ARKIVI:
29 Janar 2025

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, organizon pritje për shkrimtarin Jusuf Buxhovi

Shkrime relevante

Bashkëpunimi i heshtur LDK-PDK, tradhëti ndaj rugovizmit me qëllim ndarjen dhe shkatërrimin e Kosovës

Halil Geci, Skenderaj Pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e...

Matematika e Historisë nuk gënjen, pushtimi i Pellazgjisë si dëshmi !

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris Mesa duket, si dje apo edhe si gjithmonë,...

Ramush Haradinaj, a mund të konsiderohet gjeneral apo jo?

Agim Vuniqi, New York Deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika...

Ka ardhur koha që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës

B. Halimi / RTKlive Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën...

Shpërndaj

Sot, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, patëm nderin të presim shkrimtarin, historianin, intelektualin dhe aktivistin e mirënjohur politik të Kosovës, profesorin Jusuf Buxhovi.

Fillimisht, Ambasadori Isufaj e informoi profesorin Buxhovi për aktivitetet dhe funksionimin e Konsullatës sonë në Nju-Jork ku, përpos shërbimeve të rregullta konsullore që ofrohen për qytetarët tanë në këtë pjesë të botës, jemi të përkushtuar edhe në zhvillimin dhe ruajtjen e raporteve me OKB-në dhe përfaqësuesit e Misioneve të Përhershme pranë kësaj organizate.
Nga ana tjetër, profesori Jusuf Buxhovi, përveçqë bëri një përshkrim të shkurtër mbi historiografinë tonë, që nga kohërat e lashta e deri në historinë më të re, duke qenë dhe vetë dëshmitar i saj, na inkurajoi që si përfaqësues të shtetit të Kosovës të shpërfaqim historinë tonë, gjithnjë të bazuar në argumente të besueshme historike.
Dëshmi që e përthekon tërë këtë historiografi është dhe vëllimi i tre librave të profesor Buxhovit, që kur flitet për rrënjët shqiptare-nga Dardania në kohërat antike dhe të Mesjetës te periudha e Perandorisë Osmane e deri te historia jonë më e re-nga okupimi e deri te Protektorati Ndërkombëtar.
Këta libra nuk i kontribuojnë vetëm një realiteti historik, shoqëror, kulturor e politik të shqiptarisë, porse do të mbesin edhe përjetësisht në sirtarët e një historie tanë të pamohueshme-histori që do t’u shërbejë gjeneratave të reja.
Me këtë rast, profesor Buxhovi na dhuroi disa pako të vëllimit të fundit në gjuhën angleze të librave të tij, “Kosova”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu