ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kosova “multietnike”, eksperiment ndërkombëtar!

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Florim Zeqa  

‘Pakoja e Ahtisarit’ përmes së cilës Kosova e shpalli Pavarësinë e 17 Shkurtit 2008, në preambulën e së cilës shkruan, “Kosova shtet multietnik” me mbi 95 përqind të popullatës shumicë autoktone shqiptare në trojet e veta, e paraqet paradoksin dhe padrejtësinë më të madhe historike ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Projeksionet e ndërrimit substancial të popullsisë në Kosovë

Pranimi me lehtësi i termit “multietnik” për shtetin më etnik në Ballkan dhe Evropë, ishte gabimi më fatal i klasës së atëhershme politike të Kosovës! Të gjithë ju gëzuam ri-shpalljes së pavarësisë së 17 Shkurtit 2008, por nëse i analizojmë me kujdes të gjitha zhvillimet politike dhe demografike, 15 vjet më pas, Kosova është krejt ndryshe nga ajo që ishte në vitin 2008!

Në Kosovë ka ndryshuar gjithçka në dëm të shqiptarëve.

Përgjatë kësaj kohe kanë ndodhur dy gjëra të dhimbshme; përmes emigrimit të vazhdueshëm të shqiptarëve drejt vendeve evroperëndimore ka rënë dukshëm numri i shqiptarve rezident në Kosovë dhe ka ndodhur ngritja dhe avancimi i pakicëse serbe në Kosovë.

Projeksionet e disa organizatave ndërkombëtare të cilat merren me çështjet demografike, tregojnë se brenda 5-6 viteve të ardhshme Kosova do të mbetet në vetëm në 700 mijë banor!

Ky parashikim i frikshëm pritet të jetë real pas heqjes së vizave në fillim të vitit të ardhshëm, me ç’rast gradualisht do të kemi ndërrim substancial të strukturës së popullsisë në Kosovë.

“Kosova Multietnike” është eksperiment ndërkombëtar për heqjen e identitetit kombëtar të shteteve dhe popujve. Suksesi në Kosovë i bashkësisë ndërkombëtare do t’i motivojë këta të fundit për aplikmin e multietnicitetit edhe në shtetet tjera të rajonit dhe më gjërë.

Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij!

Kryeministri aktual i vendit tonë, Albin Kurti gjersa ishte në opozitë admirohej nga qytetarët për parimet e fuqishme dhe premtimet e tij joshëse, kurse me ardhjen në pushtet i harroi parimet dhe premtimet e dhëna para qytetarëve.

Me ardhjen e Albinit në pushtet, qytetarët po e shohin një Albin tjetër nga ai i djeshmi si opozitarë! Albini i sotëm si pushtetarë nuk e mbajti asnjë parim dhe premtim të Albinit të djeshëm si opozitarë!

Përveq mos mbajtjes së premtimeve, pas ardhjes në pushtet, gafet e Albinit ngarendin njëri pas tjetrit. Se a është kjo mungesë e përvojës politike apo mosdijes, u mbetet ta vlerësojnë lexuesit e këtyre rreshtave.

Por akoma më keq se kaq, Albini dështoj me deklaratën e tij skandaloze për shfajsimin e Aleksandër Vuçiqit për krimet e Serbisë millosheviqiane dhe përkujtimet që i bëri për kriminelët serb! Me këto veprime Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij. 

Albin kështu hapen dyert e historisë! 

Mirëpo tek Albin Kurti vërehet qartë dëshira për të hyrë në histori. Meqenëse e ka shumicën në kuvend mbase edhe mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, jo me deklarime gojore dhe akuza për dështimet e qeverive të kaluara, por me ndërmarrjen e veprimeve konkrete.

Albin Kurti mund të hyjë në histori nëse arrin t’i bëjë këto gjëra; që ta heqë nga preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës termin “Shtet Multietnik”, ta anulojë në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes së 19 Prillit 2013 në Bruksel për Asociacionin (Zajednicën), t’ia merr në Kuvend mandatin e Gjykatës Speciale, ta shkarkojë Gjykatën Kushtetuese dhe ta zgjedh në Kuvend një përbërje të re e cila e anulon vendimin e kësaj gjykate për eks-territorialitetin e kishave dhe manastireve serbe, me theks të veçantë për marrjen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, në mënyrë që ato prona t’i kthehen dy ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe pronat e tyre si asete shtetërore dhe të futen në kuadër të Fondit Sovran, të cilin e ka themeluar vite me parë ‘Qeveria e Kurtit’, për të vazhduar me Kishën në pronën e Universitetit të Prishtinës, në Pjeterq të Klinës, Banjë të Pejës, Kllokot, Gurakoc të Istogu, Vitomericë të Pejës, Bernjakë të Rahovecit dhe shumë vende të tjera gjithandej Kosovës.

Albin mund të hyni në histori me anulimin e të gjitha vendimeve antishtetërore dhe antikombëtare të qeverive paraprake në Kuvendin e Republikës së Kosovës e assesi me deklarime dhe frazeologji të bukura përplot demagogji.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Për të bërë diçka të tillë, në Parlament duhet të ketë vetëm shqiptarë! Të jenë VËRTETË shqiptarë!Aso shqiptarë që në radhë të parë kanë zhvillimin e shtetit dhe kombit! E unë dyshoj që në Parlament ka të tillë! Ka aty islamistë, analfabetë, interesxhi!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu