ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

KOS (Kisha Ortodokse Serbe), burim i përhershëm frymëzimi për kryerjen e krimeve dhe shfarosjeve

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Nga Abas Fejzullahi

Në të gjitha periudhat historike qysh se u themelua Kisha Ortodokse Serbe deri në ditët e sotme, në vazhdimsi ka bashkëvepruar e drejtuar shtetin serb. KOS ka qenë dhe mbetet logjistika kryesore për të jetësuar planet, pushtuese serbe, largimin dhe shfarosjen e poujve tjerë jo serb në hapësirat e Ballkanit.

Se çfarë dredhish, mashtrimesh, propoganistike ka përdorur në vazhdimsi KOS si brenda vendit dhe jashtë përmes veprave të ndryshme kishtare dhe letrare, kërkesave, deklaratave dhe letrave të shkruara e nënshkruara dhe shpërndara, përmbajtja e të cilave ka qenë propoganduese me plotë gënjeshtra e shpifje nga drejtues e përgjegjës të KOS, ASHAS pa lënë anash edhe shkrimtar, poet, artist etj, dërguar njrëzëve me pozita e peshë nëpër shtetet e ndryshme në Europë, por edhe kudo e kahdo nëpër botë përmes përfaqësive diplomatike dhe mënyrave tjera tue i paraqitur serbët si viktima, si paqëruajtës e mbrojtës të krishtërimit në Europë e të ortodoksizmit në veçanti, vuajtjet e tyre, gjithnjë tue i fshhur veprimet e tyre shfarosëse ndaj popujve tjerë dhe asnjëherë s‘i kanë pranuar veprimet kriminale që i kanë krye vet në kohë dhe hapësir, por ua kanë përshkruar popujve tjerë të cilët kanë qenë të dëmtuar nga serbët, që me shumë të dhëna e dëshmi i paraqet në librin e tij autori : Branimir Anzuloviç: Serbia Hynore nga Miti te gjenocidi.
* Dëshmi:
Patriarku Pavle, para se të emërohet në pozitën e patriarkut, për shumë vjetë ka shërbyer e drejtuar shkollën e quajtur Bogosllavi në Prizren e lejuar qysh nga perandoria Osmane, ku janë shkolluar, përgatitur e shpërnda nëpër detyra popatë serbë, për ta ruajtur e përhapur ortodoksizmin si fe dhe besim fundamentalist, ndërsa për shqiptarët shkollimi në gjuhën shqipe ka qenë i ndaluar..!

Pavle para se të zgjidhej në poziten e patrikut gjatë shërbimit në Prizren, siç shkruan në librin e tij Branimir Anzuloviç fq.192 & 193 …nderohej tej mase si një autoritet shpirtëror apolitik, jo vetëm prej ortodoksëve, por edhe prej myslimanëve dhe katolikëve në Kosovë e Krocai.
Pas ngjitjes së tij si patriark më 1dimror(dhjetor)1990 u përfshi me kohë në politikë, ku nëpërmjet paraqitjeve zyrtare ka dëshmuar veten ashtu siç ishte edhe qëndrimi dhe politika e shtetit dhe kishës serbe me qëllime të përhershme pushtuese dhe shfarosëse ndaj popujve tjerë jo serb në hapësiar Ballkanike.

Njëra nga shumë dëshmitë është edhe letra drejtuar lordit Carrington (Kerrington) në muajn verdhor (teor)1991 me nënshkrimin e Patriarkut Pavle, drejtuar kryesuesit të konferencës së paqës ku patriarku Pavle mes tjerash: “rinxirrte sloganet e njëllojta nacionaliste serbe, sikundër se ish vrasja e hamendësuar e „më shumë se 700.000 serbëve“ prej kroatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore apo artificialiteti i kufijve të Kroacisë „ të përcaktuara sipas dëshirës së josip Broz Titos“; fushatën e vazhdueshme brutale të Ushtrisë serbe në Kraci e përshkruante si një vetëmbrojtje serbe;pohonte se serbët në Kroaci „ duhet ta gjejnë veten nën të njëjtin kulm me Serbinë e sotshme dhe me të gjitha krajinat serbe“; si dhe hidhte paralele ndërmjet fatit të serbëve dhe hebrenjëve, përderisa i jehonte mëtesat e Hitlerit se të gjithë serbët duhet të jetojn në një shtet“.

KOS në të gjitha periudhet historike, varësisht prej vlerësimeve të saja për ndikim ka përdorur edhe kërcënimet kur kanë vlerësuar se do të ken ndikim dhe dë përfitojnë në kohë apo edhe përkrahjen siç ka ndodhur shpeshëherë gjatë të kaluarës nga shtetet e ndryshme të Europës por siç po ndodh edhe tani fatkeqsisht nga BE edhe pse para syve të BE dhe botës kreu shfarosjen në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.

**Dëshmi:
Në librin e botuar më 1988 nga shtëpia botuese me ndikim“Glas crkve“(„ Zëri i kishës“) mes tjerash Serbia siç e ka traditë gënjeshtrën dhe tjetërsimin e të vërtetës, tue u paraqitur si engjëll përdor me mjeshtri, gënjeshtrën si pasuri nacionale, mashtrimin dhe kërcënimin edhe përmes literaturës që botohet e shpërndahet me shumicë gjithandej tue paraqitur serbinë e popullin serb si viktim… **„ se gjëja bota po rri e bënë sehirë kundruall veprimeve gjenocidiale të armiqëve të Serbisë, ka nxitur kërcënime kundër botës si të tërë :“… kërcënon me një luftë tjetër botërore, po qe se bota nuk shfaq mirëkuptimin më të madh për problemet e Serbisë: Sot nuk varet veç prej popullit serb nëse do ta zgjedh civilizimin a greminën…“
____________________________________________________________________________________________________________________

**Branimir Anzuloviç: *”SERBIA HYJNORE NGA MITI TE GJENOCIDI” fq, *192 & ** fq. 193
Hierarkia kishtare serbe prej themelimit në vazhdimsi s’ka pranua e as që pranon, dëmet, shkatrrimet, dëbimet, dhunimet dhe shfarosjet që i kanë bërë ndaj popujve tjerë jo serb në hapësiarat e Ballkanit..!

***Dëshmi:
“Patruarku Pavle në muajn bleror (prill) 1997 bekoi dhe nënshkroi një “Deklaratë kundër gjenocidit të popullit serb.” E cila iu nisë një sërë institucioneve ndërkombëtare … e nënshkruar njëherazi edhe prej 4 peshkopëve, 22 anëtarëve të Akademis së Shkencave dhe Arteve dhe 31 intelektualëve e artistëve tjerë të shquar, është një vajtim egocentrik për Serbinë përngaherë të përvuajtur:” ***B.A. fq. 195

Përhapja e gënjeshtrave dhe shpifjeve të ziera e përziera e të përpunuara me kujdes në të gjitha nivelet institucionale Kishtare dhe Shtetërore në Serbi, mori përmasa shqetsuese dhe trishtuese gjatë dhe pas viteve 1981 të shekullit XX.

Një numër i përzgjedhur poetësh dhe shkrimtarësh letrarë serb pa lënë anash as rolin e artistëve, regjisorëve, gazetarëve, popa e politikaj në të gjitha nivelet institucionale, me veprat e tyre të më hershme kishin përpunuar e përgatitur shumë mirë mbjelljen dhe shpërndarjen e urrejtjes ndaj popujve tjerë jo serb në Jugosllavinë e krijuar pas LDB-re.

Përhapja e urrejtjes ndaj popujve tjerë jo serb në Jugosllavi përmes veprave të krijuesve letrar dhe përmes emisioneve të ndryshme në RTV , të përgatitura në vazhdimsi kishte për qëllim; fshehjen e planeve djallëzore çetnike serbe për krijimin e Serbisë së Madhe dhe shpërndarjen e frikës tek masa serbe se janë të rrezikuar deri në zhbërjen e tyre, pasi që Serbia s’ka shtrirjen dhe mbikqyrjen e saj shtetërore për sigurin dhe ekzistencen e tyre në Republikat tjera dhe në dy Krahinat Autonome ( Kosovë dhe Vojvodinë)..!

