijuan kushte që Ukraina të integrohej në BE dhe të futej në NATO.
Në 2014 Presidenti Janukovic detyrohet të largohet nga pushteti për shkak të trazirave të ngjashme me vitin 2004, dhe opozita e drejtuar nga Julia Timoshenko dhe ish Boksieri Klishko realizuan `revolucionin e dinjitetit` ose siç u quajt `revolucioni i Maidan-it` një vazhdim i revolucionit portokalli, e cila u shkaktua nga mos pranimi nga ana e Janukoviçit për tu integruar në BE për shkak të `kostos së lartë`.
Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës gjithmonë popullsia e Ukrainës lindore përkrahte kandidatin prorus Janukoviç kurse Ukraina perëndimore përkrahte kandidaten Julia Timoshenku. Lëvizjet populiste treguan se sa e paqëndrueshme mbeti situate në Ukrainën me 44 milion banorë dhe me një popullsi heterogjene prej gati 20 kombësish. Ukraina u dekoministizua por tokat që përfshiheshin në shtetin ukrainës të dhuruara nga rregjimi komunist sovjetik i paraluftës së dytë botërore nuk u përfshinë në të ashtuquajturin `dekomunistizim`, por u mjaftuan me rrëzimin e monumenteve të Leninit dhe Stalinit. Pra problemet mbetën të pazgjidhura që pas rifitimit të pavarësisë së Ukrainës kur BRSS u shpërbë. Kështu që në 20 shkurt 2014 u vranë mbi 100 vetë në sheshin Maidan dhe ndodhi i ashtuquajturi revolucioni Maidan një variant i Revolucionit portokalli për shkak se opozita kërkonte integrimin në BE kurse Presidenti prorus nuk e dëshëronte. Për këtë shkak, u largua dhe emigroi në Rusi. President u zgjodh Poroshenko, i cilimori gjithë ndihmën e BE dhe të SHBA për tu integruar në BE dhe për tu përfshirë në NATO.
Pasi u largua Poroshenko, President u bë komedianti Zelenskij të cilit i ra barra e rëndë për të përballuar situatën.
Problem doli se krahinat ku baonin rusë me shumicë nuk ishin dakort me qeverinë qëndrore dhe sigurisht të nxitur edhe nga Rusia u ngritën në revoltë, u armatosën me armë të marra nga Rusia. Filloi një konflikt i armatosur dhe deri tani janë vrarë 13 mijë civile në zonat e Luganskut dhe Doneckut pra Donbassit.


Trupat ruse për disa muaj rresht urreshtuan në kufi me Ukrainën duke pretenduar se po bëjnë stërvitje ushtarake. Kët trupa arritën deri në 150 mijë vetë duke përfshirë edhe trupat ruse të dislokuara në Bjellorusi.
Futja e trupave ruse brënda territorit ukrainas tek krahinat separatiste që tashme janë njohur nga Rusia dhe Siria si republika të pavarura, pavarësisht pretendimeve të Putin se Krahinat janë rusisht folëse dhe se i janë dhënë Ukrainës në kohën e ish BRSS, përbën një shkelje të sovranitetit të një shteti dhe kjo shkelje është dënuar masivisht.
Për këtë arësye sanksionet e vëna nga SHBA, Britani e Madhe, dhe BE si dhe nga 27 shtete të tjera, kanë për qëllim ështu siç tha dhe Presidenti Biden të frenojnë dhe të largojnë trupat Ruse nga territory ukrainas.
Sidoqoftë përpjekjet diplomatike janë një opsion pavarësisht luftimeve dhe Perëndimi nuk i ka humbur shpresat që të realizohet një zgjidhje kompromisi, pas largimit të trupave ruse nga Ukraina, pavarëisht deklaratës së Putin se Marëveshja e Minskut, ka përfunduar me njohjen e `dy republikave të pavarura të Donckut dhe Luhanskut`.
Rusia do ti duhet të paguajë një çmim të rëndë për këtë shkelje të ligjeve ndërkombëtare, e cila mendohet ti shkaktojë asaj një dëmtim të rëndë të ekonomisë dhe financave të saj pavarësisht se Kina ka ofruar për ta ndihmuar në këtë kohë, por duke mbajtur një qëndrim neutral.

Ushtarë ukrainas afër kufinit të pjesës së pushtuar të territorit nga Rusia

NATO pavarëisht se nuk mund të ndërhyjë në Ukrainë, ka forcuar krahun lindor duke dërguar trupa dhe logjistikë në Poloni, Rumani, si dhe ndihma me armatim Ukrainës, Presidenti i së cilës ka shpallur gjëndjen e jashtzakonshme. SHBA dhe NATO janë në gadishmëri për të ndihmuar Ukrainën nga `invazioni` rus.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu