ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Kosova Shqiptare nuk mund të mbështillet me shami arabo-turke, në emër të religjionit

Shkrime relevante

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Deformimi i Historisë: Hoxhallarët nuk ishin ata që e formuan Alfabetin Shqiptar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt...

Shpërndaj

Në foto: Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje, e cila në emër të “të drejtave e lirive njerëzore”, vazhdon të propagandoj për shami e të drejta të tjera “të munguara të muslimanëve”.
Xhevat Gjini, Viti
___
Besimet (religjionet) janë shpikje të njeriut. Shoqëria njerëzore gjatë dhjetramijëra viteve ka njohur shumë besime – religjione. Shumica e tyre, duke qenë se ishin të shpikura nga njeriu në një kohë dhe hapësirë të caktuar dhe në rrethana të caktuara shoqëroro-ekonomike janë “shuar” dhe harruar. Edhe sot në botë ekzistojnë qindra besime – religjione. Më me ndikim janë ato religjione që u “përqafuan” nga perandori e shtete të fuqishme dhe u përdorën për pushtimin, shtypjen dhe shfrytëzimin e tokave dhe popujve më të vegjël. Pra, përhapja e religjioneve monoteiste u bë kryekëput nga shtete e perandori të mëdha e jo nga zoti… Edhe sot religjionet po përdoren me sukses dhe efikasitet nga shtete të fuqishme për qëllime kryekëput imperialiste. Feja është bër çelësi efikas që hap dyert e popujve të vegjël për të hyrë brenda kapitali, kultura, gjuha, mendësia, veshja, mënyra e jetesës, etj. e shtetit apo kombit që ka interesa të veçanta edhe në tokën tonë shqiptare.
“Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, për ndërtimin e së cilës taksapaguesit e Republikës së Turqisë i kanë bërë të gatshme 45 milionë euro, thuajse janë duke investuar në ndonjë vilajet të dikurshëm turk-osman, e jo në kryeqytetin një shtete të pavarur…! 
Ndërtimi i mijëra xhamive anemban Shqipërisë (jo vetëm në Republikën e Shqipërisë) nuk është as dëshirë dhe as vullnet i kombit shqiptar. Ky është projekt i shtetit që udhëhiqet nga ideologjia dhe ambicja neootomane. Ky projekt për krijimin e imazhit të një vendi “islamik” ka fituar edhe simpatinë dhe përkrahjen e vendeve shoviniste fqinje dhe të miqve të tyre antishqiptarë. Për shtetet që mbajnë të pushtuara dy të tretat e Shqipërisë dhe për aleatët e tyre rëndësi fundamentale ka dobësimi i elementit dhe identitetit shqiptar, qenies shqiptare. Shteti dhe kisha ortodokse serbe i asimiluan-serbizuan shqiptarët ortodoksë, kurse një pjesë të mirë të shqiptarëve të besimit islam i dëboi për në shkretëtirat e Anadollit si “mbeturina turke”. Të njëjtën gjë kanë bër edhe grekët, malazezët dhe “maqedonët”. Për atë pjesë të shqiptarëve të besimit islam që mbetën në trojet e tyre u zbatua projekti i sllavizimit… Krahina të tëra shqiptare me dhunë shtetërore, me xhami dhe imam mercenarë u “transformuan” në “boshnjakë” e “myslimanë” (Sanxhaku, Plava e Gucia, etj.). Fatin e “mbeturinave turke” e pati edhe popullsia shqiptare me besim islam nën Greqi, kurse shqiptarët ortodoksë në masë të madhe u greqizuan, siç bënë edhe malazezët e maqedonët me shqiptarët ortodoksë.
Projekti për “islamizimin” – asimilimin e plotë të kombit shqiptar në Iliri është ringjallur dhe intensifikuar si asnjëherë më parë në kohën kur më shumë se kurrë do të duhejë të fuqizohejë SHQIPTARIA dhe identiteti shqiptar! Prandaj, shqiptarët më shumë se kurrë duhet të përkushtohen, angazhohen dhe “barrikadohen” për gjuhën, kulturën (materiale e shpirtërore) autoktone… Projekti për “islamizimin” (kupto turqizimin-arabizimin…) e shkollës, kulturës, traditës, mënyrës së jetesës, të institucioneve dhe të vetë shtetit është kaq kërcënues sa t’i alarmojë jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit që jetuan e ranë për Shqipëri, Shqiptari, për Gjuhë e Flamur kuqezi. Rinia shqiptare, mësues, arsimtarë dhe inteligjencia përgjithësisht do të duhejë të ishin në ballë të frontit për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar që po rrezikohet nga qarqe, vende e grupe që veç zot nuk kanë e nuk njohin. Përmes partive politike eksponentë dhe mercenarë të këtij megaprojekti antishqiptar kanë hyrë në institucionet shtetërore (vendore e qendrore), në sistemin arsimor e shëndetësor, në polici, drejtësi e në çdo hallkë tjetër të sistemit tonë në Kosove!! Edhe LVV-ja këtë komunitet misionarësh (mercenarësh) i ka pranuar dhe “sistemuar” në të gjitha hallkat e sistemit!! “Hugjumi” i fundit për ndryshimin e udhëzimit që nuk lejon veshje dhe simbolika religjioze në shkollë është rezultat i politikave “proislamike” të partive, edhe më shumë të LVV -së!
Cenimi i laicitetit në shoqërinë shqiptare (edhe në Kosovë) do të ishte fundi i Republikës laike dhe do të kishte kosto të lartë për identitetin tonë shqiptar… Duhet t’u thuhet nxënësve, studentëve dhe shqiptarëve se asnjë luftë e armatosur nuk ka vrarë dhe nuk mund të vrasë më shumë shqiptarë se asimilimi – tjetërsimi që është bërë nga kishat e xhamitë (me fuqinë e shteteve që kishin mbrapa) në emër të fesë e të zotit… Miliona shqiptarë të “vrarë” me këto metoda e mjete në Turqi, në Greqi, Serbi, Mal të Zi, Itali e vende tjera. Kjo nuk do të thotë që “myslimanët” e “boshnjakët” e Sanxhakut, të Plavës e Gucisë, etj. nuk janë njerëz të mirë, por puna është që nuk janë më shqiptarë. Kjo është çështja…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu