ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kosova ka ardhmëri të ndritur, nëse politika i kryen detyrat shtëpiake

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
KOSOVA E KA NJË ARDHMËRI TË NDRITUR, NËSE POLITIKA ZYRTARE I KRYEN ME PËRPIKËRI DETYRAT E SAJA SHTËPIAKE
Kolegë gazetarë,
Mos u jepni hapësirë në emisionet tuaja televizive (b)analistëve politikë që i bagatelizojnë dhe minimizojnë krimet shumëdimensionale të qeverive të pasluftës, sepse spiralja e krimit do të shndërrohet në valle te djajve, të cilët nëse shpëtojnë të pandëshkuar, kurrë s’do të ndalen së bëri keq.
Mos i lejoni për të bërë propagandë dekadente në emisionet tuaja televizive këta (b) analistë të pacipë, sepse janë rojet më besnike të errësirës, keqbëries, injorancës dhe prapambeturisë dy dekadëshe, të shkaktuar nga qeveritarët shqipfolës të pasluftës, të cilëve ua kanë mbajtur zhagun, sepse janë pasuruar pafundësisht nga paratë e tyre të pista.
Unë pikërisht për shkak të këtyre demonëve që ju i ftoni me kaq shumë zell, i bojkotoj emisionet tuaja televizive, sepse druaj se do të përplasësha me ta fizikisht në sytë e publikut, sikur të hanin m… në praninë time, ashtu siç e kanë zakon të hanë m… në praninë tuaj.
Unë çuditem dhe smeritem se si mund t’i harroni kaq lehtë dhe shpejtë vuajtjet dhe tragjeditë e mijëra personave të pafajshëm, të cilët janë viktima të drejtpërdrejta të krimit të tyre shumëdimensional.
Unë çuditem dhe smeritem se si mund ta harroni kaq shpejtë dhe lehtë keqbërien e njerëzve që diplomat e tempujve të dijes i kanë shndërruar në kondoma.
A ka krim dhe mëkat më të madh se sa tu japësh përparësi nxënësve dhe studentëve të edukuar në frymën e injorancës, primitivizmit, dhunës, prapambeturisë, materializmit, grykësisë dhe kleptomanisë dhe për shkak të tyre t’i dëmtosh pafundësisht nxënësit dhe studentët e edukuar në fymën e mirësjelljes, qytetarisë, respektit, zellit, dijes dhe kulturës, respektivisht në frymën e vlerave më të çmuara njerëzore, kombëtare dhe universale ?!
Pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovën e pasluftës.
Unë për vetën time nuk njoh krim më të madh se sa plaçka e vlerave mendore dhe shpirtërore.
Këtë lloj plaçke nuk e ka praktikuar madje as Serbia e Millosheviqit në Kosovën e paraluftës.
Imagjinojeni diplomat që dikur kanë qenë vula të zellit, punës së palodhur, dijes së pafundme dhe krenarisë, sot janë shndërruar në vula të plaçkës, krimit, turpit, analfabetizmit dhe injorancës.
Ndërkaq pasojat e kësaj plaçke do t’i ndjejnë në lëkurën e tyre shumë gjenerata të ardhshme, sepse nxënësit dhe studentët e diplomuar në atë mënyrë nuk do të punësohen në kosmos, por në Kosovë.
Unë çuditem dhe smeritem se si mund të jeni kaq të pashpirt dhe se si mund të harroni kaq shpejtë dhe lehtë se qindra persona për shkak të tyre e kanë humbur madje edhe jetën, gjënë më të çmueshme, më të shtrenjtë dhe më të papërsëritshme që ua ka dhuruar natyra ?!
Unë çuditem dhe smeritem se si mund të harroni kaq shpejtë dhe lehtë që pjesa më e madhe e popullit është shndërruar në turmë nomadësh për një kafshatë të bukës, po ashtu për shkak të tyre.
Unë çuditem dhe smeritem se si mund t’i harroni kaq shpejtë dhe lehtë ofshamat e vuajtjeve që kanë buruar dy dekada rresht direkt nga shpirti i njerëzve të shtypur, të varfëruar, të plaçkitur dhe të mjeruar nga ta dhe përkrahësit e tyre.
Unë çuditem, smeritem dhe mbes pa tekst se si mund ta harroni kaq shpejtë dhe lehtë keqbërien e tyre të pafundme, e cila i ka argëtuar, gëzuar dhe befasuar pa masë madje edhe armiqtë më të mëdhenjë të këtij populli të stërvuajtur dhe të këtij shteti të brishtë si djathi i dhies.
Sepse as në imagjinatën e tyre më të errët s’do të kishin mundur ta dëmtonin këtë popull dhe shtet sa e kanë dëmtuar qeveritë tona të pasluftës.
Jam pafundësisht i lumtur, që ky popull është dëshmuar si më i miri, më i mençuri dhe më i pjekuri në Ballkan, sepse i ka shporrur me referendum kleptokratet kuisling dhe mafioz nga pushteti.
Shikojeni Serbinë e Vuçiqit ku populli serbë ndjehet si i vdekur për së gjalli, apo si një turmë mumijesh që vegjetojnë para vetës si bimë sezonale.
Shikojeni Serbinë e Vuçiqit dhe Rusinë e Putinit, ku jetojnë dy popuj të vdekur për së gjalli sepse (keq) sundohen dhe keqtrajtohen pafundësisht nga dy psikopatë fashistë të kapluar nga kleptomania, megalomania, çmenduria, narcizmi, grykësia, sadizmi dhe makijavelizmi.
Për herë të parë në jetën time jam optimist me popullin tim, e sidomos me rininë e tij, që është aq e aftë, e pjekur, e padjallëzuar dhe e talentuar, saqë shpesh mbes pa tekst nga befasia dhe gëzimi.
Ua them këtë nga përvoja e drejtpërdrejtë sepse punoj me djem të rinjë dhe vajza të reja të cilët shpesh me lënë pa tekst me aftësinë, talentin dhe pjekurinë e tyre.
Ua them me përgjegjësinë më të madhe :
Rinia shqiptare është më e mira, më e mençura, më e bukura, më e pjekura, më e edukuara, më e kulturuara, më e dashura, më e padjallëzuara dhe më e talentuara në mbarë Evropën, prandaj nëse dija dhe talenti i saj futet në funksion si duhet, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për një kohë të shkurtër do të shndërrohen në shembuj pozitivë për mbarë Evropën dhe Botën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu