ARKIVI:
3 Mars 2025

Kosova përkujton heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në 28 vjetorin e rënies

Shkrime relevante

Përse në Maqedoni nuk shkruhen emrat e shqiptarëve siç janë?

Dr. Anna Hida, Romë (Nushe Zhuba) Shumë pyetje ia drejtoj vetës, por nuk...

Pse nuk ia pranoj mikes vlerësimin e saj për mua si atdhetar…?!

Nga: Gjergj Kabashi Një mike me shkroi me 1 mars 2025 se...

Përvetësimi i Gjergj Kastriotit duhet t’ua marrë shqiptarëve rrënjen historike

Daut Dauti, historian, Londër Shkrimtari Jusuf Buxhovi, është i njohur si njëri...

Shpërndaj

PRISHTINË, 31 Janar 2025/ Në Kosovë përkujtohen tre heronjët e kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 28 vjetorin e rënies.

Para 28 viteve, në 31 janar 1997, në fshatin Pestovë – në hyrje të  qytetit të Vushtrrisë,  rrugës Prishtinë-Mitrovicë, drejt realizimit të një misioni të veçantë, ranë heroikisht në krye të detyrës heronjët e lirisë e pavarësisë së Kosovës, komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, tre nga drejtuesit e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Në homazhet te lapidari, te vendi i rënies së tre heronjëve dhe te shtatoret e tyre e në veprimtari tjera përkujtimore marrin pjesë përfaqësues institucionalë e politikë. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, në 28 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Me respekt dhe krenari e kujtojmë heroin Zahir Pajaziti, vizionarin e luftës çlirimtare, i cili bashkë me Hakif  Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, me guxim dhe vendosmëri, krahas edhe shumë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, hapën rrugën drejt çlirimit të Kosovës, duke u bërë simbole të sakrificës dhe përkushtimit për atdheun.

Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të mos e harrojmë idealin e tyre. Liria për të cilën ata dhanë jetën duhet të mbrohet jo vetëm me kujtimin për ta dhe heronjtë e tjerë të UÇK-së, por me punën, angazhimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës, të cilën e ëndërruan dhe për të cilën ranë ata.

Lavdi e përjetshme heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe të gjithë dëshmorëve të kombit tonë!

Kryetari i Kryeqytetit – Prishtinës, Përparim Rama, ndau Mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.

Ai ka shkruar:

Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë përulemi para veprës heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, tre shtyllave të pathyeshme të luftës për liri.

Në këtë ditë përkujtimore, ne nuk i kujtojmë vetëm si të rënë, por si të pavdekshëm, sepse vepra dhe ideali i tyre jetojnë në çdo brez që rritet me frymën e tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu