ARKIVI:
22 Janar 2025

Kosova me flamur shtetëror në hapjen e Lojërave Olimpike në Japoni

Shkrime relevante

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Kryeministri Albin Kurti u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide

Dita e dytë në Davos e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,...

Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

Nga: Aurel Dasareti Në trojet shqiptare, vetëm të vdekurit ndihen si në...

Çka mund të thuash tjetër…?

Nga: Gjergj Kabashi  ___ Çka ke me thanë tjetër kur fjalorin propagandistik-serbomadh, e...

Shpërndaj

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Japoni në hapje të Lojërave Olimpike: Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio/

Nga Behlul Jashari

PRISHTINË, 23 Korrik 2021- Kosova me flamur shtetëror, me ekipin e saj olimpik, ka parakaluar sot në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020. Pjesëmarrësit nga Kosova parakaluan me  flamurin shtetëror në duar duke e valëvituar e ngrituar lartë…Gjatë ceremonisë, kishte plot shkëlqim uniforma e ekipit olimpik të Kosovës, e cila krahas ngjyrave të Flamurit të Republikës së Kosovës përmbanë edhe simbole dardane dhe ilire – imazhe të Hyjneshës në Fron dhe të Vrapueses së Prizrenit.

Ekipi olimpik i Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” përbëhet nga 11 sportistë: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova Loriana Kuka (xhudo), Egzon Shala (mundje), Donjeta Sadiku (boks), Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), Musa Hajdari (atletikë), Olt Kondirolli dhe Eda Zeqiri (not).

Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë ishte prezente në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Presidentja Osmani  u shpreh:

Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj.

Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori.

Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës!

Ju priftë e mbara! Një popull i tërë është me ju.

Para nisjes drejt Tokios, në një ceremoni në Prishtinë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar Flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës – kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila në Lojërat Olimpike “Rio 2016” fitoi Medeljen e Artë.

Para ceremonisë së dorëzimit të Flamurit për Ekipin Olimpik, Presidentja Osmani ka pritur  drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye Presidentin Ismet Krasniqi, ku ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, anëtarët e Bordit Ekzekutiv Avni Nuha e Halil Sylejmani, këshilltari Besim Aliti dhe shefi i misionit, Jeton Rudari.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Presidentja Osmani së bashku me liderë të tjerë botërorë do të pritet nga Perandori Naruhito. Teksa në kuadër të takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetërorë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu