Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Rankimi Universiteteve bëhet mbi kritere të ndryshme, mbi Fusha të ndryshme, dhe me Komisione të ndryshme, por sigurisht ndikon edhe vlerësimi subjektiv jo shkencor por politik.
Karakteristikë për Universitetet shqiptare është se Universiteti më i mirë në Rankimin Boteror me vlerësimme kritere Akademike, sipas World University Rankings 2023 | Times Higher Education (THE), gjëndet në vend të 8591 Polytechnic University of Tirana Albania me rankimit sipas impact, sipas subjektit ka 16.2% dhe sipas reputacionit ka 2%. Universitetet e tjera shqiptare përrfshi Universitetin e Tiranës, jane shume me poshte e nuk llogariten (Ëorld University Rankings 2023 | Times Higher Education (THE). Ndërsa në Europë nga 688 Universitete renditen (rankohen), Universiteti Bujqesor i 605, Universiteti Durrësit i 606, Universiteti i Politeknik i 658, Universiteti i Tiranës i 677 ?!Pra, Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete (Universiteti i Tiranës kap fundin, bie me 200 vende në renditje – Sociale (gazetatema.net)). Një paradoks i vërtetë sepse nuk dihet se cfarë kanë marrë si kritere, mesa duke vetëm kriterin e `kënaqësisë së studentit`?!
Në një rankim tjetër më të saktin sipas meje është tabela më poshtë sepse ka marrë parasysh disa indekse botërore për të vlerësuar Universitetet shqiptare, ku Universiteti Politeknik i Tiranës zë vëndin e tretë si Lider Potencial Shkencor si dhe sipas disa indekseve -H. që i kam spjeguar më poshtë. Sidoqoftë rankimi për 30 universitetet shqiptare (universityguru.com – Rankings & Revieës 2023) ka patur dhe disa kritere të tjera jo akademike si: Visibility 50% Excellence 35% Transparency 10% Presence 5%. Ndoshta ky rankim jo-akademik ka diferenca të madha me rankimin e meposhtem akademik.
Sipas komenteve, Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri
30 universitetet më të mira në Shqipëri të renditura nga EduRank bazuar në rezultatet e kërkimit, rëndësinë jo-akademike dhe ndikimin e të diplomuarve. Renditjet përcaktohen duke analizuar 36,8 mijë citate të marra nga 6,43 mijë botime akademike të bëra nga 30 universitete nga Shqipëria, popullaritetin e 105 ish-studentëve të njohur dhe bazën më të madhe të të dhënave të referencës në dispozicion (Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri – Aktualitet (sot.com.al)
Sidooftë, Rankimi më saktë Universiteteve sipas indeksit -H (Albanian National H-index Ranking), pra sipas kritereve akademike, është si më poshtë.
Position National H-index H-index H-index Certificate
H-index (Scopus) (Ëos) google (all have)
(scholar)
SCIENTIFIC POTENTIAL LEADERS
University of Tirana 1 38 51 44 40
Agricultural University of Tirana 2 37 42 38 60
Polytechnic University of Tirana 3 29 38 30 40
HIGH SCIENTIFIC POTENTIAL
University Hospital
Un. Hos.Center “Mother Teresa” 4 27 43 33 12
University of Medicine, Tirana 5 25 24 17 65
Catholic University
Our Lady of Good Counsel 6 24 27 20 47
Epoka University 7 21 22 17 50
University “Ismail Qemali” Vlore 8 17 21 15 32
MEMBERS OF THE RANKING
Aleksander Moisiu University Durres 9 14 19 11 25
European University of Tirana 10 13 13 11 31
University of Gjirokastra 11 13 16 13 18
University of Neë York Tirana 12 12 12 8 31
Albanian University 13 11 11 13 19
Academy of Sciences of Albania 14 10 18 9 5
Canadian institute of Technology 15 10 7 4 36
Reald University College 16 6 8 9 4
Institute of Public Health Albania 17 5 10 2 8
University of Elbasan
“Aleksander Xhuvani” 18 5 7 3 11
POLIS University 19 5 4 4 15
University College Beder 20 5 4 4 15
Sports University Of Tirana 21 5 6 4 9
Bank of Albania 22 4 5 4 7
Seismological institute Academy
of Sciences of Albania 23 4 7 4 N/A
Metropolitan Tirana University 24 4 3 2 12
University “Fan S. Noli” 25 3 N/A 5 8
Luigi Guracuçi University 26 2 N/A N/A 14
Institute of GeoSciences 27 2 N/A 1 10
Albanological Studies Academy 28 2 N/A N/A 11
Logos University College 29 2 N/A 2 7
University Luarasi 30 2 N/A 2 6
Mediterranean University 31 2 N/A 1 8
Barleti University 32 2 N/A N/A 9
Kristal University 33 1 2 2 N/A
Aldent University 34 1 N/A N/A 6
Qiriazi University College 35 1 N/A 2 N/A
Ëisdom University College N/A N/A N/A 1 N/A
Security Academy N/A N/A N/A 1 N/A
Akademy of film and
multimedia Marubi N/A N/A N/A 1 N/A
Pavaresia University College N/A N/A N/A N/A 1
Nehemiah Gateëay University N/A N/A N/A N/A N/A
University of Arts N/A N/A N/A N/A N/A
Sqarime:
National H-index – Hirsch llogarit se pas 20 vitesh kërkimi, një indeks h prej 20 është i mirë, 40 është i jashtëzakonshëm dhe 60 është vërtet i jashtëzakonshëm. Nobel-min 30.
