ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kosova veriore nga paslufta ka qenë “oazë” krimi, andaj “është e kuptueshme” rezistenca dhe mospajtimi me prezencën e Policisë Speciale të Kosovës atje

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Drini sërish e intervistoi eprorin e lartë të Policisë së Kosovës së Paraluftës (Milicisë), dhe zv/Ministrin e Punëve të Brendshme të Qeverisë Bukoshi. Hajrullah Tërnava ka qenë Inspektor i lartë policor në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në vitin 1990. Ai me 02.07.1990 e ndihmoj edhe procesin e shpalljes së Kosovës Republikë. Më vonë është arrestuar dhe burgosur me shumë policë të tjerë të Kosovës së paraluftës, për shkak se nuk është pajtuar me dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës. 

Hajrullah Tërnava ka qenë disa herë kampion në sportin e xhudos në ish-Jugosllavi dhe konsiderohet “baba i ketij sporti” në Kosovë dhe ka të kryera Akademinë Policore si dhe shume specializime në polici. Ka qenë po ashtu drejtor për shumë vite i Shkollës së Mesme të Milicisë në Vushtrri. Tërnava konsiderohet ndër ekspertët më të njohur policor në vend, fatkeqësisht i lënë anash qëllimisht pas ardhjes së lirisë në Kosovë, ku edhe vet ai ka dhënë ndihmesën për lirinë e vendit si luftëtar me armë në dorë. 

Kësaj radhe Drini z. Hajrullah Tërnavën e intervistoj rreth ngjarjeve që ndodhën në veriun e Kosovës.  

Drini: A mendon se sjelljet e Policisë së Kosovës, sidomos të Policisë Speciale, që është e pranishme në veriun e vendit, janë profesionale në raport me provokimet e mirëmenduara të atyre serbëve që rrinin afër barrikadave. Çfarë donin të arrinin ata me provokimet e tilla, nënvlerësimet, nënçmimet, deklaratat se ai “snajper” (që ishte në khaun e një polici special, “do të jetë i yni” etj. A mendon se ndër të barrikaduarit që provokonin duhet të kenë qenë edhe pjesëtarët e BIA-s së Serbisë (trashëgimtares së UDB-ës) , e njohur për provokimet mizore gjatë kohës së pushtimit të Serbisë?

H.Tërnava: Policija e Kosovës në kryerjet e detyrave të veta gjithnjë duhet t’i përmbahet ligjit te Punëve të Brendshme në të cilin përshkruhen edhe autorizimet dhe kompetencat sipas mënyrave që iu imponohen, që duhen t’i përdorin gjatë kryerjes së detyrave të tyre kur për to ua imponon situata që t’i përdorin ato kompetenca ligjore, vlen të ceket se ato autorizime dhe kompetenca janë të njejta për tërë Policinë e Kosovës sipas asaj që i parasheh ligji në fjalë, tjetër është ndarjet e njësive të ndryshme që janë brenda MPB e sikur që është Policija Speciale, e komunikacionit, për intervenime të shpejta e shumë njësi të tjera etj, dhe për llojin e njësive se cilat do të intervenojnë në ato vende ku tregohet i nevojshëm intervenimi vendosin eprorët e tyre më të lartë sipas hierarkisë, dhe të gjithë kur i marrin detyrat në ato kohëra dhe momente kur gjinden në kryerjen të detyrave, si në rastin e kryerjes së detyrave në ato pjesë të veriut, në ato raste gjithnjë ata veprojnë në bazë të urdhërave të cilat i urdhërojnë eprorët e tyre në harmoni me ligjet në fjalë, dhe Policija e Kosovës sikur që dihet është polici profesionale, pavarësisht edhe kur gjinden ne situata dhe rrethana të vështira dhe të jashtëzakonshme, sikur që ishin të provokuar nga ana e atyre serbve që rrinin afër barrikadave. Me sjelljet e tyre ata serbë që provokonin në baza te nënçmimit, nënvlerësimit, sikur që e thonin se “ai snajper” qe ishte në krahun e një polici special, “do te jete i yni” etj, ata donin që situata të eskaloj dhe me intervenimin e policisë tani popullata serbe të ketë alibi-arsye që ta paraqet vehten si viktimë para opinionit ndërkombëtar, dhe ky intervenim i policisë të përdoret si presion ndaj popullatës serbe që jetojnë në ato pjesë të veriut. Ata njerëz serbë të barrikaduar në ato vende ku u zhvillonte ngjarja, kanë qenë njerëz të profesioneve të ndryshme, sikur pjesëtar të BIA-s së Serbisë (trashëgimtare e UDB-ës ) , shërbim që si gjithëherë i ka njerëzit e saj që i angazhojnë për arritjen e qëllimeve të saja dhe në vendet e duhura ku zhvillohen ato ngjarje, e sidomos të kohërave kur ishim nën okupimin e tyre, prandaj nuk duhet të mendohet se ata ishin rastësisht vetëm banorë të atyre vendeve, dhe shërbimet sekrete gjithnjë gjinden ne ato vende ku zhvillihen situata të rëndësishme për vendin, që të jenë të njoftuar në ato rrjedha që ishin të zhvilluara në ato kohëra.

Drini: Pjesa veriore e vendit që nga paslufta ka qenë “oazë” e krimit të madh, strehimit të kriminelëve famëzi, ndjekjes dhe dëbimit të dhunshëm të pothuaj 30 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës etj. A ta merr mendja se rezistenca aq e madhe atje ndaj shtrirjes së veprimit ligjor të Kosovës, është e dirigjuar plotësisht nga kreu i shtetit të Serbisë, pasi në masë të madhe kjo tashmë është gjë e ditur. A duan ata që t’i ruajnë rezultatet e krimit, dmth territorin e pastruar etnikisht prej shqiptarëve në pjesën veriore, në Lagjen e Boshnjakëve etj., apo çka duan në të vërtetë?

H. Tërnava: Veriu i vendit tonë që nga paslufta ka qenë “oazë” i krimit të madh, e strehimit të kriminelëve famëzi, ndjekjes dhe dëbimit të dhunshëm të pothuaj 30 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës etj. Sikur që u pa në vendin e ngjarjes së ndodhive të reciprocitetit në Jarinjë, Bërnjak dhe vende të tjera në ato pjesë të veriut, dhe rezistenca aq e madhe atje, ku nga ana e policisë ndërmirreshin veprimtari ligjore, tani qartë shihet se ajo rezistencë nga ana e popullatës serbe është e dirigjuar plotësisht nga kreu i shtetit të Serbisë, sikur që për këtë tani e din mbarë opinioni i Kosovës dhe më gjerë, sepse kjo rezistencë ishte si masa e fundit e rezistimit ndaj atyre territoreve në veri ku është bërë spastrimi etnik i atyre pjesëve të banuara nga shqipetarët në pjesët veriore, Lagjen e Boshnjakëve etj, dhe qëllimi i krejt këtij aksioni ishte që Serbija këto pjesë t’ia bashkangjet shtetit të Serbisë, dhe si satisfakcion ta ketë arsyen se ajo pjesë iu takojnë Serbëve se edhe ashtu është e banuar me serbë, dhe nëse vije deri te njohja reciproke ata ta kenë arsyen se Kosovës ia mor një pjesë që është me pasuri ma të pasura nëntokësore në territorin e Ballkanit.

Drini: Goran Rakiq, zv/Kryeministër i Kosovës, Igor Simiq si deputet e të tjerë, ishin afër “popullit të tyre” për ta penguar dhe rrethuar Policinë Speciale të Kosovës, që ishte në detyrë për ti ruajtur policët në kufi e doganë, a mendoni se ata do të kenë bërë veprimtari antishtetërore, përkatësisht vepra penale që e rrezikojnë veprimin e policisë e me këtë edhe të integritetit territorial të vendit?

H. Tërnava: Pranija e funksionarëve serbë të Kosovës, që janë në poste të rëndësishme në këtë Qeveri të Kosovës, sikur Goran Rakiq, Igor Simiq dhe të tjerë, që ishin afër “popullit të tyre” e që ishin si stimulim (nxitës) për ta penguar dhe rrethuar Policinë Speciale të Kosovës, që ishte në detyrë për t’i ruajtur policët në kufi e doganë, si zyrtar të lartë të qeverisë që ishin, me këto veprime, ata kanë bër veprimtari, përkatësisht vepra penale që e rrezikojnë veprimin e policisë, e me këtë edhe të integritetit territorial të vendit, e kur dihet se bash ata janë funksionar të lartë të shtetit tonë dhe marrin paga të majme nga taksapaguesit e këtij shteti.

Drini: A e sheh si mjaft të rrezikshme tendencën e nxitur nga kreu i shtetit të Serbisë që me e ba shumë të madhe (dramatizue) çdo intervenim të Policisë Speciale në atë pjesë të Kosovës?

H. Tërnava: Tendenca e nxitur nga kreu i shtetit të Serbisë, për me e dramatizua çdo intervenim të Policisë Speciale në atë pjesë të veriut të vendit, është mjaft e rrezikshme dhe tendencioze, sepse Kosova tani është shtet i Pavarur dhe pavarësinë e saj e ka shpallur me 17.02.2008, tani i njohur nga 117 shtete, pavarësija e saj është konfirmue nga Gjygji Ndërkombëtar i Drejtësisë (GJND) të cilën aktakuzë për këtë e ka ushtrue vet Serbija, mbas kapitulimit të Serbisë të nënshkruar me marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999.

Drini: A mendon që shteti i Kosovës duhet të jetë i prerë që askush nga jashtë vendit nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, veçanërisht që të tregoj se ku guxoka e ku qenka e ndaluar të jetë e pranishme Policia Speciale e vendit, e nesër edhe Ushtria e Kosovës?

H. Tërnava: Tani shteti i Kosovës është shtet i Pavarur dhe si i tillë i zhvillon politikat e saja të pavarura, në zhvillimet e saja të pavarura dhe në koordinim edhe me shtete tjera mike, por për sovranitetin e saj në kufijt e saj ajo vendos vet, e sidomos në bazë të asaj se ku do t’i angazhon forcat e saja dhe shkakun e vendosjes është e pavarur dhe askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të saja, sikur që është policija, ushtrija e saj etj, pavarësisht te cilat njësi (e që janë të shumëta sikur i ceka me lartë).

Drini: Nga aspekti i analizës policore, çka duhet të bëjë Kosova që të mos i merr parasysh “ankesat” e atyre që se duan Policinë e Kosovës, sidomos atë speciale, në “mjedisin e tyre”, që shihet qartë e mendojnë si serb (e të Serbisë!), ashtu siç i udhëzon kreu i shtetit të Serbisë nga Beogradi?

H. Tërnava: Me qe tani Kosova është shtet i Pavarur dhe sovran, është e kuptueshme se Serbija ka dhe do të ketë pretendime edhe në të ardhmen që Kosova të mbetet pjesë e saj, prandaj është e kuptueshme që Serbija investon edhe më tutje që në popullatën shqiptare të ketë njerëz të vet – bashkëpunëtor të saj, që punojnë dhe zhvillojnë luftëra speciale në favor të Serbisë, dhe që i paguan edhe me paga të larta, por populli shqiptar duhet t’i zbuloj ata persona, ti kompromitoj , ti anashkaloj dhe ti injoroj ata, e jo si deri më tani që shumë nga ata janë edhe në vende të rëndësishme pushtetare, e sidomos zënë vende të rëndësishme në jetën publike sikur që janë të pranishme edhe në TV-ët dhe debate të rëndësishme, zhvillojnë luftë speciale në disfavor të shtetit të Kosovës, prandaj populli shqiptar duhen të zgjohen nga gjumi dhe në poste të rëndësishme t’i emërojnë njerëzit e pastërt si kombëtarisht, poashtu edhe materjalisht që vendin me veprimet e pastërta ta shpiejnë drejt shteteve demokratike, sikur që është BE, duke i respektuar ato shtete mike që na u gjnden për krah në ditët më të vështira të historisë sonë më të re dhe me ndihmën e tyre arrtitëm edhe të çlirohemi.

Drini: Aleksander Vuçiç si president i Serbisë si dhe funksionarë të lartë serb të policisë e ushtrisë, vazhdojnë ta kërcënojnë Kosovën me luftë, si kësaj radhe, ku madje e kishin të pranishëm edhe ambasadorin e Rusisë në Beograd, afër kufirit në Jarinjë… Çfarë duhet të bëjë Kosova? Të bazohet vetëm në aleatët dhe KFOR-in e pranishëm në vend apo?

H. Tërnava: Aleksander Vuçiq si president i Serbise dhe funkcionarët e lartë serbë, si dhe të policisë dhe ushtrisë vazhdojnë të kërcënojnë Kosovën me luftë, sikurse që vepruan ditëve të fundit, ku e kishin të pranishëm edhe ambasadorin e Rusisë në Beograd, afër kufirit të Kosovës në Jarinjë. Në këto kohëra tani në Serbi, janë duke u zhvilluar luftëra speciale që i kanë qëllimet e tyre se si të mbesin në pushtet më tutje, prandaj këto sjellje të këtyre politikanëve më shumë janë si konsum politik ditor për popullatën serbe, sepse janë të freskëta kujtimet e vitit 1999 kur NATO me bombardimet e saja 78 ditëshe, sipas Rezolutës 1244 që e ka miratue OKB e që edhe tani është në fuqi, e detyroj Serbinë që ta nënshkruaj kapitulimin e saj në Kumanovë, prandaj e thash se këto veprime të ditëve që po i lëmë pas në veriun e Kosovës, ishin veprime të konsumit politik, pasi dihet mirë që territorin e Kosovës në kufinjt e saj e mbikëqyrë dhe e garanton KFOR me NATO-n, dhe sikur të ndodhte edhe një luftë si në ato vite, bëhet pytja se a do të ekzistoj më Serbija, prandaj udheheqësit e saj e dijnë mirë këtë, por veprimet e reciprocitetit në veri na e imponojnë situatën që të besojmë se e tërë kjo tollovi është bërë që ne një kohë të afërt do të ndodhin edhe njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, sepse me ato rezistenca në kufirin e Jarinjes e Bërnjak u pa qartë se kujt mund t’i konvenon një luftë tjetër tani, dhe meqë askujt nuk i konvenon lufta e re, e më së pakti Serbisë, dhe me ato veprime që u panë tani edhe populli serb po e vëren se nuk ia vlenë më tutje të vazhdohet me këto politika konfliktuoze dhe jo vetëm me Kosovën, por edhe me shumë vende të tjera, sikur me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjen e Hercegovinën, Kosovën dhe me shtete të tjera që nuk është në marrëdhënje të mira, prandaj Vuçiç tani me këto veprime po e pyte popullin e tij se “A doni luftë me Kosovën dhe nëse doni luftë me e sjellë në pikëpyetje ekzistimin e Srrbise…?”, prandaj krejt kjo sjellje na përngjanë se njohjet reciproke nuk janë të largëta, edhe nga 5 shtetet e BE që se kanë njohur Pavarësinë e Kosoves, ka sinjale se edhe ato në kohë jo të largët do e njohin Pavarësinë e Kosovës e në rend të parë njohja e radhës pritet të ndodhë nga Greqia, Spanja etj me radhë dhe shpejt Kosova do t’iu bashkëngjitet shteteve të zhvilluara të BE-së.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu