ARKIVI:
10 Mars 2025

Kosovë – Në veriun e Mitrovicës para çerek shekulli – 25 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët

Shkrime relevante

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

Dr. Qazim Namoni , studjues nga Prishtina Sipas burimeve serbe origjina e...

Shpërndaj

MITROVICË, 3 Shkurt / Në veriun e  Mitrovicës tani me shumicë serbe,  para çerek shekulli- 25 viteve, natën e masakrës mes 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.

“Pasojat e sulmeve kriminale serbe të asaj nate në lagjet veriore të Mitrovicës ishin të tmerrshme. Dhunshëm u dëbuan nga pronat shqiptarët dhe në këtë mënyrë ajo pjesë u spastruar etnikisht dhe u ndryshua realiteti, duke u bërë serbët shumicë, që deri atëherë ishin pakicë”, është theksuar në veprimtaritë e përvitshme përkujtimore.

Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, masakra e para 24 viteve ndodhi pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit 1999, ndërsa gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë,  nga moshat 2 muaj e deri 89 vjet, janë zhdukur 279 dhe janë plagosur 450 shqiptarë. Janë rrënuar  9540 shtëpi shqiptare.

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  ka shkruar:

Në përvjetorin e 25-të, kujtojmë dy netët e tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, nderojmë me respekt të thellë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve pleq, gra dhe fëmijë – që u vranë mizorisht nga bandat kriminale të nxitura nga Serbia. Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve.

Dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale.

Këto ditë janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes për të qëndruar në vatrat e tyre, por edhe e nevojës për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë.

Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme.
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët e vrarë me 3-4 shkurt!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Organizatori kryesor i ketyre vrasjeve makabre ishte krimineli serb, Oliver Ivanoviqi. Gjykata Themelore ne Mitrovice e kishte shpallur fajtor ne janar te vitit 2016 dhe e kishte denuar me 9 vjet burgim per krime lufte. Cuditerisht, ne pervjetorin e vrasjes se tij, kryeministri yne Albin Kurti e lavderon ate duke thene se ai ishte nje person i perkushtuar per te luftuar per interesat e komunitetit dhe qytetit te tij. Kete lufte ai e bente duke qene i hapur, i sinqerte dhe gjithmone i mprehtë ne ceshtjet me rendesi , por edhe i respektueshem edhe ndaj atyre me te cilet nuk ishte dakord. Do te deshiroja qe kujtimi i tij te mbetet i gjalle,kujtimi i tij si nje njeri qe punoi per nje te ardhme te qendrueshme dhe per nje Kosove shume etnike.
    Ky pra eshte kryeministri yne qe fatkeqesisht ka perkrahje te madhe ne mesin e qytetareve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu