Shkruan : Reshat Sahitaj, Prishtinë
A ju dukët e rastësishme që sot në lokalët e policisë së Kosovës janë vende speciale për t’u falur ?!
Aju duket rastësi që në lokalët e qeverisë së Kosovës, zyrtarët e ndërprejnë punën dhe i luten Allahut ?!
A ju duket e rastësishme që të premteve në lokalët e Universitetit të Kosovës, mbushen më besimtarë që i lutën Allahut ?!
A ju duket e rastësishme që disa shitore në Prishtinë mbyllën në orën 12.00 ?!
A ju duket e rastësishme që oborret e xhamive çdo të premte mbushen më besimtarë duke u falur ?!
Qe në ditët e para të pasluftës, Kosovën e vershuan shoqatat humanitare të shumë vendeve të botës, më qëllim të rikonstruktimit të vendbanimeve dhe ngritijës ekonomike ku gjendja ishte në zero. Kosova e pasluftës me një popullsi të plagosur në shpirt, e më dhjetra mijëra të vrarë e mijëra të zhdukur, me 750 fshatra komplet të djegur (që ishte një realizim i planit të Millosheviqit « Toka e djegur »), të gjitha shpresat i varën në ndihma humanitare dhe lirinë e shumëpritur.
Ndihmat humanitare shpëtim nga kolapsi ekonomik
Pasi që SHBA kishte bërë shpenzime kolosale gjatë bombardimeve, rindërtimin dhe përmirsimin e gjendjës ekonomike të Kosovës e mori përsipër Bashkimi Evropian , e cila derdhi mbi katër miliardë dollarë në arkën e Kosovës përmes shoqatave humanitare. Një pjesë e këtyre ndihmave u vjedhën nga vetë shqiptarët në bashkëpunim më ndonjë europian, mirëpo pjesa dërmuese e tyre u futën në ekonomi.
Këtë situatë skajshmërisht të varfër të popullit tonë, në forma individuale do të përmbushnin edhe mërgimtarët tanë duke u ndihmuar familjeve të tyre në Kosovë, madje qoftë edhe më shuma modeste. Pjesërisht nga Fondi i Bashkimit Evropian dhe pak nga ndihmat e diasporës, gjendja në Kosovë përmirsohej, por nuk rregullohej ashtu siç e kishin imagjinuar shqiptarët lirinë. Gjendja ekonomike në Kosovë po shkonte drejt përmirsimit , por nuk po shkonte drejt stabilizimit ekonomik.
Fondët humanitare Turko-arabe në Kosovë
SHBA dhe Bashkimi Evropian, do ta mirëprisnin çdo ndihmë humanitare edhe nga shtetët islamike, që kishte si objektiv rindërtimin e Kosovës. Brenda pak muajve u themeluan shumë shoqata humantare ose bamirëse siç i quanin komuniteti i Bashkësisë Islame, të gjitha me simbole të kallirit të grurit ose tjera të ngjashme , që në pamje të jashtme luanin rolin bamirës, e në brendësi kishin si objektiv islamizimin e Kosovës.
Shoqatat e bamirësisë irano-turko-arabe, e krijuan rrjetin e tyre në popullsinë shqiptare të Maqedonisë, Shqipërisë dhe në tërë Kosovën. Maqedonia luante lojën e trefishtë ; në një anë shteteve islamike u kerkonte ndihmë për islamistët shqiptarë në Maqedoni, e në anën tjetër spiunët shqiptarë i fuste si përgjegjës të këtyre fondeve islamike. Para Bashkimit Evropian , Maqedonia arsyetohej se është vend domokratik, e cila nuk e ndalon zhvillimin e religjionit islamik dhe se shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat. Në fakt , Maqedonia Veriore kurrë nuk e arrestoi e nuk e denoi asnjë shqiptar për nxitje dhe thirrje për shkuarje në luftën xhihadiste në Siri, mirëpo nuk hezitonte të vriste e arrestonte shqiptarët intelektual për themelimin e Universitetin e Tetovës. Maqedonia ende as sot nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit, kurse e lejon dhe e kontrollon islamizmin radikal të zhvillohet në terrotrin e saj e të shperndahet edhe në Evropë.
Në Shqipëri, gjendja ishte më e rëndë si ekonomikisht edhe politikisht, ku përsonalitetët politike të asaj kohe të të zhytur në llumin korrupsionit dhe tradhëtisë kombëtare. Demokratët do ta strehonin Bin Ladenin në Durrës i cili do të krijonte rrejtin e tij kriminal islamik, e në anën tjetër socialistët do të ftonin Anatollosin e Athinës që ortodoksët shqiptarë t’i konvertonte në shtetas grekë duke u dhënë pensione dhe pasaporta grekë. Socialistët dhe demokratët arritën kulmin e tradhëtisë kur Kishën Autoqefale të Fan Nolit ta shndërronin në varësi të Greqisë.
Në Kosovë gjendja ishte edhe më e keqe , sepse askush nuk kishte kontroll në asgjë dhe e njejta gjendja vazhdon edhe sot.
Duke e shfrytëzuar gjendjën skajshmërisht të varfër të shqiptarëve, Sherbimet Sekrete të Iranit dhe ato Turko-arabe, do t’i themelojnë shoqatât « humanitare » në tërë territorin e Kosovës. Fillimisht këto OJQ do të shpërndajnë ndihma ushqimore ose lëndë për nxemje. Krahas këtyre ndihmave hapin kurse të rrobaqepsisë, kompjuterizmit etj. Familjet që i dërgonin fëmijët në këto kurse, shpërbleheshin më ndihma humanitare.
Si organizoheshi këto ndihma ?
Shoqatat Iraniane dhe Turko-arabe, nxënësve perveç kurseve te rrobaqepsisë apo kompjuterizmit , ishin të detyruar të mësonin edhe Kuranin nga dy orë për çdo kurs. Në këto ligjerata kuranike, fëmijëve tanë ua shpërlanin trurin duke i zhveshur nga çdo gjë kombëtare. Kështu filloi shtresa e parë i djelmoshave dhe vajzave tona xhihadiste. Vajzat që dilnin në rrugë me veshje arabe (burka, xhelaba) i paguanin nga 500 DM për defilimin e tyre rrugëve të qyteteve dhe fshatrave tanë. Djelmoshat e rinj shqiptarë perveç veshjeve ua mësonin edhe artin luftarak tanimë të brumosur më idenë të vdisej për Allahun do të shkonin shehit (dëshmor) në botën tjetër. Këta xhihadistë të rinj vetën e konsideronin të zgjedhurit e Allahut, që pas vdekjës për në botën e përjetejme do i prisnin 92 bukuroshe (hyria). Një pjesë e këtyre djelmoshave te rinj stërvitijet ushtarake do i bënin diku në bjeshkët e Prevallës, ndërsa në Prizren i mbanin të fshehura arsenalin e armëve.
Një pjesë e madhe e këtyre vajzave e djelmoshave shkuan në Siri, nga disa u vranë e vajzat tona i martonin më burra arabë, e kur burri u vritej i martonin më tjetër burrë. Kështu pas luftës në Siri, disa nga ato femra xhihadiste u kthyen në Kosovë më fëmijët e tyre që nuk ua dinë emrat e burrave të tyre.
Përhapja e islamizmit radikal me mjete të sofistikuara bashkëkohore
Ngritija e vetëdijës dhe dalja nga varfëria e skajshme, bëri që Sherbimet Sekrete Iraniano-turko-arabe, të ndryshonin metodat dhe mjetët.
Fëmijët e dikurshëm të kurseve të rrobaqepsisë, kompjuterizmit u bënë burra, disa prej tyre vdiqen në Siri e disa mbetën besnikë të padroneve te tyre, për të vazhduar me misionin : shpërndarjën e islamizmit në çdo familje shqiptare.
Populli ynë nuk kënaqej më një ndihmë 10m dru për nxemje, apo me dy thasë miell, sepse këto i siguronin edhe vetë. Kërkesat e popullit edhepse i varfër u shtuan. Mirëpo, kush e pyet popullin ?! Kush i merr në konsiderat kerkesat e popullit të pazëshme ?! Askush ! Rrjeti Iraniano-turko-arab do të ndryshonin qasjën në përhapjen e islamizmit radikal në trojet shqiptare. Ndertuan xhamia edhe aty ku nuk kishte nevojë si buzë autostradës, në maje të bjeshkëve, në toka pjellore të rrafshta e në thellësi të qyteteve tona në mënyrë që majat e xhamive të dukeshin edhe nga aeroplanët që fluturojnë mbi Kosovë. Fëmijët e dikurshëm të kurseve filluan të predikonin islamizmin deri në atë fazë sa që edhe kufomat e bijëve dhe bijave tona të varroseshin më flamurin arab, duke e larguar nga çdo gjë shqiptare.
Financimi islmaik në institucione të Kosovës
Më kalimin e kohës, ndryshuan edhe metodat për rrënjosjen e islamzimit radikal në trojet shqiptare.
Qe kjo metodë të kishte sukses të pa kontestueshëm, filluan investime kapitale në disa krerë të partive politike. Investimet në parti politike ishte mënyra më e mirë që islamizmi të ngulitej në shumë individ injorantë e naivë. Për të qenë anëtar i një partie politike duhej edhe karakteristikat e shefave islamik që besimtarët e tyre i dërgonin në parti të ndryshme më të vetmin mision : përhapjen e radikalizmit islamik.
A ju dukët e rastësishme që sot në lokalët e policisë së Kosovës janë vende speciale për t’u falur ?!
Aju duket rastësi që në lokalët e qeverisë së Kosovës, zyrtarët e ndërprejnë punën dhe i luten Allahut ?!
A ju duket e rastësishme që të premteve në lokalët e Universitetit të Kosovës, mbushen më besimtarë që i lutën Allahut ?!
A ju duket e rastësishme që disa shitore në Prishtinë mbyllën në orën 12.00 ?!
A ju duket e rastësishme që oborret e xhamive çdo të premte mbushen më besimtarë duke u falur ?!
Pra, pa asnjë dyshim arrihet të një konkludim se rrejtët islamike iraniano-turko-arabe ia kanë arritur qëllimit të tyre që Kosova të shndërohet në një shtet islamik, e që më kalimin e kohës do kërkojnë edhe ndryshimin e Kushtetutës sonë. Koha për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës , do të arrihet më hapa të ngadalshëm por të sigurta.
Rrjeti iraniano-tuko-arab, ka investuar në parti politike si dhe në personalitete të shumta publike si : shkrimatrë, gazetarë, redaktorë, historianë…
Përsonalitet publike kulturoro-shkencore janë joshur fillimisht më vizita pa pagesë në Turqi, duke i vizituar institucionet kulturore, por edhe shefa të sekteve islamike. Në anën tjetër për çdo vit këto sekte islamike rekrutojnë përsonalitete kulturore dhe politike dhe emra publik për të shkuar në Qabe. Shkuarja në Qabe nuk ka ndonjë domethënie tjetër perveç se rekrutim në sekte islamike radikale të shumë personalitete kulturore dhe shkencore. Këta përsonalitete ka vite që kërkojnë heqjen e Skenderbeut dhe Nënë Terezës nga historia e Kosovës. Këto përsonalitete ka vite që kërkojnë bartjen legale të shimeve dhe burkave në shkolla e universitete tona. Shtrohet pyetja : pse i bëjnë këto kërkesa ?! Përgjigja është e thjeshtë, sepse janë të paguar dhe të rekrutar dhe besnik deri në vdekje.
Ndihmat humanitare të Halil Kastratit rrezik i ardhshëm i ardhmërisë së Kosovës
E ceka Halil Kastratin, sepse është emër i njohur si në qarqet politike kosovare edhe emër i njohur për bamirsi në tërë Kosovën. Në fakt Halil Kastrati përdorët nga padronët e tij që emri i tij të përhapët në popullin tonë si bamirës i çdo të varfëri dhe se dora dhe emri i tij do ta zhduk varfërinë tonë. Halil Kastrati i ka dyertë e hapura në shumë televizone e portale shqiptare të cilin e quajnë « Fytyra e shpresës » etj.
Gjermë tani Halil Kastrati ka ndërtuar qindra shtëpi ku hidhërimin e ka sjellur në gëzim të shumë familje shqiptare. Por, cili është qëllimi final i ndërtimeve të këtyre shtëpive ? Ndoshta Halil Kastrati është i pavetëdijshëm për rrezikshmërinë e ndihmave të tij. Ndoshta ! Lexuesit dhe Halil Kastratit do ia shtroja një pyetje të vetme : pse Turqia, Irani e shumë shtete tjera arabe japin miliona për të varfërit tanë ?! Përgjigja hipotetike e shumicës do të jetë : ata japin në emër të Allahut. Mirëpo, pse Turqia nuk i ndihmon të varfërit e vetë qe i ka me miliona ? Pse kemi qindra millionë arabë të varfër e nuk u nderotjonë shtëpia ?! Pse miliona arabë rrezikojnë jetën e tyre për të ardhur në Evropë e nuk qendrojnë në vendet e veta ?!
Ҫka fshihet pas ndërtimit të shtëpive për të varfërit shqiptarë ?!
Të imagjinojmë një të ardhme të afërtë. Në Kosovë janë ndërtuar psh 100 shtëpi. Secila familje i ka minimum dy ose më shumë fëmijë. Nga minimumi i fëmijëve na dalin 200 fëmijë të cilët kur të rritën do të jenë falenderues fondacionit bamirës islamik. Një pjesë e tyre do të shkollohën dhe do të bëhen islamistë radikal dhe besnik shefit që dikur i ka dalur në ndihmë prindërve të tyre. Ky numër i fëmijëve të sotëm do të shtohet në mijëra. Këta do të jenë ushtarët besnikë të bamirësit. Këta fëmijë të sotëm e burra e gra të nesermë do të ndryshojnë Kushtetuten dhe ligjet tjera.
Në këtë mënyrë Kosova do të shkojë drejt shtetit të Sheriatit radikal islamik.
Shpresoj që kalkulimet islamike të mos u dalin siç mendoj unë, por kështu siç është duke ecur procedura e shpërndrjës së rrjetit radikal islamik, është duke shkuar në këtë drejtim.
Do e përmbylli këtë shkrim më një pyetje : pse Hali Kastrati nuk ia ndërtoi një shtëpi poetit tonë të njohur dhe ish luftëtarit të UҪK-së Dan Ibrahimit ?!