H-index Scopus – indeksi h është një metrikë për vlerësimin e ndikimit kumulativ të prodhimit dhe performancës shkencore të një autori; mat sasinë me cilësinë duke krahasuar botimet
me citimet. indeksi h korrigjon peshën joproporcionale të botimeve shumë të cituara ose botimeve që nuk janë cituar ende.
H-index ËoS – indeksi h bazohet në të dhënat e Times Cited nga baza e të dhënave. Ai nuk do të përfshijë citate nga burime jo të indeksuara. indeksi h bazohet në thellësinë e abonimit
të përdoruesit dhe në kohëzgjatjen e zgjedhur, në atë që disa artikuj mund të mos merren bazuar në ato parametra.
H-index -Google Scholar – Çfarë është një h-indeks i mirë në Google Scholar, Sipas Hirsch,
një person me 20 vjet përvojë kërkimore me një indeks h prej 20 konsiderohet i mirë, 40 është i shkëlqyeshëm dhe 60 është i jashtëzakonshëm.
Në përfundim mund të analizoj se: Kriteret janë vendosur nga anglo-amerikanët, dhe sigurisht në botë rankimin botëror e drejtojnë Universitetet Anglo-amerikane.
Së dyti Në Shqipëri interesant është fakti se Universitetet me kritere më të pakta kanë më shumë studentë. Dhe kjo tregon ndoshta se futja e studentëve në Universitetet pa kualitete bëhet thjesht për të marrë një diplomë,
Së treti, qeveritë duke vendosur notën mesatare si tregues kryesor i vlerësimit të një studenti, ka bërë që shumë student marrin nota mesatare relativisht më të larta sesa në të vërtetë, duke drjtuar kështu dhe dëshirën e tyre për një universitet të përzgjedhur si Mjekësia, Arkitektura, lëndët sociale e psikologjike, lëndët e drejtësisë dhe marëdhëniee ndërkombëtare. Këto të fundit kanë më shumë teori sesa praktika dhe shkencë.
Së treti Duke mos u vendosur klasifikuar Gjimnazet me pikëzim se kush gjimnaz është më i miri për shkak të stafit, laboratoreve, infrastrukturës, emrit, në Shqipëri po ndodh një fenomen korruptiv madhr ndër vite, sepse studentët e gjimnazeve me stafin më të mirë, infrastrukturën më të mirë, laboratorët më të mira fitojnë më pak të drejta për të hyrë në Fakultetet e preferuara se sa studnetët e gjimnazeve pa këto cilësi. Kjo shkakton që në Mjekësi p.sh.,, sidomos hyjnë studentë me nota mesatare të larta 10 absolute, porn ë universitet mezi kalojnë vitin… Kjo ndodh edhe për Fakultetet e tjera të preferuara. Nota gjithmonë e më shumë ka fiktivitet në zonat rurale se sa në Tianë, Durrës, korcë, Shkodër e Vlorë, ku kriteret e vlerësimit të Gjimnazeve janë shumë më të mira se në zonat rurale. Por më shumë në Mjekësi dhe në Fakultetet e preferuara po hyjnë studentë jo cilësorë pikërisht për shkak të fiktivitetit të notës. Së katërti, në Provimin e Maturës nuk ka sekretim të mirë të pyetjeve të PROVIMIT. Kështu ka patur edhe një rast në kohën e Diktaturës kur në Tiranë u vodhën pyetjet e Provimit nga Lubonja (sipas historisë) por sot korruptimi është masiv por i padeklaruar.
Së pesti më qesharakja është se disa universitete krijojnë student ekselentë, kur në një kohë studnetët e hyrë në atë Universitet kanë qënë me mesatare 6 ose 6.5, porn a dalin ekselentë më 10 në Universitet. Pa i ngrënë hakun ndonjë individi me të vërtetë të përkushtuar, Ekselenca është qesharake tek studentët që hyjnë në Universitete me mesatare nën 7, dhe kështu gënjejmë vehten dhe botën.
Së gjashtu, egziston një mitmarrje galopante sidomos në Universitetet Publike ku provimet merren me para nën dorë. Ky është një turp i madh dhe kjo duhet ndaluar urgjentisht. Në Universitetet Private nuk egziston kjo marrëzi mitmarrjes.
Së shtati, Rënia e Universiteteve Publike vjen edhe nga marrja në punë e pedagogëve pa cilësi, me miqësi dhe me mitmarrje.
Së teti Titujt dhe gradat për Shkollat e larta Profesionale dhe ato dy vjeçare duhen riparë dhe vendosur kritere të tjera nga ato të Universiteteve, duke ndryshuar ligjin.
Së nënti, buxhetet për kërkimin shkencor dhe për praktikat janë të vogla. Më mirë janë Universitetet private. Kadenca e Universiteteve shqiptre vjen edhe nga që nuk zbatohet rekomandimi për Universitetet publike të vëndit që duhet të jenë 1 Universitet Publik për 1 milion banorë.
Së dhjeti, artikujt e botuar nga shqiptarët mund të jenë shumë por cilësia dhe sesa ndikim kanë ato në shkëncë, në kërkim, dhe interes le për të dëshiruar. Jo vetëm artikujt por duhen vendsour rregulla të tjera si dhe ndihmë financiare për artikullshkruesit.
Ky problem mendoj se duhet bërë me dabat dhe i ftoj kolegëët sepse Politika dhe qeverisja ka shmangur Analistët nga vendim-marrja qeverisëse sin ë Arsim ashtu dhe në Mjekësi dhe kjo ka shkaktuar që në drejtimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishme kanë hyrë militant, amatorë që kanë prishru Meritokracinë dhe Zinxhirin Profesional, si dhe kategorizmiet që kërkohen.
priftipirro2017@gmail.com