ARKIVI:
20 Tetor 2024

Kosova nuk ka nevojë të shndërrohet në koloni për mbulimin e gjenocidit serb 1807 -1999, me mjegullën e quajtur “Mini Shengen”

Shkrime relevante

Libri i Frashër Demajt për Sali Çekajn, përplot pasaktësi

Arif Molliqi  Për të shkruar një monografi shkencore për jetën dhe veprën...

Pajazit Jashari: A isha gjithmonë i lidhur kaq ngusht me Arbër Gashin?

nga: Pajazit Jashari, Podujevë ___ Jo, raportet tona në mes vete patën edhe...

Shpërndaj

Akademik Prof. Dr. Hakif BAJRAMI

(pjesa e dytë)

  • Kosova nuk ka nevojë të shndërrohet në koloni për mbulimin e gjenocidit serb 1807 -1999, me mjegullën e quajtur “Mini Shengen”

Mini Shengeni Ballkanik, është agjenturë e vjetër si ide antishqiptare dhe ka për qëllim ekstrem zhbërjen e “makro shëngenit” shiptar, bashkimin e shqiptarëve në një treg dhe shtet nacional.

Ndërkaq, bashkimi i sllavëve të jugut, ku serbët do të ishin “gazda” (zotëria) për interesa të politikës së Naçertani-es, për herë të parë u lajmërua në Beograd më 1868 nga Princi Mihajllo, me qëllim që ta paralizojë themlimin e Vilajetit Shqiptar më 1869 (pra i pralajmëruar për një vit më vonë), të cilin sulltani njëherë e lejoi e pastaj e “suprimoi”, pa u themeluar fare . Ndërsa, ata që duan ta kuptojnë se çka është Mini Shëngeni sot, patjetër se duhet të mësojnë se çka ishte “Antanta e Vogël” ( Apro Entante) nga 26 shkurti 1920, kur një gazetar i korruptuar Hungarez e lansoi idenë që të ndërtohej një “lidhje organike” në mes  Mbretërisë SKS dhe Çekosllovakisë. Këtij “dueti” në vijim do i bashkohet Rumunia, që tregon se Franca me çdo mjet po luftonte ta dekompozojë (zhbënte) çdo lidhje të Austrisë me Hungarinë. E kur të kryhet ky proces, e tërë godina e Antantës Vogël si e riorganizuar t` i vihet në kundërshtim ekonomisë gjermane në eskpansion ushtrak dhe financiar.

 Në lidhje me riorganizmin e Antantës së Vogël, duhet të kujtohen takimet në Pragë më 1922, në Sinaia më 1923, në Beograd më 1924, në Lubjanë më 1924, në Bukuresht më 1925, në Temishvar më 1926, në Bled më 1926, në Jachimovë më 1927, në Gjenevë më 1928, në Bukuresht më 1928 dhe 1929, në Beograd më 1929, në Pragë më 1929, në Shtrbsko Pleso më 1930, në Siana dhe Bukuresht më 1930, në Bukuresht më 1931, në Metreux më 1932, në Beograd më 1932. Këto kontakte mbaheshin në bazë të Statutit që ishte aprovuar.

E vërteta, Shqipëria e as Republika e Kosovës, nuk duhet të kyqet në «Mini Shëngen» pa u studiuar mirë kontaktet dhe “rezultatet” e dalura nga tubimet në qytetet e përmendura, sepse ato dy vite një grup i historianëve ia ka përgatitë Vojvodës A. Vuçiq , e pastaj vizën ua ka lejuar V. Putini. Por në miniaturë, më duhet të them se Shqipëria në të gjitha kontaktet kur u publikua, ishte në “tyrezë” krejt me qëllim se si do të arrihet që një derivat i këtyre kontakteve të zbulojë qëllimin e forcimi të Mbretërisë Jugosllave si ide dhe treg i ideve nga viti 1929. E forcimi serbizmit integral dhe homogjen, u vërejt se u poq kur Mbreti Aleksandër më 1933 i filloi kontaktet sekrete me Italinë për ndarjen e Shqipërisë përmes aksionit :Shpronësim, Shpërngulje dhe Shfarosje të Shqiptarëve të Jugosllavisë, për t` u pasuar në vijim tokat e Shqipërisë Bregdetare.

Letrat për këtë plan kolonial do të zbulohen më 1935 , duke plotësuar çdo kosto financiare nga Mbretëria Jugosllave , që e informoi Rumaninë dhe duke kërkuar aprovimin nga Çekosllovakia. Edhe më qartë dhe zhveshur, çështja e “patates së nxehtë shqiptare në Jugosllavi” mendohej se u mbyll me akordimin e Konventës Jugosllavo -Turke më 11 gusht 1938.

Si rezultat i saj, në Anadolli duhet të shpërnguleshin të gjithë shqiptarët mysliman deri më 1944. Pra, shqiptarët: shpronësohen, shpërngulen dhe shfarosen në Anadolli. Ndërsa ata shqiptarë që ishin të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, duhej të asmilioheshin në jugosllav duke i vendosur nepër oaza: katolikët në Banovinën e Savës, ortodoksët në Banovinën e Zetës dhe Moravës.

Mini Shëngeni  ka të bëjë tërthorazi me zhbërjen e pengesave për  “korrigjimin e dështuar të kufinjve”,  në mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës gjatë viteve 2018-2020, me mjete të tjera misterioze, që opinioni “duhej ta dinte vetëm kur do të nënshkruhej diçka “madhështore në Vashington” ), prej kah shqiptarët nuk do të kishin hapësirë për asnjë reagim solid.

E për këtë, fajtori numër një nëse dështon duhej të adresohej jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Tirana të ishin (më 2020):  VETVËNDOSJA  dhe Ramush Haradini  me disa profesionistë që vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi ashtu si është ratifikuar në Podgoricë e kanë argumnetuar me fakte se është ei gabuar. Madje edhe Kuvendi i Kosovës, që e kishte “ratifikuar” me politikën e sajuar me “fajde”, sepse i janë premtuar vizat!

Ku janë vizat i pyes ata dhe këta të «mizave» sot?. Por edhe idenë e “këmbimit të territoreve me dhëmbje shumë të mëdha, ose korigjim të kufinjëve”, e kanë emruar se është një përpiekje për  “ta zgjidhur çështjën e Kosovës”. Lidhur me këtë, Beogradit pas dështimit të këtij PAZARI, që Edi Kristaq Rama e mbanë në “xhep”, të përkrahur atëherë nga Frederika Mogerini, që humbi si fluska e sapunit dhe tani më 2020/21, po mendon se i erdhën “PESË” minutat vijuese me nismën ideore të Rusisë, e cila ia siguroi virusin ideor A. Vuçiqit, për ta dytësaur çështjen e agresionit në Krime. Parndaj, Serbia zyrtare  e lansoi e para IDENË E MINI SHËNGENIT Ballkanik, duke u bazuar në të gjitha “antantat” historike, duke shpresuar se do ta kthej Kosovën në vitin e “mbrapsht’ 1989. Me këtë thikë me tre teha pas shpinës së Kosovës, së pari, Vuçiqi e futi në lojë nëntokën ruse në Mal të Zi, me një hije rreligjioze , pastaj deshti të bëjë grusht shtet në Maqedoninë Veriore. Këtë Pazar e din fare mirë edhe një politikan shqiptar nga Maqedonia Veriore.

Së dyti, me këto ide Vuçiqi e futi në lojë Maqedoninë Veriore, që është me pavarësi e pa të, sepse Kisha Ortodokse Serbe nuk e pranon Kishën Ortodokse Maqedone, e si pasojë as Maqedoninë e Veriut, de fakto. Po, bota e qytetëruar duhet ta kuptoj se  jo vetëm në Serbi por edhe në Rusi:, “pa të pranuar KOS nuk je shtet”! Kjo marri politike dhe rreligjioze,është realitet edhe në Vatikan, edhe në Teheran, mjerishtë me  fuqi  “qiellore”.  Pra, me Mini Shëngenin Beogradi po provon t` i paralizojë shqiptarët e Maqedonsië duke ua lidhë “të dy duartë”, por e paralizoi në gjysmë invaliditeti edhe shtetin që quhet  Mali i Zi. Me këto dy poteza Edi Rama fikalli vetëm është duke e luajtur rolin e “Kalit të Trojës’, pa shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare dhe pa Kosovën, Shqipërinë Kontinentale.

Po, kjo filozofi as për Shqipërinë e as për Kosovën,  nuk ka rëndësi fare.

MINI SHËNGENI është me rëndësi për  Rusinë dhe Serbinë , sepse po e izolon dhe defaktrizon Republikën e Kosovës, së cilës për çdo ditë i shkakton barriera në kufi, duke mos llogaritur se taksa 100% nuk ka teori që do të hiqet me Albin Kurtin në ball të shtetit të Kosovës pa reciprocitet, që do të thot pa pranimin e Republikës së Kosovës nga Serbia, pa larguar  Serbia në Kushtetutë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Dua të theskojë se reciprociteti në mes Republikës Kosovës dhe Serbisë, duhet të filloj me faktorin e të drejtave të njeriut , si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Pra, ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë, po ato të drejta duhet t` i kenë shqiptarët në Kosovën Lindore (Luginë: Preshevë, Bujanofc dhe Medvexhe), madje edhe shqiptarët dhe Boshnjakët  në Sanxhak, sepse Snaxhaku rrënjët i ka në Kosovë, e jo në Sarajevë.

Tash kur është diegur programi  serbian për shfarosjën e Shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale, kur është djegë çdo shpresë dhe ide dhe për mundësinë e ndarjes së Shqipërisë ( 1913, 1937, 1947, 1997), tash kur është djegur politika  serbiane e ASIMILIMIT të shqiptarëve, Beogradi në akordim me Moskën po provon ta okupojë Shqipërinë Etnike eknomikisht. E  Mali i Zi dhe Maqedonia, Beogradit  i sherbejnë si “makina për të prodhuar mjegull”. Dhe në këtë llogari, Serbia është shumë e sigurtë. Është, sepse MINI SHËNGENI  bazohet në ekonomi të Serbisë, në të cilën po investojnë: Turqia, Gjermania, Rusia, Franca dhe një serë  shtetesh që sot janë në krizë të thellë ushtarake dhe ekonomike, e që quhen: IRAN+Irak+Siri+Libi+Marok (petrodollari), sepse të gjitha këto shtete, BLEJNË ARMË nga Moska përmes Serbisë marionetë, për luftëra qytetare-politike. Pra , mendohet se idea teorike e Mini Shëngenit si zëvendësim i BE-s, ka lindë në Beograd dhe Moskë, e praktika dhe koha kinse punojnë për qarkullim të lirë të mallit, ideve dhe kapitalit është edhe një mbulim i rrezeve me shoshë.

Po, mendimi i lirë, fjala e lirë dhe veprimi i lirë (jo anarkist) e shkatërroi komunizmin si ideologji!

E për këtë planin “C” Ruso-Serbian, duhet të flasin edhe  NATO+BE, sepse treva shqiptare (Shqipëria Etnike) është hapësira më pro NATO dhe më pro SHBA+BE në botë, por edhe më e rrezikuara,  jo edhe  pa fajin e përçarjeve dhe “pehlivanëve politik shqiptarë”.  Pra “Mini Shëngeni” është një trillim serbian për të fituar në kohë; për ta riokupuar të paktën Republikën e Kosovës ekonomikisht e pastaj si pasojë nuk dihet ku  i del falli Kishës Ortodokse Serbe, e cila nëse sillet kështu siç po sillet, një ditë duhet të gjindet në pozitë sikurse me Kishën Ortokse Malazeze me çdo fqinjë në Ballkan, duke i  shtetëzuar madje Republika e Kosovës të gjitha përmendoret e kultit, të cilës do qoftë fe, sepse përndryshe rrezikohet substanca e sovranitetit të shtetit që e aspiron kjo kishë. Edhe  këtu qëndron mikrobi i tërë operacionit politik serbian Mini Shëngen , së pakut si provokim i dyfishtë, sepse Serbia i ka eksportuar mallëra në Kosovë nga 650 e deri në 700 000 000 euro për çdo vit, pra dyfish më shumë se sa në Rusi. Këtu pushon falli i Beogrdait. E të zbritot kjo kuotë në 6 milionë në vit, Mini Shëngeni  konsiderohet si  SOS në “detin” ballkanik pansllavë, plotë stuhi politike dhe religjioze, kinse të gjithë “ballkanasit janë kundër Serbisë”. E Ballkanasit jo serbë, kurrë ma nuk do t` u përshtaten Serbisë e as KOS-it, por në asnjë variant nuk do t` i përshtatën edhe Rusisë me fajin e Perëndimit, që në disa raste bën sehirë për interesa të grimcave të veta, me interes ekonomik. Ardhmëria për këtë politikë imperiale të MINI SHËNGENIT, është bërë MORTUS CREMATORIS, në shikim të parë. E fakti se në MINI SHËNGEN  aspiron të kthehet në dominium Serbia, ku shtetet e NATO-s: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, plus në Kosovë NATO ka baza, dëshmon se idea nuk është vetëm “Made in Rusia”, por edhe “made in Serbia” e  Aleksander Soros, pale mos po i ndezë ndonjë fat për të shitë armë, diku në Afrikë për interesa të “Krushikut”. Pra, anatomia e rrenëve serbe është e zhveshur plotësisht.

Në këtë shkrim publik, nga filozofia e historisë, e kam një porosi që askush sot, mos ta nënçmojë kurrë konspiracionin e dy politikanëve “kulmor” të Republikës Kosovës. Ndërsa, me A. Vuçiqin nuk duhet lëshuar në etër koncepte “trasantlantike” dhe filozofi frapante që nuk ka “maje bërthamore”. Lufta në dy litar moti, para dy shekujve ka filluar. Por “muskujt” nuk do të ndihmojnë fare, as LDK-ës e as aleatëve të saj, që kanë hyrë aksidentalisht në “trekëndshin e Pitagorës”, pa e njohur alfabetin e diplomacisë, e nëse nuk deshmojnë atrofi të mëtejme në zgjedhje, jo që  do të vetdënohen, por sigurisht do të dalin të lagur nga forcat insufiente politike, të cilat dikush sot me “buri” po i quan “mashtruese”.

Jo, jo kënga politike mund të mësohet lehtë, por në politikë duhet të mësohet më mirë melodia.

Në këtë kaos të inskenuar me taktikë neoleniniste, MINI BALLKANIK (Mini Shëngen), në bazë të projeksioneve që çarkullojnë në Beograd, Albin Kurti (po edhe Qeveria e tij) është vënë në mes TRI zjarreve:

Me një anë është Rusia –Serbia, në anën tjetër është një shtresë politike në SHBA  që drejtohet nga Lobi serbo- grek, i cili përmes “Dorës së frotë” synon ta zgjithë Çështjën e Kosovës definitivisht, me DIKTAT.

Zjarri i tretë që do të provon ta djegë Albinin dhe Republikën e Kosovës është BE- në luftë për “reconcuista”, tërësia e së cilës në sulmet meskine ndahet në dy pjesë.

Pjese e parë janë shqiptarët puthadorë, duke u pyetur nga Brukseli se a janë në gjendje ta mbajnë “pataten e ftofur” që përvëlon në dritë të syrit, duke përdorur APORIET E ZENONIT, sa më ngatë  BE-s me fjalë e shumë më largë për çdo vit me vendime, sidomos për vizat dhe biznesain, e pengesa tjera të kurdisura në proces.

Pjesa e dytë është BE-ja vet, që nuk ka fuqi të dal në atë bregore politike dhe ta shikoj Shqiptarinë me një sy, dhe ta kuptojë çka është Mini Shengeni (Serbian) dhe Makro Shengeni ( i Albinit- me tri detyra: Reparacionet për Serbinë, kthimi i pasurisë së grabitur nga mafia shqiptare dhe Bashkimi kombëtar). Këtë e dijnë në BE (Borel dhe Lajçak, shtetet e të cilëve nuk e pranojnë Kosovën, e këta, kuptohet se flasin fraza, por nuk guxojnë të shkojnë mëtej sepse “gazhda” i ndërron po atë ditë. Pra për çdo ditë ndihen fraza që nuk duan të hyjnë në punë fare, sepse kanë qëllime tjera. E disa tregatrë flamujsh, sidomos për ardhmërinë shqiptare, i komentojnë nepër televizione. Po e them këtë, sepse qëllimi i Mini Shëngenit i përjashton të gjitha INSTRUMENTET realizuese, nëse nuk ka program trasparent që shqipatrët të afrohën të paktën ekonomikisht, sepse bashkimin tani për tani, ua ndalon Kushtetuta. Pra, Albini si politikani më intelegjent duhet të frikësohet nga ata që i kanë dhe u ka  borgj Serbia. Ata duan që Serbia t` ua lajë borgjet, e ato nuk lahen kurrë. E këta faktorizues nuk duan të ndiejnë fjalën Reparacion, e as kthim të pasurisë së grabitur shqiptare, sepse në synimet plaçkitëse “biznesore” (ala A. Soros etj.) mbesin pastaj me gishta në gojë. Këtu duhet të peshon filozofia e Albin Kurtit si hero i fillim shekullit XXI.

Të shohim a do të shpërthej uji për brenda apo nga jashtë. Megjithë këtë, çdo shpërthim i ujit, ai do të mbetet në Detin Shqiptar, me moton: Ani, i fundit, por jo më pak.

Kur jemi te kjo filozofi që peshon shumë seriozisht në ZHVESHJEN e politikës KOLONIALE serbe , një fakt duhet ta pranojë kushdo qoftë: Brukseli apo Vashingtoni, se në Kosovë ka pasë KRIME MONSTRUOZE , madje bartje të kufomave shqiptare nga Kosova e deri në Batajnicë afër Beogradit, krejt me qëllim për t` i humbur gjurmët e gjenicidit, për të cilat Serbia zyrtare nuk ka asnjë plan t` i pranojë, qysh nuk ka asnjë plan ta pranojë kërkim faljen ndaj shqiptarëve, e si pasojë as Republikën e Kosovës, sepse e ka të “vizatuar” në Kushtetutë, prej së cilës tani ka DROE nëse pranohet Kosova shtet, se do ta paditë në Gjykatën e Drejtësisë për GJENOCID, së pari në Toplicë (1877/8-ku atë tokë shqiptare e shndërroi në krematorium-ku nuk  la njeri të gjallë pa e vrarë apo maskaruar, për të vazhduar në Kosovë 1912/1914 duke bartur me 395 anije europiane shqiptare në Anadoll. Në vijim 1918-1941 Jugosllavia (lexo Serbia dhe dinastia e saj, zbatoj politikë të SHPRONËSIMIT, SHPËRNGULJËS DHE SHFAROSJËS së SHQIPTARËVE (SH+SH+SH+SH. Prova: Konventa Jugosllavo-Turke 1938 për shfarosje të shqiptarëve nepër vite 1939-1944, neni 2 dhe 4 i Konventës, i botuar në origjinal).

E tentim SHFAROSJA-Gjenocidi më 1953 me Marrëveshjen Xhentelemene Tito-Kyprili, pasojë e së cilës janë 415000 shqiptarë dhe boshnjak të deportuar në Anadolll (Hulumto: Seksioni i PASHAPORTAVE, që mund të ndodhë që një pjesë janë kthyer?) . Të dhënat zyrtare jugosllave, të MI6 dhe të CIA-s e UDB-ës dëshmojnë se nga viti 1949 janë vrarë mizorisht mbi 14000 civilë shqiptarë, por shpërngulja mbi të gjitha me dhunë dehmohet se ishte afër  1 000 000 shqiptarëve në të katër anët e botës.

Prova e fundit 1998/99 (kampet e përqëndrimit, në: BLLACË, STANKOVEC, në ÇEGRAN dhe KUKËS; varrezat e reja masive nepër Kosovë, ku kjo trevë fatmurge është kthyer , si thot shkrimtari Dibran FYLLI, në TOKË TË MBIELLUR ME VARRE). Pra nga makineria vrastare e pushtetit Millosheviqit u provua GJENOCIDI, por mbeti i pandëshkuar nga Tribunali i Hagës. Këto fakte dëshmojnë se taksa  e gjenocidit, sido të quhet ndryshe, dhe të aplikohët një reciprocitet ndaj Serbisë marionetë, prapëseprap nuk e shterr peshën a fajin. Në esencë, përmbajtja nuk është e njejtë, por rezultati për t` u dëshumuar realiteti se Kosova është shtet sovran, është më i vështirë, për faktin se shumë instrumente shtetërore, Republikës Kosovës i mungojnë, ose instrumentetët janë  të varura nga ata që kanë investuar pasiguri qe  njëzetë vite në këtë “koloni moderne” të KS, OKB dhe BE-s, e mos të flasim për Rusinë që i rri Kosovës me thikë në qafë vazhdimisht, të paktën për të treguar se sovraniteti i Kosovës është i kufizuar, në KS të OKB, me veton e saj, që i ka rrënjët në vitin 1945 nga Jalta e Stalinit, Ruzvelltit dhe Cherchillit (12 shurt 1945, dok. konfidencial, 0/45 trajno çuvati/1948)!.

**

I brengosur për fatin e Kosovës më 1998, sepse: ideatorët e UÇK-ës në tokën shqiptare dhe në diasporë, zbatuesit e luftës së UÇK në trevën e Kosovës, dhe, sabotuesit e UÇK-ës sidomos në Kosovë, më detyruan ta rilexojë filiozofinë e trungut tim arbror, sepse më shumë kishim pengesa (1998) brenda shqiptarëve ,se sa që e shihnim shansën për fitore. E pra, më 28 XI 1968 pata shkruar:!

Por si uji që rrjedh poshtë lumit,

Por si cungu që  digjet n g a   zjarri,

Të sigurtë të bashkuar drejtë trungut,

Tru e zemër në ardhmëri nga hapi i pragut.

Për çdo çdo çast këtë detyrë ta begatojmë,

Në valle të gjithë që Shqipëninë ta ndërtojmë.

E pra kush do na ndalë në atë rrugë plotë shejtëni,

Kushdo qoftë e mendon, truallit tonë i thonë Shqipni.

E pra, nuk ka forcë në këtë marsh më që na NDALON-për

gjithëmonë!

(pa asnjë ndryshim)

Tre studentë që ishim EKSPOZUAR dukshëm në demostrata të 27 nëntorit 1968, u ulëm në dhomën tonë studentore dhe filluam ta analizojmë situatën, gjithnjë nga fuqia jonë modeste intelektuale, sepse asnjë profesor nuk e kishim në anën tonë. Të paktën e formuam bindjen se Jugosllavinë e kemi kompromituar. E bota Evroperendimore nuk e dinte se mbi gjysma e shqiptarëve në atë shtet jetonte në robëri, ishte shndërruar në vendin më të prpamabtur në Europë. E po, ajo Jugosllavi (lexo: Serbi) i dërgoi TANKET kundër neveqë ishim duarthatë, që kërkonim Republikë, sepse mendonim se me atë trasformim, do të përparojmë.

E drejtoja, atë tubim sa ‘naiv’ aq edhe vizioanr që për kokat e tre të rinjve ishte duke u mbajtur në ilegalitet të thellë. Rendi i bisedës ishte kthyer në pajtim të plotë për trekëdshin: Shteti, pushteti dhe Kushtetuta Jugosllave dhe ajo Shqiptare për Kosovën. Aty për aty, pa ndonjë tekst të shkruar, sepse për çdo çast e pritnim burgimin tonë, i shtruam këto pyetje:

Cila është fuqia jonë ideore dhe politike tash e tutje;

Cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë –a do të popullarizohet demonstratat si shprehje diplomatike apo vëndosmëri në përkrahje ideologjike, fakt ai që nuk na hynte në punë;

a do të përkrahet kërkesa Kosova Republikë;

a do të përkrahet bashkimi kombëtar.

Në tubim u shtrua pyetja, pasi që isha afër diplomimit, e dy studentet tjerë ishin fare largë (në vitin e dytë të studimeve), mundësisë që të plasojnë ide dhe rreshtime praktike në pyetjen:

A KEMI FORCË  të luftojmë në dy fronte.

Pra, shtrohej pyetja a të harrgjojmë energji dhe dituri në ndertimin e konceptit Kosova Republikë, pasi që një vit më parë autoritetet kryesore shqiptare në Kosovë (më 1967 publikisht dhe pastaj ishin terheqë , Lexo Mbledhjen e POLITBYROS KQ LKJ më 20 mars 1967 , ku Tito Pyet: “Deri në cilin nivel ka ardhur IDEA KOSOVA REPUBLIKË”, e kam botuar në librin: Kosova prej Buajnit deri në Kaçanik), ishin deklaruar nepër tubimet anti byrokratike dhe anti rankoviqiste, si i quanim, për avansimin e STATUSIT të Kosovës në Republikë. Çështja kishte shkuar deri aty (Rezak Shala) sa që edhe gazeta RILINDJA i kishte botuar ca propozime të tilla.

E ne studentët nuk e dinim atëbotë se me 21 mars 1967 Eduard Kardel në Brezovicë i kishte pyet politikanët shqiptar:

A je për REPUBLIKË?

Përgjigjen e kishin klithuar të gjithë-JO. (Edhe këtë dokument e kam botuar në “KOSOVA PREJ BUJANIT NË KAÇANIK, pa asnjë ndryshim-lexone).

Pyetja e dytë (më 28 XI 1968) ishte a duhet të shfaqim aspirata për bashkim apo t` i bashkojmë dy aspiratat në një front dhe të shkojmë tutje në rrugë paralele. Në këto pyetje e shtruam një aksiomë kryesore, si pyetje:

A do të na përkrahë Shqipëria dhe cilën variant e PREFERON, sespe ne jemi subjekti që imponojmë rreshtim. E dinim pozicionin e PPSH dhe shfaqëm bindjen se nuk do të ndryshojë as ideologji e as kurs, që të na i përkrahë ambicjen tonë.

E ta themi hapur se neve edhe pse ishim të ngarkuar deri diku me ideologji komuniste -enveriste, ajo për realizimin e objektivit, u tha aty, nuk duhet të na harrgjojë energjin  fare, pa nevojë.

Pse po e theksoi emrin e Adem Demaçit në këtë shkrim?

Po e theksojë sepse që nga ajo kohë (27 nëntor 1968), çdo lëvizje e shqiptarëve  në lëvizjen për çlirim, ka filluar me emrin e Adem Demaçit. Lidhur me këtë, më 28 XI 1968, meqë i kishim përpunuar kaptinat kryesore të Programit të LRBSH , që i printe nga burgu Adem DEMA  (autor i Programit), konstatum si kulmor një citat që e kisha përgatitë dy ditë më parë: “Se nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja, apo na ndoihmon Perendimi. Me rëndësi është që lufta jonë është e drejtë”.

Me këtë konstatim u pajtuam se po lirohej një energji KOLOSALE, që na lironte nga humbja e kohës në luftë për ideologji. Këtu qëndron gjenialiteti i Bacit DEMË, u tha aty. E theksuam edhe këtë, se ky pozicionim na largon nga ekskluziviteti Marksist- Leninist, por përparësi i dhamë çështjes së Kosovës, çështjes së Shqiptarisë në përgjithësi, sepse ajo pyetje kishte ekzistuar para lindjes së marksizëm -leninizmit. Pra, e theksuam se Adem Demaçi ka të drejtë dhe në këtë kurs duhet punuar një kohë të gjatë, duke e lidhë univezitetin popullor me univerzitetin shkollor, sepse “univerzitetin” e burgjeve politike e kishim të sigurtë, vetëm ishte pyetje e pyetjeve, a do t’i bashkohemi burgut apo do të na bashkohet burgu neve.

Ne atëherë konstaum se të dy shkollat duhet ta kryejnë punën e vet, dhe patjetër me veprime të drejta, të bashkohen në një palë binarë kombëtar!

A kishim fuqi imponuese-JO. A duhet vazhduar puna-PO.

Si përfudim , shtruam pyetjën: a kemi energji  intelektuale që të luftojmë për dy obligime në rrugë paralele: për Republikë dhe për bashkim, duke pasë frikë se nuk do t` ia qëllojmë pozicionimit. PO ishim të bindur se adutet nuk do të ketë tutje fuqi që do t` na i grabitë askush. Në realitet, meqë na mungonte përvoja dhe dituria,  fare nuk e shtruam faktin se cilat adute do të angazhohet të na i grabis okupatori. E okupatori u orientua që të hudhë “çokullada”, duke ndryshuar aktin më të lartë juridik në Kosovë që në shkurt 1969; që Kosova nga STATUTI të avansohet në LIGJE KUSHTETUES (shkurt 1969), por jo me Kushtetutë dhe me Republikë.

E vërteta, orteku i robërisë po lëvizte duke legalizuar Flamurin Kombëtar, për të cilin njerëzit bënin burg, nëse e përdornin; duke e kthyer nominimin nga ‘Kosova dhe Metohija’, në Kosovë; duke themluar Univerzitetin e Prishtinës (1969-1970) dhe transformime tjera në administratë, shkencë dhe kulturë informative, sidomos. Kur u themelua Univerziteti i Prishtinës (1970), ne nuk ishim studentë dhe na kishte përfshi pesha e jetës për  t` u bërë arsmitar. U orientuam më tepër si me u përkushtuar për të pasë kujdes striktiv, sepse më mirë thoshim do të jetë të prodhojmë GJENERATA si profesorë, që do të dijnë më mirë se ne të marshojnë, sesa të bëjmë stazhe burgu, sepse ishim pak, sepse burgjet ishin plotë me idelalistë dhe patriotë shqiptar.

Në një mënyrë na heshti edhe  pozicionimi i Shqipërisë më 1971, kur disi marrëdhëniet u përafraun me Jugosllavinë. Po, jo vetëm kaq. Më 1972 u hapën studimet pasuniverzitare në Prishtinë. Shumë shpejtë e kuptuam se studime të tilla në Tiarnë nuk kishte. Ishte kjo për neve një befasi ideore. Pas magjistraturës u rreshtuam në doktoratura, sespe neve na mundonte ndriqimi i historisë Shqipërisë Kontinentale  (Kosovës…) gati plotësisht. Edhe në këtë rrafsh, ne paksa u larguam nga rruga e përgatitjës së ndonjë demonstrate të re, sepse nuk  e kishim përgatitë as të PARËN (1968). Pas doktoranturës u orientuam në grada shkencore, por jo në politikën zyrtare. Këto AMBICJE disi na AMORTIZUAN NË RRESHTIMIN REVOLUCIONAR, por jo në atë partiotik, ku kishim hapësirë të veprojmë sa të donim. Në një mnyrë ne ishim OPOZITË e LKJ në çdo hap. Për këtë pozicionim pushteti na e kishte droen, edhe pse “opozitarizmi ynë në pamje nuk ishte i rrezikshëm për pushtetin”. Këtë e dinim edhe ne, por e dinin edhe ata, edhe pse nuk lenim përshtypje se në veprime:  JEMI NE DHE ATA. Dhe si të tillë, ishim përkrahës i çdo shkendije që kontribuon në shembjen e Jugosllavisë, si armiku nr. NJË, për tërë kombin tonë. Në këtë rrugëtim na NXORI FYTYRË RINIA KRYENGRTËSE (më 1981), shumicën e së cilës ose i kishim pasë nxënës ose studentë, ose lexues të flakët të librave tanë. E këtij rrugëtimi kulmin ia vuri UÇK, së cilës i takuam nga fillimi e deri në fund, si PROJEKTI më i sukseshëm shqiptar në Kosovë gjatë gjithë shekullit XX; nga Kongresi i Manastrit, Kuvendi i Ferizajit, Kryengritjet 1910-1912, Komiteti i Kosovës, LANÇ, Lufta e Shaban Polluzhës, lufta për mos shpërngulje, LRBSH gjithnjë me Adem Demën në ball, e deri 1981-1997-1999, si kapital kombëtar ku fitohej përvoja politike dhe revolucionare drejtë luftës së aramtosur që u skalit në UÇK, ku nuk është vetëm Kosova, por tërë shqiptaria patriotike. Këtë kapital nuk ishte lehtë ta ruanim atëherë nga bukëpërmbysësit, mercenarët e SABOTERËT, sepse peshonte shumë shtrejntë dhe shumë rëndë, por duhej përkushtim, durim dhe gjakftoftësi , në çdo lëmi, që ta përballojmë rrugën e bashkimit, do të shprehet Adem Dema në Shatbin e tij më 10 VI 1992.

Ndoshta: Last but non leaset– të fundit do të jemi në BE, por jo pa shpresë,  jo më pak se etni e plotë dhe e bashkuar. Vetëm atëherë do ta kemi zërin tonë sovarn në Europën e përçarë që e bashkon vetëm finansa dhe pasuria. E ne shqiptarët, që jemi të varfër, kush na bashkon me këtë kult ndaj  partive dhe individëve bajraktar sot, kur tërë energjinë e kemi deplasuar dhe degenisë e shkapërderdhë në debate të kota ideologjike të shkollës së odave dhe kafeneve, të cilat drejtohen nga ata që “luajnë shah”, por nuk dijnë se si quhen figurat. Edhe qeveritë shpesh dijnë të flasin me programe, por nuk dijnë dhe nuk munden të veprojnë, sepse hargjonë energji duke llomotitë a e ka “zotëria kalin at, apo pelë”. Shikoni se çka llomotisin analistët për politikanët dhe politikanet, për çdo natë në TV-et e Kosovës, dhe kujtone At Gjergj Fishtën. Jo kohën e totalitarizmit për kultin e individit, e kemi tejkaluar për së pakut dhjetë herë.Tani nuk na duhen kurrfar “mini shëngeni i gansterëve”, qoshin të ‘dobishëm’ për një kastë politke, sepse zhvillimi ekonomik dhe  bashkimi  kombëtar është prioritar, e jo të coptuar të futemi në një kurthë që të tjerët do të na kthejnë prapa.

Për ata që synojnë ta kuptojnë më thellë këtë çështje. i udhëzojë: Shikoni vetëm dokumentet që i kanë prodhuar (1997- 1999) Gellbard, K. Hill, miku i Milloshit (Hollbruk)  që u thoshte Shqiptarëve:” Me Milloshin po e kam lehtë, se ai është një drejtues shteti, me  Shqiptartë e kam të pamundur të kuptohem sepse  jeni 2 000 000 kryetarë”.

E Adem Dema i pati thënë, aty për aty-“JO, ne e kemi një PRESIDENT që nuk është vrasës por është njeri i civilizuar, plus shkrimtar për respekt!”.

Po, po, këtë  ia ka thënë Adem Demaçi , i cili sot është pa asnjë PERMENDORE në Prishtinë. Brengosëse. Po edhe ADEM LEGJENDARI-JASHARI nuk e ka asnjë permendore në kryeqytet.

E R. Hollbruk (1998),  pastaj shpërthej se: “Vetëm fuqia politike e Adem Demës më ka bind që mos t` u them më UÇK-istëve- “terroristë”!. Kur e tha këtë,  nuk e dinim se R. Hollbruku, a ka pirë VERË të ZEZË dhe DJATH  Shari diku…..,  si të tjerët atëherë, që së pari vinin ne  Beograd për INSTRUKSIONE , pastaj vinin në Prishtinë për ekskurzione.

E neve në zemr të Europës, Milloshi planifikoi të na shfarosë, madje mbi gjysmën e popullit e DEPORTOI.

Nuk më duket se ka lëvizë as për një centmetër Çështja jonë sot, sepse hapur po dihet se kemi mbetë të hetohemi nga Gjykata Speciale, sepse shqiptarëzinjët në luftën për pushtet kanë dërguar DOSJE në Hagë; në luftën për të fituar AZIL POLITIK po dëshmojnë rrejshëm, sespe në këtë drejtim Beogradi ka dërguar rrena e shpifje dhe dikush i ka lexuar dhe ato rrena po i imitojnë.

E sot ka edhe të atillë që kan spiunuar te Grenelli dhe Borelli, kundër Albin Kurtit, se gjoja është “komunist”.

Mbani në mend, çdo gjë sot dihet, asgjë nuk mbetet për nesër.  Turp ju qoftë. Vetëm pse luftuam për çlirimin e trojeve tona që na janë okupuar më 1877, 1912, 1918, 1945-1999, ne me fajin e tru-pocerkave, kemi mbetë populli më i izoluar në Evropë. E pra, deri  kur do t` i premtoni këtij populli viza e “miza” me “borrela e llajçaka”, që nuk i respektojnë gjërat elemtare diplomatike. Nuk ka aty nuk di, pse e ke pranuar pozitën. Edhe më keq, shikoni se si pozon një “diplomat shqiptar” me gishta, në Vashington?!! E nëse edhe një herë e tradhtojmë luftën tonë të drejtë për dy shekuj e që e simbolizojnë me të drejtë: Adem DEMAÇI e ADEM JASHARI, Zahir PAJAZITI e Adrian KRASNIQI e Tahir SINANI, e të gjithë heronjtë e tjerë, jo vetëm këta do të na mallkojnë. E pra, as xhaku i Ilir KONUSHEFCIT e as amaneti i Fehmi Lladrofcit e Tahir Sinanit, nuk na falë më asgjë. Në realitet, larg kanë shkuar me padrejtësi disa politikanë mendjelehtë ndaj tokës së Kosovës. Po, duke e  marrë për kriterium: PAJTIMIN E ADEM DEMAÇIT ME FADIL HOXHËN, sespe ky i dyti e mori Kosovën me 98% analfabetë, dhe këta ekspertët e partisë  pas 1999 ia shitën 68 fabrikat e Kosovës, e Baca Demë është ai që nuk ka ngjarje patriotike në Kosovën MARTIRE, që nuk ka filluar me emrin e tij nga RNIA, PUNËTORËT dhe populli liridashës. Por lexues i nderuar:  hyri Prishtinës anë për anë, nuk ke asnjë shenjë për BACIN e luftës. Jo, as Mini Shengeni as asnjë ide tjetër, nuk e shfajson klasën politike sot për çdo prapangecje!

Unë nuk kam të drejtë ta mësoi se çka duhet të bëjë Edi Rama për shqiptarinë. Ai duhet ta dinë se me këto siellje pro Beogrdait-Mini Shengenit, po ia bënë argatin vojvodës vrasës    Aleksandër Vuçiq, i cili me uniformë çetniku dhe automatik në gatishmëri kalëronte nepër qytete dhe fshatra të Kosovës së përgjakur, duke vrarë gra e fëmij, pleqë e plaka-civilë pa armë në dorë. Edhe një pyetje (?), opinionit shqiptar, pra edhe Edi Ramës. E kam shtetitë tërë Shqipërinë Bregdetare në fillim të vitit. Kam ndëgjuar në pesë vende (tri në katunde, dy në qytete) kah këndohet serbisht. Nuk është çudi. Ata nuk i dijnë plagët e Kosovës. Por Edi Rama deshti nuk deshti, duhet ta dij se me kend ka punë në zbatimin e Mini Shengenit Ballkanik, të ideuar nga Rusia dhe të zbatuar nga Beogradi.

E vërteta, mos të keqkuptohem, nuk jemi kundër lëvizjes së lirë të mallit, njerëzve dhe respektimit të kulturave. Por, plagët dhe varret e Kosovës (Kosova është e mbiellë me varre të vjetra dhe të reja nga vrasësit serbian) , thërrasin për vënie të gishtit në vetull: Lotorja (lacramantoriumi) nuk na ngushllon, as mendjemadhësia nuk nuk na nderon.

Pra, Mini Shengeni është një kurthë serbiane që ne të mirremi me te, të paktën me “tregti” pa mbarim, gjithnjë për t` ia mbuluar Serbisë plagët e gjenocidit, që e ka bërë me 35 programe (për dy shekuj rresht ,1807-1999), ndaj shqiptarëve.

Pra  Mini Shengeni duhet të refuzohet me të gjitha mjetet politike dhe shtetërore.

Prishtinë, më 10 tetor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu