ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë

Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës së shkuar, na janë të njohura disa nga aktivitetet e pazakonta, perfide e manipuluese kundër shqiptarëve përmes agjenturave të spiunazhit të shteteve ekspansioniste, që pos tjerash kanë dërguar edhe agjentë të specializuar për të shërbyer si imamë nëpër xhamitë e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.

Në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, kishte ardhur nga Rusia në Prizren një person për të shërbyer si imam në xhaminë e Sinan Pashës. Sa ishte duke shërbyer aty, askush s’dinte se ai s’ishte i fesë islame dhe po ashtu s’kishin njohuri për të se kush ishte dhe nga kah kishte ardhur ai person.

Sipas tregimeve të pleqve, besimtarët e kishin kuptuar misionin e tij pasi e kishte përfunduar detyrën e “hoxhës” në vitin 1912 me pushtimin e Kosovës nga ushtria malazeze dhe serbe, që asokohe ishin ndihmuar nga ushtria kozake e Rusisë, ajo franceze etj.

Një nga personat e ngjashëm me atë “imam” edhe sot vepron në Shqipëri. Ai është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasios Janullatos, për të cilin flitej se është një agjent grek. Pra, për të dihet se kush është dhe nga kah ka ardhur në Shqipëri gjatë periudhës post-komuniste. Mirëpo, tani për tani ai është një personalitet i paprekshëm që e ka mbështetjen e pakursyer të Greqisë !

Pos “klerikut” grek të sipërpërmendur, ka edhe imamë të atillë që besimtarëve u ligjërojnë dogma kundër flamurit kuq e zi edhe tash, duke e quajtur leckë, ndërsa shqiponjën dy krenare, sorrë; Skënderbeun-Gjergj Kastriotin, tradhtar, ndërsa për shenjtoren shqiptare Nënë Terezën – Gonxhe Bojaxhiun, se do të digjet në ferr dhe se varrezat duhet bërë rrafsh me tokë, duke mos e lënë asnjë shenjë të ekzistimit.

Ka dyshime se disa nga këta predikues financohen nga Serbia dhe Rusia.

Këtë hyrje të këtij shkrimi e bëra me qëllim që përmes kujtesës së ngjarjeve që kanë ndodhur në të shkuarën, ta shohim të tashmen në mënyrë reale, e po ashtu të mos gabojmë në të ardhmen.

Është nevojshme që të përkujtohen ngjarjet nga e kaluara historike, në mënyrë që mos të na përsëriten më, sepse sikurse boshnjakët ashtu edhe shqiptarët e Kosovës kanë kaluar nëpër tragjedi të ngjashme.

Një fjalë e urtë thotë: Nëse e keqja ka arritur deri në komshi, atëherë prite në shtëpi !

Pra, ngjarjet e tilla na përkujtojnë proverbin latin se: “Historia është mësuese e jetës”.

Në një emision të “BH-T1”, me dt. 28.10.2024, drejtori i Forumit të Beogradit për Marrëdhënie Etnike, analisti i politikës Dushan Janjiq, përmes linjës së drejtpërdrejtë në “Skype” i elaboroi disa tema interesante, sipas pyetjeve të moderatorit, lidhur me përpjekjet për destabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës, e në këtë kontekst, përmes paralelizmit të ngjarjeve foli edhe për Kosovën.

Në njërën prej pyetjeve të parashtruara nga moderatori, ishte se si ai e sheh përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë, pas sulmit terrorist dhe para kësaj, të paralajmërimeve kërcënuese prej qindra bombave, apo thënë më sigurt të dhjetëra tyre, pastaj të shfaqjes misterioze të dronëve sipër kazermave ushtarake të BH, ai u përgjigj me fjalët që do t’i parafrazoj në vazhdim të këtij shkrimi:

Për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë, është folur edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, ku ishte temë e rendit të ditës. Është thënë se, pos politikës aktuale të Republikës Serbe dhe para se gjithash të politikës së Kryetarit, i të cilit entitetit është Millorad Dodik, ka ndikuar edhe kriza në Lindjen e Afërt, e cila i ka aktivizuar lojtarët pro-rus, por jo vetëm ata, për t’ia lehtësuar punët Rusisë në konfliktin me Ukrainën.

Kur kriza do të bartet në Iran, atëherë edhe ekstremizmi do të rritet. Do të rritet te serbët, kroatët, dhe tek ata që i lidh Bota Islame. Në Gaza, Rusia e ka futur në lojë Xhihadin Islamik, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me Moskën. Por edhe Izraeli i ka lojtarët e vet. Deri më tani, Xhihadi Islamik është financuar nga Rusia, e që me urdhër të saj mund ta destabilizojë edhe Bosnjë-Hercegovinën.

Kur bëhet fjalë për krizën, kurrkush nuk e përmend se një gjendje e tillë ishte edhe në Kosovë, ku tërë kohën kanë qenë në gjendje mobilizimi përfaqësuesit e fraksioneve të ndryshme të Shtetit Islamik, gjatë sulmeve të paraushtarakëve serbë ndaj policisë së Kosovës në Banjska” (Banjë), në veriun e këtij vendi.

Sipas mendimit tim, ky informacion i z.Janjiq, jep të kuptohet se këto fraksione paraushtarake islamike janë në aleancë të ngushtë me Rusinë, që nënkuptohet edhe me Serbinë si satelit i saj. Më pastaj z.Janjiq sqaron: Se në çfarë mënyrash lojtarët e huaj ndikojnë në destabilizim.

Për të qenë gjendja edhe më e keqe, tregon rasti i njerëzve, të cilët tash e sa kohë po e kërcënojnë manastirin e Deçanit, e që vetë ata janë deklaruar si xhihadistë, do të thotë se ata janë pro-rus ?! Prandaj eskalimi i gjendjes në një konflikt të armatosur ekziston. Kjo gjë mund të bëhet si nga ana e Rusisë, ashtu edhe nga ana e Izraelit. Sa i përket dronëve, ata janë shfaqur edhe përmbi veriun e Kosovës, para se të ndodhte “Banjska” (Banja), e që pastaj është pohuar se kanë qenë të policisë së Kosovës.

Si duket, ketë version të informatës për “dronët mbi Veriun e Kosovës”, z.Janjiq e ka marrë nga burimet serbe, e jo edhe nga ato të organeve kompetente të Republikës së Kosovës, andaj në këtë paraqitje ai nuk përmend se me atë rast një sasi dronësh që i kanë poseduar terroristët serbë të Millan Radoiçiqit, i ka zënë dhe konfiskuar policia e Kosovës.

Më tutje z.Janjiq vazhdon: Meqë po flitet për kampet ruse në Republikën Serbe, atëherë shtrohet pyetja, pse një ekip prej politikanësh të Bosnjë-Hercegovinës së bashku me shërbimet e veta dhe prezencën e NATO-s nuk po shkojnë nëpër lokacionet e caktuara për ta vërtetuar atë pretendim.

Gjatë analizimit të vatrave të krizës, z.Janjiq e përmend edhe sulmin në “Banjska” (Banjë), ku sipas tij, policia e Kosovës me atë rast ka zënë dhe konfiskuar pajisje ushtarake në vlerë prej rreth 5 milionë dollarësh. Ai thotë se lufta është biznes dhe sqaron se prodhuesve dhe tregtarëve të armëve iu konvenojnë konfliktet e armatosura për arsye të përfitimeve financiare.

Pos shpjegimeve të lartpërmendura të z.Janjiq, s’duhet harruar se Serbia hegjemoniste i ka zhvilluar 3 luftëra të përgjakshme e shkatërrimtare në territorin e ish Jugosllavisë dhe ka kryer gjenocid ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Përkundër gjenocideve të cekura, edhe sot shteti serb vazhdon me avazin e vjetër të urrejtjes, saqë nëpër shkolla fillore, të mesme dhe në salla e stadiume sportive mund të dëgjohet jehona e këngës: “Ubij, zakolji da šiptar (shiptar) ne postoji” që në shqip do të thotë: “Vrit, ther, që shqiptarët të mos ekzistojnë” !

Pra, pos përmbajtjes ultra-naziste të kësaj kënge për gjenocid ndaj shqiptarëve, fjalën “shiptar” e shqiptojnë me plot urrejtje në konotacionin pezhorativ, duke e krahasuar vrasjen dhe therjen e shqiptarëve me therjen e kafshëve.

Për këto tragjedi të vrasjeve dhe therjes së shqiptarëve në masë gjatë vitit 1912 nga ushtria serbe, dokumenton publicisti dhe shkrimtarit austriak me prejardhje hebreje Leo Freundlich në librin e tij “Akuza që ulërijnë” botuar në vitin 1913, që është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij hebraik.

Me këtë rast, s’duhet harruar as tragjedinë e mëhershme të shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit, gjatë viteve 1876, 1877 dhe 1878.

Në këtë kontekst mund të themi se edhe sot sikurse më herët, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në shënjestër të qëllimit të njëjtë dhe rrezikut për ekzistencën e shtetit të tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu