Nga Nue Oroshi, historian
Ka vite të tëra që përmes shkrimeve publicistike e kam ngritur zërin për humbjen e rrugës në oborr të politikës së Kosovës. E kjo humbje e rrugës ka një kronologji të shëmtuar e cila është e lidhur ngushtë me interesat e politikanëve të Kosovës të cilët në vrap për tu pasuruar nuk shikuan fare se ku po e fusin kokën dhe me sy të vërbuar futnin gojën, hundët dhe dhëmbët në thasët e errët që nuk dinin fare se çfarë bërllogu ka mbrenda aty. Kjo i kushtoj shtetit të Kosovës i cili u ngrit me mundin dhe gjakun e shumë gjeneratave shqiptare. Shtet i cili u ngrit me përkrahjen e miqve tanë tradicional Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Austrisë dhe ndonjë shteti tjetër. Por e keqja ishte se politikanët tanë harruan se kush e ndihmoj Kosovën të bëhet shtet. Ata duke vrapuar pas lirave turke, rubelave të Rusisë dhe dinarit serb, që i konvertonin nëper banka të huaja në euro e dollar dhe e humbën orientimin politik. Humbja e orientimit politik nga drejtimi i vijës politike Berlin, Bruksel Washington në vijen politike Beograd , Stamboll e Moskë i kushtoj shumë shtrejt shtetit të Kosovës.Madje ky orientim i mbrapshtë politik shkoj deri aty sa që shumica e partive që janë sot në Kosovë si pozitë ashtu edhe opozitë filluan ta shkelin me dy këmbët historinë shqiptare. Ata heronjët tanë filluanë ti përbuzin.
A nuk ka gjë më të vështirë dhe më dëshpruese?! A nuk është trishtim dhe gjamë, kur në Kosovë refuzohet heroi më i madhë shqiptar Gjergj Kastrioti dhe i ndalohet ndërtimi i Muranës në Prizren?! Në të njejtën kohë lartësohen armiqtë tanë, kriminelët Sulltan Mehmeti e Sulltan Murati. Kjo ka ndodhë fatkeqësisht në shtetin e Kosovës. Politika jonë në vend që të shkoj drejt Evropës ajo e mori rrugën e Beogradit, Stambollit e Moskës. Politikanët tanë u shitën në këto tri shtete dhe filluan të punojnë për interesat antishqiptare ku shkelën gjakun e heronjëve shqiptarë të derdhur nëpër shekuj.Këtë e panë më se miri shtetët mike të shqiptarve Amerika, Gjermania, Anglia, Austria të cilët u dëshpruan deri në palcë me orientimin politikë të politikanëve tanë. Ata na ndihmuan që ta bëjmë një shtet shqiptarë ndërsa politikanët tanë u orientuan që këtë shtet ta bëjnë turk, serb e arab. Harruan rrënjët e tyre kombëtare.Harruan se kush kanë qenë, kush janë dhe në cilin drejtim duhet shkuar shqiptarët. Qeveritë tona si ato të mëhershme si kjo që është sot nuk ditën asnjëherë të bëjnë një strategji shtetërore dhe kombëtare.
Ato gjithmonë iu larguan bashkëpunimit me intelektualë me vizion kombëtar dhe tentuan gjithmonë ti mbajnë larg ata. E kishin frikë anën kombëtare të këtyre intelektualëve. Edhe sot e kanë këtë frikë. E rreth vetës afronin puthadorë e zvarranikë që kapeshin në çdo lëkurë vetëm, i ndërronin partitë kur e nuhateshin erën në stilin e urithit të nëntokës se cila parti politike do ta fitoj pushtetin, për t´iu bashkangjitur asaj. Te tillë ka me shumicë në Qeveri dhe Parlament edhe Albin Kurti. Me një fjalë mbetën politikanë lokalë dhe pa një vision të qartë politikë. Sikur të kishin një vizion ata për tema të mëdha shtetërore dhe kombëtare do të uleshin me njëri –tjetrin dhe do ta gjenin një mënyrë të bashkëpunimit kur janë çështjet e mëdha kombëtare në pyetje.Tash që Kosova gjindët në një udhëkryq të madh politikë që vjen pikërisht nga dëshprimi i aleatëve e miqve tanë amerikan, gjerman, anglezë e austriakë situata asnjëherë nuk ka qenë më e keqe politikisht. Këtu duhet ti shtojmë edhe faktin se sërbet asnjëherë nuk e kanë ndalur luftën kundër shqiptarëve. Ata duke parë se luftën me Naton e humbën filluan një ofenzivë të tmerrshme diplomatike kundër Kosovs dhe një lobim të fuqishëm në Amerikë dhe Evropë.
Hargjuan mijëra miliona euro shumicën e të cilëve i merrnin nga shitja e mallrave të dyshimta që i shisnin në Kosovë.Kurse politikanët tanë në vend që të bënin një strategji kombëtare ata luanin politikë tregtare.Partitë tona politike në Kosovë u shëndrrun në firma tregtare dhe bënin gara e bëjnë edhe sot se cila po ia kalon tjetrës duke u financuar nga parat e pista dhe fonde të ndryshme të dyshimta. Kjo i bëri ata të dukën si politikanë të mëdhenj, si milionera të mëdhenj e dorën në zemër prap mbetën ata që ishin, të cekët nga mendja dhe të vegjël në shpirt e të ngushtuar në zemër. Sa kocë që ju afrohej që të lepinin ata nuk ngurronin fare.Kosovën e shënderruan në tokë të plaçkitur.E rjepën në të gjitha anët dhe tash ka mbetur asht e lëkurë.Të tillët a ndihën të turpëruar kur mërgimtarët tanë presin katër, pesë apo edhe gjashtë muaj dhe nuk kanë mundësi ta marrin një Pasaportë të Republikës së Kosovës sepse mungon letra.Në këtë gjendje është sjellë shteti i Kosovës.
Strategjia për ruajtjen e shtetit të Kosovës
Tani që është hasur sharra në gozhdë dhe që amerikanët dhe europianët kanë bërë një plan që është në dëm të Kosovës. Politikanët tanë sërish janë duke u treguar shumë të paaftë në bashkëpunim me njër- tjetrin. Ata në vend që të ulën dhe diskutojnë mënyrën se si duhet dalur nga kjo gjendje e rendë e Kosovës ku po krijohen kushte që mbrenda shtetit të Kosovës të vendosët një miniserbi dhe atë me bekimin e miqëve tanë që i zhgenjyem deri në palcë. Politika jonë në vend të takimeve të fshefta me amerikanë dhe europian për ta mundur njëri-tjetrin dhe për ta demtuar Republikën e Kosovës, ata duhet bërë një strategji politike për të dalë nga kjo krizë që e ka kapluar Kosovën.
Meqenëse kam një përvojë prej 32 vitësh në politikë unë po ia propozoj Qeverisë dhe Opozitës në Kosovë mënyrën se si duhet dalur nga kjo krizë. Ata duhet ta përgatisin një Draftë Dokumentë alternativë me atë që kanë përgatitur miqtë tanë. Ata duhet ti thonë qartë se asociacioni me kompetenca qeverisëse një etnike në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe ai veprim sjell mbrenda Kosovës jo vetëm Serbinë por edhe Rusinë. Shqiptarët kanë vuajtur më shumë se një shekull nga dominimi i politikës ruse në trojet shqiptare, nuk deshirojnë që ky dominim të zgjasë edhe me tutje. Dhe derisa popullata shqiptare nuk e dëshiron këtë asociacon një etnik dalja nga kjo Krizë është një Protektorat Amerikan në pjesët e Kosovës ku serbët kërkojnë ta krijojnë asociacionin e komunave serbe.
Më një fjalë në krye të atij asociacioni duhet të jetë gjithmonë një amerikan se bashku me personelin qeverisës që do të jetë nga Amerika, dhe që do ta kordinojnë qeverisjën se bashku me politikën e Kosovës. Për të dalur nga kjo situatë e rëndë politike politikanët tanë duhet sa më shpejt të takohen bashkarisht dhe të fillojnë ndërtimin e një Draft Dokumenti për një protektorat amerikan në pjesën ku po tentohët të themelohët asociacioni. Dhe kjo duhet të bëhet vetëm nëse Serbia dhe pesë shtetet e Bashkimit Europian në paketë e njohin Pavarsinë e Kosovës.Në anën tjeter Qeveria e Kosovës duhët të fillon me themelimin e grupeve Lobuese në Amerikë dhe Evropë.
Aty të lobojnë për Kosovën personalitetet politike shqiptare të cilët kanë kontakte me politikën amerikane dhe europiane, dhe ky veprim të bëhet së më shpejtë. Por që ata që do të caktohen për të lobuar duhet ta njohin politikën e atyre shteteve dhe të kenë kontakte të afërta me politikën e shteteve ku jetojnë, dhe mos të caktohën militantë partiakë dhe familjarë të politikanëve që deri dje as që kanë ditur se çka është politika. Dhe nuk e dinë fare se çka është lobimi politik.Shpeshherë ne shqiptarët për shkak të mosunitetit politik, gjelozisë personale të politikanëve tanë, shitjes se lehtë të politikanëve tanë tek armiqtë tanë, kemi humbur betejat në tavolinë, apo siç do të thoshte një mik i imi i ndjerë se “Shqiptarët shpeshherë kanë shku për lesh e janë kthyer të qethur“.