ARKIVI:
23 Janar 2025

Kosovë-Presidentja Osmani  në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel  

Shkrime relevante

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

Shpërndaj

Nga Behlul Jashari-PRISHTINË, 19 Shtator 2024/
___

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

Në axhendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu