ARKIVI:
22 Shkurt 2025

Kosova dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbiozë historie e lavdishme

Shkrime relevante

Intervistë e tashmë të ndjerit Zeqir Lushaj e vitit 2013 me ekspertin Aurel Dasareti në Zemra Shqiptare

Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me ekspertin Aurel Dasareti E merkure, 01.05.2013, 06:14...

Edhe një herë rreth mbylljes së zyreve serbe në Kosovë

Nga: Gani Mehmeti Me mbylljen edhe të katër zyreve të jashtëligjshme të...

Ilustrowana Republika (1928) / “E urrej kinemanë!” — Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Lodz (Poloni) –

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shkurt 2025  “Ilustrowana Republika” ka botuar, të...

Shpërndaj

Jak Rrozhani
Ishte zgjedhur në mënyrë simbolike Memoriali i Vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qytetin historik të Lezhës, nga historiani, shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi, për të prezantuar veprën “Kosova – histori e shkurtër”, me krijues lezhjanë, si vëllezër ë një gjaku e të një trungu amë. Pasi, siç u shpreh ai i mallëngjyer, ndjehem i lumtur dhe krenar që ndodhem këtu, në qytetin historik të Lezhës dhe para figurës madhore të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, këtij burri shteti e prijësi legjendar i luftërave çlirimtare të popullit tonë për lirim pavarësi, bashkim e çlirim kombëtar nga pushtuesit turq, që bashkoi princat shqiptar në Kuvendin e Lezhës, me Besëlidhjen e madhe të 2 marsit 1444, duke formuar të parin shtet të pavarur shqiptar, një simbiozë e bukur e shtetformimit, vlerë, identitet kombëtar, atdhetari dhe frymëzim, të një historie të përbashkët lavdie e qëndrese e luftërave çlirimtare kundër pushtuesve të shumtë dhe fitoreve historike me përpjekje e sakrifica të panumërta dhe si vëllezër të një gjaku. Në këtë kuptim “Kosova – histori e shkurtër”, me autor Jusuf Buxhovi, krahas pamjes së saj si tërësi e botës shqiptare , nga antikiteti e këndej dhe qendër e saj madje, paraqet edhe biografinë historike të shtetit të Kosovës, mbërthen këtë rrugëtim shumëshekullor historik, fillimisht si Dardani. Në kuadër të botës ilire-pellazge, për të ardhur deri tek emërtimi etnik Kosova e deri tek shteti i ri i Kosovës. Në këtë zhvillim historik, bota e Arbnit, hyri si edhe të tjerat, por me luftërat e Skënderbeut : 1444-1468, shteti i Arbnit ishte i vetmi ndër të krishterët e Europës, që për një çerek shekulli në luftë kundër osmanëve , u rikthye në skenën historike, dolën si shqiptarë me shtetin e tyre të pavarur më 28 nëntor 1912, ndonëse të përgjysmuar nga copëtimet, si Kosova etj. Për t’u rikthyer në skenën politike Kosova si shtet i pavarur , më 17 shkurt 2008, të përshkruara mjeshtërisht dhe profesionalisht nga historiani, shkrimtari, publicisti dhe studiuesi i mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovi, bazuar tek literatura e pasur dhe burime dokumentesh historike, tek studimi i tij i arritur “Kosova – histori e shkurtër” (2021), e ndarë në 10 pjesë, që nga Antikiteti, Mesjeta e deri të Pavarësia e Kosovës. (Gazeta “Drita”, Tiranë, 28 qershor 2021).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu