ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Kosova krizë ndërkombëtare, ditar politik e diplomatik dhe analiza 

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Fehmi Baftiu 

Kosova krizë ndërkombëtare (Ditar politik e diplomatik dhe analiza) 

Bototi: Ҫlirimi 

Prishtinë 2004 

Avokatin e ndjerë, Fehmi Baftiun, e kam njohur në Prishtinë. Ai ishte krushk i kushëririt tim, Rakip Reçica, por edhe  ndihmësi juridik kryesor i Adem Demaçit. Kam biseduar me të disa herë në apartamentin ku banonte, në një dasmë dhe në shtëpinë e tij të freskët me pemishte në Davidovc.  

Në 2004 ai ka botuar një Ditar politik diplomatik për periudhën maj 1998- 24 mars 1999, ku lexuesi njihet me kronikat e ngjarjeve të asaj kohe të stuhishme në Kosovë, kur vendosej fati i shqiptarëve të asaj treve të madhe të atdheut tonë. Fehmiu, Albin Kurti dhe disa të tjerë, ndihmës të Demaçit qendruan trimërisht mu në “gojën e ujkut” serb për të përcjellë zërin e luftëtarëve për liri.  

Jam prekur shumë nga lajmet që jipen në këtë libër për dhunën serbe ndaj shqiptarëve por edhe për qendrimin e ndërkombëatrëve. Më poshtë po hedh shkurtimisht disa prej tyre.  

Bardhyl Selimi, 10 korrik 2022 

f.19 

26 maj 1998 

Gazeta “Kosova Sot” njofton se “Sot janë vrarë 16 civilë në fshatin Lubeniq” 

f.20 

27 maj 

Gazeta “Gardian” : Deri më tani, nga shtëpitë e tyre janë larguar afër 50000 dhe janë vrarë 229 shqiptarë nga Kosova” 

f.22 

28 maj 

Ministria e Punëve të Jashtëme e Bullgarisë, nëpërmejt agjensisë RFI, thotë: Bullgaria nuk ka asgjë kundër po qe se Kosova fiton pavarësinë 

f.24 

31 maj 

Sot u vranë 15 dhe u plagosën 20 civilë shqiptarë në fshatrat e Deçanit. Gjashtë prej tyre janë të moshës 6-11 vjeç. Njofton gazeta “Koha Ditore” dhe “Kosova Sot”. 

 

Mark Ueler, professor i të drejtës ndërkombëtare në Oksford : Ҫfarëdo pretendimi që Kosova të jetë problem i brendëshëm i Serbisë tanimë është eliminuar. Duke iu referuar akteve ndërkombëtare, situata në Kosovë është vatër e krizës ndërkombëtare dhe rrezik për sigurinë kolektive, madje, sipas kartës së OKB” 

f.28 

5 qershor 

“Në Deçan 52 të vrarë e 200 të zhdukur, ndërsa 150 persona të tjerë u muarën peng” njofton gazeta “Bujku”. Agjensia RFI njofton se, deri tani, janë dëbuar për në Shqipëri 50 000 vetë nga shtëpitë e tyre. 

f.33 

10 qershor 

“Në lokalet e Fakultetit Filozofik, 8 milicë serbë rrahën publikisht 25 profesorë shqiptarë”, njofton Zëri i Amerikës. 

f.34 

11 qershor 

Njoftohet për shumë viktima civile (në rrethinat e Gjakovës, Deçanit e Klinës) dhe për një kolonë të gjatë civilësh që dëbohen nga këto fshatra për në drejtim të kufirit me Shqipërinë- njofton agjensia AFP. 

f.35 

12 qershor 

“Së shpejti do t’i bashkohem UҪK, deklaroi Isnie Krasniqi për “Kohën Ditore”. Katër meshkuj serbë me uniforma të ushtrisë serbe, m’i dhunua vajzat, Semen 14 vjeçare dhe Rinën afër 13 vjeç. Ato nuk mund të pajtohen me këtë akt çnjerëzor dhe që të dyja kërcyen në lumë. Lumi i mori ato përgjithmonë në thellësitë e veta” 

f.37 

Gazeta “Uashington Post” Boton deklaratwë e zonjës Ollbrajt me të cilën ajo sqaron se “Rezoluta e OKB për ndërhyrje ushtarake në bazë të Nenit 51 të Kartës së OKB, lejon ndërmarrjen e masave pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB” 

f.39 

14 qershor 

“Pozita dhe opozita gjermane u bashkuan rreth Kosovës”, shkruan gazeta gjermane “FrankfurterAlegemain”. Ato kërkojnë dërgimin e trupave të NATO si çdo antar tjetër. 

f.44 

18 qershor 

“Sulmet e forcave ushtarako-policore në Kosovë kanë vazhduar. Flitet për 19 të vrarë e shumë të tjerë të plagosur. Ushtria serbe ka intensifikuar sulmet në rrethinën e Shtimes dhe në Grykën e Caralevës”, njofton radio “Dojçe Velle” 

f.51 

24 qershor 

Sipas raportit të KMLDNJ, me seli në Prishtinë, “Deri tani nga Kosova janë larguar prej shtëpive të tyre, duke filluar nga shkurti i këtij viti (1998) mbi 100000 shqiptarë, 1652 janqë keqtrajtuar, 125 janë vrarë, 61 plaçkitur, 30 të zhdukur, 23 të marrë peng, 272 të arrestuar në mënyrë arbitrare dhe 26 shqiptarë të tjerë të akuzuar nga milicia dhe ushtria serbe si udhëheqës të UҪK” 

F.57 

28 qershor 

Nga qendrat e vendosjes konfirmohet nëpërmjet njoftimit të agjensisë FRI: SHBA që sot“UҪK do ta quajë Ushtri Ҫlirimtare” 

f.76 

15 korrik 

Sipas gazetës “Koha Ditore” në Kosovës sot janë  rrëmbyer e zhdukur 281 civilë. 

f.87 

26 korrik 

Sipas gazetës Koha Ditore bombardohet Duhla, Carraleva, Belinca e Zhorci në komunen e Shtimes. Ndërkaq të gjitha fshatrat përgjatë rrugës Prishtinë-Pejë rrafshohen nga granatat dhe raketat tokë-tokë. 

f.89 

Sipas gazetës Koha Ditore “Në fshatin Junik është ekzekutuar familja 20 anëtarëshe, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë” 

f.96 

1 gusht 

Një grup senatorësh amerikanë, King, Kelly, Moran, Engel, kërkon: SHBA të përkrahë po atë të drejtë për vetëvendosje të cilën e ka njohur bashkësia ndërkombëtare për ish njësitë e tjera kushtetuese të ish Jugosllavisë, disa prej të cilave tanimë janë pavarësuar. Me këtë SHBA duhet të inkurajojnë shtetet e tjera, por edhe Grupin e Kontaktit. SHBA duhet të përkrahin përfaqësimin e Kosovës nëpër institucionet ndërkombëtare me të drejtën e ligjshme për vetëvendosje. 

 

f.98 

4 gusht 

Sipas gazetës Koha Ditore “vetëm në grykën e maleve të Kishnareëks gjenden 6500 traktorë me gra, fëmijë e pleq” 

f.99 

5 gusht 

Sipas radios Dojçe Velle “flitet për varreza masive në Rahovec, por edhe në vende të tjera. Në qytet diku duhet të jetë një varrezë masive, ku ndodhen trupat e më shumë se 400 civilëve të v rarë” 

f.106 

10 gusht 

Gazeta “The Independent” ““Tani UҪK duhet të bëjë atë që duhet ta bënte që në fillim: t’i përmbahet planit dhe taktikës guerilje” 

f.108 

12 gusht 

Gazeta Koha Ditore thotë se “vetëm dje ushtria dhe policia serbe shkrepi mbi 1400 raketa dhe 25 kaçusha, kurse në Deçan u vranë 7 shqiptarë dhe u plagosën 49 civilë. 

f.112 

14 gusht 

Sipas radios Dojçe Velle “Vetëm dje dhe pardje forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe dogjën 1207 shtëpi të shqiptarëve, vranë 12 dhe plagosën 50 shqiptarë. 

f.121 

19 gusht 

Sipas TVSH, nëpër burgjet hetuese serbe “kanë vdekur nga torturat Cenë Dugolli, Rexhep Bislimi dhe Adem Berisha, të arrestuar para disa ditësh si organizatorë të UҪK në rrethin e Ferizajt dhe të Kaçanikut” 

f.128 

24 gusht 

Sipas gazetës Koha Ditore “në morgun e spitalit të Gjakovës  janë sjellë dje dhjetë shqiptarë të vrarë. Luftime të ashpra ndërmjet forcave serbe dhe UҪK  po zhvillohen në 13 fshatra të malësisë së Rugovës. 

f.130 

25 gusht 

Agjensia Rojter njofton se “qeveria e kancelarit Kol mori qendrim të prerë rreth angazhimit të forcave gjermane në NATO në Kosovë edhe pa mandatin e OKB.Pra humbi edhe zyrtarisht linja e politikës të Klans Klinkelit (FDP) ndaj krizës në Kosovë” 

26 gusht 

Sipas BBC “sot në fshatin Rancë të komunës së Shtimes forcat serbe granatuan një traktor me të cilin ishte duke ikur nga forcat serbe drejt fshatit Jezerc familja 12 anëtarëshe Asllani. 

f.131 

26 gusht 

Ministri gjerman i mbrojtjes Volker Rye i deklaroi agjensisë DPA se “serbët duhet të presin një aksion ushtarak të NATO nëse ata vazhdojnë edhe më tutje agresionin në Kosovë. NATO është duke u organizuar  për një ndërmarrje të sulmeve ajrore dhe askush nuk mund të besojë se të tjerët mund ta ndalin me veton e tyre” 

f.132 

Po sot në gazetën gjermane Zidojçe Caitung Adem Demaçi theksoi se “UҪK ka hequr dorë nga ideologjia. Andaj këtu nuk kemi të bëjmë me ata që janë simpatizues të Enver Hoxhës apo si po i quajnë majtistë a ushtarë profesionistë të ish APJ. Po ju them se për herë të parë shqiptarët po krijojnë një ushtri të tipit çfarë kanë edhe shtetet e tjera europiane” 

f.133 

28 gusht 

Sipas Koha Ditore në rajonin e Malishevës u vranë 17 civilë, në mesin e tyre edhe një foshnjë 10 muajshe. Ndërsa në Suharekë u vranë dy dhe u varrosën të gjallë me dhunë edhe katër civilë. 

 

f.139 

2 shtator 

Sipas Koha Ditore “në fshatrat e komunës së Prizrenit në rripin kufitar u vranë 35 civilë. Flitet për masakra të papara në fshatin Rogovë të Hasit”. 

f.146 

8 shtator 

Sipas TVSH në stacionin policor të Prizrenit janë keqtrajtuar 160 shqiptarë nga Rahoveci. Koha Ditore njofton se në fshatin Senovë të Rahovecit snajperët serbë vranë një fëmijë ndërsa në Rahovec një shqiptar u masakruar dhe 7 të tjerë u vranë. 

f.150 

10 shtator 

“Digjen shtëpitë, njofton Koha Ditore, në Krushec, Beranë, Raushiq dhe Qellopek” 

f.152 

11 shtator 

Kryeminsitri i Shqipërisë (Fatos Nano) deklaroi se “kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi. Pavarësia e Kosovës është e papajtueshme me kontradiktat ndëretnike në këtë territor” 

f.153 

12 shtator 

Sabri Godo tha se “një deklaratë kaq skandaloze të Nanos mund ta bëjë vetëm zëdhënësi i Milosheviqit” 

f.159 

19 shtator 

Koha Ditore: Në fshatin Tërpezë ndodhin masakra pa thika. Ҫdo ditë vdes një foshnje dhe një plak.Janë 15000 vetë të rrethuar nga forcat ushtarake dhe policore serbe. 

f.160 

20 shtator 

Në fshatin Dobratin janë gjetur gjashtë kufoma të djegura- njofton Koha Ditore 

f.167 

26 shtator 

Koha Ditore:në territorin e Qyqavicës vazhdojnë luftime të rrepta. Më shumë se 70 shiptarë të vrarë për tri ditë. 

f.170 

28 shtator 

Në fshatin Obri-njofton Koha Ditore- u gjet e gjallë një foshnjë gjashtëmuajeshe, duke thithur gjirin me gjak të nënës se vdekur Dituri Deliu. Vetëm në këtë fshat u gjetën të masakruar 18 civilë, ndër ta edhe fëmijë. 

f.194 

16 tetor 

Gazeta Zydojçe Caitung njofton se “urrejta kundër shqiptarëve është obligim kombëtar i serbëve. Një Serbi 7 milionëshe i lejon vetes luksin të mbajë një koloni me dy milionë banorë shqiptarë të Kosovës”. 

f.207 

28 tetor 

Sipas radios Europa e Lirë :Në Kosovë deri tani janë vrarë 1600 shqiptarë, ndër ta 143 fëmijë, 169 gra dhe persona invalid. 1770 janë arrestuar, 1300 janë marrë peng, 20000 shtëpi të rrënuara, 490 000 persona të dëbuar nga trojet e veta ndërsa 100 000 vetë ende nën qiellin e hapur nëpër male” 

f.225 

13 nëntor 

Koha Ditore: një polic serb  preu me thikë në fyt Driton Hysenajn nga fshati Likoc i Drenicës. 

f.258 

14 dhjetor 

Koha Ditore dhe Media Centar: Në Suharekë gjendja ështe e tensionuar. Në fshatin Gorozhub janë vrarë 30 civilë shqiptarë dhe 12 të tjerë janë plagosur. 

f.267 

22 dhjetor 

Koha Ditore: Policia serbe në prani të anëtarëve të ngushtë të familjes ekzekutoi Jahë Kabashin nga fshati Zahaq i Pejës. 

f.297 

16 janar 1999 

Dojçe Velle: Uiliam Voker tha se masakra e 46 civilëve në Reçak i tejkalon të gjitha masakrat që ai ka parë në vendet e tjera. 

f.304 

23 janar 

Dintsbier erdhi sot në zyrën e Adem Demaçit, shoqëruar nga një përkthyese shqiptare, pa paralajmërim. Ai e quajti UҪK terroriste. Demaçi i tha të dilte jashtë! Por ai tha duke dalë se kishte prova…Demaçi i tha me zë të lartë se sikurse jeni ndarë ju çekët dhe sllovakët, edhe ne shqiptarët do të ndahemi nga serbët. 

f.312 

30 janar 

Kosova Sot : Në fshatin Rogovë policia serbe, kinse duke identifikuar kufomat, plaçkiti të gjitha të hollat nëpër xhepat e viktimave. 

f.332 

15 shkurt 

Xhejms Trafikant thotë për TVSH: Të gjithë shqiptarët, kudo që janë, duhet të kërkojnë pavarësinë e Kosovës me një zë. 

16 shkurt 

Ambasadori Hill ia paraqet  Milosheviqit porosinë e zonjës Ollbrajt “Ose nënshkrimi i Marrëveshjes me NATO në Kosovë, ose sulme ajrore”. 

 Ndërkaq ajo porositi Thaqin “Bëhu krah politik. Bëhu si Xheri Adamsi, kryesuesi i Shin Feinit të IRA”. 

f.345 

28 shkurt 

Kosova Sot komenton: Që nga ndërprerja e bisedimeve në Rambuje, një ndër temat kyçe të një politike të caktuar në mjetet e informimit është spekulimi me Adem Demaçin dhe me bashkëpunëtorët e tij, kinse për ndikimin e tyre mbi UҪK gjatë bisedimeve në Rambuje. Madje shkojnë aq larg, sa e fajësojnë atë për ndërprerjen e bisedimeve, pa u bazuar në faktin  se vetë delegacioni me Deklaratën e përbashkët ka vendosur të shtyjë bisedimet, për të cilën gjë është pajtuar edhe Grupi i Kontaktit”. 

  1. 364

16 mars 

Në Rahovec shkatërrohen shtëpi, depo e automjete. Luftime të ashpra po zhvillohen në fshatin Oshlan të Mitrovicës- sipas Koha Ditore. 

17 mars 

Koha Ditore: Lufta pas Jeshkovës e Korishës po vazhdon. Në Baba të Bokës një i vrarë dhe 50 të arrestuar.  

f.370 

22 mars 

Koha Ditore: Në tri incidente të veçanta në Prishtinë, u vranë tre shqiptarë. Këta janë Arianit Kelmendi, Adriana Abdullahu dhe Kushtrim Gashi. Policia serbe sulmoi në disa lokalitete në Malishevë. Në Prizren nuk dihet për fatin e 12 qytetarëve. Në Podujevë sulme frontale në një vijë prej 25 kilometrash. 

f.372 

24 mars 

Sot rreth orës 16 e lëshova zyrën e Adem Demaçit. Në dalje të rrugës kryesore vërejta forca të shumta policore që kishin zënë të gjitha udhëkryeqet. Qyteti ngjante i vdekur. Pos policëve, paramilitarëve dhe aty-këtu ndonjë kalimtari serb a shqiptar, shihje vetëm qenë endacakë dhe disa egjiptianë, që bartnin me karroca teknikën nga ndërtesa e Komandës Ushtarake të Prishtinës, nga Posta dhe SPB në drejtim të lagjes Ulpiana. Vinte erë lufte. Ndonëse sot në mëngjes kishte njoftuar një zyrtar i lartë gjerman se sonte do të sulmojë NATO, askush nuk e besonte. 

Mbase, të mësuar vetëm me kërcënime, që nga tetori i vit të kaluar, ata kishin humbur shpresën se këto sulme  mund të ndodhnin. Kishin kaluar thuajse tre muaj qëkur rrallë e tek mund të shihje ndonjë shqiptar nëpër rrugët e Prishtinës, pas orës 18. Rrinin të mbyllur brenda në shtëpi si në burg shtëpiak. 

Por në orën 19-45 ndodhi ajo që pritej të ndodhte. Ndodhi dhe gëzoi qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë thonin: Le të ndodhë pale të bëhet çka të bëhet, vetëm të lirohemi nga ky ankth. 

U trand i gjithë qyteti. Sakaq ndërroi disponimi. i uronin njër-tjetrit pandërprerë. 

f.386 

Nga Analiza 

Përgatitjet ushtarake filluan diku nga fundi i 1991, me ushtrimet në shtetin amë. Këta ishin persona që në emër të Bashkimit Kombëtar nuk njihnin asnjë ideologji partiake, pos çlirimit kombëtar 

Mirëpo këto ushtrime shumë shpejt u penguan dhe u ndaluan fare.. Nuk e kuptoj si ndodhi  që për këto grupe të rinjsh shqiptarë nga trevat e okupuara, madje para se të ktheheshin ën Kosovë pas trajnimesh dhe përgatitje profesionale, arrinte në policinë serbe lista me emrat e tyre, madje me të gjitha hollësitë e identitetit të tyre, deri edhe numri i armës që kishin marrë me vete? 

Si mbrojtës i tre të akuzuarve kryesorë në procesin  kundër grupit të Adem Jasharit e të Mentor Kaçit, ne kemi listën  që i është dorëzuar  policisë serbe. 

Autori e ka të qartë se kush e ka bërë këtë, institucioni apo individi, por po ia lemë distancës historike të dëshmojë në emër të së vërtetës materiale. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu