Ushtarë të së ashtuquajturës republikës separatiste Luhansk në Ukrainë, duke patrulluar afër Donjetsk
Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë
Shumë vite më parë pasi fitoi Revolucioni Socialist i tetorit më 7 Nëntor 1917, Europa borgjeze dhe SHBA për të parandaluar përhapjen e ideve komuniste të asaj kohe vendosën të rrethojnë Rusinë dhe ta izolojnë atë, duke i vënë një fjalë të veçantë `Kordoni Sanitar`, gjë që nënkuptonte në mënyrë alegorike ndalimin e përhapjes së `infeksionit komunist- bolshevik`.
Kjo është spjeguar mirë në librin e famshëm `Konspiracioni i madh kundër Rusisë` të shkruar nga autorët e përparuar të asaj kohe Michael Sayers and Albert E. Kahn, të cilët konstatuan jo pa simpati për përpjekjet e Rusisë për të çarë këtë `Kordon Sanitar` që nga 1917 deri kur Rusia e pas luftës së dytë botërore u bë një superfuqi dhe krijoi bllokun komunist, të cilësuar nga Reagn si `Perandoria e së Keqes`.
Pas vitit 1990 , BRSS, u shpërbë së bashku me bllokun komunist, dhe nisi për herë të parë një afrim të Perëndimit me lindjen ish komuniste. Në takimin e Rejkjavikut midis Presidentit amerikan Reagan dhe Gorbacov u ra dakort për shpërbërjen jo vetëm të bllokut komunist por edhe të Traktatit të Ëarshavës me disa kushte si ato të mos përhapjes së NATO-s në vëndet e ish BRSS, si dhe me Gjermaninë Perëndimore për bashkimin e të dy Gjermanive por duke ndihmuar 1.5 milion ushtarët rusë në Gjermani për të gjetur punë , shtëpi, dhe transferim, gjë që vonoi disa vite.
Pas budallallëkut të Jelcinit të lënies pa asnjë kusht të ish Republikave të BRSS sidomos të Ukrainës, Rusia u zhyt në një depression të madh ekonomik dhe ideololgjik, por Putin si një njeri me eksperiencë, i vendosur nga Jelcini si President i ri i Rusisë hoqi flaumrin e vjetër të BRSS nën flamurin Drapër e Çekan, dhe gradualisht vendosi stabilitetin territorial te Rusisë, pas dy luftrave me Çeçenët duke i gjetur një zgjidhje problemit të vjetër çeçen duke i vendosur statusin e Republikës Çeçene brënda Federatës Ruse.
Megjithse Rusia i u kthye sistemit demokratik Perëndimor, shumë reminishenca të së kaluarës vazhduan. Periudha post komuniste e cila pati vështirësite e veta si në Rusi ashtu dhe në vëndet e ish bllokut komunist, mundësoi afrimin me ekonomitë perëndimore dhe funksionimin e demokracive të këtyre vëndeve njësoi si në vëndet Perëndimore.
Problemi qëndroi për një farë kohe se Rusia mbeti një fuqi rajonale deri në vitet 2010 dhe askush nuk u interesua për Rusinë përveç problemit islamik dhe thirrjeve të perëndimit për vuajtjet e popullit çeçen; sidooqftë rreziku i ekstremizmit islamik e detyroi perëndimin të pushojë presionin kundër Rusisë së post komunizmit, por përplasjet e NATO-s në lindjen e mesme lufta për `Pranverën Arabe` e cila shkaktërroi rreth 8 shtete arabe, përpjekjet kundër Republikës islamike të Iranit, vuri në dyshim nëse Demokracia perëndimore do të mund të vendosej nëpërmjet ndërhyrjes në këto vënde autokratike dhe me demokraci fallco, sepse lufta civile që u shkaktua në këto vënde nga kjo ndërhyrje duke nxitur opozitat e atyre vëndeve kundër rregjimeve autokratike të atyre vëndeve, ishte me e keqe e me pasoja më fatale se sa vetë problemet që shkaktonte rregjimi autocrat i atij vëndi.
Pas ndërhyrjes ruse në Gjeorgji duke i ndihmuar e ndarë nga Gjeorgjia dhe me ndihmën ndaj lëvizjeve separatiste në Abhazi dhe në Oseti, Siri, duke marrë Krimenë nëpërmjet një Referendumi popullor në zbatim të kartës për vetvendosje të OKB, e njëjta që u përdor në ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, atëhere, vëmëndja e SHBA u fokusua përsëri mbi Rusinë. Pavarësisht futjes së ish vëndeve të Europës qëndrore dhe lindore në BE (madje edhe duke mos plotësuar kushtet si ato që i dhanë Shqipërisë për 30 vjet rresht) , SHBA me dëshirën e saj për të vendosur demokraci të tipit perëndimor edhe në Ukrainë, ndërhyri në Ukrainë duke ndihmuar lëvizjet opozitare nacionaliste ukrainase, megjithse Ukraina është mbi 50% rusisht folëse dhe me popullsi të përzjerë me shumë kombësi madje edhe shqiptare, vendosi një rregjim të tipit të demokracisë perëndimore.
Idea ishte që Gjeopolitika amerikane të rrethonte me një `kordon të ri sanitar` tashmë jo për të ndaluar bolshevizmin sovjetik por për të penguar gjeopolitikën ruse të ribërjes së një BRSS të re.
Megjithë idenë e Trumpit se `Rusia nuk përbën problem për interesat ekonomike të SHBA, por është Kina ajo që përbën rrezik për SHBA`, pas humbjes në zgjedhjet të Trump, Partia Demokrate e drejtuar nga Obama që inicioi idenë e `pranverës arabe` dhe sot nga Biden, vazhduan po të njëjtën politikë sit ë asaj ta pas revolucionit të Nëntorit 1917, atë të prioritetit për të rivendosur kordonin e vjetër sanitar kundër Rusisë, pra duke patur prioritet luftën kundër Gjeopolitikës Ruse sesa prioritet kundër gjeopolitikës kineze.
Duket fare qartë se idea për të përmbysur rregjimet totalitare (qofshin ata edhe jo komuniste) dhe për të eksportuar demokracinë perëndimore nëpërmjet presionit me sanksione politiko-ekonomiko-financiare, dhe me ndërhyrje në punët e brëndëshme ndaj vëndeve të cilat i piketon politika e SHBA, nuk duket një ide fort e saktë , dhe të kujton idenë e Fidel Kastros `eksportit të Revolucionit`, por që në këtë rast politika amerikane e ka deformuar në idenë e `Eksportit të Demokracisë Perëndimore me dhunë`.
Është hera e tretë që SHBA po përpiqet të vendosi rregjime të reja në shtetet në kufi me Federatën Ruse: në 2014 realizoi `Revolucionin e kadifejtë` në Ukrainë duke shkaktuar gjakderdhje dhe duke larguar Janukoviçin me dhunë.
Në 2021 ndërhyri në zgjedhjet në Bjellorusi, por Lukashenko reagoi fort dhe nuk u realizua `eksporti i Demokracisë perëndimore me dhunë` në atë vënd.
Sot në 2022 e njëjta gjë po ndodh në Kazakistan vënd kufitar me Federatën Ruse nën pretekstin e rritjes së çmimeve të gazit e naftës, u shkaktua një gjakderdhje e madhe. Duket që ngjarja nuk ishte thjesht një reagim i popullit ndaj çmimit të rritur që mund të zgjidhej edhe më bisedime, por vrasja e policëve, prerja e kokës së tre punonjsve të policisë kazake tregon qarte se aty ka një ndërhyrje të qëllimshme nga jashtë, qofshin ato radikalisto-nacionaliste, qoftë të atyre që kërkojnë dhe lëvdojnë vendosjen e demokracisë perëndimore `me dhunë`.
Qëllimi është dëmtimi dobësimi i Rusisë nëpërmjet vendosjes së kordonit sanitar kundër saj, sepse fobiia paranojake e zgjatur e disa politikanëve demokratëve amerikanë, qënka frika ndaj një Rusie të madhe ose krijimi i një BRSS jo-komuniste, duke harruar se problem i madh që ka SHBA është humbja e tregut ndërkombëtar, inflacioni brënda SHBA, dëmet që ka shkaktuar eksporti i kapitalit jashtë, humbja e luftës në Afganistan.
Dalja e Kinës si superfuqi dhe rreziku që mund të vijë nga Kina komuniste me dy sisteme, me një superstrukutrë komuniste dhe me një ekonomi kapitaliste tregu ( sipas idesë së Leninit të politis së NEP-it), dhe pamundësia për ta përballuar në këto momente, e ka drejtuar SHBA demokrate të luftojë në fillim Rusinë, dhe pas shkaktërrimit të saj me anë të `kordonit të ri sanitar`, , atëhere SHBA do të kujtohet për Kinën.
Duket qartë se fijet e Gjeopolitikës amerikanë janë qepur keq, ose, nëpërmjet presionit kundër Rusisë, demokratët amerikanë kërkojnë një aleat rus kundër Kinës, dhe sigurisht, krijimin e një boshllëku në Ballkan, ku SHBA të jetë e lirë të ketë Ballkanin perëndimor të sajin jashtë BE.
Ndoshta llogaritë mund të jenë bërë mirë ose jo, kjo i leverdis faktorit shqiptar në Ballkan, të cilit i intereson vetëm fuqizimi i shqiptarëve në Ballkan të cilët kanë qënë popullatë e dorës së dytë në Ballkan, dhe kanë qënë gjithmonë aspak të mirëpritur nga Europianët perëndimorë edhe sot e kësaj dite, të cilët përherë nxjerrin pengesa për anëtarësimin në BE.
Mendoj se rivendosja e një `kordoni sanitar kundër Rusisë ` do të shkaktojë një luftë të re në Europë, e cila mund të ketë pasoja katastrofike nëse përdoren armët bërthamore, sepse Rusia ndonëse me një GDP 2 trilion dollarë, sa 1/5 e SHBA, ka një rezervë të armëve bërthamore të barabartë me SHBA dhe ka një aleat të madh si Kina në këtë përballje, përveç aleancës me gjashtë shtetet e CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura të krijuar që më 1991).
Pa u dhënë mënd miqve tanë amerikanë, krahas falenderimit për krijimin e një baze ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë, baza të cilat sigurojnë Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet inkuadrimit në NATO dhe vendosjes faktikisht të sovranitetit të kufizuar të vëndit tonë dhe Kosovës në këtë pakt ushtarak, mendoj se Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim neutral ndaj zhvillimeve në kufijtë e Federatës ruse, por duhet të fokusohemi në anëtarësimin në BE dhe në mos aty, në realizmin e Ballkanit të hapur me kriteret e Procesit të Berlinit sepse kjo do na japë mundësi të zhvillohemi dhe të prosperojmë.