Në këtë drejtim dalloheshin me veprat e tyre këta krijues: Romancieri Dobrica Qosiq, më 1992 u bë kryetar i Jugosllavisë së re, por pa Republikën e Sllovenisë dhe të Kroacisë që tani më ishin shkëputur me luftë dhe kishin shpallur pavarësin dhe të njohura ndërkombtarisht fillimisht nga Gjermanie e pastaj nga shtetet tjera. Ramancjeri popullor serb Vuk Drashkoviq, me romanin e tij të njohur “Thika” njëherit ishte edhe udhëheqës i një prej partive më të madhe në serbi, vepronte në të gjitha drejtimet për krimin e një Serbie të madhe. Romancieri Antonije Isakoviq, prijs i një grupi intelektualësh që e hartuan “Memorandumin”. Poeti dhe psikiatri kriminel Radovan Karaxhiq i rënduar dhe dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë i cili drejtoj dhe udhëheqi luftën në Bosnje dhe Hercegovinë , bashkë me Nikola Koleviq udhëheqës i serbve në Bosnje i cili bëri vetvrasje në vitin 1997, si dhe shkrimtarët tjerë të këtij soj të pa soj e pa njerëzi që millen urrejtje, frikë po edhe krime bënin me veprimtarinë e tyre, siç janë: Bozhidar Vuçureviq, Matija Beqkoviq, kësaj veprimtarie çetniko-shoveniste serbe ju ka bashkangjitur kah fundi i vitit 1992, Radio “KRENARIA” e Beogradit, që 24 orë në ditë jepte për dëgjuesit e saj rapsodi folklorike, përmbajtja e të cilave kishte për qëllim mobilizimin e serbve për luftë se gjëja ishin të rrezikuar përhapnin urrejtjen ndaj popujve tjer jo serb në hapësirat e ish Jugosllavisë e më gjërë. Kështu që letërsia serbe e shekullit XX i shërbeu mobilizimit psikologjik për luftë të paisur me urrejtje që është në të njejtën kohë edhe këshilltari më i keq për të kryer vepra jo njerëzore krime dhe dhunime ndaj të tjerëve të pa fajshëm vetem e vetëm pse s’janë serb dhe të besimit ortodoks..!
Një dëshmi trishtuese marrur nga libri: Serbija Hyjnore nga Branimir Anzuloviç fq. 203…
****“ Radovan Karaxhiq, psikiatër me profesion, është autor i një mori vëllimesh me poezi, duke përfshirë një për fëmijë, shumica e të cilave u botuan shumë kohë para se të niste lufta në Bosnje. Aspekti më integrues i poezive të tij, të cilat për nga cilësia artistike janë mediokre, përkon me shëmbëlltyren plotë me vdekje e krusmë. Disa prej imazheve më të llahtarshme në poezin “ Sarajevo” të botuar më 1971, u shëndrruan nga autori në realitet pothuajse njëzet vite më pas:

Radovan Karadžić

Radovan Karaxhiq
Poezia
Sarajevo 1971 1
Mund ta dëgjoj gjëmën tash duke marshuar
E shëndërruar në tartabiq – kur çasti të afrohet:
Do ta shtyp tartabiqin si këngëtar i dërrmuar
Shtypet prej heshtjes dhe në zë shëndrrohet.
2
Qyteti po digjet si bullungë temjani,
Edhe ndërgjegjja jonë përpllitet n’ tymnaja,
Rrobat e zbrazëta qytetit rrëshqasin.
Guri, ndërtuar nëpër shtëpi, po vdes i kuq Murtaja! 3
Qetësi. Një trupë plepash të koracuar
Vetvetiu marshon përpjetë.
Agresori ajrin në shpirtrat tanë ka qarkulluar,
-e tash je njeri, më pastaj e qiellit krijesë.
4
E dij se krejt kjo është parapërgatitje për vaj:
Çka mban brenda metali i zi në garazhë?
Po e lyp përgjigjen në kompjuterin e saj.
Shihe- frika e shëndrruar në merimangë

****

Serbija Hyjnore nga Branimir Anzuloviç fq. 203…
Romancieri Dobrica Qosiq, ” babai i kombit serb” mes tjerash me të drejtë thot: ““-Serbët aq here gjatë historisë i ka shpëtuar gënjeshtra “… ka të dhëna të mjaftueshme se gënjeshtra si pasuri nacionale serbe si në institucionet e kishës dhe në institucione shtetërore jo vetem që i ka shpëtuar por edhe i ka shpërblyer në shumë drejtime.

Njëra ndër parullat që është përdorur çdo ditë jo vetem në shtyp e në lajme ditore nëpër RTV në të gjitha institucionet shtetërore të Jugosllavisë komuniste ka qenë ”vëllazërim- bashkimi” i kombeve dhe kombësive.

Me kohë është dëshmuar e kundërta: Serbia bëri rrënimin e Jugosllavisë, tue filluar luftën në Slloveni dhe pas humbjes që pësoi në Slloveni, luftën e përhapi në Kroaci të cilën po ashtu e humbi dhe shkaktoj luftën në Bosnje ku mund të thuhet se doli fituese me Republikën Serpska, dhe përfundoj me luftën në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-së, por që kreu shfarosje, dhunime e shkatrrime tue filluar nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova, ku për të gjitha këto Serbia si shtet është liruar nga përgjegjësisa nga faktorët ndërkombëtar dhe sot e kësaj dite Serbia përdor gënjeshtrën, mashtrimet, shpifjet, ngacmimet dhe kërcënimet si ndaj Bosnjes dhe Kosovës edhe këtë hapur para faktorit ndërkombëtar… jo që s’ i pranon shfarosjet, dhunimet, shkatrrimet që i ka bërë në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë, por gënjen se ajo është dëmtuar dhe në vazhdimsi përzihet në punët e brendshme në Bosnje përmes Republikës Serpska, si edhe përmes pakicës ardhacake serbe në Kosovë, në vazhdimsi hapur bënë ndërhyrje në territorin e Kosovës dhe kërkon bashkimin e komunave serbe për të bërë një Republikë Serbe si në Bosnje dhe haptas në vazhdimsi përserit se Kosoav është e Serbisë dhe se pranon pavarësin e saj dhe në Kushtetutë e ka si pjesë përbërse të Serbisë, BE të gjitha këto i lejon dhe përgdhel Serbinë dhe veq sa s’është shëndrruar edhe zyrtarisht në viktimë dhe të dënohen Boshnjakët, Kroatët dhe Shqitarët, për shfarosjet, dhunimet dhe të gjitha shkatrrimet që i ka kryer Serbia ndaj tyre..!

BE asnjëhere s’ ka vu kushte ndaj Serbisë për të paguar dëmet e luftës që i ka shkaktuar në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë dhe të përgigjet si shtet për shfarosjet e kryera në masë dhe dhunimet. Zyrtarisht është e liruar nga Gjykata e Hagës.

BE dhe faktorët tjerë ndërkombëtar Sllovenin dhe Kroacin që ishin të sulmuara nga Serbia, si shtete të pa varuara është dashur që të njohen e prnohen ndërkombtarisht, më vonë Bosnja dhe Kosova që ende ka pengesa haptas nga 5 vendet e BE që se njohin dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë me kërcënime nga më të ndryshmet.

Tani lind një pyetje logjike:

Si është e mundur që Serbia si shkaktare e tri luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë, të mos kërkohet asnjëhere njohja e saj nga faktoret ndërkombëtar ashtu siç ka ndodhur me Sllovenin, Kroacin, Bosnjen dhe Kosovën!?
A s’është kjo një përkrahje dhe përkdhelje ndaj Serbisë e cila haptas shkaktoi tri luftra, bëri shfarosje, dhunime në masë si dhe dëm materiale në ish Republikatë Jugosllave dhe Krahinat, asnjëherë su vu në pyetje shtetësia e saj dhe s’u kërkua njohja e Serbisë si shtet i ri siç u bë për Slloveninë, Kroacinë, Bosnjen dhe Kosovën e më von Malin e Zi pas shkëputjes nga Serbia…!

Si përfundim:

Serbia vazhdon të përdor kërcënime ndaj viktimave në vend se të kërkon falje dhe të përgjigjet për dëmet e luftërave që ka shkaktuar. Popat janë në veprim me urdhëra e kërcënime e në bashkërenditjen e veprimeve si përherë, BE bënë sehir me emisar e komisar për bashkëbisedime që Serbia i minon apo i keqpërdor si gjitherë..!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu