Gani I. Mehmeti
Kosova jonë e varfër, me padurim po i pret zgjedhjet. Ato janë afër, por na duken larg me premtimet e kandidatëve të emëruar për kryeministër.
Nuk e kisha shumë problem përcaktimin tim se kujt t’i japë votën, por tani, tani koka është bërë lëmsh, aq sa prej lëmshit ka kaluar në rrmok. Lëmshit po ia gjete fillin ecën, por rrmokut edhe po ia gjete fijen, e ke shumë problem, sepse fija e tij nuk dihet kah shkon, nuk dihet sa herë është lidhur nyje. Rrmoku nuk mund të zvillohet nganjëherë edhe pa u këputur! E unë nuk desha ta këpusë se pastaj ndahet peri, shkurtohet. Po, edhe ashtu, pjesa e mbetur kërkon punë.
Kështu jemi hutuar edhe ne, “problem“se cilit t’i japim votën. Cilit t’i besohet me gjithë këto premtime?
Nëse e dëgjon njërin, me rritje pagash, tjetri me pranim në NATO, tjetri me sundim të ligjit, ai tjetri me mbrojtje të familjes edhe kur askush nuk mund të ndërhyjë nê familjen tjetër.
Me miliona euro investime nëpër komuna. Në ndëtimion e autostradave, në dhënien e kredive e bursave për studentë, do të zgjedhen mësimdhënësit më të mirë në arsim. Këtu nuke di, a më të përshtatshmit për partitë e tyre, apo për punën në arsim. Po, se njeriu është vetiak, i duket se më i miri është ai që është i dëgjueshëm. I dëgjueshmi mund të marrë edhe poste të larta, i cili iu « grah » të tjerëve, i detyron të punojnë, ose edhe ky, paraqet të mirë papunêtorin e punêtorin – pa punëtor!
Dhe secili sipas lidhjeve, sikur te Nonda Bulka, kur vjehrra i ka punët mirë me priftin, e, prifti mirë me Zotin, atëhere edhe ky do të gjejë xhenetin, po pra, përmes lidhjeve. E të mos flasim tek njerëzit, sidomos në shoqërinë e sotme, kur askush nuk jep llogari për punën a mospunën e tij. Bën secili si të dojë. Madje, njëra palë që i ka prej vetes edhe prokurorë e gjykatës, aty nuk ke mundësi fare të depërtosh dhe kot e akuzon akëcilin për çfarëdo. Menjëhere thuhet se rasti do të hetohet, por që « harrohet » ose edhe nuk merret parasysh fare, se ankesa ose kërkesa është e palejuar! E, palejuar, kështru ishte një « arsyetim » i një gjykate tani, jo shumë larg. Mund të jetë edhe ankesë e papranueshme, ndoshta ende pa u dorëzuar, ende pa u lexuar, ende pa u ditur për faktet e futura në ankesë.
Gazetari nga Gjermania kishte shkruar me vend se sipas partive tona në fushatë, ato të gjitha do të fitojnë. Të gjitha do të kenë kryeministrin nga partia e vet. E, unë po e plotësojë se, secila do ta « lulëzojë » vendin, secila do të punësojë të gjithë, po edhe ata të papunët do të paguhen ! Po, do të marrin paga të majme, atë të pagës minimale ! Po mirë është edhe kjo, do ta kenë më mirë se ata që punojnë dhe marrin pagën minimale, se këta mund të bëjnë edhe ndonjë punë tjetër gjatë gjithë ditës. Do të kalojnë ditën nëpër kafenetë e Kosovës, do të bredhin nga njëra kafene në tjetrën dhe do të llafosen, do të ngrejnë laret ata prej të cilëve do të paguhen.
Prandaj, zgjedhje, ecëni e eni sa më shjpejt, nuk po na pritet deri sa të formohet qeveria e re e dalë nga zgjzdhjet e 9 shkurtit 2025 e të ecim perpara. Të ecim, mjaft kemi stagnuar. Po bëhen 26 vite e ne asgjë nuk bëmë, vetëm sa larguam popûllatën tonë jashtë Kosovës. Tani, tani do të bëhet për katër vite ajo që nuk është bërë për 26 vite. Tani do i kthejmë në Kosovë shumicën e atyre që ikën, nëse i kthejnë shtetet ku kanë shkuar!
Eh fushatë o fushtë, me përplot iluzione, ëdrra dëshirash të parealizueshme ishit. Premtime të tilla kishte në të gjitha zgjedhjet e pasluftës, por deri tani në të gjitha përjetuam zhgënjime. E, edhe në këtë radhë të fushatës janë të njëjtit njerëz, të njëjtat parti, që e kanë treguar veten deri sot.
«Nëse njeriu, për rrenacak një herë u pa,
Edhe kur thotë të vërtetën, besë më s’ka» !
(Luigj Gurakuqi te « RRENACAKU)
Përndryshe, do të ishim të kënaqur, sikur të mbahen gjithë këto premtime.